Ministri i Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, z. Lulzim Basha, zhvilloi sot nje takim me ndërtuesit e infrastruktures rrugore ne vend.

Fjala e Ministrit Basha gjate takimit:

Deshiroj te njoftoj komunitetin tuaj te veprave publike, se Keshilli i Ministrave ka kaluar nje vendim te propozuar nga Minstria e Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, per ngritjen e nivelit minimal per tendera te hapura nderkombetare, ose e thene ndryshe per rritjen e kufirit maksimal te tenderimit nga buxheti i shtetit nga 200 Milione Leke ne 1 Miliarde Leke.

Ky eshte nje vendim i pergatitur nga specialistet e kesaj ministrie ne konsultim edhe me komunitetin e ndertuesve, eshte nje vendim qe ne besojme se do te ndryshoje menyren e trajtimit te firmave vendaseve ne ndertimin e veprave publike dhe vecanerisht ne ndertimin e rrugeve, duke i dhene fund diskriminimit te fshehte ndaj ketyre firmave, shpesh here ne favor te firmave te huaja, por qe ne fakt punet i kane kryer gjithmone me ane te firmave tona, ne masen me te madhe.

Ne kete kuader, kjo thekson edhe nje here ate qe kemi thene vazhdimisht, qe ne jemi te vendosur qe punet publike, axhenda e ndertimit e te cilave do te jete mjaft e ngjeshur, jo vetem kete vit por edhe ne vitet ne vazhdim, te jete themeli i bashkepunimit dhe partneritetit mes Qeverise dhe firmave te ndertimit.

Ka patur nje rreth vicioz, ku firmat shqiptare mund te konkuronin vetem ne projekte ne vleren 2 milion dollare, dhe qe te konkuronin ne projekte mbi 2 milione dollare duhet te kishin eksperience per pune mbi 2 milione dollare. Futja ne kete rreth vicioz te krijuar nga administrata nuk shpjegonte se ku do ta merrnin eksperiencen ndertuesit shqiptare qe te konkurronin ne objekte te tilla. Ose do te ishin prokurime te drejteperdrejta ose i binte qe ndertuesi shqiptar te shkonte ne Afrike, Azi apo Amerike Latine, te kryente atje projekte mbi 2 milione dollare, te fitonte eksperiencen dhe pastaj te kthehej te merrte pjese ne tenderat ne vendin e tij.

Kesaj situate absurde i jepet fund me kete ndryshim ne ligjin e prokurimit. Sigurisht si Qeveri kemi edhe nje objektiv te qarte ne kete drejtim, objektivin e nje numri projektesh te klasifikuara si rendesi kombetare qe do te fillojne kete vit. Do te theksoja ne vecanti segmentin Kalimash - Morine, te autostrades Durres - Prishtine, ky segment, projekti i te cilit eshte gati, do te tenderohet kete jave. I ndare ne 8 lote me nje vlere nga 6 - 9 milione dollare, cdo aks ne nje vlere nen 10 milione dollare. Dhe do te tenderohet sipas procedurave te tenderimit te hapur kombetar.

Ky eshte nje informacion i hapur dhe i publikuar ne te gjitha instrumentat e Qeverise dhe Ministrise, eshte edhe nje ftese qe i behet biznesit vendas te marre pjese aktivisht ne ndertimin e kesaj vepre madhore strategjike kombetare dhe te marre pjese jo si nen-kontraktor, as si sherbetor i konsorciumeve nderkombetare, por te marre pjese ne menyre te drejte per drejte, duke dhene si prove dhe garanci te aftesive te tij punen e bere deri me sot.

Edhe ne kete kuader, ne kemi propozuar dhe do ta shqyrtojme ne mbledhjen e ardhshme te Qeverise, disa ndryshime te tjera dhe udhezime te Keshillit te Minstrave per prokurimet ne ndertime, qe do te bejne te mundur qe firma me eksperience te mjaftueshme ne keto objekte te konkurojne pa kufizime ne keto tete lote te rruges Kalimash - Morine, 7 prej te cilave hapen kete jave dhe i 8-ti, projekti teknik i te cilit perfundon brenda muajit Maj, do te tenderohet ne vijim.

Keto levizje i bejme me ndergjegjesim te plote dhe pa patur asnje dyshim ne aftesite tuaja per te realizuara objekte te ketyre madhesive dhe kesaj rendesie per ekonomine shqiptare, ne kuader te ketij partneriteti mes jush dhe Qeverise.

Pavaresisht nga e kaluara, pavarsisht nga retorika politike, fakti eshte qe kjo Ministri dhe kjo Qeverie e sheh veten ne partneritet me secilin prej jush dhe me komunitetin tuaj ne teresi. Ky partneritet, eshte nje partneritet parimor, ku ne ju japim te gjitha mundesite qe ju te shpalosoni aftesite tuaja dhe ti ktheni parate e taksapaguesve shqiptare ne vepra te rendesishme qe taksapaguesi shqiptar ka mandatar, qe ekonomia shqiptare kerkon per zhvillime te metejshme dhe kjo Qeveri i konsideron priritare.

Ky eshte partneriteti dhe me fillimin e tij dhe materializimin e tij me punet e para qe do te fillojne tani dhe do ti vazhdojme me vone, merr fund edhe ajo periudhe ku kontraktoret konsideroheshin skllever te enteve prokuruese, qofte nga menyra si trajtoheshin, qofte nga menyra se si paguheshin fondet e kontraktuara, qofte kjo nga ai 15, 20 apo 25% rryshfet qe duhet ta linin brenda mureve te entit prokurues.

Ky eshte nje mesazh i qarte qe thuhet ne prani te te gjithe enteve te kesaj ministrie, e te kumboje ne veshet tuaj si pjesemarres ne kete proces, e te kumboje ne veshet e ish-seksereve dhe sekserve potenciale. Askush nuk do te kete akses te privilegjuar, te gjithe do te jeni te barabarte dhe do te trajtoheni te barabarte ne procedurat shteterore. Ky eshte partneriteti.

Ajo qe kerkojme nga ana juaj eshte perkushtim, cilesi, dhe ritem te larte te pune. Axhenda e puneve publike te Shqiperis keto kater vite eshte teper e ngjeshur per te toleruar zvarritje apo mos realizim afatesh. Nuk po themi qe ketu pergjegjesia nuk ka qene e ndare dhe shteti nuk ka patur pergjegjesi ne mos realizimin e fondeve te veta. Por, po sjellim nje fryme te re, duke thene se jemi koshiente qe nje pjese te madhe te fajit dhe te pergjegjesive te kaluara duhet ta mbaje administrata qe ne raste te vecanta ka vepruar sikur keto firma te ishin skllever te tyre, duke i detyruar te futen ne prokurim.

Ne kete perqasje te re, ne paraprime me projekte dhe studime teknike te qarta, te sakta, te detajuara. Qe marrin parasysh te gjithe kontigjencat e ndertimit te veprave publike. Kjo eshte dhe garancia e ndertimit te tyre dhe kjo do te jete edhe cilesia dhe rritmi i ndertimit te tyre. Sic e dini, ne disa vepra qe jane ndertuara para tre muajsh, para nje viti apo tre viteve, sot shpesh here i gjen ne shkaterrim e siper. Nuk ka nevoje te shkojme larg per te pare deshmite e kesaj, mjafton te dalim nga kjo godine.

Kjo tregon mungesen e kritereve, mungesen e standarteve, mungesen e normave ne planifikim dhe projektim. Edhe formalisht kesaj do ti jepet fund ne hartimin dhe kuadrin solid dhe pa ekuivoke te normave dhe standarteve ne ndertim. Nderkohe, keto norma dhe standarte te misheruara ne projektet qe do tju dorezohen juve dhe qe ju do ti merrni dhe ekzekutoni duhet te zbatohen pa asnje dyshim.

Ministria