“Bisha dykokëshe”, kënga antishqiptare që qarkullon në Maqedoni
SHKUP- Një këngë me përmbajtje me nota antishqiptare e mbushur plot vrer dhe parrulla cnjerëzore po qarkullon këto ditë në forume të ndryshme maqedonase.
Me vargjet “bisha të zeza dykokëshe, po na nxijnë Maqedoninë, dënoj o Zot, as në tokë, as në qiellë për shqiptarët vend nuk ka”, kënga është shkarkuar dhe në faqen sociale youtube duke përhapur edhe më shumë rrezikun e shpërndarjes dhe qarkullimit të saj në forume të tjera nacionaliste.
Ndërkohë aj që të bie më shumë në sy është sesi portale të ndryshme lajmesh në Maqedoni ekzistencën e kësaj kënga në lajm sensacionalpër shifrat rekord të dëgjueshmërisë, ndërkohë theksohet se e njëjta kënga përdoret si himn kënduar nga tifozët e klubit të futbollit "Teteks" të Tetovës, raporton Ina.
PËRMBAJTJA E KËNGËS:
Kaçakë, leckaxhinjë, bisha të zeza dykokëshe
Po na nxijnë Maqedoninë
As në tokë, as në qiellë për shqiptarët vend nuk ka
Dënoj Zot
Rrufeja ti vras
Asnjë rrënjë e tyre të mos ngelet
Autoritetet shtetërore deri tani nuk ka ndërmarrë asnjë masë për qarkullimin e këngës antishqiptare dhe raciste megjithëse ky nuk është rasti i parë që këngë të tilla dhe incidente me objekt fyerjen e shqiptarëve janë shënuar në Maqedoni
(el.me/BalkanWeb)
http://www.balkanweb.com/rajoni/2687...oni-80669.html
============================================
Po keto a jane te cmendur qe nuk marrin vesh??\
Besoj mund te kete donje prapavije dhe korrdinim te errte aty...
Vazhdojnë fyerjet ndaj Shqiptarëve
03/02/2012
Megjithë apelet e shumta për uljen e tensioneve nëpër terrenet sportive dhe ndalimin e fyerjeve në baza etnike dhe fetare, një gjë e tillë ka hasur në vesh të shurdhët tek tifozët e klubit të basketbollit ‘MZT’ Family Aerodrom. Në ndeshjen e fundit mes MZT dhe Torus-it, tifozët vendas gjatë tërë kohës lëshonin fyerje dhe thirrje raciste kundër shqiptarëve. ‘Le të kuptojnë shqiptarët e mallkuar se emri Maqedonas asnjëherë nuk do të vdesë… Maqedoni e pastër, e pastër kundër….. Ai që nuk kërcen është shqiptar…..” Këto janë pamjet që Televizioni Alsat M arriti të sigurojë. Ndiqini ato pa koment!
“Ne na pret lufta për liri… le të kuptojnë shqiptarët e mallkuar se emri ‘maqedonas’ asnjëherë nuk do të vdesë...le të kuptojnë shqiptarët e mallkuar se emri ‘maqedonas’ asnjëherë nuk do të vdesë. Maqedoni e pastër, Maqedoni e pastër, Maqedoni e pastër.”
http://alsat-m.tv/index.php/lajme/vendi/113064.html
============================================
“Aushvic për shqiptarët”!
Shkup, 3 shkurt - Në momentet kur të gjithë politikanët në Maqeodni, diplomatët e huaj, organizatat multilaterale, bashkësitë fetare etj., po bëjnë apel për qetësi, ftohje gjakrash në raportet ndërfetare dhe ndëretnike, të rinjtë maqedonas fushatën e tyre dhe gjuhën e urrejtjes kundër shqiptarëve e kanë vazhduar në faqet sociale të internetit.
Nga palestrat sportive në Beograd dhe Nish këngë me motive anti shqiptare, mesazhe për vdekje dhe shfarrosje të shqiptarëve në Maqedoni mund të gjesh kudo nëpër internet.
Së fundmi është krijuar një kanal tjetër në youtube me parollën “Aushvic për shqiptarët” ku duket një fotografi në të cilën digjet flamuri shqiptar.
Kanali në internet i përmban të gjitha këngët dhe tekstet e tyre që i këndodnin tifozët maqedonas kundër shqiptarëve në kampionatin evropian të hendbollit në Serbi.
Gjithashtu këtu janë të shkruara edhe parrullat të cilat së fundmi u gjetën në dyert e xhamisë së Manastirit “Vdekle për shqiptarët”.
Ndryshe, pas një ftese pulike në rrjetin facebook për sot është caktuar protestë kundër shqiptarëve në Manastir, me motën “kundër atyre që i ndezin kishat maqedonase”.
Policia edhe pse ka paralajmëruar se do të intervenojë të pastrohet gjuha e urrejtjes në internet, deir më tani nuk ka asnjë veprim të tillë.
=================================================
Parullë ofenduese për shqiptaret në mes të Shkupit
Persona, deri më tani të panjohur për policinë, në mes të Shkupit, në garazhin e posa inauguruar në lagjen Kapishtec, kanë vendosur një pankartë të gjatë rreth 20 metra me mbishkrim që ngjall urrejtje ndëretnike dhe ndërfetare. Mbishkrimi është shkruar në maqedonisht në një pëlhurë të bardhë: “Palite crkvi na sveta zemja, kleti dusmani ima da ve nema” (Ndizni kisha në tokë të shenjtë, armiq të mallkuar, do t’ju shfarosim).
Nga Komuna Qendër, në territorin e të cilës është shkruar mbishkrimi ofendues, thonë se ky është akt me të cilin merren mendjet e sëmura. Të tmerruar me parullat e vendosura në garazhin që u promovua të mërkurën nga ana e kryetarit të komunës, Vlladimir Todoroviq, zyrtarët e kësaj komune janë shprehur se menjëherë pas reagimit të gazetës “KOHA” për aktin e shëmtuar, ekipet përkatëse janë dërguar në terren për t’i hequr parullat. “Komuna e Qendrës rreptësishtë e dënon aktin e vendosjes së mbishkrimit në garazhin, në lagjen e Kapishtecit.
Për mendimin tonë gjestet ose veprimet e ngjashme janë në kundërshtim me dimensionin njerëzor dhe me respektimin e të drejtave të njeriut dhe të njëjtat mund të rezultojnë me ndarje të pabaza të popullatës vendase”, thotë Jovica Ackovski, zëdhënësi i Komunës së Qendrës. Sipas tij, gjatë orëve të pasdites së enjte shërbimet përkatëse të komunës kanë mënjanuar pëlhurën e vendosur në garazhin e ri, ndërsa në emër të komunës ai ka apeluar institucionet të gjejnë dhe sanksionojnë personat që kanë bërë aktin e shëmtuar vetëm pak orë pas lëshimit në përdorim të garazhit të ri. Policia nuk është e njoftuar me rastin, ndërsa vetëm premton se në rast të zbulimit të autorit, i njëjti do të sanksionohet. “Deri më tani nuk është paraqitur rasti në fjalë. Megjithatë, në rast se do të zbulohet identiteti i autorit, menjëherë do të merren masa për sanksionimin e tij”, deklaroi Liza Bendevska, zëdhënëse e Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup. (A.Z./KOHA)
Krijoni Kontakt