Close
Faqja 57 prej 67 FillimFillim ... 7475556575859 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 561 deri 570 prej 665
  1. #561
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Urim i hidhur...

    Më uron:"Mik,të jesh i lumtur,
    për djalin që nis larg..."
    Unë dridhem si një flutur,
    që digjet për mbi flakë...

    Një lak në fyt do ta pranoj,
    veç një urim të tillë jo...
    Dritën nga sytë sot po largoj...
    -Ç'mik të paskam vallë,
    kur ti qorr më do?!....

  2. #562
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Lofata....

    Tek ara në Gjokushtë,
    Lofata mbi një ledh.
    Atje shkoja çdo Gushtë,
    Atje ku hija bredh.

    Sa vargje atje shkrova,
    Rreth trungut për kujtim.
    Gjithmonë m’u gjënde pranë,
    Në gaz e hidhërim.

    Sa herë nis shtegëtimin,
    Mes vapës nëpër terr,
    Por sytë para nisjes
    I mbylla edhe një herë.

    E ndjej si degët tunden
    Dhe ledhi si u thinj.
    Tek fletët që lëkunden
    Shikoj portretin tim.

    Mi skuqi dielli faqet,
    Mi thau er’ e sertë.
    Tek ferra manushaqet,
    Jetojnë si një mbretë.

    Jam larg me orë të tëra,
    Nga ai vënd tani.
    Më çpoin si gjilpëra,
    Kujtimet për të dy.

  3. #563
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Do humb....

    Vendosa do iki,mes ëndrrash do humb,
    Do grindem me erën,do çirrem me natën,
    Në detin e kripur do zhytem në fund,
    Me miken çapkëne do ta shuaj vapën.

    Do hyj nëpër bahçe,do mbledh luleshqerra,
    Rrugës do vrapoj si një kal i sertë.
    Do ndal tek një vënd që më hapet dera,
    Do ta coptoj qiellin ,do ngjitem mbi retë.

    Dhe po u rrëzova mbi barin si mjekërr,
    Do ngrihem pa tjetër,do puth këto dhera,
    Me rrezet e hënës do krihem pa tjetër,
    Mbi borën e ngrirë do t'u sjell pranvera.

  4. #564
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Po ç'far bën?!....

    Mos më ngarkoni me lëvdata,
    As gjë nuk mbaj dot mbi vete.
    Sot jam lodhur nga e prapa
    Dhe buza ka etje.

    E ndjej veten tel i sertë,
    Vetëm flaka mund t'më zbuti..
    Po çfar bën ore i drejtë,
    Ura telat i këputi?!.....

  5. #565
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Unë Eci....

    Unë eci nëpër male e zgjoj pyje,
    Se pyjet flënë kur natyra heshtë.
    E sodis qiellin të mbushur me yje
    Dhe kopenë që e udhëheqin deshtë.

    Unë flë në shpella ku flenë arinjtë,
    Në folenë ku ka ndërtuar urithi.
    Shok i bëj ata që shtrëmbëroin turinjtë
    Dhe mbi gur të lulëzoi drithi.

    Unë lahem në lumë me ujë dëbore
    Dhe në detin e trazuar shetis.
    Si sorkath kaloj shtigje shekullore
    Dhe diellin të tërin e mbaj mbi kurriz.

    Unë shkoj në qytet me pantallona të grisura
    Dhe kafen ekspres e pi si ujë kroi.
    S'trëmbem nga vest,nga planet e stisura,
    Vërshoj, si në vjeshtë, përroi.

    Unë eci e eci e s'di se nga vete,
    Me jetën kuptohemi si moshatarë.
    Lodhem e çlodhem mbi vullkane dhe tërmete
    I vadit me djersë livadhe dhe ugarë.

  6. #566
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Vendosa do iki,mes ëndrrash do humb,
    Do grindem me erën,do çirrem me natën,
    Në detin e kripur do zhytem në fund,
    Me miken çapkëne do ta shuaj vapën.

    Do hyj nëpër bahçe,do mbledh luleshqerra,
    Rrugës do vrapoj si një kal i sertë.
    Do ndal tek një vënd që më hapet dera,
    Do ta coptoj qiellin ,do ngjitem mbi retë.

    Dhe po u rrëzova mbi barin si mjekërr,
    Do ngrihem pa tjetër,do puth këto dhera,
    Me rrezet e hënës do krihem pa tjetër,
    Mbi borën e ngrirë do t'u sjell pranvera.
    Na frymezove Riza, i mrekullueshem si perhere

    Do ti marr ngjyrat ylberit
    e me to do pikturoj
    sa inate do i vije vrerit
    qe me te boten do gezoj.

    Do ti marr aromen lules
    te deh me te boten mbare
    do ti marr krahet flutures
    e do te vallezoj ngadale.

    Do ti marr puhizen malit
    ujet e ftohte do ti marr
    do ti marr shpejtesine kalit
    e di ti hidhem permbi shale...

    Do ti marr egersine pyllit
    Kengen e zogjve do te marr
    ndoshta dhe melodine e fyellit
    si thua te mar dhe nje kitare?

    Do te mar nje stilolaps blu
    e do te shkruaj mbi te bardhe
    ne oxhak do te hedh ca dru
    dhe do te ngrohem ne flake.

    Oh!harrova te mar ca gure
    dhe pse jane te ngrire do ti mar
    me to do te bej nje mure
    aty poshte nen livadh.

    Do te mar edhe nje peisazh
    por kete here do shkoj me larg
    do te mar pishat andej ne plazh
    dhe valen qe bregun lag.

    Me pas do marr dhe zemren time
    si bore pashkelur lart ne mal
    Do e shkul nga gjoksi pa ndjere dhimbje
    Dhe ty moj vajze do te ta fal.
    Injoranca nuk zhduket me top

  7. #567
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Pershendetje INDRIT qe vizitoni dhe shkruani ne faqen time.Respekte

  8. #568
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Gjum i thellë...

    Në mes të natës,ku rrugët flinin,
    Këndon njeri? O ç'këngë qe!
    Dy burra bënin që të më ngrinin,
    Nga gjumi thellë,s'po gjëja pre.

    Një vërshëllimë e gjatë zullumi,
    U zgjat,u zgjat sa dita ra.
    Po për çudi s'më dalka gjumi,
    Tri herë më tundën,por mazalla.....

    As në dritare s'dola të shihja,
    Edhe në shtrat i njëjti kra.
    Ç'far është kjo mëndje,s'doja ta fshihja,
    Vërtet ky gjumë si pa sevda.

    Sa feks mëngjesi,pyet komshija:
    Kush këndoi natën me atë zë?
    S'e hapa gojën,ç'ti thoshja, s'dija,
    Po flija gjumë,s'dëgjova gjë.

    Po isha shurdh e përtac unë
    Dhe gjumin dot nuk e braktisja.
    Po këndoi nesër s'do të flë gjumë,
    Një jetë të re me të do nisja.
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 22-04-2009 më 17:24

  9. #569
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për Ty...

    Kasafortë e bëra zemrën time,
    Të të ruaj nga pisllëqet e botës mizore...
    Për të tjerët le të mbetesh anonime,
    Unë, si shënjtor
    Të njoh për hyjnore....

  10. #570
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Kthim në Vëndlindje....

    Në fshatin ku unë kam lindur,
    Prap po kthehem përsëri.
    Me një tuf lule,i bindur,
    Nga e bukura fëmini.

    I kërkoj ato rrugica,
    Selishta edhe lëndina.
    Ca më zënë në ëndërr prita,
    Ca heshtin nën drithërima.

    Aty pranë një rrëke uji,
    Një oborr mur i rrethuar.
    Afër portës si me bujë,
    Një bajame degëlëshuar.

    Ajo gurgullimë uji,
    Sa kujtime më ka zgjuar.
    Me ritmikën monotone,
    Thellë në vite më ka çuar.

    Në Sodolin zhurmëshumë,
    Çamarrokët si dikur.
    Tek Gjokushta po flënë gjumë,
    Ata që s'harrohen kurrë.

    Këta zëra dhe rrugica,
    Asgjikundi nuk i gjej,
    As me Lanën ,as me parqet,
    Me Tiranën s'i këmbej.

Faqja 57 prej 67 FillimFillim ... 7475556575859 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Poezi për DASHURINË!!!!!
    Nga Beni_Sh në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2003, 16:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •