Close
Faqja 60 prej 67 FillimFillim ... 10505859606162 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 591 deri 600 prej 665
  1. #591
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga laura_st Lexo Postimin
    PERSHENDETJE.Me pelqejn shum poezit tuaja,kan shum frymezim dhe i shprehni shum bukur! Me respekt Laura
    E nderuara laura_st. Vizitat e tua ne faqet e mia ka bere qe une te rris respektin karshi jush dhe t'ju falenderoj per ç'far shkruani.

  2. #592
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Vetvetia....

    Nuk njihet vetvetia,
    O,njeri i mirë.
    Ajo është absurde,
    Eshtë,është e vështirë.

    Nuk njihet vetvetia,
    O,njeri i mirë.
    Eshtë krejt e panjohur,
    Terr dhe errësirë.

    Nuk njihet vetvetia,
    O,njeri i mirë.
    Eshtë hipokrite,
    Krejt e pa mëshirë.

    Nuk njihet vetvetia,
    O,njeri i mirë.
    Eshtë një labirinth,
    Me tel dhe zinxhirë.

  3. #593
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Riza perseri urime mbi larmine qe pershkruan keto vargje. Poezi te dala nga thellesia shpirterore dhe vertet ato qe jetojme perdite ne kete jete.

    Po vendos ketu dy poezi te tezes time, e cila ka nje shpirt poetik te pafundem. Do vendos edhe disa te miat me vone, por mendoj se tezja ime shkruan me bukur..




    Vlorës

    Varur në gji gjerdan me diamant
    E bukur, e rralla, Vlora ime!
    Kodrat për rreth mbushur yje të art
    Kurora që nisin prej Kanine

    Fustanell e kaltër sec të lag këmbët
    gjer në Sazan e Karaburun
    Pas tyre gjithmonë ke flakur gjëmët
    që mos të të shijoja unë

    Po unë të shijoj marrëzisht
    Kaltersinë e vezullimin tënd
    Gjer në thellësi e ndiej shpirtërisht
    dhe them "Ja ska si ky vend"

    Ne gjirin e bukur Skel-Ujë të Ftohtë
    seç dua të përpëlitem
    Dhe besoj me gjithë mend
    se kurorët e mbretërve të gjthë botës
    janë mbi kokën time.


    Tezja-L J



    Jam Ilire

    Unë jam Ilire ju dëftoj
    dhe rrëjnë të thella kam këtu
    thjesht këtë desha tu tregoj
    ca sharlatanëve si ju

    Që besojne se janë mbi mua
    se tash jemi në fatkeqësi
    shërbetor ne dhe të huaj
    që kthejnë shekujt e skllaverisë

    Po harrojnë veten e tyre
    kur morrën rrugët e kurbetit
    me buk e gjiz për të ngjyer
    dhe kaluan përtej detit

    Pyesni më mirë gjyshërit tuaj
    pse morrën rrugën e mërgimit
    si ata dhe unë po vuaj
    në këtë rrugë të imitimit

    Po do vijë për ne një ditë
    Zoti rrënjët do ti shëndoshë
    e të gjithë Ilirët
    si model do ti shikosh

    ~L J~



    Flmauri im

    Në qiejt e Evropës po valvitesh
    Flamuri im me shqiponj
    krenar i dëfton botës
    sa bukur dimë të këndojmë

    Se në shpirt kemi këngën
    dhe me të dërgojmë mesazhe
    të gjithë të punojmë për paqen
    në glob hymni jonë të sundoj

    Më i bukur nga të gjithë
    Flamuri im me shqiponjë
    kush s'të la në fluturim
    horizontet ti mohojë

    S'ti panë thesaret e vendit
    Tefta Tashko e Vaçe Zela
    tingujt magjik të zërit
    ngrohin thell si rreze dielli

    Moj shqiponja dy krenare
    fluturo nëpër qiejt e Evropes
    me Eurodeputeten shtatëmbëdhjetvjecare
    e meteorin e Inva Mules

    Shkëlqimin s'na e kanë parë
    se na mbuluan me perde të zezë
    Flamuri im valvitu krenar
    se shkëlqimin e ke në genez

    ~L. J~
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  4. #594
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anëtarësuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266
    MËSHIRA


    Çudia
    Mëshirë e çuditshme! Sa I ëmbël është ai zë
    Që më ka shpëtuar të mjerin, si mua!
    Njëherë kam qenë i humbur
    Tani jam gjetur
    Njëherë kam qenë i verbër,
    Tani shoh


    Mëshira e ka mësuar zemrën time të friksohet,
    Mëshira më solli lehtësim,
    Sa e shtrenjtë ka qenë ajo, mëshira,
    Çastin e parë kur kam besuar!


    Nëpër shumë rreziqe, mundime e vuajtje,
    Tani më kam kaluar,
    Mëshira sigurisht më ndihmoi
    Nëpër ato të mbijetoj
    Ndërsa tani do t’më përcjellë për në shtëpi.


    Dhe kur atje të jemi dhjetëmijë vjet
    Duke shëndritur si diell,
    Do të kemi numër të njejt ditësh
    Duke e madhëruar kështu Perendinë,
    Si atëherë kur kemi filluar për herë të parë
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  5. #595
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Bisedë me vargjet....

    Pas nate vjen agimi thellë,
    Vraponi për ta kapur.
    Po ndoshta rruga mund t'ju nxjerrë,
    Andej ku Hëna plakur....

    Edi, ju thau fërfëllima
    Dhe vetë një dru i tharë.
    S'ju ngroh ky zjarr, me gjëmb dëllinja,
    Veç ndriçon për t'u parë.

    Të lodhur jemi të rropitur,
    Të plakur pa rini.
    Ky dimër zbardh si i uritur,
    Dëborën mbi çati.

    Kolltuku ju shtërngon ju bren,
    Në sallë kërkohet çmim.
    Lufton me veten,prap s'e gjën
    Dhe vargu ndjen zhgënjim...

    Po ju o vargje,mos lotoni,
    S'ju lë njeri jetim.
    Në vdektë i zoti, recitoni....
    Një poezi me rimë.

  6. #596
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Nuk i trëmbem Natës....

    Gëzuar......2012.........Gëzuar.....!


    Kudo ka jetë......!

    Në shpate,kreshta shkretëtirë
    Qëndron i vetëm një burim
    Më tej një pemë e vetëmbirë
    Dhe shkretëtira merr blerim.

    Një shkëmb i zi i vetlarguar
    Buzët i janë çarë nga vapa.
    Një zog mbi të folenë ndërtuar
    Si mace zezë i qëndron nata.

    Një shkëmb,një pemë dhe një burim
    Të gjith' jetojnë në shkretëtirë
    Aspak s'e quajnë si mallkim
    Veç luten se jetojnë të lirë....

  7. #597
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Nuk i trëmbem natës.......

    Pejsazh Dimri..........


    Një re e ngrënë në qiell vërdalloset,
    Në shtrat të saj rrebeshi mbretëron.
    Dëbora tokës nuk i la një qoshe,
    Ngicë dhe kallkan mëngjesi zë këndon.

    I heshtur pranë oxhakut ngacmoj zjarrin
    Dhe nëpër mënd dimrin po e kaloj.
    Me kupa vre ngicës ja hapa varrin
    Dhe këmbëzbathur borën e poshtëroj.

    Me ndrojtje derën zë e hap nga zori,
    Një zog ballkoni thërrimet po mbleth.
    Ky dimër qënka pjella e një horri
    Dhe përmbi pyje si i lënur breth.

  8. #598
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Nuk i trëmbem Natës....

    Atë quaj Perëndi........


    Vëndlindja ime,dërrasë guri,
    Përreth veç male gjer në qiell.
    Një qafë si shqiponjë flamuri,
    Korie që ngrohen në diell.

    Aty ku dielli i puth malet
    Dhe bashkë të dy fillojnë jetën.
    Aty ku vlojnë këngët dhe vallet
    Aty dhe loti nis tatëpjetën.

    Shelishta,rripa dhe lëndina,
    Janë krenaria e fshatit gurtë.
    Aty ku nënat lindën trima,
    Aty ku vënd zë fjal' e urtë.

    Fshat i vogël ngjyrë shkëmbi,
    Që sot jeton në agoni.
    Aty shkon gjuha ku dhëmb dhëmbi,
    Atë e quaj Perëndi...

  9. #599
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Nuk i trëmbem natës.......

    Përtesë.....!


    Bie borë dhe xhamat kanë ngrirë.
    Në rrugë pemët cicërojnë si zogj.
    Përse nuk dal? Pse s'kam një dëshirë?!
    Përse ëndrra si letër m'u dogj?!...

    Të dale borës t'ia pi ujin,
    Luleborës,t'i marr pak vesë
    Me heshtjen t'flas, ta prishi gjumin
    Ta mbuloj me dëborë këtë përtesë.......

  10. #600
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Nuk i trëmbem natës.......

    Janarët......!


    Janarët s'e di pse më lodhin
    Dhe pse si muaj është i pari i vitit.
    Papritmas ca gjëra që s'i dua më ndodhin
    Dhe moshën time artificialisht e rritin.

    Janarët kështu më kanë pritur gjithmonë
    Me këmbë të mardhura e bardhësi në male,
    Për t'u ngrohur s'afrohet asnjë zonjë
    Dhe daullet s'gjëmojnë për në valle.

    Janarët më kanë ngecur në duar,
    Me premtime ngaherë e nga do.
    Me dashuri dimri të tradhëtuar,
    Mes syresh që s'i dua e s'i njo.

Faqja 60 prej 67 FillimFillim ... 10505859606162 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Poezi për DASHURINË!!!!!
    Nga Beni_Sh në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2003, 16:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •