Shqipëria: 90'000 km/2, 28'000 kufirë shterorë, 68'000 tokë jashtë këtij kufiri në të gjitha viset shqiptare
Nga Nju Jork (SHBA) BEQIR SINA
Brooklyn NY : Në një material të botuar në Revistën "Mbrojtja",(Organ Ushtarak e Kulturor i Ministrise Mbrojtjes) është dhënë një informacion i plotë për shtrirjen territoriale të Shqipërisë, marrë nga Fjalori Enciklopedik rus, Shën Peterburg, 1890, zëri"Albania"(nën redaktimin e prof. I.E.Andrejevskit, botuesit F.A. Brokgoz, Maipcig, I. A. Efron). Sipas këtij studimi të mirëfillët dhe prestigjoz mbi të gjitha, shkruhet se : Albania quhet në gjuhën shqipe Shqipëria, turqisht Arnaut: ajo përfshin pjesën perëndimore dhe jugperëndimore të zotërimeve të Perandorisë Osmane në Evropë. Shqipëria përbëhet nga krahina e Epirit dhe të Ilirisë së Vjetër. Laget nga deti Jon dhe nga deti Adriatik, bregdeti i të cilëve shtrihet nga Gjiri i Artës deri në bregub tjetër të lumit Buna(Mali i Zi) d.m.th , nga 39 gradë deri në 42 gradë gjërsi gjeografike veriore.
Shqipëria: 90'000 km/2 e barabart kjo, me 28'000 kufirë shterorë dhe 68'000 tokë jashtë këtij kufiri në të gjitha viset shqiptare.
Në veri, kufinjtë e saj formohen nga krahina pranë Malit të Zi, Ulqinit dhe nga toka e Sanxhakut të Novi Pazarit, të pushtuara nga Austria. Shqipëria, në jug kufizohet me Gjirin e Artës dhe me mbretërinë greke.Me kalimin e kohës, më 1881, Greqisë i'u dhanë tokat të Shqipërisë. Për këtë arsye, lumi i Artës sot është lumi kufitar midis Greqisë dhe Shqipërisë. Në lindja , kufiri mbetet i papërcaktuar. Po të gjykojmë, duke marrë parasysh kushtet historike,përbërjen e popullatës, si dhe kufijtë sipas ndarjes administrative osmane, Shqipëria, me të gjitha pjesët e saj të një sipërfaqe prej 90'000 km/2, 28'000 kufirë shterorë 68'000 tokë jashtë këtij kufiri, llogaritur në të gjitha viset shqiptare.
Bregdeti i Shqipërisë: Albano- Adriatike dhe Albano-Jonike
Shqipëria nuk është e zhveshur nga rëndësia, për shkak të pozicionit të saj që ka afër detit. Bregdeti i Shqipërisë afrohet pranë gadishullit Apenin 70 km dhe, falë këtij pozicioni të favorëshëm, kryhet ndërlidhja me Italinë dhe fuqitë e tjera evropiane. Distanca nga brigjet e lumit Buna deri në Prevezë është rreth 330 km. Ndarjes së bregdetit shqiptar në dy pjesë të barabarta, në Albano- Adriatike dhe Albano-Jonike, i përgjigjet edhe pjesa e brëndëshme e tokës shqiptare. Shqipëria përcaktohet plotësiht me daljet jugore të sistemit të Alpeve Dinarike dhe Dalmatike, megjithatë, nga pika nyje e lartësisë së Shardagut, 2600 m, me male të ndryshme, të dëgjuara qysh në kohën e Thesalisë së vjetër.
Shqipëria e Sipërme
Në veqanti, pjesët që i takojnë kurrizit të Gramozit dhe të Pindit dallohen, ndërmjet të tjerash, se ato janë kundërvënie midis Shqipërisë së Sipërme, të Veriut, dhe asaj të Poshtëme të Jugut.Shqipëria e Sipërme, që është Iliria e vjetër , zbret me shkëmbinj të thepisur në brigjet e Adriatikut. Në këtë brigje, thellësia e detit ndryshon në mënyrë të theksuar, ndërsa në ato pjesë që i përkasin Bunës, Drinit dhe Durrësit, thellësitë janë të vogla. Në këto toka mbizotrojnë sëmundje epidemike; kjo gjë ka bërë që banorët e këtyre viseve të largohen në male dhe në brigjet e liqenit të Ohrit.
Shqipëria e jugut(Epiri i vjetër)
Ndryshe nga Shqipëria e Sipërme; Shqipëria e jugut(Epiri i vjetër) përbëhet nga tokë krejtësisht vullkanike, gjë që tregon edhe emërtimi i vjetër që kanë malet e Himarës. Në këtë vend ndodhin termete, që nuk janë të fuqishme. Malet, njëri nga tjetri, paraqiten me ndërprerje; ato kanë lartësi të ndryshme, me gryka krateresh të shuara; në pjesën më të madhe të tyre janë të thepisura. Ato zbresin drejt detit vetëm afër Filatit, përball Korfuzit;deri te pika e fundit , Preveza, hasen pika tokësore që kanë fushë bregdetare.
Krijoni Kontakt