Close
Faqja 8 prej 67 FillimFillim ... 6789101858 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 665
  1. #71
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Nostalgji

    Në kulmin e dëshpërimit
    Nis e shkruaj poezi.
    Kujtoj vargjet e Naimit
    "Bagëti e Buqësi".

    I kujtoj lisat e lartë,
    Tek koria për mbi breg.
    Eci drejt përroitthatë,
    Vrapin ndaloj tek një shteg.

    Tek burimi poshtë rrungajës,
    Lumin shikoj krejtë të qetë.
    Më ngacmon arom' e thanës
    S'di pse vetia mu duk mbret.

    Tek bregoria bukuroshe,
    Ulem,çlodhem pa merak,
    Kokën mbështet mbi një qoshe
    Lëndinën kam për jatak.

    I malluar e gdhij natën
    Endërruar dhe me shpresë.
    Veç në mëndje e gdhënd datën
    Ky kujtim s'mbesoj të vdesë.

  2. #72
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Qiparisi

    Me lot kam mbjellë një qiparis,
    Tek varri i nënës në pranverë
    S’besoj kjo pemë të të bezdisë,
    Veç hije e fresk të sjell në verë.


    Në maj kur vitin do të mbushë,
    Do lagen degët me pika loti,
    Ti qiparis do jesh dikush
    Një avokat i madh tek zoti.


    Si dëshmimtar i gjithësisë,
    Do t’më tregosh ti për çdo stinë,
    C’far halle dalin aty poshtë
    Sa njerëz shkojnë, sa njerëz vijnë.


    Kështu të dy do miqësohemi
    Në jetë të jetëve s’do të harroj,
    Ti qiparis jet e poetëve ,
    Për gjethin tënd vargu lotoj.




    Shënim : Këtë poezi ja kushtoj nënës time Farie Cato
    E cila u nda nga jeta më 30.05.2006.

  3. #73
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Gjysëm

    I ndarë më dysh qielli më duket,
    gjysma e kaltër,gjysma me re.
    Kështu më duket dhe bora në male,
    gjysma e ngrirë e gjysma rrëke.

    I ndarë më duket dhe pylli me bredha,
    gjysma jeshil,gjysma dyll e verdhë.

    Rrungajat kanë mbetur të shkreta,
    ujë rrjedhin pak,gurët vjellin vrer.

    Një ankth të madh kam në gjoks,
    pritja e lodhja më bren,
    ndaj çdo gjë ndryshe e shikoj,
    ndoshta sot pritja nuk më gënjen.

  4. #74
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    As gjë s'do them

    Nuk qe e thënë që të vazhdonte,
    kjo ndjenjë e lodhur në kllapi.
    Ja donte shpirti dhe ma donte,
    nuk di ç'far ndodhi,jo s'e di.

    Po të them ndarje,ndoshta s'pranohet,
    po i them ftofje,ndoshta më mirë.
    Si ndarje,ftofje,as gjë s'tregohet.
    Ngeli e fshehtë e bukura dëshirë.

    As gjë s'do them po s'foli zemra,
    Do dëgjoj rrahjet për çdo darkë.
    E di që ajo jeton brënda
    dhe sharjen nuk e ka për hak.

    Do pres me ditë,a ndoshta vite,
    e kam një shpres që nuk më lë.
    Po ndodhi ndryshe më mërzite,
    Dhe buzëqeshje,nuk do ketë më.

  5. #75
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Vëndlindja

    O Limar ,o vënd i largët
    Për ty gjithmonë ndjej mall.
    O Limar dërras e bardhë
    Ku stërralli lëshon zjarr.

    Je vëndlindja ime e dashur
    Të kujtoj me nostalgji.
    Kujtoj SHpardhin dhe Prodanin
    Çajupin që ke karshi..

    Bregu Catos në mes të fshatit
    Kishte rreth dy,tre shtëpi.
    Shtëpia ime e gurtë
    Më duket si perëndi.

    Si hije kishim bajamen
    Na qëndronte si çati.
    Nga pusi ne pinim ujë,
    Ujë të ftohtë si në GJonzi.

    Vënd i skalitur me gurë
    Natyra bën mbrekulli.
    Hijet qenë të pakta shumë
    Mani i zi nxjerr veç raki.

    Nga vëndndodhja kuti ndodhesh
    Është për tu ardhur çudi,
    Djem dhe vajza si lastarë
    Të etur për dituri.

    Rrapi Lëmejsit si shënjë
    Kalanë sheh me dashuri,
    Vrimë e Pëllumbit e bukur
    Si shtëpizë për çdo njeri.

    Qafë e Limarit të shënjtë,
    Që shërbente si kufi
    Ku ndahej djali nga nëna,
    Edhe nisej për ushtri..

    Përroi që përshkon fshatin,
    Është për tu patur zili.
    Gjarpëron si gjarpërushe,
    Sjell shumë zhurmë kur bie shi.

  6. #76
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Bregu i Xanës si lëgjendë
    Dimrin nxin,verës verdhon,
    Shikon Grillin,shikon Ngjeqin
    Është një pikë që dominon.

    Ti ke bukuritë e veta,
    Do shumë kohë që ti përshkosh.
    Shumë të kanë thënë tungjatjeta,
    Shumë shtëpi kanë ngelur bosh.

    O Limar,o vënd i thatë.
    O Limar, shtruar me gurë.
    O Limar, përroi gjatë.
    O Limar pa një pike ujë.

    Si do që ti të mbetesh
    Vëndlindja s’harrohet kurrë
    Kujtoj shok,e kujtoj miq
    Malli më merr dhe për gurë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 04-08-2008 më 17:17 Arsyeja: poezia eshte ne vazhdimesi me titullin :Vendlindja

  7. #77
    E dua letërsinë Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anëtarësuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219
    Riza i nderuar
    vetem mos ndalo
    krijime te na sjellesh
    e te na cosh kudo..

    Nder te bekuarat male
    nder perrenj a burime
    se vec per ato loton
    vazhdimisht zemra ime...
    What goes around---comes around

  8. #78
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Faleminderit Sorkadhe Kelcyre.Ç'far te bejme engledisemi me kujtime dhe hedhim nga nje varg duke i bere qejfin vetes.E gjithe ajo zone po thuajse eshte braktisur,tani rregulluan xhaden dhe tek tuk kane filluar ti ngrejne nga e para shtepite.Une kur me bije rruga andej edhe gezohem edhe trishtohem.Edhe Kelcyra pothuajse e larguar,por eshte populluar nga banoret e fshatrave perrreth,ata qe kane qene vendas jane larguar ne per qytetet e tjere sidomos Tirane dhe Durres qe ti mbesoj se e di kete fakt.Te uroj gjith te mirat .

  9. #79
    E dua letërsinë Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anëtarësuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219

    Kur rruga te te bjere

    Kur rruga per Kelcyre prape te te bjere
    Ndaloje makinen edhe zbrit njehere

    Poshte gurores, para Ujit te Zi
    A Ngjirit Cumanint, ku te duash ti.

    Kur nga buze e xhades poshte te shikosh
    Nje kelcyriote te larguar dua te kujtosh

    E t’i thuash lumit se shume jam djegur
    Nga dallget e tij trupin per ta prekur

    Nga krahet e babit papritur u leshova
    Aty ne ate vend , notin kur mesova

    S’i pata frike dallget, as hinkat a shpellat
    Vetem notoja , pa menduar te tjerat

    S’e dija se kaq mall do ndjeja nje dite
    e do ta tregoja vec tek poezite…
    What goes around---comes around

  10. #80
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Bravo shume e bukur.Te lumte sorkadhe venlindja nuk harrohet kurre,Faleminderit.

Faqja 8 prej 67 FillimFillim ... 6789101858 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Poezi për DASHURINË!!!!!
    Nga Beni_Sh në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2003, 16:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •