Ka ditë që sytë i mbaj të mbyllur
Dhe duart të mpira të ftohta.
Ndërgjegjjia në gjëndie të ndrydhur,
Në vapë më vishet kapota.
Ka ditë që koka vlon si musht rakie
Dhe zgavrat pikojnë akull.
Në shpirt më hyn një ndjesi mërzie
Dhe fryhem si bakull.
Ka ditë që i falem kupës,
E mbushura e zbrazdët më duket.
Buzët e ëmbla të çupës
Si hëna që çfaqet e zhduket.
Jeta më fut nëpër kurthe,
Në ujra të pista të zeza.
Stomaku i mbushur me urthe
Dhe hundët londrojnë mbi plehra.
Krijoni Kontakt