Beso!Je dhe do te ngelesh nje nder miqte me te mire te forumit.Bashkbizedimi yne nepermjet poezise eshte i shkelqyer.Aty flasin zemrat,panvarsisht se ç'far niveli eshte poezia jone.Kur poezia pelqehet nga nje tjeter,apo grup njerzish ajo e ka kryer detyren e saj dhe krijuesi ndjehet i çliruar.Te pergezoj dhe te uroj gjith te mirat.Me respekt Rizai.
Po shtyheshin kufijtë e atdheut
Si gurët e një murane të vjetër.
Kaq shpejt u harrua Skënderbeu?
Mos gjaku kishte marrë ngjyrë tjetër?
Kartë e të mëdhenjve luante tragjedi
Me fatet e një populli kaq të vogël.
Përgjakej Dardania lart në Veri,
Çamëria në Jug shtypej në mokër.
Ja erdhi radha tek një fshat
Poshtë një mali që mbledh veç rrufe.
"Eshtë tokë helene",-grekët thanë,
Në shqip gatuhej aty i lashti be.
Fëmijët thirrën dhe harta gati.......
Karamele tinzare hedhur për tokë...
Një degë mani e shkund At Stathi,
Fëmijët rendën si shqerrat tok.
Aty u gëzuan,u bënë pëllumba shkëmbi
Dhe u skuqën poshtë manit pak nga pak;
U tronditën misionarët,luajtën vendit,
Kryqet greke mbetur fillikat.
Po,At Stathi,thinjat e mendimit tënd
Ia shpëtoi një fshat në jug vatanit,
Kur kufijtë e shqipes i gjakosnin qëntë,
Në baladë e fute dhe degën e manit.
Nuk m’undave rrugë pa rrugë
Dhe ti vetë s’e di se si,
Nuk le pemë e nuk le gurë
Pa i thënëu shkojë ai?
S’më ke sharë dhe pse u lodhe,
As lëvduar jo s’më ke…
Veç,kur sytë e mi vështrove,
Si nuk hapej ai dhe.
Nga një gjë jam dëshpëruar,
Ndaj të ndjek rrugë e pa rrugë.
Kur të vdes,ku të ti ruaj
Atë zemër,ato buzë?
Mirmengjes Riza! Tashme kafeja mengjesore nuk shkon vete, pa poezite e tua. Ke shkruar qe mjafton per poetin ta lexojne dhe disa. Une te them qe eshte privilegj ta lexoje dhe nje me shume. Me kupton, besoj. Pac nje dite te mbare sot!
---------------------------------------------------
Të krijosh domethënë...të krijosh.
Erdha pa pritur si rrebesh,
në atë humbëtirë që ëndrrat më kish vrarë.
U fshehe si dielli mes resh,
të më dënoje,a të më shtoje mall?
U lodha, më besoni.
Jo se shkruaj poezi.
S'u lodha nga pasioni,
U lodha nga fjala NJERI.
NJERI, kjo qënie e zhvilluar,
S'e gjën dot veten në këtë botë.
Njeri je qënia më e zgjuar,
Me ty lozin padronë të kotë.
U lodha,më besoni.
Nga gjërat që rëndomtë vinë vërdallë.
Nuk e di,ndoshta s'më kuptoni.......
U themjo jetë është andrallë...
Ulodha,por s'jam mërzitur.
Ja njof mirë tekat kësaj jete.
Po e pres i etur, si njeri i pa ditur ,
Njeriun që të më sjellë në vete.
Krijoni Kontakt