Close
Faqja 0 prej 67 FillimFillim 121050 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 665
  1. #1
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Nuk i trëmbem natës

    Errësirë

    Erdhi errësira,
    mbuloi lisin plak,
    mbuloi dhe një kodër
    tej e tutje,larg.
    S'duket as burimi
    që të shkoj për ujë.
    U zhduk perëndimi,
    u fundos në lumë.
    Nata zuri pritë
    luginë më luginë,
    për mbi rrugë kaloi,
    nuk la arë e brinjë.
    Një flakë mes reve
    ia prishi qetësinë,
    sa po u largua,
    pemët zunë, u nxinë.
    Nga nata e gjatë
    vdiq një pemë e rrallë,
    vargu i poetit
    e mori një plagë.
    Ujrat në lumë
    u bënë krejt të marrë,
    shkëmbinjtë vërshuan,
    mes për mes u çanë.

  2. #2
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Nuk i trëmbem natës . Poezi

    Kali i bardhë i nuseve

    Vdiq kali i bardhë i fshatit
    tek kulloste në një lëndinë.
    Vdiq në mungesë të të zotit,
    një ditë vere pa u gdhirë.

    Vdiq kali i bardhë i fshatit
    Ai që mbi shpinë nuset mbante
    Hingëllinte gjatë kullotës në brinjë
    Dhe,kur vdiste njeri,qante.

    Vdiq kali i bardhë i fshatit,
    për të, gjithë fshati mbajti zi.
    Qau dhe thëllëzë e monopatit....
    dhe e varrosën me ceremoni.

    Vdiq kali i bardhë i fshatit,
    jeta,pa u ndjerë, prap vazhdonte.
    Vajza që të djelën u bë nuse,
    ca lot për kalin i lëshonte.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Kali i bardhë i nuseve

    Vdiq kali i bardhë i fshatit
    tek kulloste në një lëndinë.
    Vdiq në mungesë të të zotit,
    një ditë vere pa u gdhirë.

    Vdiq kali i bardhë i fshatit
    Ai që mbi shpinë nuset mbante
    Hingëllinte gjatë kullotës në brinjë
    Dhe,kur vdiste njeri,qante.

    Vdiq kali i bardhë i fshatit,
    për të, gjithë fshati mbajti zi.
    Qau dhe thëllëzë e monopatit....
    dhe e varrosën me ceremoni.

    Vdiq kali i bardhë i fshatit,
    jeta,pa u ndjerë, prap vazhdonte.
    Vajza që të djelën u bë nuse,
    ca lot për kalin i lëshonte.
    Riza, kam lexuar mjaft, por kjo poezi e jotja, është tipike e jotja, me një simbolikë që tek ne ka jetuar me shekuj e ti e përshkrove për bukuri.
    Vazhdo të kërkosh kësi tema që pak kush i ka përkëdhelur.
    Të dëshiroj frymëzime edhe më të thella e autoktone.

    Agim METBALA

  4. #4
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Z.Agim Metbala !Forumi Shqiptar na dha mundësinë që të dy ta njohim njëri tjetrin nëpër mjet poezis.Un jam i ri në këtë forum,por kam patur mundësinë dhe dëshirën që disa prej poetve tu hedh një vështrim të shpejt për krijimtarin e tyre dhe krijimet dhe mendimet e tua për probleme të ndryshme dhe kryesisht ato letrare më kan lënë mbresa.Prandaj gjëj rastin të të falenderoj dhe të të uroj shëndet dhe krijimtari të frytshme.

  5. #5
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Nuk i trëmbem natës.

    Do largohem .

    Unë u fika,unë u treta,
    ndaj s'bëj zë.
    Kot kam rrojtur,andaj ika
    pa thënë gjë.

    Deti ngrirë e lumi turbull,
    nata pus.
    Lumturia shpresëhumbur
    ra në buzë.

    Do të iki,do largohem,
    pa dijeni.
    Kush më do,le të takohet
    që tani.

    Natës dimrit të pa hënë
    do lëviz,
    rrugë pa rrugë e nëpër mjegull
    jetën nis.

    S'dihet ku më nxjerr kjo rrugë
    pak e njohur,
    ndaj dhe hëna dyllon shumë
    malin e lodhur.

    Jeta paska qënë e rremë,
    veç lrgohem.
    Në Parajsënisem pa derte.
    Vallë,a do lumturohem?

  6. #6
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Nuk i trëmbem natës;Poezi

    Kjo natë

    Kjo natë pa hënë diçka të keqe ndjell,
    e zezë,e korbtë,gjithçka e fsheh.
    S'e gjën dot pemën që natën shkëlqen,
    nuk çan dot në rrugë, kjo natë të gënjen.

    Kjo natë me erë të çmëndur, me stuhi,
    në rrugë e mbyti një u dhëtar;
    në fshatin pranë shëmbi kaq çati,
    pesë ballkone rrëzoi në pallat.

    S'e dimë nga erdhi ky murlan
    që shtyllat i shtriu për tokë.
    Në një kullë dikush vetëm qan,
    i pa veshur e pa kafshatë në gojë.

    Kjo natë vetëm nuk kalohet,
    tmerrin të fut,të huton krejt.
    Yjet në qiell një nga një rrallohen,
    Gjoni mbi pemë qan e ulëret.

    Kjo natë e rëndë,si vdekje e pa pritur,
    shumë i ka lënë pa mend anemban,
    veç një pakicë qëndron kapardisur,
    buzëqesh,pi e festen mënjanë.

  7. #7
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Poezi nga vëllimi poetik:"Nuk i trëmbem natës"

    Klithmë

    Zogjtë një fole
    engritën në pemë.
    Mblodhën fije bari
    dhe pushtuan dhenë.

    Fryn një erë e fortë
    nga deti shtrëngatë;
    thyhet degë e pemës
    si të ish e thatë.

    Klithën, klithën zogjtë,
    se u prish shtëpia.
    Klithmë e tyre kot,
    e mbuloi vetmia.

    Po kujt t'i ankohen
    zogjtë mbetur jetimë?
    Erës aq të çmëndur ,
    detit që kish pirë?

    T'i ankohen fatit,
    t'i ankohen degës,
    t'i ankohen trungut....
    a shpirtit të erës?

  8. #8
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Poezi nga vëllimi poetik:"Nuk i trëmbem natës"

    Anekënd

    Dil e më kërko
    te bregu i Sodolit,
    jam tek pllakë e gurtë,
    te fushë e futbollit.

    Dil e më kërko
    te bregu në Bigë,
    atje tek një shteg
    të kam zënë pusinë.

    Dil e më kërko
    rripave të Shpardhit,
    te një trung lofate
    djersët i fshij ballit.

    Dil e më kërko
    poshtë në Godollarë,
    afër Gurit të Zi
    po rri te një dardhë.

    Dil e më kërko
    veç në Limar ndodhem,
    do rri disa ditë,
    vij e vij të çlodhem.

  9. #9
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Poezi nga vëllimi poetik:Nuk i trëmbem natës"

    Rrudha e parë

    E para rrudhë
    kur më doli në fytyrë,
    si një breg lumi
    i grryer m'u duk.
    Dhuratë e ardhur
    nga netët e gjata,
    ngeli në fytyrë
    e më s'u zhduk.
    E rrezikshmja rrudhë
    fytyrën e ndan
    në zona të lira.
    Brezari i gdhëndur
    mbi kockë pa zhurmë
    pret dallgët e ujrave të ngrira.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Urime riza 2008 per poezite terheqese. Ju lexoj me kenaqesi. Mondi

Faqja 0 prej 67 FillimFillim 121050 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Poezi për DASHURINË!!!!!
    Nga Beni_Sh në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2003, 16:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •