Kufiri ujor, firmoset me Greqine
E Hene, 06 Tetor 2008
Pas marreveshje, vija kufitare nuk do te ndryshoje me sipas levizjeve te shtreterve te lumenjve dhe liqeneve
Per here te pare Shqiperia do te percaktoje qarte dhe ne menyre te pandryshueshme kufijte ujore me Greqine. Lajmi u be i ditur dje nga Ministria e Mjedisit, sipas se ciles pervecse me fqinjet do te percaktohen kufijte, palet do te angazhohen edhe per mirembajtjen e lumenjve dhe liqeneve kufitare.
Kufijte
Pavaresisht se si mund te ndryshoje shtrati i lumenjve apo dhe liqeneve qe na kufizojne me Greqine, asnje prej vendeve mund te ndryshoje vijen kufitare ujore. Sipas zv/ministrit te Mjedisit, Aleksandes Garuli ne marreveshjen qe do te nenshkruhet se shpejti ne Janine do te percaktohen sakte kufijte ujore te Shqiperise. "Eshte vendosur qe te percaktohen saktesisht kufijte mes dy vendeve, pavaresisht nga levizja shtratit te liqenit te Prespes apo e perrenjve qe kufi", deklaroi Garuli. Sipas pas kesaj marreveshjeje kufiri do te kete nje linje te qarte dhe te percaktuar mes dy vendeve. Por pervec percaktimit te vijes kufitare, specialistet e te dyja vendeve parashikojne edhe mirembajtjen e liqeneve dhe lumenjve te perbashket qe deri me sot jane shfrytezuar ne menyre abuzive nga greket. "Pala greke tashme e quan veten pjese e ketij procesi dhe disiplimini i metejshem i ujerave kufitare do te thote qe do te sanksionohet me vendime qeverie dhe te parlamenteve te dy shteteve", theksoi Garuli.
Problemet
Me percaktimin e sakte te vijes kufitare ujore mes dy vendeve parashikohet qe te mbyllen nje sere problemesh qe jane hasur shpesh gjate ketyre koheve te fundit. Duke qene se liqenet kryesisht nuk kane nje kufi te percaktuar shpesh peshkataret shqiptare jane hasur me probleme per shkelje te ujerave territoriale. Kryesisht keto fenomene jane hasur ne zonen e Liqenit te Shkodres, por gjithsesi nuk mbeten pas edhe ato ne liqenin e Prespes. Sipas vete peshkatareve, tani nuk do te kene me probleme me rojet kufitare te vendeve fqinje, pasi gjithcka do te jete e percaktuar qartesisht se deri ku mund te lundrojne. Territori i Republikes se Shqiperise eshte i perbere nga nje siperfaqe territoriale prej 28 748 km katrore, ka nje kufi me gjatesi qe shtrihet prej 1094 km me nje vije kufitare prej te cileve kufi tokesor ka 657 km, kufi detar ka 316 km, lumor 48 km dhe liqenor 73 km. Me firmosjen e kesaj marreveshjeve mes dy vendeve do te saktesohet perfundimisht vija kufitare ujore.
KJ
Krijoni Kontakt