Close
Faqja 27 prej 93 FillimFillim ... 1725262728293777 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 270 prej 921
  1. #261
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069
    Per nje cope toke kane vajtur mijra po edhe miljona njerez ne varr ne rastin konkret po te jete bere gabim me apo pa dashje maksimumi do vene ca njerez (te pasuruar) ne burg.
    Pse u dashka te fshehemi pas gishtit.Kjo pune vjen era *gjak* dhe dikush eshte plagosur ne breke.Ndaj ne qe paskemi disa jete qe jemi pa kufij detar me Greket le ta shtyjme dhe disa vjet se ndoshta do behemi nje dite aq te gjate sa ta shohim komshiun ne sy dhe jo poshte rripit te pantallonave.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  2. #262
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ja këtu poshtë gjeni dhe arkitektin e Marrëveshjes, njëriu që ka qenë në krye të negociatave për faljen(të ishte shitje të paktën) e territorit Shqiptar. Ferit Hoxha, i martuar me Franceze, dhe tashmë si shpërblim për marrëveshjen është Ambasador i Plotfuqishëm i Shqipërisë(apo cfarëdolloj nocioni polikogjeografik ka mbetur nga kjo fjalë se ai kulturor ka fluturuar qysh kur Epiri u bë Grek dhe në mëndjen e Shqiptarit) në OKB.
    Ta gëzoni popull se mesaduket i meritoni këto larva të jenë në krye.


    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #263
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Kush vjen pas, Kosova ala Ban ki Moon?



    5 August 2009
    Press Release
    BIO/4103
    --------------------------------------------------------------------------------

    Department of Public Information • News and Media Division • New York
    Biographical Note

    NEW PERMANENT REPRESENTATIVE OF ALBANIA PRESENTS CREDENTIALS


    (Based on information provided by the Protocol and Liaison Service.)

    The new Permanent Representative of Albania to the United Nations, Ferit Hoxha, today presented his credentials to UN Secretary-General Ban Ki-moon.

    Prior to his appointment, Mr. Hoxha served as National Coordinator for the Alliance of Civilizations and National Coordinator for the Barcelona Process–Union for the Mediterranean since 2008. He was appointed his country’s Governor to the International Atomic Energy Agency (IAEA) Board of Governors in 2007. In 2006 he was Secretary General of the Ministry of Foreign Affairs.

    Mr. Hoxha was Personal Representative of the Head of State to the Permanent Council of the International Organization of la Francophonie from 2001 to 2007, during which period he also served as Ambassador to France until 2006, and Ambassador to Portugal, resident in Paris, from 2003 to 2006. He was Ambassador to Belgium and Luxembourg from 1999 to 2001, and concurrently Head of Albania’s Mission to the European Union in Brussels, a position to which he was appointed in 1998.

    He was the Director of the Department of Multilateral Cooperation and International Organizations in the Ministry of Foreign Affairs from 1996 to 1998. In 1995, he served as Counsellor to the Permanent Mission of Albania to the United Nations in New York. He was Deputy Director for Multilateral Cooperation and International Relations from 1993 to 1995, having joined the Ministry of Foreign Affairs in 1991.

    Mr. Hoxha was educated at the University of Tirana in Albania, and also attended the Netherlands Institute of International Relations at Clingendael in The Hague and the Center of International and Security Studies in Maryland, United States.

    Born on 22 February 1967 in Koplik, Albania, he is married.

    ++++++++++++++++++++

    Grekët e duan detin për naften

    Drejtuesi i grupit të punës së marrëveshjes rrëfen se Greqia e kërkoi kufirin në 2006, kur firma MEDOIL tha se kishte naftë në Jon

    Ish - Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, drejtuesi i grupit të punës për hartimin e marrëveshjes detare me Greqinë, Ferit Hoxha, ka sqaruar dje bisedimet dypalëshe tre- vjeçare me homologët helenë.


    Pasi bëri një përshkrim të sfondit historik të së kaluarës, lidhur për këtë problem, Hoxha theksoi se pala greke është interesuar për përcaktimin e kufijve detarë në vitin 2006, vetëm pasi është informuar për kërkime nafte që po kryeshin në atë zone.

    Historiku


    Ambasadori i vendit tonë në OKB, Ferit Hoxha sqaroi se Shqipëria dhe Greqia, si dy vende fqinje bregdetare, nuk kanë përcaktuar asnjëherë më parë kufijtë detarë nëdërmjet tyre. Protokolli i Firences i 26 Korrikut 1926, përcakton vetëm kufirin tokësor.


    Më 9 prill 1993, gjatë takimit të komisionit miks shqiptaro-grek, nga zëvenëdësministri i atëhershëm i jashtëm, i është propozuar palës helene që të bëhej një marrëveshje për ujërat e përbashkëta dhe shelfin kontinental. Pala greke nuk dukej të ishte e përgatitur të bënte të njëjtën gjë.


    Ky problem është ngritur po nga zv. ministri edhe në qershor të vitit 1993, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes mes dy MPJ-ve, por pala greke nuk ka kthyer asnjëherë përgjigje dhe nuk tregoi asnjëherë ndonjë interes. Edhe ish kryeministri Meksi, në maj 1993, e ka ngritur si problem, por përsëri qëndrimi i palës tjetër nuk ka ndryshuar deri në vitin 2006.


    Kërkimet e naftës


    "Kërkesa e palës greke për t'u angazhuar në këtë ushtrim, erdhi pas publikimit në një të përditshmeje shqiptare të një harte që përcaktonte vendin se ku po kërkohej naftë në det, nga një kompani e huaj, e licencuar nga qeveria shqiptare, Medoil", - theksoi Hoxha.


    Ai vijoi më tej: "me pretendimin se po kërkohej të shfrytëzohej në një territor, i cili sipas përllogaritjeve greke, gjendet në një hapësirë detare që koincidon me atë që do të ishte vija mediane, kërkoi që të angazhoeshin në negocimin e shefit kontinental dhe hapsirave përkatëse ujore.


    Duke mos parë ndonjë kundërshtim për t'u angazhuar në një ushtrim që pala jonë e ka kërkuar vite më parë, është krijuar me urdhër të kryeministrit, grupi ndërinstitucional i punës me përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Drejtësisë, Institutit të Hidrografisë Ushtarake, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës etj. Bisedimet janë zhvilluar në harkun kohor 2006 - 2009. Gjatë kësaj kohe janë bërë përgatitjet e nevojshme për bisedime, janë zhvilluar disa raunde bisedimesh në Tiranë dhe Athinë".

    Bisedimet


    Hoxha pohoi: "të dy shtetet janë palë në Konventën e Montego - Bay për të Drejtën e Detit, e cila njihet dhe si "Kushtetuta e Deteve" - UNCLOS, dispozitat e së cilës kanë qenë udhërrëfyese të këtyre bisedimeve.


    Palët vinin në takim nga eksperienca të mëparshme të ngjashme, marrëveshja për ndarjen e shelfit kontinental me Italinë, e përfunduar nga pala greke në vitin 1977, ndërsa nga ana jonë, po me Italinë, në vitin 1992.


    Përcaktimi i kufirit detar me Greqinë është me rëndësi dhe interes të dukshëm për Shqipërinë, pasi është i lidhur natyrshëm më sovranitetin shtetëror, por ka rëndësi edhe për sa u përket fushave të lundrimit, të peshkimit, të çështjeve mjedisore, shfrytëzimt të nëntokës apo kërkimeve shkencore, shfrytëzimi i të cilave kërkon përcaktime të sakta juridike dhe gjeografike".


    Ai shtoi se procesi i bisedimit nuk ka qenë i lehtë, se janë organizuar me dhjetra takime pune, ku ka pasur edhe momente të vështira. Kryesuesi i palës shqiptare theksoi se, "ka pasur diskutime të shumta, shepeshherë edhe debate me orë të tëra me palën greke, shkëmbime informacioni sipas nevojës për të qetësuar pozicinet dhe qëndrimet".


    Legjislacioni


    "Legjislacioni shqiptar, në evoluimin e tij në vite, nuk ka pasur asnjëherë një përcaktim të qartë përsa i përket kufirit detar me Greqinë. Ujërat territoriale shqiptare, në deklarimet e shtetit shqiptar kanë qenë në fillim 6 milje, pastaj 12 e më pas 15 milje dhe janë kthyer përsëri në 12 milje.


    Duke u bërë palë në UNCLOS, ky diskutim është i mbyllur sepse konventa e përcakton qartë që ato janë deri në 12 milje detare". Hoxha theksoi: "për të qartësuar faktin që vija e vjetër e përcaktuar më parë nuk është e vërtetë, pasi nuk ekzistojnë as koordinata të sakta gjeografike mbi të cilën të ekzistonte një vijë ndarëse e kufirit ujor.


    Në Arkivin e Shtetit Shqiptar nuk ka asnjë përcaktim juridik dhe as gjeografik, se ku ndodhet kjo vijë ndarëse, përveç hartave illustrative, të hartuara nga institucionet, por pa asnjë efekt juridik apo shkencor.


    E vetmja vijë ndarëse me Greqinë është ajo që përcaktohet nga mërrëveshja e nënshkruar këtë vit. Negocimi dhe nënshkrimi i marrëveshjes me Geqinë, është baza e vetme juridike që mundëson përcaktimin e vijës ndarëse, apo me termin e përgjithshëm, përcaktimin e kufirit detar ndërmjet dy vendeve".

    ******************************************

    Kompania, kërkime në bregdet "Joni 5" nga Shqipëria e Jugut afër kufirit verior të Greqisë

    MedOil, "zbuloi" 1.6 miliardë barrela naftë në Jon

    Grekët e duan pjesën e detit, për naftën. Rrëfimit z. Ferit Hoxha, ish - sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme dhe kryetari i grupit që përfaqësoi Shqipërinë në bisedimet për ndarjen e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, dhe aktualisht ambassador i Shqipërisë në OKB, i shtohen edhe të dhënat e shumta për pasuritë që fshihen nën tabanin e detit Jon dhe atij Adriatik. Bëhet fjalë për rezerva të shumta nafte dhe gazi, që sipas pretendimeve të firmave të huaja, do të zbulohen së shpejti.


    Radioja britanike BBC, intervistoi në vitin 2006, z. David Thomas, drejtor i kompanisë MedOil, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje me qeverinë shqiptare për kërkimin e naftës dhe gazit, sipas të cilës kjo kompani do të ketë të drejtë të zhvillojë kërkime në detin Jon dhe Adriatik për një afat 20 - vjeçar. Tomas shprehej se rajoni i Mesdheut është fokusi aktual gjeografik.


    Sipas marrëveshjes së nënshkruar në Tiranë në shtator 2006, mes ish-ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Rulit dhe drejtorit ekzekutiv të MedOil, Xhozef MekNajf, parashikoheshin tre faza kërkimi brenda shtatë vjetësh me një kosto prej 20.3 milion eurosh.


    MedOil, e cila përqëndrohet kryesisht në eksplorimin në Evropën Jugore dhe Afrikën e Veriut, u lejua të punojë brenda të ashtuquajturës bregdeti "Joni 5", afërsisht 2,500 km katrore të tabanit detar nga Shqipëria e Jugut, duke u shtrirë deri në kufirin verior të Greqisë.


    Drejtori Dejvid Thomas, duke komentuar marrëveshjen me qeverinë shqiptare tha: "Jemi të kënaqur që na është dhënë leja e këtij bregdeti me perspektivë të lartë, në bllokun e të cilit janë identifikuar tre ndërmarrje hidrokarburesh, të gjitha me analoge të suksesshme në rajonin e Adriatikut.


    Një numër shembujsh dhe parashikimesh janë hartografuar tashmë, duke përdorur të dhënat sizmike ekzistuese 2-D," shtoi ai.


    Kompania britanike do të kryejë eksplorimin në tre faza në detin Jon nga gadishulli i Karaburunit në qytetin më jugor të Sarandës dhe në zonën e Durrësit në detin Adriatik.


    "Faza e parë do të zgjasë dy vjet, i dyta tre dhe e fundit dy vjet të tjera. Kontrata, në rastet kur ka zbulime të burimeve të reja, do të jetë 20 vjet.


    Ministria ka bërë kërkimin e vet në zonat e lira për eksplorim, për naftë dhe gaz në tokë dhe në det dhe tani i ka gati ato për kompanitë ndërkombëtare," shpjegonte Ruli. Një vit më vonë, në gusht 2007, MedOil e Britanisë, njoftoi se kishte përfituar të drejtat e zbulimit dhe të zhvillimit për hidrokarburet në detin Ion.


    Ajo do të drejtonte operacionet e saj në një zonë që shkon nga gadishulli i Karaburunit deri në qytetin më jugor të Shqipërisë, Sarandë. Statistikat zyrtare parashikojnë se mund të gjenden deri në 1.8 miliardë barrela rezerva nafte. Sipas kontratës, qeveria do të marrë midis 10% dhe 60% të të ardhurave të naftës, bazuar në thellësinë e shpimit.


    Analistët llogarisin që përqindja ka gjasa të jetë midis 10% dhe 12%. Firma britanike po investon rreth 20 milion $ në projektin gjatë shtatë viteve të ardhëshëm. Ajo ka të drejtën kontraktuale të shfrytëzojë burimin për 20 vjet duke filluar nga data e gjetjes së naftës.


    Lapsus?


    Ndarja e kufijve, Gërveni: "Kufijtë, edhe për kontrabandë"

    Lapsus apo e vërtetë? Admiral Kristaq Gerveni, ndërsa po fliste dje pas z. Ferit Hoxha për gjirin e Sarandës, për konceptimin e kalsifikimit të tij, si dhe për përfitimet që vijnë nga ndarja e kufijve detarë, në një moment u shpreh: "Ndarja e kufijëve të ujërave detare është me rëndësi të veçantë për lundrimin, peshkimin dhe kontrabandën".???!!!
    ______________

    http://www.shekulli.com.al/2009/10/1...er-naften.html

  4. #264
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Oksidental Petrolium punoi per disa vjet ne jug pa arritur te lokalizoje xhepa naftembajtese. Po ashtu dhe Chevron.

    Si u behet e mundur gjetja e naftes tash nga Medoil? Di kush se cila eshte kjo kompani fantazem MedOil? Mos eshte Dege e Mamidakis Oil qe u pasurua duke na shitur qymyr per metalurgjikun e Elbasanit e duke blere nafte nga ne?

    Per cfare lloj farse po flasim?
    Ndryshuar për herë të fundit nga javan : 27-10-2009 më 07:07

  5. #265
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Ceshtja e ndarej se kufirit u iniciua nga pala shqipetaresi nje kusht i percaktuar ne detyrat e BE-se.Nese ka dyshime , ne kemi votuar deputetet tane qe te mbrojne interesat tona, pra le te shkojne socilaistet ne parlament dhe te shohim se si do ta diskutojne kete ceshtje.Socialistet shqipetare dihet mire se jane vegel e politikes greke, qe nga koha e Nanos.Dhe sot ne tribunat e Papandreut, Edvini dregoi 20 deputete shqipetare per ta mbeshtete ate.Sot i shohim te akuzojne si kurva qe kane dritaret perballe.Kjo seshte serioze , debatet behen ne parlament, dhe jo si llaxore karnavalesh.

  6. #266
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Anesti_55 Lexo Postimin
    Ceshtja e ndarej se kufirit u iniciua nga pala shqipetaresi nje kusht i percaktuar ne detyrat e BE-se.Nese ka dyshime , ne kemi votuar deputetet tane qe te mbrojne interesat tona, pra le te shkojne socilaistet ne parlament dhe te shohim se si do ta diskutojne kete ceshtje.Socialistet shqipetare dihet mire se jane vegel e politikes greke, qe nga koha e Nanos.Dhe sot ne tribunat e Papandreut, Edvini dregoi 20 deputete shqipetare per ta mbeshtete ate.Sot i shohim te akuzojne si kurva qe kane dritaret perballe.Kjo seshte serioze , debatet behen ne parlament, dhe jo si llaxore karnavalesh.
    Pala shqiptare punon për Grekun nuk është palë shqiptare. Kur të zgjidhet pala shqiptare me votat e popullit atëhere do flasim për palë shqiptare.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #267
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Ne Shqiperi (jug) nuk ka nafte. Me sakte nafte per nxjerrjen/rafinimin nga squfuri te se ciles nuk tejkalohet cmimi i shitjes ne treg.

    Cfare kuptimi ka deklarata e kryesuesit te delegacionit shqiptar, qe greket duan naften, kur aty nuk ka nafte?

    Cfare duan Greket ne te vertete?

    Kemi edhe variantin Meksi, sipas te cilit pala Shqiptar i ka paska kerkuar asaj Greke te vendose kufijte vite me pare. Pala Greke nuk ka paranuar, sepse kjo do te thoshte 1) heqje te Ligjit te Luftes 2) pamundesi per te ushtruar planin gllaberues ndaj jugut te Shqiperise ne 1997.

    Per nje moment le te mendojme qe vendosja e kufijve detare ne disfavor te mileazhit ujir shiptar eshte fitore diplomatike. Lindin pyetjet:

    1. A do revokohet Ligji i Luftes?
    2. Pse dalin ne siperfaqe argumente te paqene si psh Nafta?
    3. Pse pikerisht tani Greqia bie dakort?
    4. Ka ndonje dallavere te Greqise me Serbine per Mitrovicen?

    etj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga javan : 27-10-2009 më 19:06

  8. #268
    i/e regjistruar Maska e agas
    Anëtarësuar
    22-05-2009
    Postime
    258
    Me e pakta qe mund te bejne keta deputete qe ndodhen tani ne parlament nuk duhet ta ratifikojne marveshjen e firmosur nga Sali Berisha dhe Lulzim Basha.Por kush ndihet shqiptar ne keto moment5e duhet ta tregoje veten perballe ketij turpi ne te cilin e ka futur kjo qeveri shqiperine dhe shqiptaret.
    Jetoni për Shqipëri dhe vdisni për të.

    N.Frashëri

  9. #269
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Qeveri? Ne kemi pare '97 kur qeveria doli nockout ndaj planit te pergatitur nga te tjere. Ata qe bejne lojen jane ne prapaskene. Cilet jane prapaskena e politikes shqiptare?

    Cdo hap i gabuar ne Shqiperi rrezikon vete ekzistencen e Kosoves.
    Ndryshuar për herë të fundit nga javan : 27-10-2009 më 19:11

  10. #270
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-06-2009
    Vendndodhja
    webcam or email ne tek tvsh21@yahoo.com
    Postime
    825
    shqiperia e jugut eshte epiri i veriut dhe territoret bregdetare jane greke. kete e them jo se pjestare te familjes jane antare te omonias por si nje i lindur ne shqiperine e jugut.

    sali berisha nuk po ben favore ai po ndan pjesen e marre te grekut

Faqja 27 prej 93 FillimFillim ... 1725262728293777 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ritet kufiri maksimal i tenderimit ndërkombëtar nga 2 milionë USD në 10!
    Nga RaPSouL në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 15:10
  2. Kufiri i lirisë fetare
    Nga Akili-A në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 22-11-2006, 09:48
  3. SHPK: Të mbyllet kufiri për adoleshentët shqiptarë
    Nga Humdinger në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-10-2006, 10:26
  4. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-04-2006, 13:37
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-02-2004, 04:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •