Close
Faqja 77 prej 93 FillimFillim ... 2767757677787987 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 761 deri 770 prej 921
  1. #761
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin


    Bota eshte bote e interesit. Maredheniet e mira mes shtetit shqiptar dhe atij grek i diktojne 700.000 shqiptaret qe jetojne e punojne ne Greqi. Kushdo qe minon keto maredhenie, minon mireqenien e atyre emigranteve dhe mireqenien e familjeve te tyre ne Shqiperi qe keta emigrante mbajne me buke. Ky eshte interesi im per Greqine, dhe ky eshte interesi i shtetit shqiptar me Greqine. Asnje problem tjeter mes dy vendeve nuk eshte me i rendesishem se sa mireqenia e atyre emigranteve. Pike.

    Albo
    Dmth greqia na ben presion me buken e atyre qytetareve per te perfituar ujrat tona teritoriale?????
    Le te kthehen ata emigrante ne Shqiperi. Nuk do vdesin per buke, te siguroj. Por kete toke e keto ujra qe te paret na i lane trashegim dhe qe gjysherit tane per mungese pergjegjesie i zvogeluan ketu ku jane katandisur, brezi yne e ka per detyre historike te mos i zvogeloje me tej, por perkundrazi ne eshte i zoti te rifitoje cfare eshte humbur.
    Nese nuk e mbrojme token dhe ujrat tona, historia do na mbuloje me turp per tere jeten. Pike.

    ps
    Se harova:
    Ne ato ujra ka aq nafte sa te hane 700 mije emigrantet buke rehat per 700 vjet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga 2043 : 07-09-2012 më 01:01
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  2. #762
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    - A je gati te akuzosh kryeministrin e vendit, drejtuesit e Ushtrise Shqiptare, drejtuesin e Flotes se Shqiperise, nenpunesit e Ministrise se Mbrojtjes, Ministrise se Jashtme, qe ishin te gjithe anetare te ketij komisioni ne kete mareveshje, per tradheti kombetare?

    Thuaje me plot goje qe une besoj se keta "i shiten detin Greqise" dhe jane tradhetare te kombit. Se keshtu ne ate mendjen tende te vogel, ti del si "shqiptar i vertete". Pak rendesi ka qe po akuzon per tradheti kombetare gjithe shtetin tend shqiptar dhe njeriun me te votuar ne historine e Shqiperise postkomuniste. Sigurisht, ti dhe shume mendjendritur si puna juaj, jeni me patriote e me te ndershem se ata qe kane 20 vjet qe dalin perpara shqiptareve per t'iu kerkuar votebesimin me vote.

    Albo
    Une jam gati te them qe, ashtu si the edhe ti, besoj ne Institucionet e Pavarura te Republikes se Shqiperise. Ne kete rast Gjykates Kushtetuese. Vendimin e kesaj Gjykate e ka pranuar dhe Berisha, i cili ka folur menjehere pas vendimit, dhe ka thene se ai do t'i permbahet verdiktit te Gjykates me te larte ne vend, garantit te Kushtetutes se Vendit. Kjo eshte ajo qe do te pohoj une. Dhe Berisha ka thene se, ne nje kohe tjeter, do te kerkohet te behet nje marreveshje e re, duke iu permbajtur sygjerimeve dhe duke rregulluar verejtjet qe ka bere GjK per marreveshjen aktuale. Kjo eshte ajo qe te them une.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  3. #763
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Bota eshte bote e interesit. Maredheniet e mira mes shtetit shqiptar dhe atij grek i diktojne 700.000 shqiptaret qe jetojne e punojne ne Greqi. Kushdo qe minon keto maredhenie, minon mireqenien e atyre emigranteve dhe mireqenien e familjeve te tyre ne Shqiperi qe keta emigrante mbajne me buke. Ky eshte interesi im per Greqine, dhe ky eshte interesi i shtetit shqiptar me Greqine. Asnje problem tjeter mes dy vendeve nuk eshte me i rendesishem se sa mireqenia e atyre emigranteve. Pike.

    Albo
    Shume dakort qe 700.000 emigrante jane te rendesishem dhe duhen bere kompromise per hir te tyre. Por kjo sdo te thote qe kompromisi te shkoje ne kufijte e tradhetise kombetare dhe shitjes se territorit, qofte ky dhe detar. Eshte paradoks te mendosh qe per hir te 700.000 vetave te sakrifikoj nje dicka qe ka rendesi strategjike per vendin tim. Po ashtu nuk mendoj se keta 700.000 sado ne nevoje te jene, do pranonin qe te shihnin vendin e tyre te copezuar thjesht per te siguruar nje qetesi (ne dukje) ne token fqinje. Them qetesi sepse 99% e tyre serisht jane pa dokumenta dhe te drejtat ne mos fare, i kane minimale. Marrveshja (e cila deri me sot nuk ekziston) eshte dicka pozitive pasi nuk le me vend per ekuivoke apo konflikte nderujore. Por marrveshja duhet te jete transparente dhe jo ne dem te vendit tone. Sic e tha the Station, askush nuk eshte kunder marrveshjes. Ketu po diskutohet se cfare disavantazhi i krijon kjo Shqiperise ne raport me Greqine. Dhe nese eshte greku ai qe pretendon ate qe si takon, atehere mardheniet fqinjesore nuk i minon Shqiperia por Greqia. Sa do vazhdojm te behemi vasal te tekave e kapriciove te grekut?

  4. #764
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,159
    Postimet në Bllog
    22
    MaDaBer + Darius, ose do te kini besim ne shtetin shqiptar, institucionet e tij, njerezit qe i drejtojne keto institucione, ose do te kini besim ne propaganden e interesave te vendeve te huaja dhe megafoneve te tyre mediatike ne Shqiperi.

    Vete thoni qe nuk e njihni mareveshjen, vete thoni qe mareveshja "i shiti detin Greqise", e nga ana tjeter pretendoni se mbeshtesni institucionet shqiptare.

    Ajo qe ju nuk kuptoni eshte se sulmi qe iu be institucioneve dhe njerezve te ketyre in stitucioneve ne Shqiperi, ishte shkelja e vertete e sovranitetit e pavaresise se Shqiperise, jo mareveshja e lidhur me Greqine.

    Albo

  5. #765
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    ShPo ashtu nuk mendoj se keta 700.000 sado ne nevoje te jene, do pranonin qe te shihnin vendin e tyre te copezuar thjesht per te siguruar nje qetesi (ne dukje) ne token fqinje.
    NE ASNJE MENYR,KURR.....

  6. #766
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    ...


    Une di qe Partia Socialiste zgjodhi qe te mos njihet ne komisione me mareveshjen ne Kuvend, as te mos e votoje ate fare, por shkoi dhe u ankua ne Gjykaten Kushtetuese duke evokuar nenin b) te kompetencave te Gjykates Kushtetuese, qe ka te drejte te japi mendim mbi kushtetueshmerine e mareveshjeve nderkombetare. Ose fletorja zyrtare eshte gabim, ose Kuvendi i Shqiperise e ka votuar vetem me votat e mazhorances dhe pa debat e diskutim.



    ...
    Ja cfare thote GJykata Kushtetuese ne Vendimin 15.04.2010:

    ...
    51. Nga materialet e paraqitura gjatë gjykimit të çështjes rezulton që nga ana e Këshillit të Ministrave të jetë lëshuar vendimi nr.653, dt.11.06.2009 “Për propozimin e projekt-ligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet RSH dhe RG, për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Nuk pasqyrohet procedura e miratimit në parim të marrëveshjes nga ky organ duke e bërë procesin jo të pajtueshëm me kërkesat e nenit 5 dhe 6 të ligjit për traktatet.
    ...



    ...
    kompetencave te Gjykates Kushtetuese, qe ka te drejte te japi mendim mbi kushtetueshmerine e mareveshjeve nderkombetare...
    "Mendimi" i GJK-se nuk eshte vetem mendim, por eshte interpretim (gjykim) final dhe i obligueshem per secilin institucion ne Shqiperi... Eshte fjala e fundit dhe e verteta perfundimtare.

  7. #767
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    MaDaBer + Darius, ose do te kini besim ne shtetin shqiptar, institucionet e tij, njerezit qe i drejtojne keto institucione, ose do te kini besim ne propaganden e interesave te vendeve te huaja dhe megafoneve te tyre mediatike ne Shqiperi.

    Vete thoni qe nuk e njihni mareveshjen, vete thoni qe mareveshja "i shiti detin Greqise", e nga ana tjeter pretendoni se mbeshtesni institucionet shqiptare.

    Ajo qe ju nuk kuptoni eshte se sulmi qe iu be institucioneve dhe njerezve te ketyre in stitucioneve ne Shqiperi, ishte shkelja e vertete e sovranitetit e pavaresise se Shqiperise, jo mareveshja e lidhur me Greqine.

    Albo
    Institucioni me i larte eshte Gjykata Kushtetuese...

    GJK e ka te drejten dhe kompetencen per interpretimin (gjykimin) perfundimtar te pothuajse cfardo veprimi dhe vendimi te institucioneve tjera te shtetit. Ajo qe thote GJK vlene per te gjithe. Pavaresisht faktit qe mund te jete edhe gjykim i gabuar apo i papranueshem per individe apo grupe te caktuara. Ne keto rrethana, secili qe argumenton me respektimin e plote te institucioneve te shtetit, ne radhe te pare do te duhejt ti respektone vendimet e Gjykates Kushtetuese dhe te atyre qe permes kundershtimit te tyre kane parandaluar realizimin e nje amrreveshje antikushtetuese dhe antiligjore.

    Kritiket e marreveshjes megjithate mbeshteten qartazi nga vendimi zyrtar i GJK-se. Se si duhet dhe mund te interpretohen shkeljet e qellimshme dhe te paqellimshme te Kushtetutes dhe procedurave tjera ligjore nga ana e nenshkruesve dhe mbrojtesve te marreveshjes eshte problem tjeter...

  8. #768
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Grekët shpallin kompaninë fituese që do të nxjerrë naftën në Jon

    TIRANE-Në kohën kur tema e ndarjes së kufijve detarë mes Greqisë dhe Shqipërisë është në pikën e saj më të nxehtë, pala greke u ka hapur rrugën kërkimeve të naftës dhe gazit natyror në Detin Jon dhe në Kretë.


    Pak ditë më parë, Ministria e Energjetikës e Greqisë, ka shpallur kompaninë fituese që do të kryejë kërkimet. Në garë ishin të pranishme 8 kompani ndërkombëtare dhe fituese u shpall kompania norvegjeze “Petroleum GeoServices”. Sipas të dhënave të bëra publike kohë më parë, kompania fituese do të nisi punën për kërkimin e naftës dhe të gazit në dy zonat e caktuara. Gazeta e përjavshme greke “Protothema”, citon një prej anëtarëve të komisionit përzgjedhës, i cili shprehet se procedurat e ndjekura për vlerësimin e kompanive ishin transparente dhe të pastra.

    Gjithashtu, ai ka shtuar se në vitin 2014-të do të ketë një tjetër tender për eksplorimet në kërkim të hidrokarbureve. Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Energjetikës në Greqi, Kostandini Mathioudakis është shprehur entuziast për interesin e shfaqur për të marrë pjesë në tender. Ai vuri në dukje, se për herë të parë, në gazetën zyrtare të Greqisë është përfshirë një hartë me kufijtë e zonave ekskluzive ekonomike, me Shqipërinë, Italinë dhe Libinë, në përputhje me pozicionet greke dhe standardet e Ligjit të Detit.

    Sipas hartës së publikuar nga vetë qeveria greke, një prej zonave ku do të kryhen kërkimet për naftë dhe gaz është dhe ajo në veri të ishullit të Korfuzit, e cila është dhe “pika e nxehtë” e debatit mes Greqisë dhe Shqipërisë. Zona në fjalë, në vitin 2009 iu dha Greqisë, pas marrëveshjes mes dy shteteve, por marrëveshja hasi në kundërshtimin e ashpër të një pjese të madhe të opinionit publik dhe jo vetëm. Disa muaj më pas, Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë marrëveshjen në fjalë, si antikushtetuese. Pas një periudhe heshtjeje, debati për kufijtë detarë mes dy shteteve është rindezur sërish kohët e fundit, në prag të vizitës së ministrit të Jashtëm të Shqipërisë në Greqi.

    (GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  9. #769
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286
    me cte drjet greket perfshijne ne harten e tyre nje zone e cila i takon Shqiperise dhe per te cilen konkretisht nuk ka asnje marreveshje?
    -cfare ben qeverija jon kur shteti(fqinj) qarkullon harta zyrtare me zona qe i takojn Shqiperise?

  10. #770
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar më parë nga BLEDI_SH Lexo Postimin
    me cte drjet greket perfshijne ne harten e tyre nje zone e cila i takon Shqiperise dhe per te cilen konkretisht nuk ka asnje marreveshje?
    -cfare ben qeverija jon kur shteti(fqinj) qarkullon harta zyrtare me zona qe i takojn Shqiperise?
    Me te drejten e pushtuesit ! Them me te drejten e pushtuesit , sepse Sala qe ia fali nuk ishte pronari !

    Pse nuk thua ti qe ate shprehjen "Toke e xanun" ne e kena vjedh nga greku ? Apo e ka vjedh greku nga neve ?

Faqja 77 prej 93 FillimFillim ... 2767757677787987 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ritet kufiri maksimal i tenderimit ndërkombëtar nga 2 milionë USD në 10!
    Nga RaPSouL në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 15:10
  2. Kufiri i lirisë fetare
    Nga Akili-A në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 22-11-2006, 09:48
  3. SHPK: Të mbyllet kufiri për adoleshentët shqiptarë
    Nga Humdinger në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-10-2006, 10:26
  4. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-04-2006, 13:37
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-02-2004, 04:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •