Close
Faqja 58 prej 67 FillimFillim ... 8485657585960 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 571 deri 580 prej 665
  1. #571
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    S'do kesh më kohë....

    Mos më mallko me ndarje këto çaste,
    S'duhet të ndahemi në këtë pranverë magjie.
    Janë të pakta ditët ku përsëriten këto raste,
    Argjend i dhëmbshur i këtij viti marrëzie.

    Në ditët e trishtuara të kam mbrojtur me strehën time
    Dhe trishtimin e kam gëlltitur me kupën e verës së kuqe.
    Ti e dashur mos m'u largo si thërrime,
    Të kam dashur si aroma që mbretëron në lugje.

    Trëndafilat m'u thanë mbi duart e dridhura,
    Me gjëmbat e tyre shpirtin do ta gris.
    Me yjet e qiellit do ti lidh ndjenjat e hidhura,
    Prezenca ime si hënë do të rrëshqasi mbi kurriz.

    Në shpirt si medalion do të rëndoi ndaria,
    S'do kesh më kohë të lutesh për dashuri.
    Si telvik në sy do të qëndroi qaria,
    Kjo botë s'do pyesi më pë ne të dy.

  2. #572
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Kaluan dite e net, ende nuk te kam takuar
    ...dhe nuk e di ku gjendesh, ku endesh neper jetë.
    Me vjen çudi me zemrën, ajo s'të ka harruar.
    Te dashurosh, mesaduket nuk qenka e thejshtë....


    Urime riza2008. Shkrora keto vargje prozaike, ja ashtu kot...fare kot...!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Agim Doçi : 27-04-2009 më 08:26 Arsyeja: gabime ortografike

  3. #573
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga Agim Doçi Lexo Postimin
    Kaluan dite e net, ende nuk te kam takuar
    ...dhe nuk e di ku gjendesh, ku endesh neper jetë.
    Me vjen çudi me zemrën, ajo s'të ka harruar.
    Te dashurosh, mesaduket nuk qenka e thejshtë....


    Urime riza2008. Shkrova keto vargje prozaike, ja ashtu kot...fare kot...!
    E Z.Agim ju nuk shkruani kurre kot.Ç'do fraza jote ka një kuptim.Dhe per ta zberthyer do kesh kujdes.Ju jeni i madh Z.Agim dhe per kete s'me ngelet mua per ta deklaruar.Puna jote ka bere qe ju te ndjeheni ne ç'do germe dhe në ç'do varg ju madheshtoheni.Me teper respekt Riza Çato.

  4. #574
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Tek ty Vjosë...

    Te qyteti buzë Vjosës,
    Vjen të rrish, por si dikur.
    Mes kulmakësh,vila bosësh,
    Bie nata ,tym dhe pluhur.

    Nëna jote nëna plakë,
    E sjell darkën si dikur,
    Ti ankohesh se ke vapë
    Dhe me vapën flë mbi mur.

    Përmbi ditë lundron mbi vapë,
    Me boriet si sirenë.
    Dhomat mbushur me puntorë
    Dhe nuk dinë se ku të venë.

    Edhe yjet vezullojnë,
    Edhe Hëna s'ka shtëpi.
    Tek ty Vjosë po gurgullojnë,
    Çifte,Çifte brezi i ri.
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 27-04-2009 më 15:13

  5. #575
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Koha nuk dinte kë tallte!....

    Mbi kalldrëmet me gunga m'u zgjua
    Fëmijëria plot ëndrra dhe halle
    Ish herët për gugatje pëllumbash
    Kur sorrat mbi qytet hidhnin valle....

    Mjerimi shtyhej me përtesë
    Tej pragut,tej ëndrrës së vrarë
    Dhe diellin e kursyer mes reve
    E ndiqte nga mëngjesi në darkë.

    Në xhepat me arne rrëmonim,
    Kokrra shege si në djerrinë
    Dhëmbët kërcisnin nga caracat
    Si mokrrat të trëmbnin urinë......

    Fëmijëria e tallur nga koha
    Dhe koha nuk dinte kë tallte.
    I lagur nga shiu ,nga lloha,
    Dhe qielli lotonte dhe qante.....

  6. #576
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    I dashur riza 2008
    Te dashur bashkeforumas po e hedh ketu por mendoj qe te hap nje Teme te re. Kete ja kam kushtuar Xhevos - Xhevahir spahiut Poetit te madh Shqiptar, qe i uroj shendet te plot dhe rikthim ne Atdhe.


    Xhevahir Spahiut
    Kaloj nepër rrugë me hap monoton
    Qyteti më ngjan, si tjetër qytet…
    Bildbborde fushate, një Hoxhë që këndon
    Bilbili i policit…muzikë pa playback.

    Dy lypsa të lashtë, të thinjur, pa larë…
    Më tej Biblioteka…dhe tre travestitë
    Një prift ortodoks, çudi…s’është shqiptarë
    Unë eci trishtuar, qytetit pa dritë…

    Pa dritë dhe pa vlerë, qytet i sherrosur
    Bashkia e qytetit çdo troll, tenderon
    Dhe rrjedh lumi I Lanës…një lum i shurrosur
    Në kioska, gazeta…askush s’i lexon.

    Në tituj, artikuj, veç emra të shpifur
    Që shpifin, e s’lodhen…çudi asnjëherë
    Në magjet e tyre gatuhet e stisur
    Një çorbë e helmuar, një çorbë e pavlerë!

    Unë iki më tutje, të pi një kafe
    Poeti i kombit, lëngon në Anadoll…
    Pa kthemu or mik, mjaft vetëm na le
    Të shkojmë të dy tok, në Baba Tomorr.

    Të pjekim shelegun nën hije Perëndish
    Të ngremë një dolli, për njerzit që s’janë
    Të pijm pak raki, me djathin e dhisë
    Unë ec i trishtuar, në brengën Tiranë.

  7. #577
    i/e regjistruar Maska e faiksmajli
    Anëtarësuar
    12-02-2006
    Postime
    117
    Me frymezuan vargjet e Agimit per poetin Xhevahir. Mbase nuk e teproj te ndaj me ju disa vargje per poetin tone te madh Xhevahir Spahiu, duke i deshiruar kthim te shpejte dhe shendet. Nese eshte pa vend, kerkoj falje!

    Do kthehet poeti, veç sa nuk është kthyer
    Mu në mes Tiranës keni për ta parë
    Eh... Sa shumë sfida i ka kapërcyer
    Të gjitha i mundi me të gdhendurat fjalë.

    Ja, po vjen poeti i mbytur në borxhe
    Ndaj fjalës së bukur që pret të shpërthejë
    Do niset me vrap pendën për ta ngjyer
    Ta shprazë gjithë bagazhin që i vlon ndër dej.

    Nuk e lidh dot vdekja, e lidh vetëm fjala
    Për fjalën çdo çast Ai bie dëshmor
    Tash është monument - yll në galaktikë
    Xhevahiri ynë - xhevahir në katrorë.
    shqiponja

  8. #578
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Poeti s'ka fund....

    Dhe heshtja u zgjua nga rënkimet natën,
    Në shtrat i pa mundur poeti lëngon.
    Dëgjoj si pa mëndje,një lajm më kall datën,
    Esht lajm i vërtet, për mua s'qëndron......

    Gazetat me radhështë sëmurë poeti
    Dhe koha u prish e Hëna u zhduk.
    Sytë i kthej nga qielli,shikimi më mbeti,
    Si ndriçon një yll i feksur në muzg.

    Dhe zemra s'ma qaste njoftimin e hidhur,
    Poeti s'dorzohet,sëmundjen e mund.
    Ashtu i pa gojë dhe në fjalë i lidhur,
    I qëndroj mendimit:Poeti s'ka fund....


    I urojme sherim te shpejtë poetit Xhevahir Spahiu,kthim prane familjes dhe atdheut ne nje kohe sa me te shkurter.

  9. #579
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Copë e letrës

    Marr në dorë copën e letrës,
    Fletëzën e bardhë qumësht.
    Mbjell aty një pjesë të zemrës,
    Gjithkush i qetë t'i vërë buzët.

    Kështu si unë e merr në dorë
    Fletën e bardhë dhe një zyrtar,
    Po ajo shkelet si një dëborë
    Nga çizme vulës në sirtar.

    Dikujt i mbjell veç turbullime,
    Si një rrebesh derdhur mbi lumë,
    Diku në zgavër shkretëtire
    E bën sakaq oaz pa gjumë.

    Sa çudi moj copë e letrës,
    Ti moj bijëz e blerimit!
    Një dorë të bëka pranverë,
    Tjetra briskun e thëllimit.

  10. #580
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Për at’ diell që vete lodhur
    E p’rendon në hon të detit
    Asnjëher në botë s’ka ndodhur
    T’i bëj keq, diçka Poetit!

    Ti do kthehesh Lis Malindi
    Mezi pres të vish vëlla!
    Xhevahir vdekja s’të bindi
    Ti me vdekjen bën shaka!

    Thonë do vish këtë të premte
    Do të dal të pres me shokë
    Xhevahir me “borxhe” e derte
    Do të pimë raki me okë.

    Ndoshta ti do jesh i trembur
    E s’do pish raki më kurrë.
    Punë e madhe, ta kam hedhur…
    Do pi unë gjer në ushkurë

    Ti e di or palcë Shkrapari
    Unë tërë jetën kurr s’kam pirë
    Të jap besën prej shqiptari
    Do më duket vera…hirrë.

    Do më duket hirrë rakia
    Birra do më jetë sherbet
    Xhevo të prêt Poezia
    Ty aty të kemi Mbret.

Faqja 58 prej 67 FillimFillim ... 8485657585960 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Poezi për DASHURINË!!!!!
    Nga Beni_Sh në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2003, 16:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •