Poezi për DASHURINË
Gjumi më doli herët, kisha fjetur shumë pak.!!!!!!!!!!!
Hapa dritaren.
Në dhomën time , vërshoi një ajr i ftohtë i mëngjesit, i cili , pushtoi brendësitë e pa mbushura të krahrorit tim.
Vështrimi im, ndaloi tek ylli polar, apo "Ylli i mëngjezit", një pamje maxhepse, dhe ndriçimi i tijë më frymzoi, u ula dhe të shkrova!!!!!!
Dhe pa kuptuar, me një rrëshqitje të lehtë, të kisha krahasuar me të!!!!!
E ti, !!!!!!!!
Ç'do gjë paska qenë një iluzion !!!!!!
Dhe vet frymëzimi im, i ngritur mbi iluzione , i tillë do mbesë!
Porë, ndjenjat dhe fuqia e të shprehurit të tyre, nuk do të ndryshojnë!!!!!!!
Dhe ky yllë, do vazhdojë të ndikojë në frymëzimin tim, edhe pse ti mungon!!!!!
** Tek Forumi shoqëria, mora ca poezi të shkruara nga:
"Ylli i Mëngjesit", të cilat më pëlqyen shumë.
Monolog*~*~*
Eh…sakrificat s’e besojnë më arritjen,
As lotët përgjërimin,
As dhembja kujtimin,
As unë ty..jo më.
Por…dëgjoje zërin tënd
Të kuptosh zhgënjimin,
Të ndiesh mëshirën,
Që të besosh me forcë
Tek ËNDRRAT.
*~*~*Dilemë*~*~*
Nuk di cfarë të mendoj
Është kjo jeta ime?
Apo aspirata e trishtë
E një rinie të venitur?!
Nuk di cfarë të kuptoj
Është kjo e vërteta ime?
Apo hipnoza kryeneçe
E një shpirti krenar?!
Nuk di cfare të dëgjoj
Është kjo ëndrra ime?
Apo zëri potent
I një vegimi autoritar?!
Nuk di cfarë të besoj
Është kjo mirësia,
Dëshira, shpresa…
Apo deliri im?!
*~*~*Pa titull*~*~*
Sa më mundon
Trishtimi që migron në trojet e vetmisë.
Si sinonim I HIV-it më ngacmojnë nervat
E tendosura nga lodhja
NOSTALGJITË!
Më kot lodhem të mbyll sytë,
Të mos mendoj…
Ti je aty, në mendjen time
Hiçi efuziv….
Shkëndijë e zjarrit të djeshëm.
Gati të më përvëlojë shpirtin sërisht.
*~ *~ * Retrospektivë në të tashmen *~ *~ *
Ecnim dikur përdore
Unë, ti dhe bota.
Po tani????
Tani kërkoj të ngjis e trishtuar
Copëza kujtimesh.
Të gënjej veten
Duke kërkuar të ndërtoj
Një reale iluzive…
Me rrënjë mes kujtimesh të mykura.
Për të mbytur goditjen therëse
Të vetmisë.
Tani, ecja kërmillore e kohës
I ka lënë vendin KUJTIMEVE.
Unë dhe ti, s’jemi më ne,
Nga gjithçka e jona,
Jetojnë vetëm kujtimet dhe bota.
*~ *~ * Eveniment *~ *~ *
Nesër…
Ndoshta do të marr frymë
Në një epokë të re,
Ose për të fundit herë të një epoke…
Fillimi a fundi qoftë,
Frymëmarrja kushtëzohet
Përkohësisht…
Nën prangat e një trupi
……egoist……..…
Dhe të një kohe
……mizore!………
*~*~*Presionet*~*~*
Të njohur,
Të ndyrë,
Jetësorë,
Shpalosen në kronologji,
Përjetësohen në epitafe.
*~*~*Ankth*~*~*
Shqisa të tensionuara,
Të vrara, të fryra
Të nxira, të zbehta
Me shprehje, pa jetë
Ndër frymorë të pashpirt
Me vështrim të shpërfytyryar.
*~*~*Ndoshta*~*~*
Kur të kthehesh…
Me sy e trup të përbaltur,
Nga lotë shfrimi mëkatarë
Me logjikë mes absurdit
Ose pa të tinëz,
Me një budallallepsje veshur,
Me urim helmues ndër dhëmbë,
Krahëhapur,zemërngujuar,
çuditërisht në përjetësinë
e një qënieje të vdekshme,
ndoshta do të dish të perceptosh
veç një ngjyrë:
GRINË e zymtësisë!
*~*~*Pa titull*~*~*
Vuan…
Ndonëse krenar.
Përligj me naivitet çoroditës
Dogma,tabu.
Materjalizon,
ndonëse në ideale,
ëndrra të thurura,
mistere të përbotshme.
Ti qesh…
Ndonëse vuan.
Deliri i madhështisë të torturon.
*~*~*Pa Titull*~*~*
E verteta…
Trill I fantazisë së shfrenuar
Shpifje e kokës ambicioze,
Kështu thuhet!
Mashtrimi…
Naiv, modest…
Struc është,
Shqiponje I thone.
Më falni nëse pyes
I nderuar professor,
Po a mund të më sqroni
Ç’simbolizon I madhi
PROMETE?
*~ *~ * Pasojë *~ *~ *
Vegim i zvenitur
I një imazhi ëngjëllor
Përlot sytë e shpirtit.
E ashtu I përçudnuar
Nga vreri I egoizmit të tij
Vuan dhe urrehet në heshtje.
*~*~*Pa Titull*~*~*
Profili I mirazhit të një oqeani
Më josh, më tundon, më thërret.
Më ndez urrejtje, epsh.
I afrohem, më humbet.
Tërbohem, e godas….
Ai më qesh.
*~ *~ * Aspiratë *~ *~ *
Dashuria ime
Rrahje zemre
Lotë gëzimi
Jeta ime
Shpirt I dashuruar
Lotë, brenga dhe shpresë.
Ëndrra ime
Sy i bukur
Përjetësi e buzëqeshjes.
E ç’jam unë?!
Ëndërr, dashuri dhe jetë.
*~ *~ * Sugjerim *~ *~ *
Dashuroje jetën o njëri!
Përqafoje fort, plot ëmbëlsi
Me forcën e tejskajshme të dëshirave
Shijoje çdo sekondë, minutë a orë
Ç’do interval ecejak të kohës fluturake
Si të ishte i fundit çast
Aventurë, flirt a pafundësi
Iluzion, shpresë a fat qoftë
Ti prangose !
Përjetesia është përkohësi
Lumturia…
Ëndërr, zgjedhje, rastësi.
*~*~*Luan Jeta*~*~*
Fati, mendja, zemra.
Me to luan bixhoz jeta.
I vërtit si ti leverdisë
Deri sa e fiton “lojën’:
çmimi është një ndjenjë e eikulibruar
Që shpupuriset lehtas,butësisht
Nga dora e rastësisë së shfrenuar.
Të mishëruara së bashku
Në një qënie tradhëtare
Dashnore të epshme
Egoiste në iluzionin e dyfishtë
Të pronësisë ndaj jetës dhe meje.
*~*~*Apriori*~*~*
Ka kohë që të pres
Dhe çdo sekondë që fluturon
Ndiej të më rrëmbejë pa mëshirë
Përditë nga pakëz shpresë.
Ka kohë që ëndërroj
Ecjen tënde drejt meje
Vështrimet e kryqëzuara ngultaz
Dhe shpirtin që qesh dhe qan me dënesë.
Ka kohë që ndiej
Zemrën e çmendur të rrahë fort,
Sytë e zbehtë të rrezatojnë,
Agoninë e pafund të perëndojë.
Ka kohë që dua të të pres,
Por pritja, vetminë ushqen me shpresë
Dhe dita ditën e mallkon…
Dhe jeta nuk është më jetë, por iluzion.
Ka kohë që unë pres…
As vetë nuk e di saktësisht se çfarë.
Ndoshta pres përjetësinë,
Ose ndoshta lumturinë.
Dhe ti bashkoj të dyja
Për të përjetësuar idealet
E ndoshta në këtë mënyrë
Të mësoj ta dua LIRINË.
U trembem...udheve te trishta
Diteve te zymta
Shpirtit te perlotur
Zemres qe urren
U trembem...neteve te pergjumura
Diteve tinzare
Brengave te pafund
Dhe buzeqeshjeve pa shprese
U trembem...edhe fjaleve
Edhe syve ziliqare...
Edhe hakmarrjes se viktimave
Edhe Mefistofelit brenda meje.
U trembem mashtrimeve,
Keqkuptimeve varg,
Zhgenjimit kryenec
Dhe meshires vete.
I trembem jetes sime
Forces se saj dhe dobesise
Por edhe pse i trembem kaq shume
E perball, e sfidoj, e tall, e mund.
Per gjithcka kam gjetur forca.
Por nuk di ne do gjej nje dite
Force, deshire, besim e shprese
Per te larguar vetmine.
Kurre me!
Kurre me arratisje nga ndjesite,
Kurre me medyshje, as hezitim.
Kurre me verberi altruiste
Ndaj te huajes, ndaj egoizmit,
Ndaj pretendimeve absurde,
............dhe ndaj pakenaqesise.
<>, eshte qe sot
rilindje, ringjallje dhe rimisherim!
Dje…
Fati na njohu.
Sot…
Rastesia na bashkoi.
E nesermja…
Eshte maratonomaku i se ardhmes
Krijoni Kontakt