Close
Faqja 37 prej 93 FillimFillim ... 2735363738394787 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 361 deri 370 prej 921
  1. #361
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    ja, edhe greket e moren sinjalin se kali qe ata kane preferuar - salis - nuku ben per ate pune ...

    ndaj behet me iminente ndrrimi i kuajve ...

    do ti arrijne ato "ombjektivat" e tyre urte e bute me edverne, e jo me zhurme e potere me salis, te cilit sa me shume i bien dhembet, aq me shume gafa e shkallime krijon e ben ...

  2. #362
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    ja, edhe greket e moren sinjalin se kali qe ata kane preferuar - salis - nuku ben per ate pune ...

    ndaj behet me iminente ndrrimi i kuajve ...

    do ti arrijne ato "ombjektivat" e tyre urte e bute me edverne, e jo me zhurme e potere me salis, te cilit sa me shume i bien dhembet, aq me shume gafa e shkallime krijon e ben ...

    Nuk e kuptoj se c'fare justifikimesh bejne militantet e Saliut!!!

    Saliu me te gjithe ata qe deri dije nuk kishin nje kacidhe, sot dolen me te pasurit e vendit u munduan ta shishnin kete tradheti te rradhes, por nuk munden dot. Sic thashe te vetmit njerez qe e mbrronin dhe e mbrojne akoma kete jane Salilepiersit dhe injorantet te cilet nuk dine me teper! Na qenka shqetesuar edhe Athina, c'fare pergjigje do ti japi Saliu tani Nicholas Gage dhe Janulles? ehhh thuaj, c'na ka gjetur me keto idjotat tane!!! Plae del edhe Iliri edhe na jep rrenat e rradhes, njerez pa fytyre.



    Kufiri, Athina: Te shqetesuar nga vendimi


    Athina zyrtare ka reaguar pasditen e sotme ndaj vendimit te Gjykates Kushtetuese te Shqiperise, qe anulon marreveshjen kufitare me Greqine, duke deklaruar se eshte shume e shqetesuar.

    Numri dy i diplomacise greke, Dimitris Drucas ka deklaruar se do te kerkoje sqarime nga qeveria shqiptare per kete vendim.

    “Ky eshte nje zhvillim qe nuk na ben te lidhur. Jemi te shqetesuar per kete situate dhe ne pritje te sqarimeve te ketij vendimi. Ne nuk mund te komentojme vendimet e gjykatave, por presim nga pala shqiptare qe te vendose nje zgjidhje te ceshtjes”, ka pohuar Drucas.

    Ai ka shtuar me tej se do te takohem qe sot ne Londer me homologun shqiptar Ilir Meta per daljen nga kjo situate.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  3. #363
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Pakti, ku gaboi qeveria



    Koloneli ne pension Myslym Pashai ka sot arsye te gezohet. Ai ishte i pari qe tundi kembanat e alarmit per marreveshjen e kufijve detare me Greqine.

    Ai ishte ne krah te deputeteve socialiste Saimir Tahiri dhe Damian Gjiknuri ne seancen ne Gjykaten Kushtetuese.

    Gati dy muaj me pas, njoftimi i Gjykates thekson se projekt-marreveshja bie ne kundershtim edhe me Konventen e Trete Nderkombetare te OKB-se per te Drejten e Detit, te vitit 1982.

    “Shqiptaret kane humbur mesin e kanalizt te Korfuzit sepse kane diktuar ishujt dhe pjesen shkembore e ka arqipelagu i Korfuzit. Brezi shkembor i Barketes eshte marre si pike fillestare per te matur detin territorial mes dy vendeve. Ata fitojne tre here hapesire ujore, ndersa ne vetem nje. Mjafton te kishte nje vije bazore qe te mbyllte gjirin e Sarandes, ne menyre qe ne marreveshjen me Greqine kjo pjese te mos perfshihej”, ka deklaruar Pashai.

    Vendimi i Gjykates Kushtetuese nuk eshte zbardhur ende, por teorikisht, qeveria shqiptare eshte e detyruar te nise rinegocimin e marreveshjes, tashme me dhe ne kushte te reja, te cilat jane percaktuar nga vendimi i Gjykates Kushtetuese.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  4. #364

    Nestorp, kam pershtypjen se je nje njeri me dinjitet

    Citim Postuar më parë nga nestorp Lexo Postimin
    Sigurisht qe ashtu eshte e nuk e luan topi,por saliu per interesa e karriges se tij nuk i referohet ''kaldajes'' se Londres.Ajo ndarje e qe eshte bere me 1913-n duhet te jete baza e diskumit dhe shenimi te kui detar.
    Po miku im nuk di dka se qe nga 1913-a mbi uj kane dal edhe disa shkbinj qe nuk kane egzisu ne koh dhe sliu e ka te lete,se bashku me e cobanin ,te cilin e ka bere kunderadmiral te flotes detare(Gervenin).Shpresojme se cdo gje do te shkoje ne interes te Shqiperise.Pra kufiri duhet shenuar ashtu sic u vendos me 1913-n.Saliu nqse vendos perseri arbitrarisht per kufirin tone detar,po vendos edhe fundin e tij ne pushtet,por demi i behet gjithe shqptarve.

    PS:Me bene pershtypje aktivizimi dhe interesimi i filogrekve per kete ceshtje.Sic duket nuk po ndihen mire nga ky refuzim i bere nga Kushtetuesja.

    Nestop,
    Ne pergjithesi diskutimet e tuaja jane dinjitoze ne permbajtje. Une i lexoj gjithmone me interes. Interesi me lind nga fakti qe ti, ke nje eksperience personale aktive ne proceset demokratike dhe kryesorja gjykimi jot me duket gjithmone i mbeshtetur ne aresye dhe jo ne emocione.
    Pranoje te lutem si nje kompliment qe ta beje me dashamiresi.


    ..tani prano dhe nje verejtje dashamirese.
    Thashe qe diskutimet e tuaja jane dinjitoze ne permbajtje. kurse ne paraqitje me gabime ortografike nga shpejtesia. Keto gabimet e vogla ortografike stonojne shume dhe jane ne kontrast te madh me idete e qarta e te fuqishme te diskutimit tend.

    Cfare te keshilloj, gjithmon kur poston pergjigjen..me bej nje favor, lexoje diskutimin tend te postuar me vemendje dhe sy kritik. Konstato gabimet ortografike se ku i ke dhe kliko tek fjala " ndrysho" qe ndodhet poshte diskutimit tend. Mbas kesaj lexo dhe bej ndryshimet ose korigjimet e nevojshme dhe ne fund kliko tek fjala" Ruaj".
    Mbas kesaj , lexoje dhe shijoje edhe nje here diskutimin tend ,tani pa gabime, dhe do te me kujtosh..se do te ndjehesh me mire.

    Nestor, te gjithe bejme gabime kur shkruajme. Por, a te ka bere pershtypje qe "brari" , miku jot, dhe "Albo" dhe plot te tjere ..ke shume deshire kur i lexon dhe ata nuk kane pothuajse asnje gabim ortografik?

    Ne duhet te mesojme nga me te miret.

    Diskutimi ne kete forum nuk eshte nje diskutim i thjeshte. Ne po mundohemi qe te ndikojme dhe t'i ndryshojme mendimin ndonjerit, pjesetar i shoqeris, pra vete shoqerise. Ne nuk e kuptojme, por me keto diskutime , secili eshte pjesemares ne berjen e historise.

    Le ta bejme historine pa gabime.


    Nestorp, te lutem mos repliko direkt. Kjo nuk eshte personalisht per ty, nepermjet teje, une i drejtohem te gjithe forumistave. Ne se nuk e ke keqkuptuar do te me mjaftonte nje replike shkurt.

    Te pershendes dhe te uroj gjithe te mirat ty, brarit mikut tend. Albo-s, dhe gjithsecilit qe e lexon kete shenim.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ASrock4u2 : 27-01-2010 më 19:39
    Emrin e kam Agim dhe me therrisni, Gimi.

  5. #365
    Përgëzime edhe antarëve të Gjykatës Kushtetuese të cilët nuk pranuan të përfshihen në këtë marrëveshje të turpshme antikombëtare, por unanimisht e rrëzuan paçavuren që gatuan gjakprishurit, horrat, lakejtë, puthadorët e bythëlëpirësit e Athinës zyrtare e cila e kishte planifikuar prej vitesh të tëra.

  6. #366
    baptist ku eshte mo ?po me ben pershtypje qe nuk po jep mendimin e tij
    se po pres me padurim ta lexoj...
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  7. #367
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069
    Amerika po derdh gjak Amerikani per te kthyer ne vend gabimet e historise ne Kosove grreket dashkan qe me nje firme te marrin sa tju doje pallaska.
    Ka çeçua biçak or mik.

    ps.(me turp e them kete me lart.........ne ku jemi?????)
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  8. #368
    Citim Postuar më parë nga shitesi Lexo Postimin
    Amerika po derdh gjak Amerikani per te kthyer ne vend gabimet e historise ne Kosove grreket dashkan qe me nje firme te marrin sa tju doje pallaska.
    Ka çeçua biçak or mik.

    ps.(me turp e them kete me lart.........ne ku jemi?????)
    asnjeri nuk ben asgje pa leverdi i duhet pak perkrahje amerikes ne ballkan do e shikojme dhe punen e kosoves prit prit prit .......
    po na i kishte borxh qe dje per kosoven?
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  9. #369
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069
    Citim Postuar më parë nga HELEN OF TROY Lexo Postimin
    asnjeri nuk ben asgje pa leverdi i duhet pak perkrahje amerikes ne ballkan do e shikojme dhe punen e kosoves prit prit prit .......
    po na i kishte borxh qe dje per kosoven?
    Nuk jam dakort me kete arsyetim.Nje gjarper te ka mberthyer per fyti dhe dikush vjen dhe e vret.Do ishte kulmi qe ti i shpetuari te mendoje qe e beri qe te shpetonte veten se pasi te me hante mua do hante dhe ate.
    Kjo nuk shkon faaree me vjen keq
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  10. #370
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Une nuk e di ne cfare borxhi ka hyre Salias ose Salovic ! Menjehere sapo u morr vesh se Gjykata Kushtetuese nuk do ta aprovonte "shitjen" apo "faljen" e territorit shqiptar , tak doli ne skene propozimi i qeverise per vetdeklarimin e fese dhe te kombesise !

    Greku humbi nje beteje , por ai nuk ka hequr dore nga lufta (edhe formalisht e mban ne kembe ligjin e luftes) prandaj te dashur forumiste , pa dallim feje , krahine , ideje dhe partije , te jini vigjilente ndaj cdo tentative te re !

    Edhe ata qe bejne pjese ne forca politike te caktuara , te kerkojne llogari nga forcat ku bejne pjese per cdo gje qe ka te beje me vendin , dhe jo te konstatojme si ketu tifoze kokebosh qe per te mbrojtur nje person te deshtuar apo partine , jane gati te shesin atdheun ! TURP !

    Ju bej thirrje dhe atyre PD-isteve qe jane ne forum t'i kerkojne llogari partise se tyre dhe qeverise per zullumet e reja qe po na pergatit me grekun !

    Le te derdhim pak me shume energji tani ne paqe, me sa eshte mundesia, qe te kursejme jetet tona dhe te vellezerve tane nga ndonje situate e keqe ! Asgje s'ka ndryshuar na tregon historia edhe e para pak kohesh , edhe e sotmja ! Brezat tane paraardhes na e sollen Atdheun neve, duke derdhur shume lumenj gjaku dhe duke bere shume sakrifica !

    Ne kemi nje mundesi me shume qe femijte tane te mos heqin ato sakrifica qe kaluan te paret tane . Por per kete na duhet te "mbledhim mendjen ne koke" sic thote edhe Naimi !

    Te veme Atdheun mbi te gjitha , pa dhe vete do te jetojme me mire dhe femijeve tane qe do te bejme , do t'u leme nje vend me te sigurte dhe me pa vuajtje !
    Ndryshuar për herë të fundit nga bamatat : 28-01-2010 më 13:22

Faqja 37 prej 93 FillimFillim ... 2735363738394787 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ritet kufiri maksimal i tenderimit ndërkombëtar nga 2 milionë USD në 10!
    Nga RaPSouL në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 15:10
  2. Kufiri i lirisë fetare
    Nga Akili-A në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 22-11-2006, 09:48
  3. SHPK: Të mbyllet kufiri për adoleshentët shqiptarë
    Nga Humdinger në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-10-2006, 10:26
  4. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-04-2006, 13:37
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-02-2004, 04:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •