Close
Faqja 0 prej 59 FillimFillim 121050 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 583
  1. #1
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e çjerrë

    Zërat e Çjerrë....

    Sa neveri ky zë i çjerrë.
    Ditën dhe natën i njëjti tingull.
    Edhe pse s'haet,të vjen për të vjellë,
    Nga aroma e keqe që lëshon i ndrydhur.

    Ndotje akustike,ndoshta është pak.
    Ulërimë egërsirash në xhungël.
    I dëgjoj e iki me vrap,
    Dhe lugina ma sjell zërin të trubmullt.

    Përballem me të, i pa friksuar,
    Ua njof zërat me kilometra larg.
    Ah! Zërat e çjerrë,zërat e helmuar,
    Ikin e çfaqen si fantazma prapë.

    Me selektone në vesh eci rrugës.
    Të mbroj daullen se mos më çpohet.
    Ta ruaj të freskët dëshirën e muzës
    Dhe vargu i lirës mos të ngatërrohet.

    U them: Mjaft me zëra të çjerrë!,
    Kthehuni në orgjinalitet.....
    Kjo kohë juve u ka përmjerrë
    Dhe nuk e dini pse çirreni as vetë.

  2. #2
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...



    Njerzit nxjerrin zëra.....

    Njerzit nxjerrin zëra,
    Zëra të hollë,zëra të trashë.
    Nga goja i nxjerrin të tëra,
    Tërfilin,zambakun dhe bykun me kashtë.

    Njerzit nxjerrin zëra
    Dhe për këtë ndjehem mirë.
    Zëra kaposhi mbi plehra,
    Zëra çaroshi të ngjirrë.

    Njerzit nxjerrin zëra,
    Zëra të urtë e zëra të marrë.
    Disa të çpojnë si gjilpëra,
    Të tjerët,piratë të pa parë.

    Njerzit nxjerrin zëra,
    Zëra thëllëze,bilbili.
    Këta mposhtin dhe drëra,
    Për këta shkruaj,s'më dridhet syri.

    Njerzit nxjerrin zëra,
    Zëra të çjerrur,zëra të ngjirrë.
    Zëra që lehin mbi kërma,
    Zëra që sjellin errësirë.

    Njerzit nxjerrin zëra
    Dhe unë nxjerr,kuptomni mirë.
    Zërat që dalin nga zemra,
    Gjëmojnë dhe vetes ja rrisin fuqinë.

  3. #3
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë....

    Në një podium.......

    Në një podium disi të lartë,
    Ç'far të shikosh,ç'far të dëgjosh.
    "Pëllasin" burrat,gërthasin gratë
    Të gjith' në kor nga lart gjer poshtë.

    Sa vetkënaqen me zërat gjyma,
    Sa përkëdhelen kur oshëtin,
    Të gjith po hiqen "burra" trima,
    Të gjith' po çirren për vëndin tim.

    Ca zëra miza të ngec tek qypi,
    Ca cicërojnë si një gjinkallë.
    Disa të tjerë të ngjirrë tek fyti,
    Gumzhijnë,gumzhijnë nëpër Tiranë.

    Këta janë zërat e vendit tim,
    Zëra të stisur,modifikuar.
    Ja vlen të bësh çdo kompozim,
    Me tromp,kitarë të çakorduar..

    Me këta zëra bëhen çudira,
    Ja vlen ti kesh roje në vreshtë.
    Çoban me dhi nëpër rrëpira,
    Në shtegëtim zile për deshtë.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    KUR SHKRUAN E FLET PELUSH TENEQJA


    Kur shkruan e flet Pelush Teneqja
    Kënaqen Millanët, Pepët, Zoranët e Paria !
    se i shkëlqen në kokë shapka jo qeçja
    në vargje krrokama e shterpësia!

    I kujton Pelush Tenqja vitet , i ikën larg!
    Mbeti të turfullojë në një dhomë kotec !
    Një mall miras i vjedhur treti si varg
    si mbeti asgjë pos mjekrrës si kec !


    Pelush!Nuk ka mirase nga jetimja Demire
    S'mund të thirresh Aga! Jevgu i Çukës Ti!
    Pos vargjeve të shfrmit me vlera hirre
    Do te mbesish mellasi në kusi!

    Sa i madh dukesh me shkarravinat Profet
    Gjeniu i Rrapit për këto dekada !
    Sa herë që arat t'i morën e të lan ibret
    - U shpalle martir Fekali me rrebelet grada!


    Sa bukur të kënduan Radat , Duditë
    derisa të lan pa brekë plot morra !
    Për dreq si të paskan ndjekur tragjeditë
    nga shumë pushtete e horra!

    Të erdhen e të dhunuan në konak !
    Uh! Të poshtërit ata që të ngacmuan !
    I ndershmi i shtepisë që i përshurre në oxhak
    Sa keq në nder të dëshperuan!

    E kuptoj Pelush ! Dukesh lëvore limoni !
    E kuptoj se nga varri ke dal si xhenaze !
    Ato që kaluan keto dekada - ju i kujtoni
    Kaq ishin! Mbaruan! Keni mundesi për taze?!

    Keni te shitni qoshet se Suada do Liqen
    E di këtë verë ku i bëri pushimet ?!
    Prandaj ty diçka të shkon e të vjen
    Ngadalë bre eunuk ! Kjo nuk është poezia?!

    Të mjerë janë të tjerit , ti i madhi Profet !
    Përse dukesh cung i mbetur në kotec ?
    Sa keq te Rrapi asnjë nuk të pret,
    Mekërron i morrosur si kec!

    Do të vijnë ditë të mira , mos u dëshpëro !
    Ani se do të behesh rrebel , je zemërgjerë !
    I ke të dashurat ti , pa ndal këndo,
    Ke hargjuar për to një mall të terë !


    Kur shkruan e flet Pelush Teneqja
    Kënaqen Millanët, Pepët, Zoranët e Paria !
    se i shkëlqen në kokë shapka jo qeçja
    në vargje krrokama e shterpësia!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  5. #5
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    As gjë s'më duhet....


    Këtu as gjë nuk po më duhet,
    As gjë nuk gjëj vërtetë.
    Dhe nata s'di pse po më druhet,
    Si edhe dita vetë.

    S'po e kuptoj ç'kërkojnë sytë
    Dhe shpirti im fisnik.
    Ndoshta kërkojnë një udhë të dytë,
    Një udhërrëfyes mik...

  6. #6
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Tingëllim i vjetër.....


    Më grish që larg një tingëllim i vjetër,
    Që ndoshta do harrohet pak më von.
    Një tjetër hon e kthen në tingull tjetër
    Dhe veshi im të dy po i dëgjon.

    Ky brez s'besoj ta mbajë të gjallë kujtimin,
    Atë ç'ka ndodhur për pesëdhjetë vjetë.
    Era e çmëndur e risjell harbimin,
    Nëpër rrugica, qytet më qytet.

    Freskinë e ëndrrës un' e sjell çdo ditë,
    Ashtu si vetë ata që sot marshojnë.
    Ky tingëllim çdo orë më del në pritë,
    Si himn hajdutësh honet ma dërgojnë.

  7. #7
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    S'jam....


    S'jam as egërsirë, as lepur i butë,
    Jam veç rrugëtar në udhëkryq.
    Këto që dëgjoj m'i hoqën trutë
    Dhe më lanë mjeran e më lanë qyq.

    Sot po përpiqem të ngrej statutin tim,
    Me nene e gërma nënë nene.
    Më pas s'pranoj as një mendim,
    S'pranoj që uji të futet në themele.

  8. #8
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Nuk m'u ndanë....


    Ankimet në jetë vërtet nuk m'u ndanë.
    Ankohet komshiu: Kam zhurmë në pallat?!
    Ankohet i majti: Më bënë hatanë,
    Ma vodhën lirinë,njerzit malukatë.

    Ankohet pushteti : S'më mbështet e majta?!
    Ankohet shoferi: S'gjëj vënd për parkim?!
    Ikën ditë e turbullt dhe afrohet nata,
    Zgjohet ëndërrthyer dielli në agim.

    Ankohem dhe vetë dhe ndjehem i lodhur,
    Kockat më rënkojnë nga koha me shi.
    Hëna buzlivadhit si dhelpër e ndodhur,
    Pranë një qymezi që ka zënë pusi.

    Ankime të kota,ankime me bazë,
    Shurdhëri e madhe,qorrsokak pa fund.
    Rrotullohet koha si një rrethunazë,
    Si një lum i vrullshëm që merr ç'far të mund.

  9. #9
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Lëmsh të tëra.....

    Eci rrugve duke u shtyrë,
    Në mëndje gjëra koti.
    Kjo botë jarane pa fytyrë,
    O,unë nuk jam i zoti.

    S'e ndaj të ligun nga i miri,
    Më duken lëmsh të tëra.
    Kur s'ngjaj nga ty- më thot i biri.
    Në jetë kuptoj shum' gjëra....

  10. #10
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Rrugica ime........


    Përsëri të bukur të kam gjetur,
    Je rrugica ime kalldrëmshtruar.
    Zemra mal më bëhet që ke mbetur,
    Prap e pastër dhe hijelëshuar.

    Dëshmimtaria ime ti ke qënë,
    Që fëmijë,dersa u bëra burrë.
    Sipër teje flejta dhe pa ngrënë
    Dhe i lodhur s'tu ankova kurrë.

    Erdha prap i plakur tek kjo udhë,
    Un' i thinjur ti barmbuluar.
    I përlotur t'u ula në gjunjë
    Dhe si foshnjë, të përkëdhel me duar.

Faqja 0 prej 59 FillimFillim 121050 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •