Brukselin e shkelqen dielli si ne ditetet e veres,por ne mbramje po arrin der ne zero ! ne ulqin kishte her shi her 20°.....erdhi vera shkrimet marrin ngjyra tjera....shkruni poet te epokes .Debora ka zaptuar gjith vendin,por në Tiranë shiu eshte i pa pare.
.Une ne kete kohe shiu shetita ne deboren e krrabes
pershendetje Riza dhe te gjithve.
"Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....
Pershendetje Mondi;Dorontina;ardita04;elona.el.Ju falenderoj perzemersisht per pjesmarrjen dhe dhenien e opinioneve tuaj lidhur me postimet e mia.Ju jam mirnjohes.Me respekt Rizai
Ma do qejfi qesh me vete
Dhe prej vetes iki shpejtë.
Ndeshem e s'pranoj rrëmete,
Me rrëmete shkoj në detë
Zihem,grindem,prap qetsohem,
Në mes valës bërtas fortë.
Eci rrugës revoltohem
Dhe në qiell shkoj si zog.
Flas në gjumë e flë i zgjuar,
Në mes borës lakuriq.
Një sy hapur,një sy shuar,
Gjëmba,gjëmba si iriq.
Këmbëzbathur shkoj mbi gjëmba,
Gjaku rrjedh e dhimbje s'ndjej,
Dal nga dhimbja,futem brënda
Dhe vet' dhimbja më gënjen.
Ma do qejfi loz me jetën,
Edhe jeta veten qeshë.
Në gërmadhë gjëj të vërtetën,
E vërteta më përqeshë.
Urime, urime, Riza!
Shumë poezi të bukura! Je i palodhshëm, vetëm vazhdo kështu!![]()
Kodi:Eja ta bëjmë bashkë një anagram por kujdes se mos po anagramohemi edhe vetë
Jam Dervish e bir Dervishi,
nga agimi në agim.
Më njef bota,e di fisi,
Se ç'far kërkon shpirti im.
Jam dervish nga labëria,
Këndoj këngë e pi raki,
Fati "nuskave" të mia,
Mirësi e prish magji.
Jam dervish lëviz në këmbë,
Të gjith njerzit i "këndoj",
Dhe pse plak ngelur pa dhëmbë,
Po qe "zoçkë"(1) s'e refuzoj.
Jam dervish,dervish pa shkollë,
Por i zgjuar si një djall.
Je sëmurë të ndjek një kollë,
Ta var "nuskën" si samar.
Jam dervish,dervish Malëshove(2),
fshat i largët në Përmet.
Po të njojta dhe s'më njojte,
Duvanë ta bëj me lezet.
Jam dervish e bir dervishi,
Rakinë e pi pa kufi.
Po s'ka lakër,të rroji mishi,
Po s'ka mish ha dhe turshi.
P.S. 1-"Zoçkë" në kuptimin e zogjve te pules qe dervishet i kan patur qejf.
2-Maleshovea qenur e dëgjuar per dervishet.
3-Kjo krahine dhe pse shum larg qendres se banuar ka patur nje deshire shume te madhe per arsimim ku nuk kane munguar ne as nje kohe njerzit e shquar.I pershendes kudo qe ndodhen Malshovitët
Ia hypa mërzisë dhe dola njëherë.
Në udhët ku shkelin poetët.
Mbi ballë më ra një varg si furtunë,
Ta shkruaj -thashë,por s'kam letër.
Një varg si furtunë,sa flokët m'i shkuli.
Dhe sytë m'i skuqi inati.
Në xhepat e grisur,as lekë,as letër,
Udhëve të mërzisë më la fati...
Dikush më bërtiste,por unë s'e dëgjoja,
Trokit në një derë poeti!
Ka zbritur një djalë,i dalur nga shkolla,
Poet me dhimbje kurbeti....
Trokita, fort,me vargun e çmëndur,
Tek porta që emër nuk kishte.
Dhe pritja s'duronte,sa zilen e shqeva,
Poeti,vallë ku ishte?!
Dhe portën e shqeva.Dhe hyra siç hyet,
Siç dijnë të hyjnë poetët.
Dhe miku im,po priste mbi vjersha,
Mos vallë i sillja pak letër...
Krijoni Kontakt