Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925

    E drejta e autorit nė Forumin Shqiptar

    Pershendetje!

    Nisur nga ndjekja e disa ndodhive te ketyre diteve te fundit ne forum, shtyhem te nis kete teme, ne te cilen besoj do te kish vend qe me se pari te pergjigjeshin administratoret e ketij forumi. Behet fjale per te drejten e autorit brenda ketij forumi. Cfare mundesie teknike ekziston qe te sigurohet kjo e drejte per ata qe kane sjelle ketu krijimet e tyre? Cfare masash mund te ndermarre konkretisht administrata e forumit qe te mbrohet kjo e drejte? A e mendon administrata qe me ndermarrjen e masave ne kete drejtim, do te ish e mundur qe t'i rritej vlera ketij forumi?

    Pyetjet nuk i kam me tendence negative, por thjesht jane nje shqetesim i imi e besoj dhe i te tjereve qe kane sjelle krijime te veta ketu, ndaj ju lutem te mos i merrni per keq sa kam shtruar (mos i keqinterpretoni).
    Besoj kjo teme eshte me interes dhe per personat qe kane sjelle krijime te tyre ne forumin e artit (tek arti i piktures, arti dixhital, artizanati, arkitektura).

    Falemnderit!
    Dita

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet nė Bllog
    17
    Shqetesimi eshte legjitim dhe eshte si puna e asaj rruges me dy kalime. Nje kalim eshte kalimi i informacionit nga nje faqe personale e dikujt ne Internet ne forum, ku dikush e kopjon materialin pa marre pelqimin e autorit ose pa bere publik as emrin e autorit. Ne te tilla raste, sa here qe ne kemi marre ankesa nga autoret, kemi bere verifikimet e duhura dhe u kemi dhene si opsion autoreve ose fshirjen e materialeve nga forumi, ose editimin e tyre qe te reflektojne emrin e autorit dhe burimin e informacionit nga eshte marre. Shumica e autoreve kane zgjedhur rrugen e dyte, por ka patur edhe nga ata qe na kane kerkuar fshirjen e materialeve te publikuara ne forum. Kjo eshte e drejta e tyre dhe ne kemi vepruar.

    Ka patur edhe raste, kur anetare te forumit kane publikuar shkrime apo krijime personale ne forum, dhe pas nje kohe te caktuar, na kane kerkuar fshirjen e tyre nga forumi. Kjo bie ndesh me rregulloren e forumit pasi nuk mund te fshihen materiale te publikuara ne forum lirshem dhe konform rregullave, pasi prish mbarevajtjen e temave dhe diskutimeve. Prandaj u kemi bere te ditur anetareve qe te jene te kujdesshem kur publikojne krijimtari personale ose informacion privat personal ne forum.

    Kontrata e forumit me anetaret e tij

    Forumi ju ofrojn mundesine te shpreheni e lexoheni per nje publik te gjere, por jeni ju pergjegjes per ate qe shprehni ne forum. Dhe me pergjegjesi kam parasysh vendimin qe ju merrni para se te shkruani ne forum: Duhet ti publikoj poezite e mia ne forumin shqiptar? Duhet te shpreh mendimin tim ne kete teme? Jam konform rregullave te forumit kur postoj kete mendim apo material? Kam shkelur gje te drejten e autorit duke publikuar kete material?


    Cfare duhet te kini parasysh ne lidhje me forumin?

    Se pari, forumi eshte shume transparent, bile dikush mund te thote se eshte me transparent se sa duhet te jete. Cdo postim ka nje autor, diten dhe kohen kur eshte publikuar dhe nje seri komentesh qe e kane shoqeruar. Kushdo mund ta vertetoje qe X artikull eshte publikuar ne Y dite dhe ne Z ore ne forumin shqiptar nga A anetar i forumit. Transparenca e ben verifikimin e cdo ankese apo shkelje shume te thjeshte, jo vetem per stafin e forumit, por per cdo vizitor ne Internet.

    Se dyti, forumi shqiptar ka nje pjesmarrje te madhe dhe te gjere gjeografike qe nga Alaska e akullt e deri ne Zelanden e Re. Kjo eshte dicka shume pozitive dhe shume negative kur vjen fjala tek te drejtat e autorit. Eshte shume pozitive pasi krijimtaria juaj do te lexohet e marri kritika e vleresime nga nje numer i madh shqiptaresh nga mbare bota, nje mundesi qe nuk ta krijon as nje lloj tjeter media shqiptar apo asnje lloj kompani publikuese. Ka edhe nje efekt negativ, qe kushdo mund te lexoje, kopjoje e riprodhoje krijimtarine tuaj duke mos respektuar autorisine tuaj. Kjo eshte dilema me te cilen perballen krijuesit shqiptare, dhe une mendoj qe peshorja anon ne anen pozitive me shume se ne ate negative. Kostoja juaj e publikimit ne forum dhe vjelja e vleresimeve nga publiku shqiptar eshte zero, pa harruar edhe popullaritetin qe krijimtaria juaj fiton ne nje kohe shume te shkurter.

    Se treti, ndryshe nga format e tjera te mediave shqiptare, sic jane ato te shkruara dhe elektronike, gjithcka qe publikohet ne forum eshte publike dhe e akumilueshme. Emisionin e djeshem te lajmeve nuk e shikon dot sot. Gazeten e djeshme nuk e lexon dot sot. Por temen e hapur 5 vjet me pare mund ta lexosh shume kollaj edhe sot, bile mund te japesh edhe nje mendim per te sot. Dhe keto materiale jane te kerkueshme jo vetem ne forum por edhe per gjithe vizitoret qe kerkojne nga motoret e kerkimit ne Internet si Google apo MSN apo Yahoo. Kjo ben te mundur qe shume kollaj nje autor te verifikoje nese dikush tjeter ka riprodhuar krijimtarine e tij te publikuar ne forumin shqiptar ne nje forum tjeter, pa marre pelqimin tuaj.


    Si duhet te veproj kur dikush shkel te drejten time te autorit?

    1. Nese dikush ka publikuar ne forumin shqiptar krijimtarine tuaj pa pelqimin tuaj, kontaktoni me stafin e forumit shqiptar ne adresen webmaster@forumishqiptar.com. Dergoni adresen e temes perkatese ne forum ku eshte publikuar materiale dhe na jepni nje prove te se drejtes tuaj te autorit mbi materialin perkates: adresen e faqes suaj personale ku e keni publikuar materialin, libri nga i cili eshte marre, etj.

    2. Nese dikush ka riprodhuar krijimtarine tuaj qe ju vete keni publikuar ne forumin shqiptar, ne nje faqe tjeter jashte forumit, pa marre pelqimin tuaj, eshte pergjegjesia juaj si autor qe te kontaktoni: a) personin qe e ka publikuar ate material ne ate faqen tjeter b) administratorin e faqes ku eshte publikuar ai material. Kerkoni qe ose tu japin kredite si autor i materialit ose ta heqin fare nga faqja. Prisni pergjigjen e tyre, dhe nese nuk marrin masa, mund te kontaktoni edhe stafin e forumit shqiptar ne adresen webmaster@forumishqiptar.com ne lidhje me problemin.

    3. Eshte shume e lehte per ne si staf qe te nderhyjme per shkeljet e bera ne forumin tone, pasi kemi kontroll te plote mbi te. Por nuk eshte shume e lehte ta bejme kete ne lidhje me faqe te tjera ne Internet te cilat jane jashte kontrollit tone. Sa here marrim ankesa per materiale te kopjuara nga forumi pa te drejten e autorit ne forume te tjera, ne do te kontaktojme si fillim administratoret e asaj faqe qe te verifikojne e bejne nderhyrjet e duhura. Nese nuk e bejne nje gje te tille ose nuk respektojne te drejten e autorit, ne kontaktojme kompanite private te cilat u mundesojne sherbimin e mbajtjes se asaj faqeje ne Internet. Shumica e ketyre kompanive jane te detyruara me ligj qe te mbrojne te drejten e autorit dhe do te aplikojne presion mbi administratoret e faqes, (klientet e tyre) qe te heqin materialet nga faqja e tyre. Nese nuk e bejne nje gje te tille, rrezikojne qe te prishet kontrata dhe te humbin mundesine per te mbajtur faqen ne linje me ate kompani. Ky eshte nje proces i gjate ne kohe qe nuk varet shume nga ne, varet me shume nga gadishmeria e pales tjeter per te bashkepunuar e marre seriozisht ankesat.

    E kuptoj plotesisht shqetesimin e krijuesve shqiptare, por duhet te keni te qarte qe forumi shqiptar eshte dritarja shqiptare me e madhe dhe me jetegjate ne Internet. Kushdo qe zgjedh te kopjoje e riprodhoje materiale nga forumi shqiptar, eshte duke diskretituar veten dhe faqen e tij pasi shanset jane, qe shumica e anetareve qe do ta lexojne materialin e riprodhuar ne faqen e re, do ta kene lexuar ate me pare ne forumin shqiptar. Dhe kostoja qe paguajne personat qe e shkelin me vetedije te drejten e autorit eshte shume here me e larte se sa perfitimi qe paten prej tij. Sic e thashe edhe me lart, temat e forumit nuk i merr era, ato ngelen ne forum.

    Albo

  3. 2 antarėt mė poshtė falenderuan Albo pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    Elytony (07-10-2013),Neteorm (21-01-2020)

Tema tė Ngjashme

  1. Rregullorja e Forumit Shqiptar
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 83
    Postimi i Fundit: 28-09-2021, 01:20
  2. Deklarata universale e tė drejtave tė njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  3. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  4. Ēfare historie false mesohet ne shkollat shqiptare?
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 31-07-2009, 09:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •