Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 130
  1. #1

    Post Gjurmët e civilizimeve të zhdukura - Fingerprints Of The Gods

    4 Tetor 2006


    Po filloj postimin e nje libri qe po e titulloj Gjurmet E Civilizimeve Te Zhdukura. Ne fakt titulli ne origjinal (ne anglisht) eshte Fingerprints Of The Gods por duke qene se perkthimi ose shqiperimi sdo pershtatej shume me kuptimin e vertete pasi eshte thjesht nje metafore preferova tja ndryshoja titullin duke lene dicka qe lidhet shume ngushte me kuptimin e vete librit. Autori eshte Graham Hancock i cili ka bere nje pune madheshtore ne mbledhjen e materialeve dhe te dhenave qe flasin per ekzistencen e nje qyteterimi te avancuar perpara koheve te rregjistruara nga historia. Ka analiza te detajuara te fakteve, referenca nga shkenctare dhe studiues dhe mbi te gjitha pershkrime te mrekullueshme nga vete autori mbi vizitat e tij (se bashku me gruan) ne zonat arkeologjike te botes dhe pershtypjet personale nga keto udhetime. Edhe ne kete rast sic veprova me librin Lufta e Dulces do hap nje teme te titulluar Pyetje Mbi Librin Gjurmet e Civilizimeve Te Zhdukura ne menyre qe nese ka pyetje per gjera te caktuara te mund te diskutojme bashkarisht. Tema per pyetjet sdo jete aspak e natyres se sqarimit te materialit por thjesht per shpjegime emrash, datash ose ndonje detaji qe mund te jete i paqarte.



    Preferova te vija foton e kopertines se brendeshme te librit dhe dua tju kujtoj qe per perkthimin e tij kam marre lejen direkte te autorit. Dhe cdo faqe e ketij libri nese riprodhohet ose perdoret per arsye private apo thjesht shperndarje duhet te kete emrin e autorit, titullin origjinal dhe emrin e perkthyesit, pra Darius. Ndersa nese perdoret per botim per qellime perfitimi dhe komerciale atehere duhet kerkuar e drejta e botimit nga autori dhe ajo e perdorimit te perkthimit nga perkthyesi, pra Darius.
    Lexim te kendeshem.


    Darius

  2. #2
    GJURMET E CIVILIZIMEVE TE ZHDUKURA




    PJESA I



    HYRJE




    MISTERI I HARTES





    KAPITULLI I PARE



    HARTA E VENDEVE TE FSHEHTA




    Skuadra Teknike e Zbulimit 8
    Forcat Ajrore te Shteteve te Bashkuara te Amerikes
    Westover Airforce Base
    Massachusetts
    6 Korrik 1960


    Subjekti: Harta e Botes se Admiralit Piri Reis

    Per: Profesor Charles H. Hapgood
    Keene College,
    Keene, New Hampshire.



    I dashur Profesor Hapgood !

    Kerkesa juaj per te analizuar disa te dhena te pazakonta ne Harten e Botes se Piri Reis te vitit 1513 eshte marre parasysh nga organizata jone.
    Deklarata se pjesa e poshtme e hartes paraqet Brigjet e Princes Martha te Queen Maud Land ne Antarktike dhe Gadishullin Palmer, jane te arsyeshme. Ne mendojme se ky eshte shpjegimi me llogjik dhe mbase me i sakti i hartes. Detajet gjeografike te treguara ne pjesen e poshtme te hartes perputhen ne menyre te habitshme me rezultatet e profilit sizmik te kryera perreth majes se kupoles se akullit nga ekspedita Anglo-Suedeze e vitit 1949 ne Antarktike. Kjo tregon se vija bregdetare eshte hedhur ne harte perpara se te mbulohej nga shtresa e akullit. Shtresa e akullit ne kete zone tani eshte e trashe rreth 1 milje.
    Nuk kemi asnje ide sesi eshte e mundur qe te dhenat e kesaj harte te perputhen ne njohurine gjeografike te vitit 1513.

    Harold Z. Ohlmeyer

    NenKolonel ne Komanden e USAF


    Pavaresisht nga gjuha e qete, letra e Ohlmeyer eshte nje bombe e vertete. Nese Queen Maud Land ishte hedhur ne harte perpara se te mbulohej nga akulli, kartografia origjinale duhet ta kete realizuar kete gje jashtezakonisht shume kohe me pare.
    Por saktesisht sa kohe me pare?
    Shkenca konvencionale na meson se shtresa e akullit ne Antarktike ne shtrirjen dhe gjendjen aktuale eshte me miliona vjet e vjeter. Mbas nje studimi te kujdesshem ky nocion pesoi nje krisje serioze, aq serioze sa skemi nevoje te supozojme se harta e vizatuar nga Admirali Piri Reis paraqet Queen Maud Land sic ka qene me miliona vjet me pare. Evidenca me e fundit sugjeron se Queen Maud Land dhe zonat e tjera ne afersi qe dallohen ne harte kane kaluar nje periudhe te gjate kohe pa akull gje qe mund te mos kete perfunduar deri 6 mije vjet me pare. Kjo evidence te cilen do te na duhet ta analizojme perseri ne kapitullin e ardhshem na heq barren e te shpjeguarit se kush (ose cfare) kishte teknologjine per te ndermarre nje rilevim te kujdesshem gjeografik te Antarktikes, te themi 2 milion vjet me pare, shume kohe perpara se te ekzistonte njeriu. Duke ndjekur te njejten llogjike meqe kartografia eshte nje kompleks dhe aktivitet i civilizuar na detyron te shpjegojme sesi ka mundesi qe edhe 6 mije vjet me pare te ishte krijuar nje harte e tille, shume kohe perpara se te zhvillohej civilizimi i pare i njohur nga historianet.


    BURIME ANTIKE

    Ne perpjekje per te shpjeguar kete fakt ja vlen qe te kujtojme veten tone mbi disa fakte gjeologjike dhe historike:

    1. Harta e Piri Reis qe eshte nje dokument autentik dhe jo nje falsifikim eshte bere ne Konstandinopoje ne vitin 1513 te Eres Sone.

    2. Ajo perqendrohet ne brigjet perendimore te Afrikes, brigjet lindore te Amerikes se Jugut dhe brigjet veriore te Antarktikes.

    3. Eshte e pamundur qe Piri Reis ta kete marre kete informacion ne lidhje me rajonin e fundit nga eksploratore bashkekohes me te pasi Antarktika u zbulua ne vitin 1818, pra me shume se 300 vjet me pas nga koha kur ai vizatoi harten.

    4. Brigjet e cliruara nga akulli te Queen Maud Land sic tregohen ne harte jane nje mister kolosal pasi evidencat gjeologjike konfirmojne faktin qe data me e fundit kur kjo toke mund te jete vezhguar dhe si rrjedhoje hedhur ne harte mund te jete vetem viti 4000 Para Eres Sone.

    5. Eshte e pamundur te percaktohet datimi me i hershem per kryerjen e kesaj harte por mesa duket Queen Maud Land ka mbetur e paprekur nga akulli per te pakten 9000 vjet perpara se te perpihej komplet.

    6. Nuk ka asnje civilizim te njohur nga historia qe mund te kete patur aftesine ose nevojen per te kryer rilevim (ose vezhgim) te brigjeve ne nje periudhe qe lidhet midis 13.000 p.e.s. dhe 4000 p.e.s.

    Me fjale te tjera, enigma e vertete e hartes se 1513-es nuk eshte dhe aq perfshirja e nje kontinenti qe u zbulua vetem ne 1818-en por paraqitja e nje pjese te bregdetit te ketij kontinenti pa pranine e akullit i cili ka ne kete toke te pakten qe 6.000 vjet me pare dhe nuk eshte shkrire qe nga ajo kohe.
    Si mund te shpjegohet kjo gje? Piri Reis me bujari na ka dhene disa pergjigje ne nje sere doreshkrimesh te kryera prej tij mbi vete harten. Ai na thote se nuk eshte pergjegjes per rilevimin origjinal dhe per kartografine. Ne te kunderten, ai pranon se rroli i tij ka qene thjesht ai i i vizatuesit dhe kopjuesit dhe se harta ishte si rrjedhoje e nje numri te madh hartash dhe burimesh te tjera informacioni. Disa prej tyre ishin vizatuar nga eksploratore bashkekohes ose pothuaj bashkekohes (perfshi ketu dhe Kristofor Kolombin) i cili nderkohe kishte mberritur ne Ameriken e Jugut dhe ne Karaibe ndersa dokumentat e tjera datonin shekullin e katert p.e.s. ose dhe me heret.

    Piri Reis nuk ka tentuar asnje shpjegim mbi identitetin e kartografit qe e kishte prodhuar harten e hershme. Sidoqofte ne vitin 1963 Profesor Hapgood paraqiti nje zgjidhje provokuese te problemit. Ai debatoi mbi faktin qe disa nga burimet e hershme te cilat ishin perdorur nga admirali turk, ne vecanti ato qe i perkisnin shekullit te katert p.e.s. ne vetvehte ishin bazuar ne burime akoma dhe me te hershme dhe si rrjedhoje ato vete ishin bazuar ne burime te cilat e kishin origjinen ne nje kohe edhe me te hershme. Hapgood argumenton se ka patur evidenca te pakundershtueshme qe toka eshte hedhur ne harte perpara vitit 4000 p.e.s. nga civilizime te panjohura dhe te pazbuluara ende te cilet kishin arritur nje nivel te larte dhe te avancuar teknologjik.







    Duke ju referuar rivizatimit te Hapgood, nga Aleksandria kopjet e ketyre si dhe disa nga hartat origjinale ishin transferuar ne qendra te tjera te dijes ku njera prej tyre ishte Konstandinopoja. Si perfundim kur Konstandinopoja ra ne duar e Venedikasve gjate Kryqezates se Katert ne vitin 1204, hartat filluan te bien ne duart e lundertareve dhe aventuriereve Europiane:

    Shumica e ketyre hartave ishin te Mesdheut dhe te Detit te Zi. Por edhe harta te zonave te tjera mbijetuan. Ketu perfshihen dhe hartat e Amerikes dhe hartat e oqeanit Arktik dhe atij Antarktik. Nga kjo behet e qarte qe udhetaret e lashte kane shkuar nga poli ne pol. Sado e pabesueshme te tingelloje, evidencat tregojne se disa njerez te lashte kane eksploruar Antarktiken kur brigjet e kesaj kane qene te pa mbuluara nga akulli. Po ashtu eshte e qarte se ata kane patur aparatura lundrimi per te percaktuar me saktesi gjatesite gjeografike, gje qe ka qene shume me teper superiore nga sa ishin te pajisur njerezit e koheve te lashta, atyre mesjetare dhe koheve moderne deri ne pjesen e dyte te shkekullit te tetembedhjete.
    Kjo evidence per nje teknologji te humbur do mbeshtesi dhe do i japi besueshmeri dhe shume hipotezave te tjera te cilat kane ardhur ne ditet tona nga nje civilizim i humbur ne nje kohe te larget ne te kaluaren. Studiuesit i kane zhvleftesuar shume nga keto evidenca duke i konsideruar si mite por ja ku e kemi nje evidence te cilen ata se kundershtojne dot. Kjo evidence kerkon me force qe cdo evidence tjeter qe eshte anashkaluar duhet rianalizuar nga e para dhe me nje mendje te hapur.


    Ndonese mbeshtetja e Albert Einstein dhe pohimi i mepasshem i John Wright, presidenti i American Geographical Society qe u shprehen se Hapgood ka paraqitur “nje hipoteze qe meriton me plot gojen te studiohet me vemendje”, asnje studim shkencor nuk eshte kryer mbi anomalite e ketyre hartave te vjetra. Por ndodhi e kunderta, ne vend qe te duartrokitej dhe te pershendetej per kontributin serioz ne debatin e vjetersise se civilizimit njerezor Hapgood deri sa vdiq, ju kthyhen krahet nga pjesa me e madhe e shokeve te tij te profesionit te cilet shprehen mendimet ne nje menyre te tille qe eshte konsideruar si “nje sarkazem e trashe dhe e papritur duke zgjedhur, gjera pa rendesi dhe faktore qe nuk ishin subjekt verifikimi, si baze per te denuar punen e tij, duke kerkuar ne kete menyre te shmangnin ceshtjet thelbesore”.

  3. #3
    NJE NJERI I AVANCUAR PER KOHEN E TIJ

    I ndjeri Charles Hapgood ka dhene mesim te historise se shkences ne Keene College, New Hampshire, USA. Ai nuk ishte nje gjeolog ose historian i lashtesise. Por ka shume mundesi qe gjeneratat e ardheshme do e kujtojne si njeriu puna e te cilit tronditi themelet e historise boterore dhe nje pjese te konsiderueshme te gjeologjise.
    Nder te paret qe i ra ne sy kjo ishte Albert Einstein dhe ai ndermori hapin e paprecedente per te kontribuar me parathenien e tij ne librin e Hapgood qe e shkruajti ne vitin 1953, disa vjet perpara se te fillonte hetimin e Hartes se Piri Reis:

    Vazhdimisht komunikoj me njerez qe duan te konsultohen me mua ne lidhje me idete e pa publikuara (ve ne dukje Einstein). As qe nuk vihet ne dyshim qe keto ide jane shume te bazuara dhe permbajne nje vlere shkencore. Komunikimi i pare fare qe kam kryer me zotin Hapgood me elektrizoi. Ideja e tij eshte origjinale, e thjeshte dhe nese do i qendroje kohes do jete e nje rendesie shume te madhe per cdo gje qe eshte e lidhur me historine e siperfaqes se tokes.

    Ideja e paraqitur ne librin e vitit 1953 te Hapgood eshte nje teori globale gjeologjike e cila ne menyre elegante shpjegon pse-ne dhe sesi pjese te medhaja te Antarktikes mund te kene qene pa akull deri ne vitin 4000 p.e.s. sebashku me shume anomali te tjera te shkences se Tokes. Shkurtimisht argumenti eshte ky:

    1. Antarktika jo gjithmone ka qene e mbuluar nga akulli dhe ka qene nje kohe kur klima aty ka qene shume here me e ngrohte sesa sot.
    2. Ka qene me ngrohte pasi fizikisht nuk ndodhej ne Polin e Jugut ne ate kohe. Ne fakt ka qene rreth 2 mije mije me ne veri. Kjo distance do e vendoste jashte Rrethit Antarktik dhe me nje klime te bute ose te ftohte mesatar.
    3. Kontinenti ka levizur ne pozicionin e tij aktual brenda Rrethit Antarktik si rezultat i nje mekanizmi te njohur si ‘Spostimi i Kores se Tokes’. Ky mekanizem, qe nuk duhet ngaterruar aspak me pllakat tektonike apo ‘shmangien kontinentale’, eshte ai nepermjet te cilit litosfera, e gjithe pjesa e jashteme e kores se tokes, ‘mund te spostohet ne kohe te caktuara duke levizur mbi nje trup te brendshem te bute si te ishte lekura e nje portokalli ku pjesa e tulte e frutit ka mase te vogel dhe lekura ndihet me dore qe leviz sa andej ketej’.
    4. Gjate levizjes drejt jugut te Antarktikes e shkaktuar nga spostimi i kores se tokes, kontinenti pak nga pak eshte ftohur dhe duke krijuar keshtu shtresat e akullit te cilat u shperndane me vone per disa mijera vjet duke arritur dimensionet qe kane aktualisht.

    Hollesira te metejshme te evidencave qe mbeshtetin keto propozime radikale do jepen me detaje ne Pjesen e VIII te ketij libri. Sidoqofte gjeologet ortodokse ngurrojne te pranojne teorine e Hapgood (ndonese askush nuk ja ka dale te provoje qe eshte e gabuar). Kjo teori ngre shume pyetje.
    Prej ketyre ajo me e rendesishmja eshte: cfare mekanizem i perfytyrueshem mund te jete ne gjendje te krijoi nje shtypje ne litosfere duke pershpejtuar nje fenomen te nje magnitude te tille si spostimi i kores?
    Dhe udhezuesi me i mire per te permbledhur zbulimin e Hapgood ne disa fjale eshte Einstein:

    Ne rajonet polare ka vazhdimisht depozitim te akullit i cili nuk shperndahet ne menyre simetrike perreth polit. Rrotullimi i tokes vepron mbi keto masa te depozituara ne menyre josimetrike dhe prodhon nje vrull apo shpejtesi centrifugale e cila i transmetohet kores se ngurte te tokes. Shpejtesia centrifugale gjithmone ne rritje qe prodhohet ne kete menyre kur arrin nje pike te caktuar shkakton nje levizje te kores se tokes mbi pjesen tjeter te trupit tokesor...

    Harta e Piri Reis duket se permban nje evidence indirekte ne mbeshtetje te tezes mbi akullnajat e fundit gjeologjike ne pjese te ndryshme te Antarktikes e pasuar nga nje spostim i papritur i kores se tokes. Per me shume duke qene se nje harte e tille mund te jete hartuar perpara vitit 4000 p.e.s. atehere ne kete pike historia e civilizimit njerezor tronditet ndjeshem. Perpara vitit 4000 p.e.s. supozohet se nuk ka patur asnje lloj civilizimi.
    Duke rrezikuar nje thjeshtim te tepruar, konsensusi akademik mbi kete pike eshte i tille:

    • Civilizimi fillimisht u zhvillua ne nje Zone Pjellore te Lindjes se Mesme.
    • Ky zhvillim filloi mbas vitit 4000 p.e.s. dhe e pati kulmin me lindjen e civilizimit me te hershem dhe te vertete (Sumeret dhe Egjyptianet) rreth vitit 3000 p.e.s. duke u pasuar nga civilizimi i Lugines Indus dhe ai Kinez.
    • Rreth 1500 vjet me pas civilizimi filloi krejt ne menyre spontane ne Amerike
    • Qe ne 3000 p.e.s. ne Boten e Vjeter (dhe rreth vitit 1500 p.e.s. ne Boten e Re) civilizimi ka ‘evoluar’ ne menyre te rregullt ne drejtim te nje rrafinimi kompleks dhe formave produktive.
    • Si rrjedhoje dhe ne vecanti duke u krahasuar me ditet e sotme, te gjitha civilizimet e lashta (dhe veprat e tyre) duhen kuptuar si thelbesisht primitive (astronomet Sumere i referoheshin qiejve me nje frike te perzjere me nderim shume jo shkencore madje edhe Piramidat e Egjyptit ishin ndertuar nga ‘teknologji primitive’).


    Evidenca e Hartes se Piri Reis duket se bie ne kontradikte me te gjitha keto.


    PIRI REIS DHE BURIMET E TIJ


    Ne kohen e tij Piri Reis ka qene nje figure mjaft e njohur; identiteti i tij historik eshte mese i konfirmuar. Nje admiral i flotes Otomane Turke, ai ka qene shpesh i perfshire ne anen e fituesit ne beteja te shumta detare gjate mesit te shekullit te gjashtembedhjete. Reis konsiderohej si nje ekspert i tokave te Mesdheut dhe ishte autor i librit te famshem mbi lundrimin Kitabi Bahriye i cili paraqiste pershkrime te detajuara te brigjeve, gjireve, rrymave, cektinave, vendeve te ankorimit, ngushticave dhe kanaleve te deteve Egje dhe Mesdhe. Por ndonese kishte nje karriere te shkelqyeshme ai ra viktime e atyre te cileve ju sherbente dhe ju pre koka ne vitin 1554 ose 1555 te eres sone.
    Te dhenat e hartave te cilat Piri Reis perdori per te vizatuar harten e tij ne vitin 1513 ka shume mundesi qe te kene qene te ruajtura ne Bibloteken Perandorake te Konstandinopojes per te cilat admirali njihet ne histori qe ka patur privilegjin e aksesit dhe studimit. Ato burime (te cilat mund te jene trasheguar dhe kaluar brez pas brezi ose kopjuar nga qendra te diturise akoma dhe me te lashta) nuk ekzistojne me ose te pakten nuk jane gjetur me. Por sidoqofte Harta e Piri Reis e vizatuar ne nje lekure gazele dhe e mbeshjtelle tub u rizbulua ne vitin 1929 ne nje raft te pluhrosur ne biblotekn e Pallatit Perandorak te Konstantinopojes.


    TRASHGIMIA E NJE CIVILIZIMI TE HUMBUR?


    Sic pohoi i shtangur dhe Ohlmeyer ne letren e tij drejtuar Hapgood ne vitin 1960, Harta e Piri Reis paraqet topografine subglaciale, profilin e vertete te Queen Maud Land ne Antarktike sic mund te jete poshte akullit. Ky profil u mbulua nga akulli dhe u zhduk nga pamja qe ne vitin 4000 p.e.s. (kur shtresat e avancuara te akullit e mbuluan) dhe mbeti ne kete gjendje deri kur u zbulua perseri gjate nje rilevimi te detajuar sizmik i kryer ne vitin 1949 nga nje grup i perbashket shkenctaresh Britanik-Suedez.
    Nese Piri Reis ka qene i vetmi kartograf me akses ne nje informacion kaq te pazakonte atehere do te ishte e gabuar ti jepej nje rendesi kaq e madhe kesaj harte. Me e shumta qe dikush mund te thote eshte qe, ‘Mbase eshte kuptimplote por sidoqofte mund te jete nje rastesi.’ Me pak fjale admirali Turk nk ka qene i vetmi ne zoterim te nje njohurie te pamundshme dhe te pashpjegueshme gjeografike. Do te ishte me vend te spekullohej me tej qe Hapgood tashme ka bere cdo gje te mundshme, ate ‘rrjedha e nendheshme’ mund te kishte bere ne ruajtjen dhe percimin e nje njohurie te tille gjate epokave duke transmetuar fragmente te saj nga njera kulture ne tjetren dhe njera epoke ne tjetren. Kushdo qofte mekanizmi fakti eshte qe nje numer i caktuar kartografesh te tjere duket se kane qene ne zoterim te te njejteve sekrete interesante.
    A eshte e mundur qe te gjithe keta krijues hartash te kene hasur mbase pa dijenine e tyre trashgimine bujare shkencore te nje civilizimi te zhdukur?

  4. #4
    KAPITULLI I DYTE



    LUMENJTE E KONTINENTIT TE JUGUT



    Gjate pushimeve te Krishtlindjeve te vitit 1959-1960 Charles Hapgood po kerkonte per Antarktiken ne Dhomen e Referencave ne Biblioteken e Kongresit ne Washington DC. Per disa jave rrjesht ai punoi aty i zhytur ne kerkime dhe i rrethuar nga qindra harta dhe skica mesjetare.

    Gjeta [raporton ai] shume gjera magjepsese te cilat nuk mendoja se do i gjeja dhe nje numer te madh skicash qe tregonin kontinentin e jugut. Dhe nje dite kur ktheva nje faqe te caktuar u shtanga per disa caste. Ndersa syte e mi u perqendruan ne hemisferen jugore te hartes se botes te vizatuar nga Oronteus Finaeus ne vitin 1531, pata bindjen e menjehershme qe kisha gjetur nje harte te vertete dhe autentike te Antarktikes.

    Forma e pergjithshme e kontinentit ishte ekzaktesisht sic eshte sot ne hartat moderne. Pozicioni i Polit te Jugut, pothuajse ne qender te kontinentit dukeshe i sakte. Vija malore qe sundonte brigjet perputhet me saktesi me ato qe jane zbuluar kohet e fundit. Dukej qarte qe kjo nuk ishte krijimi i shfrenuar i imagjinates se ndonjerit. Vijat malore ishin te individualizuara, disa bregdetare dhe disa te tjera jo. Ne shumicen e tyre tregoheshin lumenj qe derdheshin ne det duke lene mbrapa nje mori brazdash gerryese. Kjo tregonte se natyrisht brigjet mund te kene qene pa akull kur ishte vizatuar harta origjinale. Ndersa brendesia e tokes nuk paraqiste pranine e asnje lumi apo mali gje qe sugjeronte se akulli duhet te kishte qene aty me pare.


    Nje studim me nga afer i Hartes se Oronteus Finaeus nga Hapgood dhe nga Dr. Richard Strachan i Massachusetts Institute of Technology konfirmoi rezultatet e meposhtme:

    1. Harta ishte kryer dhe kopjuar nga disa burime te tjera me te hershme, konkluzion qe dilte nga numri i ndryshem i projektimeve.
    2. Realisht nuk tregonte asnje shenje akulli ne zonen bregdetare te Antarktikes e njohur ndryshe si Queen Maud Land, Enderby Land, Wilkes Land, Victoria Land (bregu lindor i Detit Ross) dhe Marie Byrd Land.
    3. Si ne rastin e Hartes se Piri Reis, profili i pergjithshem i terrenit dhe vizibiliteti i detajeve fizike perputhej pothuajse teresisht me hartat e rilevimit te tokave subglaciale te siperfaqes se Antarktikes.

    Hapgood erdhi ne perfundimin se Harta e Oronteus Finaeus paraqiste te dokumentuar “nje pohim surprize qe Antarktika eshte vizituar dhe mbase kolonizuar nga njeriu kur ka qene ne pjesen me te madhe, ne mos teresisht pa akull. Kjo normalisht qe do te thote, ne kohe shume te lashta... dhe ne te vertete Harta e Oronteus Finaeus e con civilizimin e krijuesve te hartes mbrapa ne kohe qe perputhen me fundin e epokes se akullnajave ne hemisferen veriore.




    DETI ROSS


    Evidenca te tjera qe suportojne kete kendveshtrim dalin dhe nga menyra sesi tregohet Deti Ross nga Oronteus Finaeus. Aty ku sot tregohen akullnaja te medhaja si Beardmore dhe Scot duke u zgjatuar ne brendesi te detit, harta e vitit 1531 tregon grykederdhje, gjire dhe shenja lumenjsh. Vecoria e pagabueshme e ketyre detajeve eshte mungesa e akullit ne Detin Ross apo ne brigjet e tij ne kohen kur burimet kartografike te perdorura nga Finaeus kishin realizuar hartat e tyre: ‘Natyrisht qe duhet te kete nje prani toke pa akull ne brendesi te vendit ne menyre qe te ushqehen lumenjte. Ne kohet e sotme te gjitha keto brigje dhe toka ne brendesi te tyre eshte e mbuluat nga nje shtrese prej me shume se 1 milje akulli te trashe ndersa ne vete Detin Ross ka me qindra shtresa akulli lundrues dhe me nje trashesi prej disa qindra kembesh.’

    Evidenca e Detit Ross paraqet nje argument shume te forte mbi faktin qe Antarktika eshte studiuar dhe hedhur ne harte, nga nje civilizim i panjohur, gjate periudhes se tejzgjatur te mungeses se akullit qe mbaroi rreth vitit 4000 p.e.s. Ky fakt theksohet nga sondat e perdorura ne vitin 1949 prej Byrd Antarctic Expedition per te marre kampione nga fundi i Detit Ross. Kampionet treguan qarte nje numer te caktuar shtresash sedimentare te cilat reflektonin kushte te ndryshme ambjentale ne epoka te ndryshme: ‘akull detar i trashe, akull detar te mesem, akull detar te imet” e shume te tjera. Zbulimi me i papritur ishte qe ‘nje numer i caktuar shtresash paraqisnin disa shtresa qe ishin formuar nga sedimentet teper te holla dhe te nje vendosje sedimentare te tille si ato qe shkarkohen neper detra nepermjet lumenjeve te shumte qe pershkojne toka me temperature te bute (qe do te thote pa akull)...
    Duke perdorur metoden e datimit Ionium e shpikur nga Dr W.D. Urry (i cili perdor tre elementat radioaktive te gjetura ne ujin e detit) studiuesit e Carnegie Institute ne Washington D.C., ishin ne gjendje te percaktonin pertej cdo dyshimi se deri para 6000 vjetesh ne Antarktike ka patur lumenj te medhenj dhe te rrjedhshem [sic e sugjeron dhe Harta]. Vetem mbas vitit 4000 p.e.s. ‘ky lloj sedimenti glacial filloi te depozitohej ne fundin e Detit Ross... Pjeset qendrore tregonin se kushtet e ngrohta atmosferike kane ndikuar edhe me pare, shume e shume shekuj me pare.


    MERCATOR DHE BUACHE


    Harta e Piri Reis dhe Oronteus Finaeus sidoqofte na pajisin me disa te dhena per Antarktiken qe asnje kartograf ne kohet historike nuk i ka patur te mundura ti shihte. Keto dy copeza evidencash nuk mjaftojne per te na shtyre te mendojme qe mund te jene gjurme te nje civilizimi te humbur. Por a mund te mos merren parasysh tre, kater apo gjashte harta te tilla?



    A eshte e arsyeshme per ne qe te vazhdojme te injorojme nderthurjen historike te disa hartave te krijuara nga kartografi me i madh i shekullit te gjashtembedhjete: Gerard Kremer i njohur ndryshe si Mercator? Ajo qe mbahet ende ne kujtese per projeksionin e Mercatorit, qe vazhdon te perdoret edhe sot e kesaj dite eshte qe ky individ enigmatik (i cili kreu nje vizite te pashpjegueshme ne Piramiden e Madhe te Egjyptit ne vitin 1563) nga kronikanet pershkruhet si i palodhur ne kerkimin e mesimeve te te lashteve dhe shpenzoi shume vjet te jetes se tij ne akumulimin dhe studimin e referencave eklektike mbi hartat e lashta qe ndodheshin neper biblioteka.

    Jo pa qellim Mercator perfshiu ne Atlasin e tij te vitit 1569 dhe harten e Oronteus Finaeus si dhe pershkroi Antarktiken ne disa te tjera te cilat i hartoi vete ne te njejtin vit. Pjese te dukshme ne harten e ketij kontinenti jugor, i pazbuluar ne ate kohe, ishin Kepi Dart dhe Kepi Herlacher ne Marie Byrd Land, Deti Amundsen, Ishulli Thurston ne Token (Land) Ellsworth, Ishulli Fletcher ne Detin Bellinghausen, Ishulli Alexander I, Gadishulli Antarktik (Palmer), Deti Weddell, Kepi Norvegia, Regula Rang ne Queen Maud Land (si ishuj), Malet Muhlig-Hoffman (si ishuj), Prince Harald Coast (bregu), Akullnaja Shirase ne grykederdhjen e stermadhe ne Prince Harald Coast, Ishulli Padda ne Gjirin Lutzow-Holm si dhe Prince Olaf Coast ne Ishullin Enderby. ‘Ne disa raste keto detaje jane me te dallueshme sesa ne Harten e Oronteus Finaeus’ shprehet Hapgood, ‘dhe ne pergjithesi duket qarte qe Mercator ka patur ne dispozicion te tij burime hartash te tjera nga ato qe ka perdorur Oronteus Finaeus.’
    Dhe jo vetem Mercator.

    Philipe Buache, nje gjeograf francez i shekullit te tetembedhjete ka qene po ashtu ne gjendje te botonte nje harte te Antarktikes shume kohe perpara se kontinenti jugor te ‘zbulohej’ zyrtarisht. Dhe detaji i jashtezakonshem i hartes se Buache eshte se ai duket qe ka perdorur burime hartash te cilat duhet te jene bere me perpara, mbase mijera vjet me perpara se ato te perdorura nga Oronteus Finaeus dhe Mercator. Ajo qe na paraqet Buache eshte nje paraqitje precize e Antarktikes, ashtu sic duhet te kete patur pamjen kur nuk kishte fare akull ne te. Harta e tij tregon komplet topografine subglaciale te te gjithe kontinentit per te cilen edhe vete ne nuk kemi patur dijeni te plote deri ne vitin 1958, International Geophysical Year, kur u krye nje rivelim sizmik i plote.

    Ai rivelim vetem sa konfirmoi ate qe Buache kishte deklaruar kohe me pare kur publikoi harten e tij te Antarktikes ne vitin 1737. Duke bazuar kartografine e tij ne burime te lashta tashme te humbura, akademiku francez pershkroi nje vije te qarte uji qe e ndante kontinentin ne dy pjese, dy toka te medhaja qe shtriheshin ne lindje dhe perendim te vijes qe sot e percakton Vargmali Trans-Antarktik.

    Nje vije e tille uji qe lidhte Detin Ross, Weddell dhe Bellinghausen do te ekzistonte patjeter nese Antarktika do ishte e cliruar nga akujt. Sic tregon dhe rivelimi i vitit 1958 bere nga IGY, kontinenti (i cili ne hartat moderne duket si nje masiv toke i panderprere) perbehet nga nje arqipelag me ishuj te medhenj te mbuluar nga nje shtrese akulli mbi 1 milje dhe qe ndodhet midis tyre dhe ngrihet mbi nivelin e detit.


    EPOKA E KRIJUESVE TE HARTAVE


    Sic e kemi pare, shume nga gjeologet ortodokse besojne se era e fundit kur vijat e ujit kane ekzistuar ne keto basine te mbushura me akull ka qene me miliona vjet me pare. Nga kendveshtrimi i dijetareve duhet permendur po ashtu qe asnje qenie njerezore nuk ka evoluar ne ato kohe te largeta pa permendur aftesine e qenies njerezore per te hedhur ne harte me saktesi siperfaqe te tera te Antarktikes. Problemi me i madh qe ngrihet nga evidencat Buache/IGY eshte qe keto siperfaqe toke duket qarte se jane eksploruar dhe hedhur ne harte ne kohen kur skane patur akull. Kjo i konfronton dijetaret dhe shkenctaret e sotem me dy propozime reciprokisht kontradiktore.



    Kush nga keta te dy eshte korrekt?

  5. #5
    Nese do ndiqnin vetem arsyetimin e gjeologeve ortodokse dhe te pranonim qe kane kaluar me miliona vjet qe nga koha kur Antarktika ka qene pa akull atehere, te gjitha evidencat mbi evolucionin njerezor te mbledhura me kaq kujdes nga shkenctare te shquar duke filluar qe nga Darvini duhet te jene gabim. Dhe duket ne menyre te pakundershtueshme qe keshtu duhet te jete: gjetjete e fosileve e bejne shume te qarte qe paraardhes te pazhvilluar te njeriut kane jetur me miliona vjet me pare por ata kane qene hominide me vetulla te ulta dhe qe zvarriteshin me duar, te paafte per detyra kaq te avancuara nga ana intelektuale si ajo e berjes se hartave.

    Mos na duhet te supozojme nderhyrjen e kartografeve aliene me anijet e tyre qe orbitonin Token qe te shpjegojme ekzistencen e hartave te sofistikuara te nje Antarktike pa akull? Apo duhet te mendojme edhe njehere per perfshirjen e teorise se hapgood mbi spostimin e kores se tokes qe do mundesonte nje levizje te kontinentin te jugut duke e bere kete te fundit nje toke pa akull pothuajse 15.000 vjet te shkuara sic pershkruhet ne harten e Buaches?





    A eshte e mundur qe nje civilizim njerezor i avancuar mjaftueshmerisht per te kryer hedhjen ne harte te Antarktikes te kete ekzistuar ne vitin 13.000 p.e.s. dhe me pas te jete zhdukuar? Dhe nese eshte keshtu, sa me pas?
    Efekti i kombinuar i Hartave te Piri Reis, Oronteus Finaeus, Mercator dhe Muache eshte shume i forte, ndonese shqetesues te jep pershtypjen se Antarktika mund te jete rilevuar vazhdimisht gjate nje periudhe disa miijera vjecare ndersa shtresat e akullit gradualisht pushtonin tokat e saj duke filluar nga brendesia dhe pak e nga pak duke ju afruar brigjeve te kontinentit jugor deri ne vitin 4000 p.e.s. Burimet origjinale per hartat e Piri Reis dhe Mercatorit duhet te jene krijuar nga fundi i kesaj periudhe, kohe kur vetem brigjet e Antarktikes vazhdonin te ishin pa akuj; nga ana tjeter burimet per Harten e Oronteus Finaeus duket se jane akoma dhe me te hershme, kohe kur akulli ka qene i pranishem vetem ne thellesi te kontinentit; dhe burimet per Harten e Buaches duket se e kane origjinen nga nje periudhe akoma dhe me e hershme (rreth vitit 13.000 p.e.s.), kohe kur ne Antarktike ska patur akull fare.

  6. #6
    AMERIKA E JUGUT

    A ka patur pjese te tjera te botes qe jane riveluar dhe hedhur ne harte me kujdes ne intervale te ndryshme gjate te permban me shume mistere sesa paraqitja e Antarktikes:

    • E vizatuar ne vitin 1513 harta paraqet nje njohuri te pabesueshme te Amerikes se Jugut dhe jo vetem te brigjeve te saja lindore por edhe te Vargmalit te Andeve ne pjesen perendimore te kontinentit te cilat ne kohen qe behet fjale ishin teresisht te panjohura. Harta tregon me saktesi Lumin e Amazones duke kaluar ne keto male te paeksploruara dhe drejtimin e rrjedhjes drejt lindjes.
    • Vete Harta e Piri Reis e cila eshte hartuar duke perdorur me shume se 20 burime te ndryshme dhe te vjetersise se ndryshme paraqet Amazonen jo njehere po dy here (ka shume mundesi si rezultat i mbivendosjes se pavullnetshme te dy burimeve te ndryshme te perdorura nga admirali Turk. Ne te paren drejtimi i Amazones tregohet poshte grykederdhjes ne Para River por Ishulli i rendesishem i Marajo-s nuk duket aty. Sipas Hapgood kjo sugjeron se burimet e hartave te perdorura nga Reis duhet te kene qene shume te vjetra, mbase 15.000 vjet me pare, kohe kur Para River ka qene grykderdhja ose kruesore ose e vetmja e Amazones dhe kur Ishulli Marajo ka qene pjese e steres ne pjesen veriore te lumit. Nga ana tjeter pershkrimi i dyte i Amazones tregon Ishullin Marajo (dhe me detaje te pabesueshme) pavaresisht nga fakti qe ky ishull nuk ka qene i zbuluar deri ne vitin 1543. Serisht ndeshemi me faktin e ekzistences se nje civilizimi te panjohur qe ka kryer rilevimin e vazhdueshem dhe hedhjen ne harte te ndryshimeve te siperfaqes se tokes gjate nje periudhe disa mijera vjecare dhe Piri Reis vetem sa i perdori keto te dhena hartash te lena pas nga ky civilizim.
    • As Lumi Orinoco dhe as dega e tij aktuale nuk paraqiten ne Harten e Piri Reis. Dhe Hapgood e shpjegon me prova: ‘dy grykederdhjet qe shriheshin thelle ne brendesi te steres (ne nje distance rreth 100 milje) tregohen afer vendndodhjes se tanishme te lumit. Gjatesia gjeografike ne harte per Orinocon eshte e sakte po ashtu dhe gjeresia gjeografike. Eshte e mundur qe keto grykederdhje te jene mbushur dhe degezimi te jete zgjatur kaq shume qe nga kohe qe eshte bere harta?’
    • Ndonese nuk jane zbuluar deri ne vitin 1592, Ishujt Falkland (Malvine) duken ne harten e vitit 1513 ne gjeresine gjeografike te sakte.
    • Biblioteka e burimeve te lashta qe eshte nderthurur ne Harten e Piri Reis mund te kete rendesi edhe per faktin qe paraqet bindshem nje ishull te madh ne Oqeanin Atlantik, ne pjesen lindore te brigjeve te Amerikes se Jugut ku tashme nuk ndodhet asnje ishull i tille. Eshte rastesis qe ky “ishull imagjinar” ndodh te ekzistojne pikerisht ne kreshten suboqeanike te Atlantikut Qenrdor, fare pak ne veri te equatorit dhe 700 milje ne linde te brigjeve te Brazilit ku tani ndodhen fare pak mbi nivelin e ujit Rocks of Sts Peter dhe Paul? Apo harta e perdorur si burim eshte krijuar ne Epoken e fundit te Akullnajave kur niveli i deteve ka qene shume me i ulet sesa eshte sot dhe aty ku ndodhen shkembinjte sot mund te kete ekzistuar nje ishull i madh?



    NIVELI I DETET DHE EPOKA E AKULLNAJAVE


    Harta te tjera te shekullit te gjashtembedhjete duken po ashtu sikur te jene bazuar ne burime rilevimi te kryera gjate Epokes se fundit te Akullnajave. Njera eshte kryer nga Turku Hadji Ahmed ne vitin 1559, nje kartograf qe sic shprehet Hapgood, duhet te kete patur akses ne ‘burimet me te jashtezakonshme te hartave’.
    Vecoria me e cuditshme dhe shtangese e vizatimit te Hajdi Ahmed eshte qe tregon shume qarte nje rrip toke, pothuajse 1000 milje te gjera qe lidhte Alasken me Siberine. Nje ‘toke-ure’ e tille sic e quajne gjeologet ka ekzistuar me pare (aty ku ndodhet sot Ngushtica e Beringut) por u zhyt gjate ngritjes se nivelit te ujrave ne Epoken e fundit te Akullnajave.
    Ngritja e nivelit te detit u shkaktua nga shkrirja e zhurmshme e shtresave te akullit i cili po terhiqej me shpejtesi kudo ne hemisferen veriore rreth vitit 10.000 p.e.s. Eshte me rendesi te permendet qe te pakten njera nga hartat e lashta duket se tregon jugun e Suedise te mbuluar nga mbetjetet e akullnajave te atij lloji qe kane qene dominuese ne kete gjeresi gjeografike. Mbetjete e akullnajave paraqiten ne te famshmen Harta e Veriut nga Claudius Ptolemy. E vizatuar ne shekullin e dyte e.s. ky dokument i cmueshem i punuar nga gjeografi i fundit me i famshem i lashtesise klasike u zhduk per qindra vjet per tu rizbuluar vetem ne shekullin e pesembedhjete.

    Prolemy (Ptolemeu) ka qene kujdestari i Bibliotekes se Aleksandrise ku ruheshin koleksionet e doreshkrimeve me te famshme te koheve antike dhe aty ai gjeti dhe konsultoi burimet arkaike te dokumentave te cilat e mundesuan te vizatonte harten e tij. Pranimi i mundesise qe versioni origjinal i te paktes njeres prej skicave qe ai perdori si reference, te jete bere rreth vitit 10.000 p.e.s. na ndihmon te shpjegojme pse paraqet akullnajat qe kane qene karakteristike ekzakte e kesaj epoke, sebashku me ‘liqenet... duke sugjeruar formen e liqeneve te diteve te sotme dhe rrekete apo prronjte te cilet tregojne qarte qe jane prronj akullnajash... duke rrjedhur nga akullnajat ne liqene.’

    Mbase sdo ishte e nevojshme qe te shtonim se kur Ptolemy vizatoi harten e tij, ne kohen e Romakeve, askush ne toke ska patur as idene me te vogel mbi faktin qe epoka e akullnajave mund te kete ekzistuar njehere e nje kohe ne Europen Veriore. As ne shekullin e 15-te ska patur njeri qe mund te kishte dijeni mbi kete fakt. Ne te vertete eshte e pamundur te thuash sesi mbetjet e akullnajave dhe detaje te tjera qe duken ne Harten e Ptolemy mund te jene riveluar, imagjinuar apo sajuar nga cdo civilizim i njohur, paraardhes i ketij tonit.

    Nderlikimet e ketij arsyetimi jane te qarta. Sic jane te qarta dhe nderlikimet qe te krijon nje tjeter harte, “Portolane” e vizatuar nga Iehudi Ibn Ben Zara ne vitin 1487. Kjo skice e Europes dhe e Afrikes Veriore mund te jete bazuar ne burime mbase me te hershme sesa ato te Ptolemeut pasi duket se tregon akullnaja shume me poshte jugut te Suedise (pothuajse ne te njejten gjeresi gjeografike me Angline) dhe pershkruan detet e Mesdheut, Adriatikut dhe Egjeut sic mund te kene qene perpara shkrirjes se shtresave te akullit ne Europe. Natyrisht qe niveli i detrave ka qene ndjeshem me i ulet se sot. Po ashtu ne kete kontekst eshte me interes te permendet seksioni i hartes mbi Egjeun ku duken nje numer shume me i madh ishujsh se sa ekzistojne sot. Ne pamje te pare kjo gje duket e cuditshme. Sidoqofte nese kane kaluar dhjete apo dymbedhjete mije vjet qe nga koha kur burimet e hartave te perdorura nga Ibn Ben Zara ishin krijuar atehere mosperputhja mund te shpjegohet lehtesisht: ishujt qe mungojne duhet te jene zhdukur si rezultat i ngritjes se nivelit te detrave ne Epoken e fundit te Akullnajave.

    Edhe njehere duket se po kerkojme per gjurmet e nje civilizimi te zhdukur, nje civilizim i afte per te realizuar harta me nje saktesi te habitshme te pjeseve te ndryshme te tokes.
    Cfare lloj teknologjie dhe cfare niveli shkence dhe kulture duhet te kene patur ata per te qene ne gjendje te realizonin nje ndermarrje te tille?

  7. #7
    KAPITULLI I TRETE


    GJURMET E NJE SHKENCE TE HUMBUR


    Ne pame sesi Harta e Botes se Mercator e vitit 1569 perfshinte nje paraqitje te kujdesshme te brigjeve te Antarktikes sic do dukeshin mijera vjet me pare kur nuk ishin te mbuluara nga akulli. Eshte interesant fakti qe kjo harte ka me pak saktesi ne pershkrimin e ndonje rrajoni tjeter, brigjet perendimore te Amerikes se Jugut, krahasuar kjo me nje tjeter harte te vizatuar nga Mercator ne vitin 1538.
    Arsyeja per kete ndryshim duket se eshte ne faktin qe kartografi i shekullit te gjashtembedhjete e bazoi harten me te hershme ne burime antike per te cilat ne e dime qe i kishte ne dispozicion ndersa per harten e dyte ai u mbeshtet ne vezhgimet dhe matjet e eskploratoreve te pare spanjolle te perendimit te Amerikes se Jugut. Duke qene se ata eksploratore, sic supozohet, kishin sjelle informacionet me te fundit ne Europe, Mercator nuk mund te konsiderohet fajtor pse perdori te dhenat e tyre. Por duke bere kete gje puna e tij humbi saktesine: instrumentat e afte per te gjetur gjatesine gjeografike nuk ekzistonin ne vitin 1569 por del se jane perdorur per te pergatitur burimet e lashta te dokumentave te cilat Mercator i studioi per te pergatitur harten e tij te vitit 1538.


    MISTERI I GJERESISE GJEOGRAFIKE


    Le te marrin ne konsiderate problemin e gjatesise gjeografike qe si definicion do te thote distanca ne lindje ose ne perendim te meridianit paresor ose prime meridian. Prime Meridiani aktual eshte nje vije imagjinare e pranuar nderkombetarisht dhe qe fillon nga Poli i Veriut deri tek Poli i Jugut duke kaluar neper Observatorin Mbreteror ne Greenwitch, Londer. Greenwitch ndodhet ne gjatesine gjeografike 0 grade ndersa New York per shembull ndodhet 74 grade ne perendim dhe Canberra, Australi ndodhet 150 grade ne lindje.



    Eshte e mundur te shkruhet nje shpjegim i hollesishem mbi gjatesine gjeografike dhe se cfare duhet bere per ta pershtatur ate me cdo pike te dhene ne siperfaqen e tokes. Por ajo qe po trajtojme ketu nuk ka te beje shume me te dhenat teknike por me faktet historike mbi njohurine gjithnje ne rritje te njerezimit ne lidhje me misterin e gjatesise gjeografike. Midis ketyre fakteve, ky eshte me i rendesishmi: deri ne shekullin e tetembedhjete kur u be nje shpikje revolucionare kartografet dhe lundruesit ishin te paafte te percaktonin gjatesine gjeografike me saktesi. Ata vetem mund te gjenin me perafersi te cilat shpesh ishin te pasakta me qindra milje pasi teknologjia nuk kishte arritur ende ate faze zhvillimi qe ti mundesonte nje matje te sakte.
    Gjeresi gjeografike ne veri apo jug te ekuatorit nuk paraqiste te njejtin problem: mund te matej me cdo menyre sipas llogaritjeve te kendeve te diellit dhe yjeve dhe nepermjet instrumentave relative. Por qe te gjehej gjatesia gjeografike kjo kerkonte nje pajisje ndryshe dhe me aftesi te larta kalibruese gje qe do mundesonte kombinimin e matjes se pozicionit me matjen e kohes. Gjate gjithe periudhes kohore te historise se njohur shpikja e nje pajisje te tille ka qene pertej aftesive te shkenctareve por ne fillim te shekullit te tetembedhjete me rritjen e shpejte te trafikut detar lindi nje nevoje dhe kerkese e madhe. Sipas fjaleve te njerit prej autoriteteve te asaj kohe thuhet: ‘Kerkimi per gjatesine gjeografike ka erresuar jeten e cdo lundertari si dhe sigurine e cdo anije apo ngarkese. Matja e sakte dukej nje enderr e pamundur dhe “duke zbuluar gjatesine gjeografike” ishte shnderruar ne nje fraze shabllone per shtypin e kohes, njesoj sikur te thoje “derrat fluturojne”. ‘

    Ajo per te cilin kishin nevoje mbi te gjitha ishte nje instrument i afte qe te mbante kohen (nga momenti i nisjes) me nje saktesi perfekte gjate lundrimin te gjate dhe e painfluencuar nga lekundjet e detit apo alternimin e klimes nga e ftohte ne te ngrohte, nga e thate ne te lageshtitur. Nje ‘Ore e Tille’ si e quajti Isaac Newton kur ju drejtua anetareve te British Government Offical Board of Longitude ne vitin 1714, ‘nuk eshte shpikur ende’.

    Dhe me te vertete qe keshtu ishte. Matesit e kohes te shekullit te shtatembedhjete dhe te fillimit te tetembedhjetit ishin aparatura te paperpunuara te cilat humbisnin ose fitonin te pakten cerek ore ne dite. Sa per te krijuar nje ide, nje kronometer detar mund ti lejohej te humbiste ose te fitonte kete kohe vetem brenda disa vjeteve.

    Ishte viti 1720 kur orepunuesi i talentuar anglez John Harrion filloi te punonte mbi nje numer dizajnesh te cilat rezultuan me prodhimin e nje kronometri te tille. Objektivi i tij ishte qe te fitonte cmimin prej 20.000 ₤ te ofruara nga Board of Longitude ‘per cfaredo shpikje e afte per te percaktuar gjatesine gjeografike te nje anije brenda 30 miljeve detare ne perfundim te nje udhetimi prej gjashte javesh’. Nje kronometer i afte per te permbushur keto kushte duhej te humbte vetem 3 sekonda ne dite. U deshen pothuajse 40-vjet dhe prova e prototipe te shumte deri sa Harrison arriti te prodhonte nje instrument ne gjendje qe te permbushte standartet e kerkuara. Me ne fund ne vitin 1761, Kronometri i tij elegant No.4 la Britanine i montuar ne bordin e HMS Deptford i drejtuar per ne Jamaica dhe i shoqeruar nga William, djali i Harrison. Mbas nente ditesh lundrimi, bazuar ne llogaritjet e gjatesise gjeografike fale kjo kronometrit te Harrion, William vuri ne dijeni kapitetin e anijes se ne mengjesin e ardhshem ata do hasnin Ishujt Madeira. Kapiteni u tregua i gatshem te vinte bast 5 me 1 qe William ishte gabim por megjithate pranoi te mbante te njejtin kurs lundrimi. Dhe William fitoi bastin. Dy muaj me pas kur mberriten ne Jamaica u pa se instrumenti kishte humbur vetem pese sekonda.

    Harrisoni i kishte tejkaluar kushtet e vena nga Board of Longitude. Fale zvarritjeve burokratike te qeverise Britanike ai nuk i mori 20.000 ₤ deri 3 vjet perpara vdekjes ne vitin 1776. Kuptohet qe ai tregoi sekretet e shpikjes se tij vetem kur mori sasine e parave. Si rezultat i kesaj vonese Kapiteni James Cook nuk pati fatin te perfitonte nga kronometri kur kreu udhetimin e tij te zbulimit te pare ne vitin 1768. Por ne udhetimin e trete (1778-79) ai ishte ne gjendje qe te hidhte ne harte Paqesorin me saktesi te madhe duke rregulluar jo vete gjeresine gjeografike korrekte por edhe gjatesine gjeografike korrekte te cdo ishulli qe gjendej ne vijen bregdetare. Fale perkujdesit te Cook dhe kronometrit te Harrison... askush nga lundruesit nuk mund te ankohej ne rast deshtimi ne gjetjen e ishujve te Paqesorit apo per tu perlasur ne bregdetin qe mund te shfaqej si nga asgjeja.

    Ne fakt me gjatesite gjeografike te sakte, Hartat e Paqesorit te bera nga Cook duhet te konsiderohet si rasti i pare dhe te vendoset si nga shembujt e pare te kartografise precize te koheve te sotme moderne. Ata na kujtojne ne pak a ashume se kryerja e hartave ka brenda tre elemente kryesore; udhetime te famshme zbuluese, aftesi te larta matematikore dhe kartografike dhe kronometra te specifikuar. Dhe ne momentin qe kronometri i Harrisonit u vu ne dispozicion ne vitin 1770 atehere u prembush njera nga kushtet e caktuara. Kjo shpikje e shkelqyer i beri te mundur kartografeve qe te rregullonin gjeresite ne menyre perfekte, dicka qe sumeret dhe Egjyptianet e Lashte, Greket dhe Romaket si dhe te gjitha civilizimet e njohura perpara shekullit te 18-te, ishin te paafte te kryenin nje mision te tille. Eshte shume befasuese dhe e pashpjegueshme venia perpara hartave nga me te vjetrat dhe ku paraqiten gjatesite dhe gjeresite gjeografike me nje prezicion modern.



    INSTRUMENTA PRECIZE



    Keto gjatesi dhe gjeresi gjeografike te pashpjegueshme ne saktesi jane gjetur ne pergjithesi ne te njejten kategori dokumentash qe permbajne njohuri te avancuara gjeografike te cilat i permenda me siper.
    Harta e Piri Reis e 1513-es per shembull e vendos Ameriken e Jugut dhe Afriken ne gjatesine gjeografike relative korrekte gje qe teorikisht eshte e pamundur per zhvillimin e asaj kohe. Por Piri Reis ka qene aq bujar sa te pranoje qe harta e tij bazohej ne burime shume me te hershme. A eshte e mundur qe ti kete dale nga keto burime gjatesia gjeografike aq e sakte?
    Po ashtu e nje interesi te madh eshte dhe e ashtuquajtura ‘Dulcert Portulano’ e vitit 1339 e.s. e cila fokusohet ne Europe dhe Afriken e Veriut. Ketu gjeresia gjeografike paraqitet perfekt edhe per siperfaqe gjigande ndersa gjatesia gjeografike totale e Mesdheut dhe e Detit te Zi eshte e sakte pothuajse me nje gjysem gradi.
    Profesor Hapgood komenton se beresit e hartes origjinale nga e cila Dulcert Portulano u kopjua kishin arritur nje shkalle te larte zhvillimi dhe persosur shkencen ne gjetjen e raportit te gjatesise me gjeresine gjeografike. Dhe kjo mund te jete arrire vetem nepermjet posedimit te nje informacioni preciz mbi gjatesite gjeografike relative te shume vendeve te shperndara qe nga Galway ne Irlande dhe deri ne nyjen lindore te Donit ne Rusi.’

    Harta Zeno e vitit 1380 e.s. eshte nje tjeter enigme. Duke mbuluar nje zone te gjere te veriut deri ne Groenland, aty lokalizohen shume pjese te shperndara ne gjeresi dhe gjatesi gjeografike te cilat jane “pabesueshmerisht korrekte”. ‘Kjo eshte mahnitese,’ thote Hapgood, qe ‘ndokush ne shekullin e katermbedhjete mund te kete gjetur gjeresine e sakte gjeografike per keto vende, pa permendur saktesine e gjatesise gjeografike’.

    Po ashtu Harta e Botes se Oronteus Finaeus kerkon vemendje: vendos me sukses brigjet e Antarktikes ne gjeresine e sakte gjeografike dhe gjatesine relative gjeografike si dhe paraqet me saktesie te habitshme kontinentin ne teresi. Kjo reflekton nje njohuri gjeografike qe ska qene e zoteruar deri ne shekullin e 20-te.
    Portolano e lehudi Ibn Ben Zara eshte nje tjeter harte e famshme per saktesine e paraqitjes se gjeresise dhe gjatesise relative gjeografike. Gjatesia totale gjeografike midis Gjibraltarit dhe Detit Azov eshte e sakte me pothuajse gjysem gradi ndersa ne gjithe harten ne teresi gabimet ne gjatesine gjeografike jane me pak se 1 grade.

    Keto shembuj perbejne vetem nje pjesez te vogel te nje dosieri te madh evidencash te paraqitura nga Hapgood. Shtrese mbas shtrese efekti grumbullues i analizes se tij te detajuar sugjeron se ne po genjejme vetvehten kur supozojme qe aparaturat e sakta per te matur gjatesine gjeografike nuk jane shpikur deri ne shekullin e 18-te. Ne te kunderten, harta e Piri Reis dhe te tjerat duket se tregojne me force qe aparatura te tilla vetem sa jane rishpikur ose rizbuluar dhe se ato kane ekzistuar kohe me pare dhe jane perdorur nga njerez te civilizuar por qe tani jane te harruar nga historia dhe qe kane eksploruar mbare Token. Vec kesaj duket se keta njerez kane qene ne gjendje jo vetem te skicojne dhe te prodhojne instrumenta mekanike te sakte dhe teknologjikisht te avancuara por kane qene dhe mjeshtra te vertete te shkencave te cmuara matematike.



    MATEMATICIENT E HUMBUR



    Per te kuptuar pse-ne, fillimisht duhet ti kujtojme vetes ate me kryesoren: Toka eshte nje sfere. Si rezultat kur vjen puna per ta hedhur ate ne harte vetem globi mund ta paraqesi me proporcione te sakta. Transferimi i te dhenave katrografike nga nje glob ne nje fije letre ne menyre te paevitueshme shkakton devijime dhe mund te realizohet vetem me ndihmen e nje instrumenti kompleks mekanik dhe matematik qe quhet projektues hartash.
    Ka disa lloje te ndryshme projeksionesh. Ai i Mercatorit vazhdon te perdoret ende ne atlaset e sotem dhe mbase eshte me i njohuri. Te tjerave ju referohet zakonisht me emrin; Azimuthal, Stereografik, Gnomonik, Azimuthal Equidistant, Kordiform etj, por ska rendesi te permenden te gjitha. Na duhet vetem te theksojme qe te gjithe projeksionet e suksesshme kane nevoje per perdorimin e teknikave te sofistikuara matematikore te atij lloji qe supozohet qe smund te kete ekzistuar ne boten e lashte (sidomos ne thellesi te lashtesise, perpara 4000 p.e.s. ku pretendohet se ska patur asnje lloj civilizimi njerezor e jo me te thuash qe kane qene ne gjendje te zhvillonin gjeometri dhe matematike te avancuar).

    Charles Hapgood i dorezoi koleksionin e tij te hartave te lashta Institutit te Teknologjise te Massachusetts per tu vleresuar nga Profesor Richard Strachan. Konkluzioni i pergjithshem ishte i qarte, por ai donte te dinte me saktesi cfare niveli matematikor ishte i nevojshem per te qene ne gjendje te skicohen hartat origjinale. Ne 18 prill 1965 Stratchan i pergjigjet qe per te realizuar keto harta ishte i nevojshem nje nivel shume i larte matematikor. Disa nga hartat per shembull, duken se paraqesin nje projeksion te “llojit Mercator” shume kohe perpara sesa vete Mercator te ekzistonte. Kompleksiteti relativ i ketij projeksioni (qe perfshin dhe zgjerimin e gjeresise gjeografike) tregon qarte perdorimin e nje metode trigonometrike te transformimit te koordinatave.
    Arsye te tjera qe forcojne deduksionin qe hartuesit e lashte te hartave duhet te kene patur aftesie te larta ne matematike jane si me poshte:

    1. Determinimi i lokalizimit te vendeve ne nje kontinet kerkon te pakten metoda gjeometrike triangulare. Mbi distanca te medha (ne shkallen e 1 mije miljeve) duhet bere korrektimi i harkimit te tokes gje e cila kerkon disa njohuri mbi trigonometrine sferikale
    2. Vendndodhja e kontinenteve ne marrdhenie me njeri tjetrin kerkon nje njohuri mbi qenien e tokes si objekt sferoid dhe perdorim te trigonometrise sferikale.
    3. Kultura me nje njohuri te tille, plus precizionin e instrumentave per te realizuar matjet e nevojshme per te percaktuar vendndodhjen duhet patjeter te perdorin teknologjine e tyre matematikore per te krijuar harta dhe diagrama.

    Pershtypja e Stratchan qe hartat ndonese te kopjuara nga gjenerata kopjuesish, tregojne punen e nje civilizimi te lashte dhe misterioz, te avancuar teknologjikisht, ju bashkangjiten dhe eksperte nga Forcat Ajrore Amerikane te cileve Hapgood iu kishte dhene provat. Lorenzo Burroughs, shefi i 8th Reconnaissance Technical Squadron’s Cartographic Section ne Westover Air Base kreu nje studim te vecante dhe te kujdesshem te Hartes se Oronteus Finaeus. Ai doli ne perfundimin qe disa nga burimet ne te cilat ishte bazuar harta duhet te kene qene vizatuar me metoda projektimi, te njejta me ato te Projeksionit modern Kordiform. Sipas Burroughs:

    kjo sugjeron perdorimin e matematikes se avancuar. Me pas, forma qe i eshte dhene Kontinentit te Antarktikes sugjeron mundesine, ne mos probabilitetin qe burimet origjinale te hartes ishin kryer me projeksione te llojit stereografik ose gnomonik qe perfshijne perdorimin e trigonometrise sferikale.
    Ne jemi te bindur qe zbulimet e bera nga ju dhe bashkepuntoret tuaj jane te vlefshme dhe ngrene pyetjen e rendesishme qe afektojne gjeologjine dhe historine antike...’


    Hapgood kreu dhe nje zbulim tjeter shume te rendesishem: nje harte Kineze e kopjuar nga nje origjinal i hershem ne nje obelisk te gurte ne vitin 1137 e.s. Kjo harte perfshin me saktesi te njejtin informacion me kualitet te larte ne lidhje me gjatesine gjeografike si dhe te tjerat. Ka linjezim te ngjashem dhe ishte vizatuar me ndihmen e trigonometrise sferikale. Dhe me te vertete, nje ekzaminim nga afer tregon shume ngjashmeri me hartat e Europes dhe te Lindjes se Mesme aq sa vetem nje shpjegim eshte i mundshem: Patjeter dhe pa asnje dyshim e ka origjinen nga i njejti burim.

    Pra serisht duket se po perballemi me nje tjeter fragment te mbijetuar te nje njohurie shkencore te nje civilizimi te zhdukur. Per me shume duket qe ky civilizim ne disa drejtime duhet te kete qene te pakten po aq i avancuar sa eshte dhe civilizimi yne tani dhe se katrografet e tij kane hedhur ne menyre virtuale ne harte gjithe globin me nje nivel te njejte teknologjik, me metoda te njejta, njohuri te njejte matematikore dhe ka shume mundesi qe me te njejtat instrumenta.

    Harta Kineze po ashtu tregon dicka tjeter: nje trashigimi globale ka kaluar dore me dore, nje trashigimi me vlera te pallogaritshme dhe qe me shume gjasa te kete me shume se njohuri te sofistikuar gjeografike. A ka mundesi qe nje pjese e kesaj trashigimie te jete shperndare ne Perune prehistorike nga te ashtuquajturit ‘Viracochas’, te huajt me mjeker dhe misterioze te cilet erdhen nga pertej detit ne ‘kohet e erresires’ per te ringjallur civilizimin mbas nje kataklizme te Tokes?

    Vendosa te shkoj ne Peru per te pare se cfare mund te gjeja aty.

  8. #8
    PJESA II




    SHKUMA E DETIT




    PERU DHE BOLIVIA






    KAPITULLI I KATERT




    FLUTURIMI I KONDORIT




    Ndodhem ne Perune Jugore duke fluturuar mbi vizat e Nazcas.
    Poshte meje, mbas balenes dhe majmunit, shfaqet pamja e kolibrit qe rreh krahet drejt sqepit te tij elegant i fiksuar ne nje lule imagjinare. Dhe me pas bejme nje kthim te vrullshem djathtas te ndjekur nga hija e zbehte e avionit tone ndersa kalojme mbi autostraden Pan-Amerikane dhe ndjekim trajektoren qe na con mbi te famshmin faqe-gjarper ‘Alkatraz’, nje çafke 900 kembe e gjate e ndertuar ne perfeksion nga mendja e nje mjeshtri gjeometrie. I kalojme autostrades perreth per here te dyte dhe kete rradhe kalojme mbi nje peshk dhe trekendesha te vendosur ne perfeksion sebashku me nje pelikan, kthehemi majtas dhe e gjejme veten duke pluskuar mbi imazhin sublim te nje kondori gjigand me pende te hapura si gjate fluturimit.

    Ndersa perpiqem te normalizoj frymarrjen perpara syve pothuajse nga asgjeja materializohet nje tjeter kondor qe gati e prekim me dore, nje kondor i vertete kete rradhe. Piloti im gulcon dhe perpiqet qe ti shkoje nga pas. Per nje moment kap rrezellimin e shkelqyeshem te nje syri te ftohte qe duket sikur nga ngre peshe dhe na lexon deshiren per ta ndjekur. Dhe krej papritur si nje vizion nga ndonje mit antik, krijesa anohet duke u mbledhur kruspull dhe rreshqet se prapthi me elengance drejt diellit duke e lene avionin tone Chesna me nje motor te fluturoje i vetem.
    Poshte nesh tani shtrihen nje pale linjash paralele pothuajse 2 milje te gjata, te drejta si shigjete deri sa humbisnin nga syte. Dhe pikerisht aty, ne te djathte, nje sere formash abstrakte me nje shtrirje te gjere por perseri te ekzekutuara me precizion aq sa te duket e pamundur qe te jene bere nga dora e njeriut.
    Njerezit rreth e rrotull thone se ato nuk jane puna e njeriut por e gjysmeperendive, Viracochat te cilet kane lene gjurmet e tyre gjithandej neper rrajonin e Andeve mijera vjet te shkuara.



    GJEAGJEZA E LINJAVE



    Pllaja e Nazcas ne jug te Peruse eshte nje vend i shkrete, i thate dhe jo mikprites, shterpe dhe pa fryte. Popullata njerezore asnjehere nuk eshte perqendruar ketu dhe as qe ka per ta bere ne te ardhmen; siperfaqja e Henes do te dukej me pak mosmikpritese. Nese do ishit nje artist me nje plan te madh ne mendje, keto rrfshnalta do dukeshin si nje kanvas madheshtor me 200 milje katror pllajash te panderprera dhe i sigurt qe vepra jote madhore nuk do demtohet nga era e shkretetires apo mbuluar nga rera e saj. Eshte e vertete qe ketu fryne erera te forta por fatmiresisht mbase si rezultat i ndonje aksidenti per mire te fizikes, vrulli i tyre nderpritet ne nivel me token; gurickat qe grumbullon pampa ruajne nxehtesine e djellit duke ngritur perpjete nje fushe force ajri te ngrohte. Si rezultat dheu permban gips ne sasi te mjaftueshme per te bashkuar ne siperfaqe gure te vegjel, nje shtrese qe rifreksohet cdo agim dite te re nga efekti i lageshtires. Ne momentin qe keto gjera jane vizatuar ketu, ato mbeten te vizatuara. Nuk bie pothuajse kurre shi dhe me te vertete, me pothuajse gjysem ore shi ne cdo dekade, Nazca eshte njeri nga vendet me te thata te planetit.

    Nese jeni nje artist dhe nese do kishit nder mend nje shprehnit dicka te rendesishme dhe te ishte e dukshme pergjithmone, keto rrafshanlta te vetmuara do ishte pergjigja e lutjeve tuaja. Ekspertet ne lidhje me lashtesine e Nazcas kane shprehur opinione te ndryshme te bazuara ne fragmentet e eneve prej balte te gjetura midis linjave dhe rezultatet e radiokarbonit e kryera mbi mbetjet organike qe jane zbuluar aty. Datimi varion midis 350 p.e.s. dhe 600 e.s. Ne realitet ato nuk na tregojne asgje per moshen e vete linjave te cilat padyshim jane te padatuara si dhe vete guret qe jane zhvendosur per te krijuar ato. E vetmja gje qe mund te themi me siguri eshte ato me te fundit jane te pakten 1400 vjecare ndonese teorikisht ka nje mundesi qe ato te jene shume me te lashta per vete faktin e thjeshte qe artifaktet nga te cilat jane nxjerre keto data mund te jene sjelle ne Nazca nga njerez te mevonshem.




    Pjesa me e madhe e dizenjove jane te shperndara ne nje zone te percaktuar qarte ne Perune jugore, e rrethuar nga Rio Ingenio ne veri dhe Rio Nazca ne jug, nje zone pothuajse katrore ne ngjyre te murrme shkretetire dhe me 46 km te autostrades Pan-Amerikane qe kalon midis nga pjesa e siperme e qendres drejt pjeses se poshtme djathtas. Dhe pikerisht ketu ndodhen te shperndara me qindra figura te ndryshme. Disa prej tyre pershkrujne kafshe dhe zogj ( nje total prej 18 zogjsh te ndryshem). Po me ne largesi figurat marrin forma gjeometrike, trapeze, drejtkendesha, trekendesha dhe vija te drejta. Te para nga siper keto te fundit duken per syrin tone si nje mori rrugesh te cilat ishin dizenjuar nga mendja megalomane e ndonje inxhinjer civil i cili kishte shpalosur gjithe fantazine e shfrenuar te tij.
    Pasi njeriu nuk ka qene ne gjendje te fluturoje deri ne filli te shekullit 20-te, nuk na duket aspak surprise kur nga disa vezhgues, Linjat e Nazcas jane identifikuar si pista ulje per anije kozmike aliene. Ky eshte nje nocion joshes por Nazca nuk eshte vendi i duhur per te kerkuar evidenca mbi nje fakt te tille. Per shembull, eshte e veshtire te kuptohet qe pse jashtetokesoret te avancuar mjaftueshem kane pershkuar qindra vjet drite ne udhetime nderyjore, te kene patur nevoje te ndertonin pista uljeje. Sigurisht qe qenie te tilla duhet te kene patur nje teknologji te tille qe te ulnin mjetet e tyre fluturuese ne menyre vertikale apo jo? Per me shume qe eshte jashte cdo diskutimi qe Linjat e Nazcas te jene perdorur ndonjehere si pista per disqe fluturuese ose per ndonje gje tjeter te kesaj natyre, ndonese te para nga lart ato duken si te tilla. Kur i shikon ne nivel me token ato jane dicka me shume se gervishtje ne siperfaqe te bera duke levizur tutje mijera tonelata guresh te zinj vullkanike per te nxjerre ne pah shtratin e zbehte me rere dhe argjil te verdhe te shkretetires. Asnje nga zonat e pastruara nuk eshte me shume se disa inc e thelle dhe dheu aty eshte aq i bute sa nuk ka mundesi qe te perballonte uljen e nje mjeti fluturues. Matematicjenia gjermane Maria Reiche e cila i kushtoi gjysem shekulli te jetes se saj studimit te ketyre linjave po tregohej vetem e llogjikshme kur e rrezoi poshte teorine e jashtetokesoreve me nje fraze te vetme disa vite me pare: ‘Kam frike se njerezit e kozmosit do kishin ngecur ketu.’

    Por nese nuk jane pista per kocite (karrocat) e alienve ‘perendi’ atehere per cfare qellimi jane bere Linjat e Nazcas? E verteta eshte qe askush nuk e di pse-ne sic nuk dine dhe moshen e sakte te tyre. Ato paraqesin nje mister te vertete te se kaluares. Sa me nga afer qe i shikon aq me coroditese behen.
    Per shembull eshte e qarte qe kafshet dhe insektet e paradatojne gjeometrine e ‘pistave’ pasi shumica e trapezeve, drejktendeshave dhe vijave te drejta ndahen ne dy pjese duke fshire pjeserisht figurat e tjera me shume komplekse. Deduksioni me llogjik eshte qe vepra e artit ne shkretetire sic e shohim ne sot duhet te jete perfunduar ne dy faza. Ndonese duket se bie ne kundershtim me ligjet normale te progresit teknik na duhet te pranojme qe faza me e hershme ka qene me e avancuara. Ekzekutimi i figurave zoomorfike kerkon nje nivel te larte teknologjie dhe aftesi te perparuara sesa gervishtja e linjave (vijave) te drejta. Por sa larg ne kohe kane qene nga njeri tjetri keta artiste te hershem?

    Studiuesit i shmangen kesaj pyetje. Ata ne fakt i bashkojne te dyja kulturat thjesht si ‘Nazcas’ dhe i pershkruajne ato si vepra te njerezve te tribuve primitive te cilet ne menyre te pashpjegueshme arriten te zhvillojne teknoka te sofistikuara te shprehise artistike dhe qe u zhduken nga skena Peruane disa qindra vjet perpara ardhjes te pasardhesve te tyre te mirenjohur, Inkasit.

    Por sa te sofistikuar ishin keta Nazcan ‘primitive’? Cfare lloj njohurie kane zoteruar ata qe te ishin ne gjendje te linin nenshkrimet e tyre gjigande ne rrafshnalte? Sipas Dr Phillis Pitluga, nje astronome ne Adler Planetarium, Chicago, fillimisht duket sikur ata kane qene astronome abservues shume te zotet. Mbas studimit te detajuar me ndihmen e kompjuterit te renditjes yjore ne Nazca ajo arriti ne perfundimin se figura e famshme e merimanges ishte hartuar si nje diagrame tokesore e konstelacionit gjigand te Orionit dhe se linjat e drejta qe lidhen me figuren duket se jane ndertuar ne menyre te tille qe te paraqesin neper epoka ndryshimet dhe shmangiet e tre yjeve ne Rripin e Orionit.

    Rendesia e vertete e zbulimit te Dr Pitluga do behet akoma dhe me e qarte gjate shtjellimit te kesaj pjese. Nderkohe le te permendim faktin qe merimanga e Nazcas paraqet me saktesi nje pjestar mese te njohur te familjes se merimangave, te ashtuquajturin mermanga me genin Ricinulei. Kjo lloj merimange eshte shume e rralle, aq e rrale sa ne fakt gjehet vetem ne zonat e humbura dhe te pakalueshme te xhungles se Amazones. Si kane arritur te gjejne kete specie artistet e pretenduar primitive te Nazcas, kaq larg nga vendi i tyre, duke pershkuar pengesa madheshtore te Andeve? Dhe per me shume ne lidhje me te njejten pyetje; pse ju desh atyre te benin nje gje te tille dhe si ishin ne gjendje te dublikonin me detaje shume te hollesishme anatomine e Ricinulei ( detaje te te ciles shihen vetem me mikroskop) ku perfshihen organet riprodhuese qe cilat jane te vendosura ne fund te zgjatimit te kembes se djathte?

    Mistere te tilla duket sikur shumefishohen ne Nazca dhe asnjeri prej dizenjove, mbase pervec kondorit, duket sikur nuk eshte pjese e ketij vendi. Balena dhe majmuni jane jashte ketij ambjenti shkretetire sic eshte dhe mermanga e Amazones. Nje figure interesante njeriu me doren e ngritur lart sikur eshte duke pershendetur, me cizme te renda ne kembet e tij, sy te rrumbullaket qe shikojne me ngulm perpara, mund te thuhet qe nuk i perket asnje epoke ose kulture te njohur. Dhe vizatime te tjera qe pershkruajne forma njerezore jane po aq te vecanta, kokat e tyre jane te ngerthyera ne aureola te shkelqyeshme qe ne te vertete duken si vizitore nga nje planet tjeter. Forma e tyre e perbashket bie ne sy ne te njejten menyre dhe eshte shume e cuditshme. Kolibri eshte 650 kembe i gjate, merimanga eshte 150 kembe e gjate, kondori zgjatohet per pothuajse 400 kembe nga sqepi deri tek puplat e bishtit (sic eshte dhe pelikani), dhe hardhja (lizard) bishti i te ciles tani ndahet ne dy pjese nga autostrada Pan-Amerikane eshte 617 kembe e gjate. Pothuajse cdo dizajn eshte ekzekutuar ne te njejten shkalle ciklopike dhe me te njejten grade veshtiresie duke konturuar me shume kujdes nje vije te vetme te vazhdueshme.

    Nje kujdes i tille ne detaje mund te gjehet ne projektet gjeometrike. Disa prej tyre marrin formen e vijave te drejta te gjata mbo 5 milje dhe qe marshojne si rruge Romake neper shkretetire, shtrate lumenjsh te thare duke kapercyer guret qe dalin perpara dhe pa devijuar kurre nga drejtimi fillestar.
    Ky lloj precizioni eshte i veshtire por jo i pamundur nese duam ta shpjegojme sipas termave konvencionale. Ajo qe eshte mister jane figurat zoomorfike. Si mund te jene krijuar ato kaq perfekte pa patur nje mjet fluturues dhe si jane kontrolluar per saktesine e permasava nga krijuesit e tyre? Asnje nga dizajnet nuk eshte i permasave qe te mund te shikohet nga toka dhe nga ky nivel ato duken thjesht si nje sere rrenjesh pa forme ne shkretetire. Forma e tyre e vertete duket vetem nga nje lartesi prej disa qidra kembesh. Aty perreth nuk ka asnje koder apo lartesi te mjaftueshme qe te mundesoje shikimin e tyre.

  9. #9
    LINJA KRIJUESIT DHE HARTA KRIJUESIT


    Jam duke fluturuar mbi linjat dhe po perpiqem qe ti jap nje kuptim. Piloti im eshte Rodolfo Arias, kohet e fundit pilot i Forcave Ajrore Peruane. Mbas nje karriere ne avionat luftarak ai e konsideron avionin tone Cessna shume te ngadalte dhe e trajton si nje taksi me krahe. Ne momentin qe u rikthyem mbi linjat e Nazcas, partnerja ime Santha hapi dritaren dhe ne kete menyre ajo mund te drejtonte kameran e saj ne drejtim vertikal per te filmuar figurat e cuditshme. Tani jemi duke eksperimentuar me pamjen nga lartesi te ndryshme. Disa qindra kembe mbi rrafshnalten e Ricinulei, merimanga e Amazones duket sikur eshte terhequr mbrapsht dhe do te na kapi me nofullat e saja. Ne lartesine 500 kembe mund te shikojme disa nga figurat ne te njejten kohe: nje qen, nje peme, nje pale duar te cuditshme, kondorin dhe disa nga trapezoidet dhe trekendeshat. Kur ngjitemi ne lartesine prej 1500 kembesh zoomorfet, deri ne kete moment dominues, shfaqen me te vogla dhe te shperndara neper pllaje te rrethuar nga vija mahnitese formash gjeometrike. Keto forma tani duken me pak si rruge dhe me shume si shtigje te hapura nga gjigande, shtigje te cilat pershkojne gjithe pllajen ne nje forme qe duket si nje shumellojshmeri kendesh, permasash dhe trajtash.

    Ndersa toka vazhdon te zvogelohet dhe perspektiva e pamjes zgjerohet me shume duke lejuar nje pamje me ne distance te linjave, filloj te mendoj nese eshte aplikuar ndonje metode ne prerjet kuneiforme qe ndodhen poshte meje. Kjo me kujtoi nje observim te bere nga Maria Reiche, matematicjenia qe ka jetuar ne Nazca dhe ka studiuar linjat qe nga viti 1946. Sipas kendveshtrimit te saj:

    Vizatimet gjeometrike te japin pershtypjen e shkrimit shifror ne te cilin te njejtat fjale nganjehere shkruhet me germa gjigande ndersa here tjeter me germa shume te vogla. Ketu gjen nje vendosje te vijave te cilat duken me nje shumellojshmeri madhesie dhe kategorie te perzjera sebashku dhe me forma te ngjashme. Te gjitha vizatimet jane te perbera nga nje lloj numri i elementeve themelore...

    Ndersa Cessna dridhet dhe ngjitet me lart u kujtova se nuk eshte nje rastesi qe linjat e Nazcas u zbuluan vetem ne shekullin e 20-te kur filloi epoka e fluturimit te njeriut. Ne fund te shekullit te gjashtembedhjete nje gjykates i quajtur Luis de Monzon, ishte i pari udhetar spanjoll qe dha informacione duke raportuar ‘shenjat misterioze” ne shkretetire dhe ishte ai nga te paret qe mblodhi informacionet nga tradia lokale te cilat i lidhnin keto vija/linja me Viracochas. Sidoqofte deri ne vitin 1930 kur udhetimet ajrore te pasagjereve filluan te funksionojne rregullisht midis Limes dhe Arequipas, askush nuk kishte hetuar me pare artin grafik me te madh ne bote qe gjendet ne qete kend te humbur te Peruse Jugore. Vetem me zhvillimin e aviacionit u be e mundur duke i dhene njeriut aftesine prej zotave qe te marrin qiejt dhe te shikojne kete mister kaq te bukur i cili ishte fshehur prej kaq kohesh.

    Rodolfo eshte duke kthyer Cessnan ne nje rreth te madh mbi nje figure majmuni, nje majmun gjigand i lidhur me nje mori formash gjeometrike. Nuk eshte e lehte te pershkruash ndjesine e cuditshme dhe hipnotike qe te jep ky dizajn; eshte shume i komplikuar dhe terheqes ta shikosh dhe ne te njejten kohe shume abstrakt dhe mistik. Trupi i majmunit eshte i pershkuar nga nje numer i panderprere linjat/vijash. Dhe pa u shkeputur aspak, te njejtat vija gjarperojne mbi piramida, ne nje sere zigzakesh, ne nje labirinth spiral (bishti) duke u rikthyer mbi koke dhe duke krijuar idene e flokeve te perkulur. Ne raporte me te vogla, pra nje vizatim i thjeshte ne leter do ishte asgje me shume se nje skice por ketu jemi mbi shkretetiren e Nazcas (ku gjerat jane paraqitur ne nje shkalle te madhe) dhe majmuni eshte te pakten 400 kembe i gjate dhe 300 kembe i gjere...

    A kane qene Linja Krijuesit te njejte me Harta Krijuesit?

    Dhe pse ata jane quajtur Viracochas?

  10. #10
    KAPITULLI I PESTE


    GJURMET E INKASVE NGA E KALUARA



    Asnje artifakt ose monument, asnje qytet apo tempull nuk ka qendruar ne formen e tij te rregullt qe tja kaloje nje tradite fetare. Ska rendesi nese eshte e shprehur ne Tekstet e Piramidave te Egjyptit te Lashte apo ne Biblen e Cifuteve apo tek Vedas, keto tradita ndodhen midis krijimeve me te pavdekshme njerezore, ato jane mjetet e diturise qe udhetojne ne kohe.

    Ruajtesit e fundit te trashigimise te lashte fetare te Peruse ishin Inkasit besimet dhe idhujt e te cileve u asgjesuan sic u shkaterruan dhe rrembyen pasurite e medha gjate 30 vjeteve te temerrshme qe pasuan pushtimin Spanjoll te vitit 1532. Megjithate nje numer udhetaresh spanjolle u perpoqen ne ate kohe qe te dokumentonin traditat e Inkasve perpara se ato te harroheshin teresisht.

    Ndonese ne ate kohe ju kushtua nje vemendje e vogel, disa nga traditat tregojne me force per nje civilizim madheshtor per te cilin mendohet se ka ekzistuar ne Peru mijera vjet me pare. Ishin ruajtur kujtime te forta mbi kete civilizim per te cilin thuhet se eshte themeluar nga Viracochat, te njejtat qenie misterioze te cilave ju atribuohet krijimi i Linjave te Nazcas.


    ‘SHKUMA E DETIT’



    Kur erdhen konkuistadoret (pushtuesit) spanjoll, perandoria e Inkasve shtrihej pergjate brigjeve te Paqesorit dhe ne malesite e Andeve te Amerikes Jugore nga kufiri verior i Ekuadorit te sotem, pergjate gjithe Peruse dhe poshte ne jug ne Lumin Maule ne Kilin Qendror. Kendet ekstreme te kesaj perandorie lidheshin nga nje sistem i sofistikuar rrugesh, dy autostrada paralele veri-jug; per shembull njera prej tyre qe shtrihej mbi 3600 km pergjate brigjeve dhe tjetra pothuajse me te njejten distance qe shrihej permes Andeve. Te dyja keto rruge madheshtore ishin te shtruara dhe te lidhura me degezime te shpeshta. Per me teper ato paraqesin nje shkalle te larte interesi ne menyren sesi jane dizajnuar dhe realizuar me detaje inxhinjerike si ato te urave ndihmese, tunelet qe ishin hapur neper shkembinj solide etj. Duket qarte qe ka qene nje veper e nje civilizimi te avancuar, te disiplinuar dhe te nje shoqerie ambicioze. Ne menyre ironike kjo luajti nje rrol vendimtar ne renien e tyre: forcat spanjolle te dretjuara nga Francisco Pizarro i perdori ato me efikasitet te madh per te avancuar trupat e tij ne brendesi te vendit.

    Kryeqyteti i perandorise se Inkasve ishte qyteti Cuzco, nje emer qe ne gjuhen e lokale Quechua do te thote ‘kerthiza e tokes’. Sipas legjendes ky qytet ishte themeluar nga Manoco Capac dhe Mama Occlo, dy femijet e Diellit. Ne kete qytet inkasit i faleshin perendise Diell te cilin ata e quanin Inti por ishte dhe nje tjeter perendi qe veneroheshe si ME E SHENJTA nga te gjitha. Kjo ishte Viracocha, adashet e te cilit thuhet se kane krijuar Linjat e Nazcas dhe emri i te cilit do te thote ‘Shkuma e Detit’.

    Nuk ka asnje dyshim qe eshte nje koincidence fakti qe perendesha Greke Aferdita, e cila kishte lindur nga deti, e mori emrin e saj per shkak te shkumes (aphros) prej te ciles ajo ishte krijuar. Nder te tjera Viracochanga popujt e Andeve eshte pershkruar gjithmone ne menyre te padiskutueshme si mashkull. Ky fakt ne lidhje me te njihet me siguri. Sidoqofte asnje historian nuk eshte ne gjendje te thote si eshte krijuar ky kult i lashte per kete perendi perpara se te vinin spanjollet dhe ti jepnin fund. Kjo ndodh per arsyen se kulti dukej se ka qene ne qarkullim shume kohe me pare se inkasit ta perfshinin ne kozmogonine e tyre dhe te ndertonin tempuj te mrekullueshem per nder te tij ne Cuzco. Evidencat tregojne se perendia e larte Viracocha eshte adhuruar nga te gjitha civilizimet qe mund te kene ekzistuar ne historine e gjate te Peruse.



    QYTEZA E VIRACOCHAS



    Disa dite mbasi u largova nga Nazca dhe une me Santhian mberritem ne Cusco, morem rrugen drejt vendndodhjen e Coricanchas, tempulli i madh i kushtuar Viracochas ne epoken pre-Kolumbiane. Natyrisht qe Coricancha eshte zhdukur prej kohesh. Ose per te qene me te sakte nuk eshte zhdukur por eshte varrosur nen shtresat e ndertimeve te me vonshme. Spanjollet ruajten themelet e vecanta inkase si dhe pjeset e poshtme te ketyre mureve jashtezakonisht te forta dhe mbi to ngriten katedralet e tyre kolonialiste.
    Duke ecur drejt hyrjes kryesore te kesaj katedraleje mu kujtua qe tempulli i Inkase njehere e nje kohe ka qene i mbuluar me me shume se 700 pllaka ari te paster (sejcila peshonte 2 kg) ndersa oborri perqark kishte qene i mbjelle me kopje te riprodhuar te fushave me miser edhe keto te veshura me flori. Me vjen nder mend Tempulli i Solomonit ne Jeruzalemin e larget, i njohur per veshjen e tij me pllaka ari dhe kopshtet mahnitese me peme frutore.

    Termetet e vitit 1650 dhe 1950 kane shkaterruar pjesen derrmuese te katedrales spanjolle te Santo Domingos e cila ngrihej dikur perbri tempullit te Viracochas dhe per kete arsye u konsiderua e nevojshme qe te rindertohej ne te dyja rastet. Themelet inka te tij si dhe muret e uleta i mbijetuan ketyre fatkeqesive natyrore duke mbetur te paprekura, kjo fale dizajnit te tyre karakteristik i cili ka perdorur nje sistem elegant nderthurje blloqesh poligonale. Keto blloqe dhe planifikimi i pergjithshem i zones jane pothuajse te vetmet qe kane mbetur nga strukturat origjinale, pervec nje platforme guri ne ngjyre gri dhe ne forme tetekendeshi qe ndodhet ne qender te nje kopshti drejtkendor qe dikur ka qene i veshur me 55 kg ar te paster. Ne te dyja krahet e kopshtit kane qene disa si paradhoma qe edhe ato i perkisnin tempullit te inkasve dhe ku spikasnin detaje te mrekullueshme arkitektonike si ne rastin e mureve te harkuara dhe gedhendje te bukura, madje dhe kamare te krijuara ne nje pjese te vetme graniti.

    Filluam te shetisnim neper rruget e ngushta dhe te shumta te Cuzcos. Ndersa shikoja perreth me ra ne sy qe jo vetem katedralja ishte ndertuar mbi nje kulture me te hershme por edhe gjithe qyteti vete ishte nje shprehi e nje kulture te hershme; i gjithe qyteti ishte lehtesisht skizofrenik. Hapesira, ballkone, shtepi koloniale dhe pallate qe lartoheshin mbi mua, pothuajse te gjithe qendronin mbi themele inkase ose te nderthurura teresisht me struktura inkase te te njejtes bukuri arkitekture poligonale qe ishte perdorur ne Coricancha. Ne nje korridor te njohur si Hatunrumiyoc ndalova per te ekzaminuar me kujdes nje mori muresh misterioze te bera nga blloqe guri te cilet bashkoheshin me njeri tjetrin ne menyre perfekte, me forma dhe madhesi te ndryshme por qe nderthureshin ne kende te ndryshme. Gedhendja e gureve individuale dhe renditja e tyre ne struktura kaq te komplikuara mund te jete realizuar vetem nga mjeshtra te zejtarise te cilet kane patur nen zoterim aftesi te medha dhe me qindra shekuj eksperience ne ndertime. Ne njerin nga blloqet numerova mbi 12 kende dhe faqe ne nje pike te vetme dhe nuk arrita te fusja asnje fije leter ne hapesiren midis vendit ku ishin bashkuar guret.


    MJEKROSHI I HUAJ


    Duket sikur ne fillim te shekullit te gjashtembedhjete, perpara se spanjollet te fillonin shkaterrimin nga themelet te kultures peruane, nje idhull i Voracochas ka qene i vendosur ne Te Shenjtin e Shenjteve te Coricanchas. Sipas doreshkrimeve te kohes Relacion anonuma de los costumbres antiguos de los naturales del Piru, ky idhull ishte nje statuje prej mermeri e Zotit, nje statuje e pershkruar si ‘nje qenie me floke te gjate, komplekse detaje, veshje dhe sandale, i ngjashem me paraqitjen qe i bejne piktoret Shen Bartolemeut’. Te dhena te tjera mbi Viracochan e lidhin paraqitjen e tij me ate te Shen Tomasit. Studiova nje numer te caktuar ilustrimesh dhe doreshkrimesh ekleziastikale ne te cilat keta dy shenjtore pershkruheshin me detaje. Te dy paraqiteshin si njerez te bardhe me mjeker, kaluar mesoburrin, veshur me sandale dhe pelerina valevitese. Sic do shohim me pas, te dhenat konfiromojne se kjo ka qene paraqitja ekzakte qe pershkruante Viracochan nga ata qe e adhuronin. Kushdo qe ka qene, ai ska qene aspak nje indian i Amerikes. Ata jane relativisht me lekure te erret dhe qime shume te rralla neper mjekra. Mjekra e dendur dhe kompleksi i zbehte i lekures e bejne Viracochan nje njeri tipik te bardhe.

    Eshte vete Inkasit ne shekullin e gjashtembedhjete mendonin keshtu. Ne fakt legjendat dhe besimet e tyre fetare i binden ata kaq shume per kete lloj tipari fizik sa kur spanjollet zbarkuan ne brigjet e Amerikes, ata nga vendasit u kujtuan se ishte Viracocha dhe gjysem perendite e tij, nje ngjarje e profetizuar per te cilen Viracocha ne te gjitha legjendat permendet qe e ka premtuar te ndodhe. Kjo rastesi i dha pushtuesve te Pizarros nje avantazh strategjik dhe psikologjik te mjaftueshem per te perballuar numrin e madh te luftetareve inkas ne betejat qe vijuan.

    Po kush ishin qeniet te cilat perfaqesonin Viracochat?

  11. #11
    KAPITULLI I GJASHTE



    AI ERDHI NE KOHEN E KAOSIT



    Ne te gjitha legjendat e lashta te popujve te Andeve permendet nje figure e gjate dhe mjekroshe, fytyrzbehte dhe i mbeshtjelle me nje pelerine misterioze. Ndonese njihej me emra te ndryshem ne vende te ndryshme ai identifikohej gjithmone me nje personazh; Viracocha, Shkuma e Detit, nje mjeshter i shkencave dhe magjise i cili vringellonte arme te temerrshme dhe qe erdhi ne kohen e kaosit per te vendosur perseri rendin ne bote.
    E njejta histori permendej ne versione te ndryshme nga te gjithe popujt e rajonit te Andeve. Fillonte me nje pershkrim te hollesishem te nje periudhe te temerrshme kur Toka ishte mbushur me uje nga nje permbytje gjigande dhe qe ishte zhytur ne erresire nga zhdukja e diellit. Shoqeria kishte degjeneruar dhe njerezit dergjeshin ne vuajtje dhe mjerim. Dhe atehere krejt papritur, duke ardhur nga jugu, shfaqet nje njeri i bardhe shtatlart dhe me nje menyre te sjelluri autoritative. Ky njeri kishte kaq shume fuqi sa kishte shnderruar kodrat ne lugina dhe luginat ne kodra duke bere perrenjte te kullonin nga guret dhe shkembinjte...

    Kronikanet e hershem spanjolle te cilet dokumentuan kete tradite, shpjeguan se kjo histori i ishte treguar nga indianet me te cilet kishin patur kontakte gjate udhetimeve te shumta neper Ande:

    Dhe ata e kishin degjuar nga baballaret e tyre te cilet e kishin degjuar nga kenget e vjetra te trasheguara nga kohe shume te lashta... Ata thane se ky njeri udhetoi pergjate rruges malore drejt veriut duke bere mrekulli ne cdo vend qe shkeli dhe ata nuk e pane me kurre ate. Indianet tregonin se ne shume vende ai ju dha njerezve instruksione sesi duhet te jetonin duke ju folur atyre me nje dashuri dhe miresi te madhe dhe duke i keshilluar ata qe te beheshin te mire dhe te mos demtonin njeri tjetrin por ta donin dhe te meshironin cdo gje ne kete bote. Ne shume vende ai quhej Ticci Viracocha...

    Te njejtit personazh i jane atribuar dhe emra te tjere si, Huaracocha, Con, Con Ticci ose Kon Tiki, Thunupa, Taapac, Tupaca dhe Illa. Ai ishte nje shkenctar, nje arkitekt me aftesie te pakrahasueshme, nje skulptoj dhe inxhinjer; ‘Ai beri te mundur qe te formoheshin tarracat dhe fushat pjellore dhe te ngriheshin muret mbrojtese per to. Ai po ashtu i beri kanalet qe te furnizonin me uje... ai shkoi ne vend te ndryshme duke rregulluar shume gjera.’
    Viracocha ishte edhe nje mesues dhe mjek i madh dhe e vuri veten e tij ne sherbim te njerezve ne nevoje. Thuhej se ‘kudo qe i shkeli kemba ai sheronte ata qe ishin te semure dhe ju kthente shikimin te verberve.’

    Ky ‘supernjeri’ xhentil dhe civilizues, ky Samaritan i Mire kishte dhe nje ane tjeter te karakterit te tij. Nese i kercenohej jeta qe sic duket duhet te kete ndodhur disa here, ai perdorte nje arme hyjnore te cilen e mbante me vete:

    Duke kryer mrekulli me fjalet e tij, ai erdhi dhe ne distriktin e Canas dhe aty, afer nje fshati te quajtur Cacha... njerezit u rebeluan kunder tij dhe e kercenuan se do e qellonin me gure. Ata e pane ate te ulej ne gjunje dhe te ngrinte duart drejt qiellit sikur te kerkonte ndihme. Indianet deklaruan se ne ate moment ata pane nje zjarr ne qiell i cili dukej sikur i rrethonte te gjithe. Te mbushur me frike ata ju afruan personit qe me pare kercenuan ta vrisnin dhe i kerkuan qe ti falte.
    ...Ne ate moment ata pane qe zjarri u mek prej urdherit te tij ndersa guret u shkrine nga flaka kaq shume sa blloqe te medhaja mund te ngriheshin nga toka vetem me dy duar sikur te ishin prej tape. Ata ju afruan sa me afer dhe u larguan nga vendi ku ndodhi kjo cudi. Viracocha mberriti ne bregdet dhe aty duke mbajtur mantelin e tij u drejtua per nga valet dhe nuk u pa me. Ndersa largohej ata i dhane emrin Viracocha qe do te thote ‘Shkuma e Detit’.


    Keto legjenda persa i perket pershkrimit te Viracocha-s ishin unanime. Ne librin e tij Suma y Narracion de los Incas, kronikani spanjoll i shekullit te gjashtembedhjete, Juan de Betanzo deklaron se sipas indianeve
    Viracocha ka qene nje njeri i gjate, me mjeker dhe i veshur me nje rrobe te bardhe ndersa ne raste koflikti ai paraqitej si nje person me veshje te badhe qe i shkonte deri ne fund te kembeve dhe qe ne bel shtrengohej nga nje rrip...’

    Pershkrime te tjera qe jane mbledhur nga njerez te ndryshme te Andeve duket se kane te perbashket te njejtin personazh misterioz dhe enigmatik. Sipas njerit prej tyre, ai ishte...

    Nje njeri me mjeker dhe i nje gjatesie mesatare , i veshur me nje pelerine te gjate... Sapo kishte hyre ne moshen e pjekurise se vonet (35-39). Ai ecte midis turmes se njerezve dhe ju drejtua vendasve me dashuri duke i quajtur ata djemte dhe vajzat e tij. Ndersa udhetonte ai kryente dhe mrekulli. Viracocha sheronte te semuret vetem me prekjen e tij. Indianet Vendas e quajne Thunupa ose Tarpaca, Vuracocha-rapacha ose Pachaccan...

    Ne njeren prej legjendave Thunupa-Viracocha permendet si “njeriu i bardhe shtatmadh paraqitja dhe karakteri i te cilit fitoi rrespekt dhe adhurim ne rradhet e popullsise. Ndersa ne nje tjeter legjende ai pershkruhetsi ‘njeriu i bardhe me pamje te fisme, sy bojqielli, me mjeker dhe pa kesule ne koke dhe duke mbajtur te veshur nje cusma, nje lloj bluze pa menge e cila arrinte deri tek gjunjte. Po ashtu ne nje tjeter legjende qe mesa duket i referohet nje stadi me te vonet te jetes se Viracochas, ai pershkruhet si ‘keshilltari i mencur ne ceshtje shteterore’ dhe pershkruhet si nje njeri i bardhe dhe i moshuar qe mbante te veshur toniken e gjate, floke dhe mjeker e gjate.’


    MISIONI I CIVILIZIMIT



    Mbi te gjitha Viracocha ne legjendat mbahet mend si mesues. Thuhet se perpara se te vinte ai, ‘njeriu jetonte ne kushtet e nje kaosi, shume ishin lakuriq si njerez te eger; ata nuk kishin banesa ose ndertime te tjera pervec shpellave dhe prej ketyre shpellave dilnin per te mbledhur cfaredo lloj gjeje qe mund te gjenin per te ngrene.’

    Viracochas i atribuohet ndryshimi i kesaj gjendjeje dhe fillimi i epokes se gjate te arte ne te cilen gjeneratat e mevonshme e kujtonin me nostalgji. Te gjitha legjendat i permbahen te njejtes linje kur permendin faktin qe Viracocha e kreu misionin e tij te civilizimit me nje perdellim dhe miresi dhe duke evituar me cdo mundesi perdorimin e forces: menyrat e tija kryesore ishin udhezime te kujdesshme dhe shembuj personale nepermjet te cilave i pajiste njerezit me teknika dhe njohuri te nevojshme per nje jetese me produktive dhe te kulturuar. Ne vecanti ai mbahet mend per ate qe solli ne Peru profesione te shumta si mjekesine, metalurgjine, bujqesine, blegtorine, artin e te shkruarit (qe sic thuhet nga Inkasit u prezantua nga Viracocha por qe me vone u harrua) dhe nje mirekuptim te sofistikuar te parimeve te inxhinjerise dhe arkitektures.

    Qe me pare jam impresionuar nga cilesia e puneve ne gur te Inkasve ne Cuzco. Ndersa kerkimet e mija ne qytetin e vjeter vazhduan mbeta i shtangur kur zbulova qe e gjithe e ashtuquajtura pune ne gur e Inkasve mund ti atribuohet me ndonje shkalle sigurie arkeologjike vete Inkasve. Eshte e vertete qe ata kane qene mjeshtra ne manipulimin e gurit dhe shume prej monumenteve ne zonen e Cuzcos ishin padiskutim veper e duarve te tyre. Por dukej qe disa nga strukturat me mahnitese qe ju jane atribuar atyre mund te jene ngritur nga nje civilizim me i hershem; evidencat sugjeronin qe Inkasit shpesh kane funksionuar si restauratore te ketyre strukturave dhe jo ndertuesit origjinal te tyre.

    I njejti fakt duket se eshte i vertete dhe ne sistemin tejet te zhvilluar te rrugeve qe lidhnin pjeset me te largeta te perandorise se Inkasve. Lexuesit do ti kujtohet fakti qe keto rruge kishin formen e autostradave paralele qe shtriheshin nga veriu ne jug, njera pergjate bregut dhe tjetra nepermes Andeve. Te gjitha sebashku per me shume se 15 mije milje keto rruge kane qene ne perdorim te rregullt shume kohe perpara pushtimit spanjoll dhe une supozova qe inkasit mund te kene qene ndertuesit e tyre. Por tani mesova qe eshte shume e mundur qe ata te kene qene trashigimtaret e nje sistemi te tille. Rroli i tyre ka qene ti mirembanin, riparonin dje bashkonin networkun ekzistues. Ndonese shpesh ky fakt nuk pranohet, asnje ekspert nuk eshte ne gjendje te perllogarisi me saktesi sesi u ndertuan dhe nga kush u ndertuan keto rruge.

    Misteri u thellua me shume nga traditat lokale te cilat deklarojne se jo vetem sistemi i rrugeve dhe arkitektura e sofistikuar ka qene “e lashte qe ne kohen e Inkasve” por dhe fakti qe “te dyja ishin veper e njeriut te bardhe mjekrosh” i cili ka jetuar me mijera vjet perpara.
    Nje legjende e pershkruan Viracochan si te shoqeruar nga “mesazhere te dy llojeve’, ‘ushtare besnike’ (huaminca) dhe ‘te ndritshmit’ (hayhuay-panti). Rroli i tyre ishte qe te shperndanin mesazhin e perendise se tyre ‘ne cdo cep te botes’.

    Ne vende te tjera ka patur fraza si: ‘Con Ticci u kthye... me nje numer shoqeruesish’; ‘Con Ticci urdheroi dy nga viracochat qe te shkojne drej lindjes...’; ‘Qe nga nje Liqen i madh erdhi nje zot i quajtur Con ticci Viracocha duke sjelle me vete nje numer te caktuar njerezish...’; Ne kete menyre ata viracocha shkuan ne zona te ndryshme sic i kishte urdheruar Viracocha...’.


    VEPRA E DEMONEVE?



    Qyteza e lashte e Sacsayhuaman shtrihet ne veri te Cuzcos. Arritem aty pasdite vone nen nje qiell te ngarkuar rende nga re kercenuese ngjyre gri. Nje ere e ftohte frynte neper tunder ndersa ngjisja shkallet e gurta per te pershkuar dyert e gurta te krijuara per gjigande dhe ecja perbri mureve madheshtore te ndertuara ne forme zigzage. Ngrita koken dhe pashe siper tek nje gru i madh graniti te cilit po i kaloja poshte. Dymbedhjete kembe e larte dhe shtate kembe e gjere qe peshonte me shume se 100 ton dukej qarte qe ishte veper e njeriut dhe jo e natyres. Ishte prere dhe lemuar ne nje harmoni simfonike kendesh, e manipuluar me nje lehtesi te dukshme (sikur te ishte dyll ose stuko) dhe qendronte me fundin e saj mbi mur i perbere nga blloqe gjigande poligonale disa prej te cilave ishin te pocizionuara mbi te, disa poshte tij, disa nga te dyja anet dhe cdo gje dukej ne nje balance perfekte dhe te sistemuar me se miri.

    Duke qene se njeri prej ketyre gureve te latuar kishte nje madhesi prej 28 kembesh dhe ishte llogaritur te peshonte 361 ton (pothuajse pesha e 500 automibileve te madhesise normale) me dukej sikur nje numer i madh pyetjesh ulurinte per pergjigje. Si ja kishin arritur inkasin apo paraardhesit e tyre te punonin gure te tille gjigande? Si kishin mundur te prisnin dhe jepnin forme ketyre blloqeve ciklopike me kaq saktesi? Si kishin arritur te transportonin ato per dhjetra milje nga guroret e largeta? Me cfare menyre kishin bere muret me to duke perzjere blloqet individuale dhe ngritur ato lart nga toka me nje lehtesi te dukshme? Keta njerez sic mendohet nuk kane patur as rrota, pa llogaritur makineri te afta per te ngritur dhe manipuluar duzina te tera blloqesh prej 100 tonesh dhe me forma te parregullta duke i stistur ato ne nje mozaik jigsaw 3 dimensional.

    E dija mire qe kronikanet e periudhes se hershme koloniale kane qene po aq sa dhe une te shtangur nga ajo qe shikonin. I respektuari Garcilaso de la Vega i cili erdhi ne kete zone ne shekullin e gjashtembedhjete ka shkruar me nje admirim te pashoq per fortesat e Sacsayhuaman:
    Proporcionet e tij jane te papershkrueshme nese dikush nuk e ka pare vete ate; dhe kur e shikon nga afer dhe studiuar me vemendje ato duken kaq te jashtezakonshme sa mendja te shkon tek ndonje magji e perdorur per te realizuar kete ndertim; qe mund te jete veper e demoneve sesa ajo e qenieve njerezore. Eshte realizuar me gure kaq te medhenj dhe te nje numri kaq te madh saqe menjehere pyet veten sesi kane arritur indianet te nxerrin gure te tille, si i kane transportuar ato ... dhe si i kane ngritur dhe stisur mbi njeri tjetrin me nje saktesi te tille. Ata nuk kane disponuar as hekur dhe as celik me te cilin mund te depertonin gurin dhe te lemonin ate; ata nuk kane patur vagona karro me qe per ti transportuar dhe ne fakt nuk ekziston asnje vagon apo karro me qe ne gjendje qe te jete ne gjendje te realizoje nje ndermarrje te tille, kaq te medhenj jane keto gure dhe kaq te ashpra jane shtegjet malore nga ku jane transportuar...

    Garcilaso po ashtu ka rapotuar edhe dicka tjeter interesante. Ne vepren e tij Royal Commentaries of the Incas he pershkruan menyren sesi ne epokat historike nje mbret Inkas u perpoq qe te perseriste punen e kryer nga paraardhesit e tij qe ndertuan Sacsayhuaman. Perpjekja konsistoi ne sjelljen e vetem nje guri te madh nga nje distance prej disa milje dhe ti shtohej gureve te tjere ne fortifikimet ekzistuese: ‘Ky gur u bart apo terhoq zvarre neper mal nga 20 mije indiane duke zbritur dhe ngjitur cdo koder... Ne nje vend te caktuar ra nga duart e tyre ne nje rrepire dhe zene nen vete me shume se 3 mije njerez.’ Ne te gjitha historite qe studiova ky ishte rasti i vetem qe pershkruante perpjekjen e inkasve per te ndertuar ose tentativen per te ndertuar me gure te madhesive si ato te perdorura ne Sacsayhuaman. Materiali sugjeronte qe ata nuk kishin ne zoterim as eksperience dhe as tekniken e perdorur me pare dhe se perpjekja e tyre perfundoi ne deshtim te plote.

    Kjo gje natyrisht qe nuk provoi asgje. Por historia e Garcilasos me shtoi dyshimet mbi fortifikimet madheshtore te cilat ngriheshin siper kokes sime. Dersa i shikoja, ndjeja ate qe ato mund te ishin ndertuar perpara epokes se Inkasve dhe padyshim nga ndonje rrace me e vjeter dhe teknologjikisht me e avancuar. Nuk ishte hera e pare qe kujtohesha sesa te veshtire e paten arkeologet te gjeninte dhena te sakta mbi punen inxhinjerike si rruget dhe muret prej guri te cilat nuk permbanin asnje organike. Ne rrethana te tilla, radiokarboni ishte i tepert po ashtu dhe termo-luminishenca ishte e kote.

    Dhe ndonese tani po zhvillohen forma te reja datimi si ajo e Chlorine-36 qe analizon gurin, implementimi i tyre sidoqofte nuk ishte i lehte. Ne pritje te zhvillimeve te reja ne kete fushe, kronologjia “eksperte” vazhdonte te mbetej ne shkalle te gjere rezultati i hamendjeve dhe i supozimeve subjektive. Mbasi dihej qe Inkasit kane perdorur gjeresisht Sacsayhuaman mund ta kuptoja me lehtesi pse eshte supozuar qe ata jane ndertuesit e saj. Por nuk ka asnje lidhje te qarte apo te nevojshme midis ketyre dy propozimeve. Inkasit mund te kete gjetur strukturat aty ku ishin dhe te kene levizur apo transferuar per te jetuar ngjitur me to.

    Nese ishte keshtu atehere kush kane qene ndertuesit e vertete te tyre?

    Mitet antike thone, Viracochast, te huajt me lekure te zbehte dhe me mjekra, ‘te ndritshmit’, ‘ushtaret besnike.’
    Ndersa udhetonim vazhdova te studjoja kronikat e aventuriereve spanjolle dhe etnografeve te shekullit te gjashtembedhjete dhe shtatembedhjete te cilet kishin rregjistruar me rigorozitet traditat e kontakteve te lashta te indianeve te Peruse. Ajo qe ishte mese e dukshme ne lidhje me keto tradita ishte theksimi i perseritur qe ardhja e Viracochave ishte i lidhur me nje permbytje te temerrshme e cila kishte tronditur token dhe shkaterruar pjesen me te madhe te njerezimit.

  12. #12
    KAPITULLI I SHTATE



    A KA PATUR GJIGANDE NE ATE KOHE?



    Sapo kishte kaluar ora gjashte e mengjesit, treni i vogel u nis dhe dalengadale po ngjitej ne anet e lugines se Cuzcos. Brezoret e ngushta zgjatoheshin ne nje sere vijash ne forme Z-je. Me gulcitje pershkuan pjesen e poshtme horizontale te Z se pare dhe me pas u menjanuam dhe levizim mbrapsht ne menyre te terthorte, u menjanuam perseri pergjate pjeses se siperme horizontale... e keshtu me rradheme nje numer te madh nisjesh dhe ndalesash duke ndjekur nje rruge e cila nga coi shume lart mbi qytetin antik. Muret inkase dhe pallatet kolonialiste, rruget e ngushta dhe katedralja e Santo Domingos e ngritur mbi rrenojat e tempullit te Viracochas, te gjitha dukeshin spektrale dhe sureale nen driten e muget te agimit. Nje sere dritash elektrike vazhdonte te dekoronte rruget ndersa nje mjegull e lehte mbulonte token dhe harmonizohej me tymin e oxhaqeve te panumert mbi catite me tjegulla te shtepive te vogla.

    Eventualisht treni i ktheu kurrizin Cuzcos dhe ne vazhduam per nje fare kohe te udhetonim ne nje vije te drejte ne veri-perendim drejt destinacionit tone; Machi Picchu, qytetin e humbur te Inkasve qe ndodhej mbi 130 kilometra larg. Kisha nder mend te lexoja por i lekundur nga levizja e pandeprere e vagonit me zuri nje gjume i thelle. 50 minuta me pas u zgjova dhe e gjeta veten duke kaluar nje pejsazh mahnites. Nga te dyja anet shtriheshin livadhe te gjelbra dhe te shndritshme me copeza te vogla ngrice te shperndara gjithandej neper lugine.

    Ne mes te pamjes e theksuar nga shkurret ishte nje fushe e madhe ne te cilen gelonte nje tufe korbash me ngjyre te bardhe e te zeze. Ne afersi shikoje nje numer shtepiash te shperndara ku jetonin indianet me lekure te zeshket Quechua te veshur me poncot e tyre karakteristike dhe kesulat e leshta. Pak me larg shikoje shpate ku dominonin bredhat dhe eukaliptet. Ndoqa me sy konturet qe po beheshin me te qarta te dy maleve te blerte te cilet u zhduken shpejt per ti lene vendin tokave pjellore. Pertej tyre zbardhonin n je sere maja malesh te mbuluara nga debora.



    NEN GJURMET E GJIGANDEVE



    Normalisht qe ne kete pike sme mbetej gje tjeter vecse ti rikthesha leximit. Doja te shikoja me nga afer disa nga lidhjet qe mendoja se kisha identifikuar duke lidhur shfaqjen e Viracochas me legjendat e permbytjes te Inkasit dhe te popujt e tjeter te Andeve. Para syve kisha nje fraze nga libri Historia Natyrore dhe Morale e Indianeve nga Frat Jose de Acosta ne te cilen prifti i shkolluar kishte shkruar ‘ate qe vete indianet thonin per fillimet e kultures se tyre’:

    Ata permendin shume permbytjen qe ka ndodhur ne vendin e tyre...Indianet thone se te gjithe njerezit u mbyten ne permbytje dhe raportojne se nga Liqeni Titicaca erdhi nje Viracocha i cili qendroi ne Tiahuanaco ku edhe sot e kesaj dite mund te shikohen rrenojat e nje sere ndertesash shume te lashta dhe shume te cuditshme dhe prej andej erdhen ne Cuzco. Ne kete menyre njerezimi filloi te shumohej...

    E mbajta ne mend qe te kerkoja me shume mbi Liqenin Titicaca dhe Tiahuanacon misterioze dhe vazhdova te lexoja frazen e meposhtme duke u perpjekur te permblidhja nje legjende nga zona e Cuzcos:

    Njerezit te cilit jetonin ne kohet shume te lashta u ndeshkuan nga Krijuesi per krime te pashoqe me nje permbytje te madhe. Mbas permbytjes, Krijuesi u shfaq ne forme njerezore nga Liqeni Titicaca. Ai me pas krijoi diellin, henen dhe yjet. Mbas kesaj ai perteriu popullaten njerezore te tokes...

    Ne nje tjeter mit:

    Krijuesi i madh, Perendia Viracocha vendosi qe te rregullonte boten per te j etuar njeriu. Se pari ai krijoi token dhe qiellin. Me pas ai i beri njerezit te jetonin ne te duke gedhendur figura te medha gjigandesh te cilet i solli ne jete. Fillimisht cdo gje shkoi mire por mbas disa kohe gjigandet filluan te luftonin midis njeri tjetrit dhe refuzuan te punonin. Viracocha vendosi qe duhet ti shkaterronte ata. Disa i riktheu ne gur... pjesen e mbetur i denoi me nje permbytje te madhe.

    Nocione te ngashme gjehen, ndonese te palidhur me njeri tjetrin, ne burime si ai i Testamentit te Vjeter tek Cifutet. Per shembull ne kapitullin e gjashte te Librit te Gjenezes i cili pershkruan mospelqimin e Zotit Hebre ndaj krijesave te tij dhe vendimi qe mori per ti shkaterruar ata, gjithmone me ka terhequr si nje nga deklaratat me demonstrative qe lidhet me nje epoke te harruar perpara Permbytjes. Sipas gjuhes enigmatike te deklarates, ‘Kishte gjigande ne Toke ne ato kohe...’ A ka mundesi qe ‘gjigandet’ e varrosur ne reren biblike te Lindjes se Mesme te kene lidhje ne nje fare menyre te padukshme me ‘gjigandet’ qe permendet ne legjendet pre-Kolombiane te vendasve Amerikane?
    Duke e marre ne konsiderate kete mister ka qene nje fakt qe burimet cifute dhe ato peruane vazhdojne me detaje te metejshme te perbashketa duke pershkruar nje perendi te zemeruar qe ndersen nje permbytje katastrofike mbi nje bote te mallkuar dhe te pabindur.

    Ne faqen tjeter te turres se dokumentave qe kisha mbledhur, gjendej ky material i Inkasve i rregjistruar nga nje fare At Molina ne librin e tij Relacion de las fabulas y ritos de los Yngas:

    Per jeten e Manco Capac qe ka qene inkasi i pare dhe nga i cili ata filluan mburrnin veten si bijte e Diellit nga i cili ata moren adhurimin e idhullit te Diellit, ata kane nje numer te madh rrefenjash per permbytjen. Ata thone se permbytja shkaterroi gjithe rracen njerezore dhe krijoi gjera te tilla si ngritjen e ujit ne majat me te larta te botes. Asnje qenie e gjalle nuk mbijetoi pervec nje burri dhe gruaje te cilet qendruan ne nje arke dhe kur ujrat u ulen, era i mori me vete dhe i coi... ne Tiahuanaco [ku] Krijuesi filloi te krijonte njerez dhe kombe qe sot ndodhen ne ate rrajon...

    Garcilaso de la Vega, djali nje fisniku spanjoll dhe i nje gruaje mbreterore inkase ishte nje figure e njohur prej meje nga libri qe kishte shkruar, Royal Commentaries of the Inkas. Ai eshte konsideruar si nje nga kronikanet me te besuar mbi traditat e njerezve te nenes se tij dhe e ka kryer punen e tij gjate shekullit te gjashtembedhjete, menjehere pas pushtimit spanjoll kur keto tradita nuk ishin infektuar nga influenca e huaj. Edhe ai konfirmon ate qe mesa duket ka qene universale dhe shume mbreselenese si bindje: ‘Mbasi ujrat e Permbytjes u ulen, nje njeri u shfaq ne zonen e Tiahuanacos...

    Ky njeri ishte Viracocha. I mbeshtjelle me pelerine, i pushtetshem dhe i pasuar nga shume te tjere ai ecte ne zonat me te rrezikshme me nje siguri te papare. Ai kreu mrekullira ne sherimin e njerezve dhe mund te therriste zjarrin nga qielli. Indianeve mund t’u jete dukur qe ai eshte materializuar nga asgjeja.



    TRADITAT E LASHTA



    Kishim mbushur 2 ore nga momenti i nisjes per ne Machu Picchu dhe panorma kishte ndryshuar. Male madheshtore mbi te cilet nuk mund te gjeje as gjurmen me te vogel te debores qe te reflektonte diellin lartesoheshin mbi kokat tona dhe na dukej sikur ecnin midis nje gryke te gurte ne fund te nje lugine te ngushte te mbushur me hije te zymta. Ajri ishte i ftohte, po ashtu dhe kembet e mija. U mblodha kruspull dhe vazhdova leximin.
    Ne morine e shume dhe te ngaterruar te legjendave qe kisha lexuar, dicka ishte shume e qarte qe, ato plotesonin njera tjetren por edhe konlfiktoheshin ne faktorin kohe. Te gjithe studiuesit jane te nje mendje per faktin qe Inkasit kane huazuar, absorbuar dhe kaluar brez pas brezi traditat e shume njerezve te civilizimeve te ndryshme mbi te cilet ata kishin shtrire kontrollin e tyre gjate shekujve te zgjerimit te perandorise madheshtore. Ne kete kendveshtrim, kushdoqofte rezultati i debatit historik mbi lashtesine e vete Inkasve, askush nuk eshte ne gjendje te diskutoje me seriozitet rrolin e tyre si transmetues te nje sistemeve te lashta te besimit te kulturave madheshtore arkaike, atyre te brigjeve dhe te malesive, te njohura dhe te panjohura te cilat kane qene perpara tyre ne kete toke.

    Dhe kush eshte ne gjendje te thote se cfare civilizimi mund te kete ekzistuar ne Peru ne epoka te paeksploruara te se kaluares? Cdo vit arkeologet kryejne zbulime te reja qe mund te zgjerojne horizontet duke shkuar larg e me larg mbrapa ne kohe. Atehere pse mos zbulojne ata nje dite evidencat e penetrimit neper Ande, ne nje te kaluar shume te larget, nje te rrace civilizuesish te cilet erdhen nga pertej detit dhe u larguan perseri mbasi kryen punen e tyre? Kjo me duket se ishte ajo cfare sugjeronin legjendat ne pjesen me te madhe te tyre dhe kishin perjetesuar kujtimin e njeriut zot Viracocha ne kalvarin e tij te shperndarjes se dijes dhe mrekullive neper Ande ose kudo qe shkoi:

    Vete Viracocha, me dy ndihmesit e tij u drejtua nga veriu... Ai udhetoi mbi kordilieret, njeri nga asistentet u drejtua nga brigjet ndersa tjetri u drejtua per nga vargmalet e pyjeve lindore... Krijuesi vazhdoi rrugen drejt Urcos, afer Cuzcos ku urdheroi popullaten e ardhshme qe te dilte nga nje mal. Ai vizitoi Cuzcon dhe me pas vazhdoi drejt veriut ne Ekuador. Aty ne provincen bregdetare te Mantas ai bashke me njerezit e tij vendosi te ikte duke u larguar pertej oqeanit.

    Ishte gjithmone ky moment kyc lamtumire ne fund te cdo legjende folklorike qe spikaste kete te huaj te jashtezakonshem emri i te cilit do te thote ‘Shkuma e Detit’ :

    Viracocha vazhdoi udhetimin e tij duke u shfaqur perpara rraces se njeriut... Kur ai erdhi ne distriktin e Puerto Viejo atij ju bashkuan ndjekesit e tij te cilet i kishte derguar perpara dhe kur u bashkuan ata ju drejtuan detit per te cilin thuhet se e pershkuan me te njejten lehtesi qe pershkuan dhe token.

    Gjithmone kjo lamtumire therese... dhe qe shpesh merret si nje aluzion ose i magjise ose i shkences.

  13. #13
    KAPSULA E KOHES



    Jashte dritares se trenit gjerat po ndryshonin me shpejtesi. Ne te majten time nen ujera te turbullta dhe te erreta mund te shikoja Urubamba, nje degezim i Amazones dhe nje lum i shenjte per Inkasit. Temperatura ne ajer ishte ngrohur ne menyre te ndjeshme pasi kishim zbritur ne nje lugine relativisht te ulet dhe me mikro klimen e saj tropicale. Shpatet e malit qe lartoheshin ne te dyja krahet e hekurudhes ishin te mbuluara nga nje gjelberim i dendur dhe mu kujtua qe kjo zone eshte shume e veshtire per tu pershkuar per shkak te dendesise se pyjeve. Kushdo qofte qe ka tentuar te pershkoje kete rruge dhe te ndertoje Machi Picchun ne mes te asgjeje duhet te kete patur arsye shume te forta per ta bere kete gje.

    Pavaresisht nga arsyeja, zgjedhja e nje zone kaq te humbur ka anen e saj pozitive: Machu Picchu nuk u gjet kurre nga conquistadores (pushtuesit spanjoll) dhe kleriket gjate kohes kur keta shkaterronin kulturen vendase. Ishte viti 1911 koha kur me ne fund trashigimia e nje rrace kaq te vjeter filloi te trajtohej me me respekt dhe nje eksplorator i ri amerikan, Hiram Bingham zbuloi Machu Picchun perpara botes. U vu re menjehere qe kjo zone fantastike hapte nje dritare te re per civilizimin pre-kolumbian; dhe si pasoje rrenojat u mbrojten nga predatoret dhe gjuajtesit e suvenireve dhe fatmiresisht nje pjesez e rendesishme e te kaluares enigmatike u ruajt per te mahnitur gjeneratat e ardhshme.

    Mbasi kaluam nje qytet te vogel te quajtur Agua Caliente (Uji i Ngrohte) ku disa restorante dhe kafene te lira i japin mundesi udhetareve te pushojne per pak, arritem stacionin Puentas Ruinas ne Machu Picchu. Prej nga ketu nje autobuz na coi per gjysem ore neper nje rruge te ngushte dhe te keqe ne rrezen e malit te ndaluar ku shtrihet Machu Picchu dhe ku me ne fund u “rehatuam” ne nje hotel ku na bene te paguajme nje shume absurde per nje dhome aspak te paster. Ishim te vetmit kliente ne gjithe hotelin. Ndonese kishin kaluar shume vite nga koha kur levizja lokale guerrilase kishte bombarduar hekurudhen ne Machu Picchu, perseri te huajt nuk preferonin te vinin me ketu.



    DUKE ENDERRUAR MACHU PICCHUN



    Ishte ora 2 e drekes. U ula ne piken me te larte ne zonen jugore te vendndodhjes. Rrenojat shtriheshin ne nje pike te larget drejt veriut ku ndodhesin tarraca te panumerta. Re te dendura ishin grumbulluar mbi majat e maleve por perseri rrezet e diellit depertonin ne disa prej tyre.
    Tutje poshte ne shtratin e lugines arrija te shikoja lumin e shenjte qe krijonte nje shjelle perreth formacionit qendror ne te cilin ishte bazuar Machu Picchu, te ngashem me ato hendeqet me uje qe rrethonin keshtjellat gjigande mesjetare. Lumi dukej i gjelbert i erret pasi reflektonte gjelberimin e dendur te xhungles se shpateve. Por mund te shikoje dhe pellgje me uje te paster dhe rrezellime te mrekullueshme drite.

    I ngula syte rrenojave qe ndodheshin ne majen dominuese. Emri i tij eshte Huana Picchu dhe perdoret nga te gjithe shpalljet e agjensive te udhetimit per te perfaqesuar kete zone. Per habine time me te madhe vura re se rreth 100 metra poshte bazes se tij shtrati ishte kthyer ne tarrace dhe gdhendur ne nje menyre mahnitese; dikush ka qene ketu me pare dhe me kujdes kishte shnderruar faqet vertikale te kodrave ne kopshte joshese te varura te cilat mbase ne kohet e lashta kane qene te mbushura me lule vezulluese.

    Me dukej sikur e gjithe zona perfshi ketu dhe sfondin e saj ishte puna e nje skulpture monumentale e realizuar ne nje pjese te malit, nje pjese ne shkembinj, ne pjese ne pemet, nje pjese neper zallin e lumit si dhe ne vete ujin. Padyshim ishte nje vend shume i bukur, me i bukuri qe kisha pare ne jeten time.

    Pavaresisht nga bukuria e pashoqe u ndjeva sikur po barisja ne nje qytet fantazmash. Dukej si rrenoja e Maria Celestes, e braktisur dhe e palevizur. Shtepite ishin te vendosura pergjate tarracave. Cdo shtepi ishte e vogel, vetem nje dhome qe shikonte nga rruga e ngushte dhe arkitektura ishte solide dhe funksionale, aspak me zbukurime. Si per te kontrastuar me kete pjese, disa zona ceremoniale te qytetit ishin projektuara padyshim ne nje standart pafundesisht me te larte dhe permbante gure gjigande si ato qe kisha pare ne Sacsayhuaman. Nje monolit ne forme poligonale dhe i lemuar ishte rreth 12 kembe i gjate dhe dy kembe i gjere si dhe 5 kembe i trashe qe mund te peshonte jo me pak se 200 ton. Si ja kane arritur ndertuesit e lashte ta sillnin kete gur ketu siper?



    Dhe kishe dyzina te tera guresh te tjere si ai, te gjithe te sistemuar ne mure mozaiku jigsaw me kende qe nderthureshin. Ne njerin nga blloqet isha ne gjendje te numeroja nje total prej 32 kendesh ku sejcili nderthureshe me kendin binjak ne bllokun perbri. Kishte poligone masive dhe gure ndertimi me thepa te mprehte si brisk. Kishte po ashtu blloqe guri natyror dhe te paprekur te cilet ishin te integruar ne teresine e struktures ne vende te caktuara. Ketyre i shtoheshe dhe prania e cuditshme e disa mjeteve te pazakonte si ai i Intihuatana, ‘vendi ku ndalon dielli’. Ky artifakt konsistonte ne nje cope rrase guri ne ngjyre te blerte kristalore, e gedhendur ne nje komleks formash gjeometrike harkimesh dhe kendesh, grafika te gedhendura dhe mbeshtetese te jashtme te cilat bashkoheshin ne qender nga nje si bri vertikal.




    MOZAIKU JIGSAW



    Sa i vjeter eshte Machu Picchu? Konsensusi akademik eshte qe qyteti nuk mund te jete ndertuar me heret sesa shekulli i 15 i eres sone. Por opinione te kunderta jane shprehur shpesh nga nje numer me i paket por i respektueshem shkenctaresh. Per shembull ne vitin 1930, Rolf Muller, profesor i Astronomise ne Universitetin e Potsdam zbuloi evidenca bindese per te sugjeruar faktin qe vecorite me te rendesishme te Machu Picchut permbanin linjezim domethenes astronomik. Nga momenti i ketij konstatimi duke perdorur llogaritje matematikore te detajuara qe lidheshin me pozicionin e yjeve ne qiell ne mijevjecaret e kaluar ( i cili gradualisht i zbret poshte epokat si rezultat i fenomenit te njohur si precesioni i ekuinokseve ose precedenti i ekuinokseve), Muller arriti ne perfundimin qe ndertimi i kesaj zone mund te jete realizuar midis epokes 4000 dhe 2000 p.e.s.

    Sipas standateve terminologjike te historise ortodokse kjo teze ishte nje herezi e permasave te jashtezakonshme. Nese Muller kishte te drejte atehere Machu Picchu nuk eshte 500 vjet po 6 mije vjet i vjeter. Ky datim do e bente me te vjeter edhe se Piramida e Madhe e Egjyptit (natyrisht nese marrin te qene datimin 2500 vjet p.e.s. te kryer nga shkenca ortodokse). Kishte zera te tjere qe nnuk pajtoheshin me vjetersine e re te Machu Picchut. Edhe ata si Muller ishin te bindur qe te pakten disa pjese te qytetit ishin me mijera vjet te vjetra.
    Si ne rastin e blloqeve te medha poligonale te cilat formonin muret te cilet benin pjese ne menyre perfekte ne copat e mozaikut jigsaw qe ne kete rast ishte nje mozaik i te kaluares por qe nuk kishte dhe aq kuptim tashme. Viracocha ishte pjese e te njejtit mozaik. Te gjitha legjendat thone se kryeqyteti i tij ka qene Tiahuanaco. Rrenojat e ketij qyteti te madh te lashte dergjen pergjate kufirit me Bolivine, ne nje zone te njohur si Collao, 12 milje ne jug te Liqenit Titicaca.
    Sipas llogaritjeve te mija mund te shkojme aty brenda disa ditesh nepermjet Limes dhe La Pazit.

  14. #14
    KAPITULLI I TETE



    LIQENI NE CATINE E BOTES



    La Pazi, kryeqyteti i Bolivise gjendet ne nje fund te crregullt te nje grope spektakolare me shume se 2 milje mbi nivelin e detit. Kjo lugine e humbur, me mijera kembe e thelle ishte ‘gdhendur’ ne kohe shume te hershme nga nje rrjedhje temerrsisht e fuqishme uji e shoqeruar nga gure abrazive dhe cakell.
    E pajisur nga natyra me nje pamje kaq apokaliptike, La Paz posedon nje sharm te vecante. Me rruget e ngushta dhe banesat shumekateshe, katedralet imponuese, kinemat qe gelojne nga njerezit dhe baret e hamburgerave qe qendrojne te hapura deri naten vone, gjeneron nje atmosfere intriguese qe eshte pothuajse droguese. Eshte e veshtire te ecesh si kembesore vetem nese natyra te ka pajisur me mushkri te forta pasi rruget, sidomos ato te qendres jane malore dhe tatepjeta gjithe kohes.

    Aeroporti i La Paz ndodhet pothuajse 5 mije kembe mbi vete qytetin ne rreze te malesise se Altiplano, nje zone kjo e ftohte dhe me te dhena te tilla topografike qe dominon mbi gjithe zonen. Une dhe Santha zbritem ne aeroport fare pak mbas mesnate pasi fluturimi yne qe nga Lima pesoi nje vonese. Ne hollin e ventiluar te aeroportit na ofruan menjehere caj koka i cili sherben si nje profilaktik shume i mire ndaj semundjes se lartesise. Mbas nje vonese relativisht te gjate morem bagazhet dhe u drejtuam tek nje taksi qe do na conte ne qytetin e lashte amerikan dritat e te cilit i shikonim te zbehta dhe te dobeta qe nga lartesia ku ishim.




    ZERAT PER NJE KATAKLIZEM



    Rreth ores 4 te dites tjeter ne nje jeep qe morem me qera, morem rrugen per te shkuar ne Liqenin Titicaca duke u ndeshur me pare me trafikun kaotik dhe tejet te ngarkuar. Mbasi ngame makinen midis serise se shumte te rrokaqellave dolem jashte qytetit dhe u drejtuam nga horizonti i paster dhe i qarte i Altiplanos.

    Fillimisht ndersa ndodheshim ende brenda qytetit, rruga na coi neper nje lagje te jashtme disi te vetmuar rruget e te ciles ishin te mbushura me dyqane per riparime makinash dhe gjerash te hedhura. Sa me shume largoheshim nga La Paz aq me shume varferohej pamja e qytetit deri sa cdo gjurme njeriu dhe banimi ja la vendin savanave.
    Keto savana te shkretuara qe ne distance kufizoheshin nga majat e mbulura me debore te Cordillera Real, krijonin nje spektakel te paharrueshem te fuqise dhe bukurise natyrore. Por per kete vend te krijohej dhe nje ndjesi sikur i perkiste nje bote tjeter dhe qe dukej sikur qendronte pezull mbi re si nje mbreteri magjike.
    Ndonese destinacioni yne perfundimtar ishte Tiahuanaco, ate nate po drejtoheshim per ne qytezen e Capocabanas e cila ndodhet ne fund te pjeses jugore te Liqenit Titicaca. Qe te arrinim aty na u desh te kalonim neper nje vije uji me nje traget te improvizuar posacerisht per makinatne qytetin e peshkatareve ne Tiquine...

    Qe ne fillim Liqeni Titicaca mu duk nje vend shume special. E dija qe shtrihet rreth 12,500 kembe mbi nivelin e detit dhe qe ndahet nga vija kufitare midis Peruse dhe Bolivise. Liqeni mbulonte nje siperfaqe prej 3200 mile katrore dhe ishte 138 milje i gjate dhe 70 milje i gjere. Dija po ashtu qe thellesia e tij arrinte deri ne 1 mije kembe ne disa vende dhe se historia gjeologjike e ketij liqeni ishte shume misterioze. Keto jane misteret dhe disa nga zgjidhjet qe jane ofruar:


    1. Ndonese tashme eshte me shume se 2 milje mbi nivelin e detit, zona perreth Liqenit Titicaca eshte e mbushur me miliona e miliona guacka deti te fosilizuara. Kjo sugjeron se ne te kaluaren e gjithe Altiplano ishte spostuar siper nga shtrati i detit, mbase si rezultat i ngritjes se pergjithshme te tokave qe formuan Ameriken e Jugut ne teresi. Gjate ketij procesi sasi te medha uji te oqeanit sebashku me nje mori te pafundme qenie te gjalla te faunes ujore u katapultuan ne lartesine e shpateve te Andeve duke mbetur aty pergjithmone. Kjo mendohet se mund te kete ndodhur me jo heret se 100 milion vite me pare.

    2. Ne menyre paradoksale dhe pa marre parasysh vjetersine e kesaj ngjarje, Liqeni Titicaca ka ruajtur deri ne ditet e sotme nje faune nenujore si peshqit dhe krustacet qe si perket aspak asaj te ujit te embel por eshte nje faune tipike per oqeanet. Qenie te cuditshme qe jane kapur nga rrjetat e peshkatareve perfshijne lloje te Hippocampus (kuajt e detit). Kjo lloj faune si dhe Allorquestes dhe te tjera fauna detare tregojne padyshim faktin qe ky liqen ne periudha me te hershme ka qene shume me i kripur se ne ditet e sotme, ose me sakte, uji qe e formoje ae eshte uje deti dhe qe katapultuar dhe mbetur i mbyllur ne Ande kur u krijua kontinenti.

    3. Kjo mendohet paraprakisht se ka krijuar Liqenin Titicaca. Qe nga formimi i ketij “deti te brendeshem” te madh dhe vete Altiplanos kane ndodhur ndryshime drastike dhe dramatike. Njera prej tyre dhe me e spikatura eshte qe siperfaqja e liqenit duket se eshte luhatur jashtezakonisht shume gje qe indikohet nga ekzistenca e vijave bregdetare te lashta qe jane te dukshme ne pjesen derrmuese te terrenit. Misteriozisht keto vija bregdetare nuk jane nivele por pjerresira qe shkojne nga veriu ne jug ne nje distance te konsiderueshme ne horizont. Ne piken me veriore qe vezhguam lartesia shkon me shume se 295 kembe me lart se Titicaca; ndersa rreth 400 milje larg drejt jugut kjo lartesi eshte 274 kembe me poashte se niveli aktual i liqenit. Nga kjo si dhe nga evidenca te tjera gjeologet kane arritur ne perfundimin qe Altiplano vazhdon te ngrihet gradualisht por ne nje menyre shume te pabalancuar me lartesite e medha qe vazhdojne te jete te tilla ne pjesen veriore dhe te uleta ne pjesen jugore. Procesi qe po ndodh ketu mendohet se ka pak te beje me ndryshimet e nivelit te ujerave te Titicacas (ndonese ndryshime te tilla kane ndodhur) dhe mund te jete i lidhur me nivelin e gjithe terrenit ne te cilin ndodhet liqeni.

    4. Eshte shume e veshtire te shpjegohet me terma te tilla por sidoqofte duke marre parasysh kohen e gjate qe kerkojne transformimet gjeologjike eshte nje evidence e parefuzueshme fakti qe qyteti i Tiahuanacos ka qene njehere e nje kohe nje port me kalata te gjera qe ndodheshin pikersisht ne brigjet e Liqenit Titicaca. Problemi eshte qe rrenojat e Tiahuanacos tani te braktisura pothuajse 12 milje ne jug te liqenit dhe me shume se 100 kembe me lart se bregu aktual. Ne periudhen kur qyteti eshte ndertuar mendohet se mund te kete ndodhur njera nga keto te dyja: ose niveli i liqenit kishte rene ndjeshem ose toka ne te cilen ndodhet Tiahuanaco eshte ngritur shume.

    5. Sido qe te jete ishte e qarte qe ka patur ndryshime fizike traumatike dhe masive. Disa prej tyre si ngritja e Altriplanos nga tabani i oqeanit natyrisht qe ka ndodhur ne epoka shume te largeta gjeologjike, perpara fillimit te civilizimit njerezor. Te tjerat nuk jane dhe aq te lashta dhe mund te kene ndodhur mbas ndertimit te Tiahuanacos. Pyetja qe shtrohet eshte kjo: Kur eshte ndertuar Tiahuanaco?

    Kendveshtrimi i historise ortodokse eshte qe rrenojet nuk mund te datohen me heret se viti 500 e.s. Ekziston po ashtu nje kronologji alternative qe ndonese nuk pranohet nga shumica e studiuesve duket se i pershtatet me shume ndryshimeve gjeologjike qe kane ndodhur ne kete zone. Bazuar ne llogaritjet matematikore/astronomike te Profesorit Arthur Posnansky i Universitetit te La Paz dhe Profesorit Rolf Muller ( i cili po ashtu ka sfiduar datimin zyrtar te Machu Picchut) e shtyjne fazen kryesore te ndertimit te Tiahuanacos mbrapa ne kohe ne vitin 15 mije p.e.s. Kjo kronologji po ashtu tregon se me pas qyteti pesoi nje shkaterrim te temerrshem gjate nje katastrofe natyrore rreth mijevjecarit te 11 p.e.s. dhe si rrjedhoje me pas u shkeput nga brigjet e liqenit.

    Ne duhet te rilexojme gjetjet e Posnanskyt dhe Muller ne kapitullin e njembedhjete ku sugjerohet qe qyteti madheshtor i Andeve, Tiahuanaco lulezoi gjate Epokes se Fundit te Akullnajave, ne mesnaten e erret pa hene te prehistorise.

  15. #15
    KAPITULLI I NENTE



    NA ISHTE NJEHERE NJE MBRET




    Gjate udhetimeve te mija neper Ande disa here kam rilexuar nje varian interesant te tradites kryesore mbi Viracochan. Ne kete variant i cili vjen nga zona perreth Liqenit Titicaca e njohur si Collao, perendia-hero civilizuese njihet me emrin Thunupa:

    Thunupa u shfaq ne Altiplano ne kohet e lashta duke ardhur nga veriu bashke me 5 dishepuj. Nje njeri i bardhe me paraqitje madheshtore, sy blu dhe me mjeker, ai ishte i matur, puritan dhe predikonte kunder dehjes, poligamise dhe luftrave.


    Mbasi udhetoi distanca te medha neper Ande ku ai krijoi nje mbreteri paqesore dhe i mesoi njeriut artin e civilizimit, Thunupa u sulmua dhe plagos rende nga nje grup konspiratoresh xheloze:

    Ata e vune trupin e tij te bekuar mbi nje lunder prej xunkthi te thurur dhe e leshuan ne ujrat e Liqenit Titicaca. Aty... ai u largua duke lundruar me kaq shpejtesi sa ata qe u perpoqen ta vrisnin me aq mizori shtangen te tmerruar dhe te mahnitur – pasi ky liqen nuk ka asnje rryme...Lundra erdhi ne brigjet e Cochamarcas ku sot eshte lumi Desguardero. Tradita indiane pohon se ludra goditi token me kaq force sa krijoi lumin Desguardero i cili me pare nuk ekzistonte. Dhe ne ujerat qe rrodhen, trupi i shenjte lundroi lega te tera deri ne brigjet detare te Afrikes.


    LUNDRA, UJE DHE SHPETIM



    Ka disa paralele interesante ketu me historine e Osiris, perendia madheshtore e vdekjes dhe e ringjalljes ne Egjyptin e Lashte. Te dhenat e plota te mitit origjinal qe percaktojne kete figure misterioze jane dhene nga Plutarku dhe thone se mbasi i solli dhuraten e civilizimit njerezve te tij duke ju mesuar atyre te gjitha menyrat dhe mjeshtrite e nevojshme, te braktisnin kanibalizmin dhe sakrificat njerezore dhe duke i pajisur ata me kodin e pare ligjor, Osiris u largua nga Egjypti dhe udhetoi neper bote per te perhapur te mirat e civilizimit ne vende te tjera. Ai asnjehere nuk i detyroi barbaret qe takonte ne kalvarin e tij qe te pranonin ligjet por preferonte qe te diskutonte me ta duke ju drejtuar arsyes se tyre. Thuhet po ashtu qe ai ja transmetoi mesimet e tij atyre nepermjet himneve dhe kengeve te shoqeruara me instrumenta muzikore. Ndersa ishte i larguar Osirisit ju be nje komplot nga 72 pjestare te oborrit te udhehequr nga kunati i tij, Seti. Kur u kthye, konspiratoret e ftuan ne nje banket ku u ofrua nje arkivol prej druri dhe floriri si cmim per cdo te ftuar qe arrinte te futej ne te dhe do i pershtatej trupit te ndokujt. Osiris nuk e dinte qe arkivoli ishte ndertuar posacerisht per te. Si rezultat kur te ftuarit e mbledhur u perpoqen njeri mbas tjetrit te futeshin ne arkivol, te gjithe deshtuan. Osiris u shtri ne te pa asnje pengese. Perpara se ai te arrinte te dilte nga arkivoli, konspiratoret nxituan dhe e goxhduan kapakun kaq mire si dhe e vulosen cdo te care me plumb te shkrire ne menyre qe mos hynte asnje fije ajri. Me pas arkivoli i hodh ne ujerat e Nilit. Ishte bere ne menyre te tille qe te zhytej por nuk u fundos aspak dhe duke pluskuar mbi ujerat e lumit lundroi per nje distance te konsiderueshme deri sa arriti bregdetin.

    Ne kete moment nderhyri perendesha Isis, gruaja e Osiris. Duke perdorur gjithe magjite per te cilat ajo ishte e famshme, Isis gjeti arkivolin dhe e fshehu ate ne nje vend sekret. Por vellai i saj djallezor Seti gjate gjuetise neper
    mocale zbulon arkivolin, e hap ate dhe i terbuar nga zemerimi e pret trupin mbreteror ne 14 pjese duke i shperndare me pas ato ne vende te ndryshme.

    Edhe njehere tjeter Isis vendosi te shpetonte te shoqin. Ajo ndertoi nje lunder te vogel me kallama papirusi te cilen e leu me katran dhe e leshoi ne Nil ne kerkim te pjeseve te trupit. Kur me ne fund i gjen ato, Isis ju fut punes se magjise me vrull dhe nepermjet magjise ajo mundesoi qe pjeset e trupit te bashkoheshin perseri duke u bere keshtu kopje e sakte e trupit te meparshem. Me pas Osiris ju nenshtrua nje procesi rilindje yjore duke u shnderruar ne perendine e te vdekurve dhe mbreti i nentokes nga ku, sipas legjendes, ai ne disa raste kthehet ne Toke ne formen e nje njeriu te vdekshem.
    Ndonese ka diferenca shume te medha midis traditave eshte e cuditshme qe Osiris ne Egjypt dhe Thunupa-Viracocha ne Ameriken e Jugut mund te kene patur te perbashketa pikat e meposhtme:

    • Te dy ishin civilizues te medhenj
    • Te dy rane viktima te konspiracise
    • Te dy u goditen pabesisht
    • Te dy me pas u mbyllen ne nje arke apo ene te ndonje lloji
    • Te dy me pas u leshuan ne uje
    • Te dy lundruan mbi nje lume
    • Te dy arrriten detin.


    A jane paralele te tilla thjesht rastesi? Apo mbase ka ndonje lidhje te ketyre fenomeneve?



    LUNDRAT E KUQE TE SURIQUI



    Ajri ishte i ftohte akull dhe une isha i ulur ne fillim te nje barke me nje motor e cila udhetonte me 20 nyje ne ore perreth ujerave te akullta te Liqenit Titicaca. Qielli ishte i paster dhe reflektonte ngjyren e tij blu ne brigjet dhe masivin e ujit te liqenit. Vargjet qe ne legjende flisnin per nje lundur te bere me kallama duhej te shiheshin me vemendje pasi e dija qe ‘lundrat e xunkthit’ ishin nje forme tradicionale transporti e perdorur prej kohesh ne kete liqen. Sidoqofte mjeshtria e lashte qe kerkohej per te ndertuar mjete te tilla lundruese, vitet e fundit ishte atrofizuar dhe per kete arsye tani po shkoj ne Suriqui, i vetmi vend ku ato vazhdojne te behen.

    Ne Ishullin Suriqui, ne nje fshat te vogel buze liqenit gjeta dy indian te moshuar qe po benin nje lunder xunkthi. Mjeti elegant qe dukej pothuajse i mbaruar ishte rreth 15 kembe i gjate. Kishte ane te gjera qe ngushtoheshin ne funde te cilat zgjatoheshin ne dy kepe te larte dhe te harkuar. U ula per pak kohe duke i vezhguar me vemendje. Me i vjetri nga dy indianet i cili kishte veshur nje kesule prej shajaku ngjyre kafe vazhdimisht shtrengonte kemben e tij te zbathur te majte ne anen e lundres per ti thene me shume elasticitet litareve te xunkthit me te cilet shtrengonin kallamat. Here pas here ai ferkonte ne ballin e tij nje pjese te litarit duke e bere ate me te lyrshme per te rritur aftesine ngjitese.

    Lunda, e rrethuar nga shpeze shtepiake dhe here pas here nga prania e ndonje lame te drojtur, qendronte midis nje shtroje xunthi te shperndare ne kopshtin e pasem te nje ferme gjysem te rrenuar. Kjo lunder ishte njera prej atyre qe pata mundesine ta studioja per disa ore rrjesht dhe menyra e ndertimit si dhe konturimi i saj ishte padyshim e kultures se Andeve. Provoja nje lloj ndjesie te vazhdueshme deja vu nga vende dhe kohe te tjera. Arsyeja eshte qe lundrat prej kallami te Suriqui virtualisht ishin identike si ne menyren e ndertimit ashtu dhe paraqitjen e jashteme me anijet e bukura prej kallam papirusi me te cilat Faraonet kane lunduar neper Nil me mijera vjet me pare. Gjate udhetimeve te mija ne Egjyp kisha ekzaminuar imazhet e disa prej ketyre mjeteve lundruese te pikturuara neper muret e varreve te lashta. Me shkaktoi te rrenqethura fakti qe po i shikoja perpara syve kaq te ngjyrosura dhe te gjalla ne nje ishull te perhumbur te Liqenit Titicaca, ndonese kerkimet e mija me kishin parapergatitur qe do ndeshesha me nje koincidence te tille.
    E dija qe asnjehere nuk ishte dhene ndonje pergjigje e pranueshme per ngjashmerine ne detaje dhe faktit sesi mund te jete kaq afer dizajnimi i ketyre lundrave ne dy kultura kaq larg njera tjetres. Ja disa komente te nje autoriteti ne lundrimin e lashte i cili eshte shprehur keshtu:

    Ketu gjehet e njejta forme kompakte, ulje dhe ngritje ne te dyja fundet me litaret qe kalojne nga kuverta deri poshte fundit te anijes, e gjitha ne nje pjese te vetme...Cdo cope kashte ishin vendosur me nje saktesi maksimale qe te arrihej nje perfeksion simetrik dhe elagance mahnitese ndersa lidhja ishte kaq e shtrenguar sa dukej si nje trup i vetem.


    RRUGA PER NE TIAHUANACO...


    Ndersa ktheheshim nga Suriqui per ne stere, ngame makinen tone permes pllajava duke ngritur nje re pluhuri. Rruga na coi nepermjet qytetit te Puccarani dhe Laha te populluar nga Indianet Aymara te cilet ecnin ngadale neper rruget e ngushta dhe te pista ose uleshin te heshtur neper sheshet e ndricuara nga dielli.
    A ishin keta njerez pasardhesit e ndertuesve te Tiahuanacos sic ngulin kembe shkenctaret? Apo legjendat ishin te verteta? A ka qene qyteti i lashte veper e te huajve me fuqi si te perendive te cilet u vendosen ketu ne epoka te lashta kohe me pare?

  16. #16
    KAPITULLI I DHJETE



    QYTETI NE PORTAT E DIELLIT



    Udhetaret e hershem Spanjolle te cilet vizituan rrenojat e qytetit Bolivian te Tiahuanacos ne kohen e pushtimeve te tyre u habiten nga permasat e medhaja te ndertesave dhe nga atmosfera e misterit qe i shoqeronte ato. ‘I pyeta vendasit nese keto godina ishin ndertuar ne kohen e Inkasve’, shkruan kronikani Perdo Cieza de Leon, ‘por ata qeshen me pyetjen time duke afirmuar keshtu qe ato ndertime ishin kryer shume kohe perpara mbreterimit te Inkasve... dhe se kishin degjuar nga stergjysherit e tyre qe cdo gje qe shikonin aty u shfaq krejt papritur ne harkun kohor te nje nate...’. Nderkohe nje tjeter vizitor spanjoll i te njejtes periudhe dokumentoi nje tradite e cila thoshte se guret ishin ngritur nga toka me ane te mrekullise, ‘Ato u ngriten ne ajer nepermjet tingullit te nje trumpete.’
    Jo shume kohe pas pushtimit nje pershkrim i detajuar i qytetit u shkruajt nga historiani Garcilaso de la Vega. Plackitja dhe gjurmimi i thesareve nuk kishte filluar ende dhe ndonese e demtuar dhe e prishur nga koha, vendi vazhdonte te ishte nje mrekulli qe te merrte frymen me bukurine e tij:

    Tani duhet te themi dicka per ndertimet me te medhaja dhe pothuajse te pabesueshme te Tiahuanacos. Aty ka nje koder artificiale te nje lartesie te konsiderueshme, e ndertuar mbi themele te gurta ne menyre qe mos rreshkasi dheu. Ka figura gjigande te gdhendura ne gur... te cilat jane te veshura nga efektet natyrore dhe qe tregojne vjetersine e madhe te tyre. Aty ndodhen mure guret e te cileve jane kaq te medhenj sa eshte e veshtire te imagjinohet se cfare force njerezore ka qene ne gjendje ti levizi dhe vendosi ashtu ne rradhe. Gjenden po ashtu rrenojat e disa ndertesave te cuditshme ku me te spikaturat jane portat e gurta te gedhendura nga gur solid: keto lartesohen deri ne 30 kembe dhe kane nje gjeresi prej 15 kembesh e trashesi prej 6 kembesh, bazament dhe vete porta jane nje e vetme... Si jane ndertuar dhe me cfare mjetesh apo menyre eshte perdorur per te realizuar nje veper te tille kaq masive, keto jane pyetje per te cilat ne nuk jemi ne gjendje te pergjigjemi... Dhe as qe nuk mund te imagjinohet sesi gure te tille kaq gjigande te jane sjelle ketu...



    Kjo kronike shkruhej ne shekullin e gjashtembedhjete. Me shume se 400 vjet me pas, ne fund te shekullit te njezete ju bashkangjita medyshjes se Garcilasos. Perreth Tiahuanacos si per te sfiduar hajdutet dhe grabitesit te cilet dhunuan kete vend ne vitet e fundit, ndodheshin monolite kaq te medhja dhe te renda por perseri te prera ne menyre perfekte saqe dukeshin pothuajse si veper e qenieve te mbinatyrshme.



    TEMPULLI I FUNDOSUR



    Si nje dishepull i gjunjezuar perpara kembeve te idhullit te tij u ula ne shtratin e nje tempulli te fundosur dhe pashe siper drejt fytyres enigmatike per te cilet studiuesit e Tiahuanacos besonin se paraqiste Viracochan. Shekuj te tere me pare, duar te panjohura kishin gedhendur kete pamje ne nje shtylle te larte guri te kuq. Ndonese tashme shume e demtuar dukej qarte fytyra e nje njeriu ne paqe me vetvehten. Ishte fytyra e nje njeriu te pushtetshem...
    Ai kishte nje balle te larte dhe sy te medhenj e te rrumbullaket. Hunda e tij ishte e drejte, pak e ngushte ne kurriz por qe zgjerohej tek flegrat. Buzet i kishte te plota. Sidoqofte tipari me dallues ishte mjekra e cila ishte elegante dhe imponuese dhe qe kishte nje efekt per ta bere fytyren pak me te gjere tek nofullat sesa tek temthat. Duke e pare me nga afer arrija te dalloja qe skulptori kishte paraqitur nje njeri lekura e te cilit ishte e rruar perreth buzeve duke bere qe mustaqet e tij te fillonin paksa lart, pothuajse paralel me hunden. Prej aty ato harkoheshin me ekstravagance duke zbritur poshte, ngjitur me cepat e gojes dhe duke formuar nje mjeker te ekzagjeruar gotike qe vazhdonte neper nofulla deri tek veshet.

    Siper dhe poshte vesheve ne anen e kokes ishin gdhendur figura te cuditshme kafshesh. Mbase do ishte me e drejte qe keto gdhendje te pershkruheshin si kafshe te cuditshme pasi ato dukeshin si gjitare prehistorike me bishta te trashe dhe kembe te medhaja. Por kishte dhe gjera te tjera interesante. Per shembull figura e gurte e Viracochas ishte gdhendur me duart dhe krahet e mbledhur, njeri poshte tjetrit dhe te mbeshtetura mbi nje mantel. Ne sejcilin krah te ketij manteli dukeshe forma sinuse e nje gjarpri kutullac nga toka deri ne lartesine e shpatullave. Dhe ndersa e shikoja me vemendje kete dizajn kaq te mrekullueshem (origjinali i te cilit mbase ka qene i zbukuruar me veshje te pasura) ajo qe u pikturua ne mendjen time ishte pamja e Viracochas si nje magjistar ose shtrigan, nje figure mjekroshe e ngjashme me Merlinin dhe e veshur me rroba te mrekullueshme dhe te pazakonta dhe qe me pozicionin e tij dukej sikur komandonte zjarrin te leshohej prej qiellit.

    ‘Tempulli’ ne te cilin qendronte kollona e Viracochas ishte i hapur dhe qe ne mes te tij kishte nje grope katrore e ngjashme me nje pishine qe ishte 6 kembe e thelle dhe pothuajse 40 kembe e gjate dhe 30 kembe e gjere ishte i perbere nga zall i sheshte dhe i forte. Muret e tija te forta vertikale ishin formuar nga blloqe guri me madhesi te ndryshme qe ishin ngjitur me njeri tjetrin pa perdorur asgje te ngashme me gelqeren apo llacin dhe bashkoheshin me shtylla te gurta te latuara per mrekulli. Nje sere shkallesh gjendej ne murin jugor dhe nepermjet tyre kisha zbritur ne grope kur kisha hyre ne strukture.

    U solla verdalle per nje cope here perreth figures se Viracochas duke mbeshtetur duart ne kollonen e gurte te ngrohur nga dielli duke u perpjekur qe te kuptoja qellimin e ndertimit te ketij objekti. Ishte pothuajse shtate kembe i larte dhe i drejtuar nga jugu ndersa shpina shikonte nga bregu i vjeter i Liqenit Titicaca (qe fillimisht kishte qene me pak se 600 kembe larg). Mbas ketij obelisku qendror ishin dhe dy obelisqe me te vegjel qe mbase ishin bere per te perfaqesuar pasuesit legjendar te Viracochas.

    U ula perseri ne toke dhe shikoja me ngadale perreth tempullit. Viracocha e dominonte ate si dirigjenti i nje orkestre dhe megjithate tipari i tij me i goditur ndodhej diku tjeter: muret perreth ishin te veshura nga figura kokash njerezore te gdhendura ne gur. Keto ishin koka te plota dhe qe dilnin nga guri ne forme tre dimensionale. Ka patur tre opinionte te ndryshme dhe kontradiktore te studiuesve mbi funksionimin e tyre.



    PIRAMIDA


    Nga trualli i tempullit te fundosur, duke pare drejt perendimit, mund te shihja nje mur te pafund ne te cilin ndodhej nje hyrje me nje forme te habitshme gjeometrike e bere me pllaka te medhaja guri. Dielli i pasdites tregonte silueten e figures se nje gjigandi. E dija qe muri mbyllte nje zone me nje siperfaqe shume te madhe te quajtur Kalasasaya (nje fjale ne gjuhen e vendasve Aymara qe do te thote ‘Vendi i Gureve Qe Qendrojne te Lartuar’). Dhe gjigandi ishte njera prej skulpturave madheshtore te pershkruara nga Garcilaso de la Vega.

    Me tundonte deshira per ta pare nga afer por per momentin vemendja ime u terhoq drejt jugut ku ndodhej nje koder artificiale, 50 kembe e larte dhe qe shtrihej pothuajse drejt, perpara syve te mi dersa ngjisja shkallet per te dale nga tempulli i fundosur. Kodra e cila ishte permendur dhe nga Garcilaso njihej ndryshe dhe si Piramida Akapana. Ashtu si dhe piramidat e Gizes ne Egjypt, kjo ishte e orientuar me nje precizion fantastik drejt pikave kardinale. Por ne ndryshim nga piramidat e tjetra, bazamenti i saj ishte i parregullt. Pavaresisht nga kjo cdo krah ishte 690 kembe i gjate dhe qe tregonte madheshtine e ketij ndertimi arkitektonik dhe ndertimi me dominant i Tiahuanacos.

    Fillova te ecja drejt tij dhe shpenzova pak kohe duke u sjelle rrotull dhe perpjekur per tu ngjitur ne te. Fillimisht kjo ka qene nje piramide me ane te pastra dhe e veshur me blloqe masive guri andesit. Por ne shekujt mbas pushtimit kjo zone eshte perdorur si gurore nga ndertuesit qe vinin deri edhe nga La Paz duke shkaterruar pothuajse teresisht formen e saj origjinale dhe duke lene vetem 10 % te gureve ne te.

    Cfare evidencash dhe informacioni kane zhdukur hajdutet bashke me objektet e vjedhura? Ndersa ngjitem neper anet e demtuara dhe barit qe ka mbuluar majen e Akapanas kuptova se funksioni i vertete i piramides mbase nuk do mesohet asnjehere. E vetmja gje e qarte ishte qe qellimi i ndertimit te piramides nuk ka qene as ceremonial dhe as dekorativ. Ne te kunderten, dukej sikur te kete funksionuar si nje llok aparature apo makinerie. Ne thellesi te saj arkeologet kane zbuluar nje nje kompleks networku kanalesh prej guri qe shkonin zigzag. Keto ishin harkuar dhe bashkuar me shume finese (me nje tolerance prej nje te pesten e incit) dhe kane sherbyer si kanale per kalimin e ujit nga nje rezervuar ne maje te struktures per ne nivelet me te poshtme deri sa mberrinte ne nje si hendekqe rrethonte te gjithe zonen dhe qe perfundonte ne krahun e kundert te anes se djathte te bazes se piramides.

    I njejti kujdes ishte kushtuar edhe ne pjeset hidraulike, ore e ore te tera pune mjeshtrore, gjera qe nuk mund te kene tjeter kuptim vecse qe te te shtyjne te mendosh qe Akapana ka funksionuar per nje qellim te caktuar. Nje numer arkeologesh kane spekuluar per qellimin e piramides duke u shprehur se ajo mund te kete qene e lidhur me shiun ose me nje kult lumi qe perfshinte venerimin primitiv te forces dhe atributeve te rrjedhjes se shpejte te ujit.
    Nje tjeter sugjerim i cuditshem eshte ai qe those se ‘teknologjia’ e panjohur e piramides mund te kete patur qellime fatale dhe kjo teori ka rrjedhur nga kuptimi i fjaleve Hake dhe Apana qe ne gjuhen e lashte Aymara e cila vazhdon te flitet ne zonat perreth ka kete kuptim: Hake do te thote njerez ose njeri ndersa Apana do te thote te zhdukesh, te mbarosh (mbase nga uji). Si rrjedhoje Akapana eshte nje vend ku njerezit zhduken...’

    Nje tjeter komentues mbasi jep permbledhje te karakteristikave te sistemit hidraulik, propozon nje zgjidhje tjeter duke thene se mbase sistemi i perdorur ka qene pjese e nje teknike procesuese qe perdorte rrjedhjen e ujit per te lare minerale?’



    PORTA E DIELLIT



    Duke lene mbrapa krahun perendimor te piramides enigmatike u drejtova per nga kendi jugperendimor i murit te njohur me emrin Kalasasaya. Tani e kuptova sepse e kishin quajtur Vendi i Gureve Qe Qendrojne te Lartuar’ pasi kjo ishte saktesisht ajo qe ishte. Ne intervale te rregullta, ne nje mur te perbere nga blloqe madheshtore ne forme trapezoidi dhe monolithe gjigande me shume se 12 kembe te larte ishin fundosur ne token e kuqe te Altiplanos. Dhe ajo qe ishte perftuar perbente nje strukture madheshtore prej 500 kembesh katrore qe ngrihej mbi toke pothuajse dyfishin e tempullit te fundosur qe ishte ndertuar poshte tij.

    Atehere a ka qene Kalasasaya nje fortese? Mesa duket, jo. Studiuesit ne pergjithesi tani pranojne qe ka sherbyer si nje observator i sofistikuar qiellor. Ne vend qe te mbante larg armiqte, qellimi i ketij objekti ka qene te rregjistronte ekuinokset dhe solsticet dhe te parashikonte me nje saktesi matematikore stinat e ndryshme te vitit. Disa struktura ne mure (madje dhe vete muret) dukeshin sikur ishin rrjeshtuar drejt nje grupi te caktuar yjesh dhe dizajnuar qe te thjeshtesonin matjen e amplitudes se diellit gjate veres, dimrit, vjeshtes dhe pranveres. Per me shume ‘Porta e Diellit’ qe ndodhej ne kendin veriperendimor te murit, nuk ishte vetem nje veper e vertete arti por sipas atyre qe e kane studiuar edhe nje kalendar kompleks dhe i ssakte i gdhendur ne gur:

    Sa me shume fiton njohuri per skulpturat aq me shume krijohet bindja qe te dhenat e ketij kalendari nuk mund te kene qene nje rezultat i fantazise dhe dores mjeshtrore te ndonje artisti pasi hieroglifet te ndertuara me nje sensivitet te thelle, perbenin nje dokumentim elokuent te abservimimt dhe llogartijes direkte te nje shkenctari... Kalendari nuk mund te ishte hartuar aq siper dhe me ate renditje nese do ishte ne cdo lloj pozicioni tjeter pervec ketij.

    E kaluara ime prej stdiuesi me kishte bere vecanerisht shume kurioz mbi Porten e Diellit dhe ne pergjithesi per vete Kalasasaya. Kjo per faktin e thjeshte qe disa nga renditjet diellore dhe astronomike te cilat do i perserisim ne pjesen e ardhshme te librit, kane bere te mundur qe te llogaritet periudha e perafert se kur mund te jete ndertuar Kalasasay dhe kjo periudhe rrezon ate te paren. Pra kjo renditje sugjeron nje datim te diskutueshem prej 15.000 p.e.s., rreth 17.000 vjet me pare.

  17. #17
    KAPITULLI I NJEMBEDHJETE



    ALUDIMET E LASHTESISE



    Ne punen e tij volumizone Tiahuanaco: Djepi i Njeriut Amerikan i ndjeri Profesori Arthur Posnansky (nje shkenctar fantastik gjermano-bolivian puna studimore e rrenojave te te cilit zgjaten pothuajse 50 vjet) shpjegon llogaritjet arkeologjiko-astronomike te cilat cuan ne ridatimin e tij te diskutueshem te Tiahuanacos. Keto, thote ai, u bazuan ‘teresisht dhe ekskluzivisht ne ndryshimet midis pjerresise ekliptike te periudhes ne te cilin ishte ndertuar Kasasasaya dhe ne periudhen e sotme’.

    Por cfare eshte saktesisht ‘pjerresia ekliptike’ dhe pse e ben kjo Tiahuanacon 17 mije vjecare?
    Sipas definicionit ne fjalor eshte ‘kendi midis planit orbital tokesor dhe atij te ekuatorit qiellor, i barabarte me perreth 23º 27’ ne momentin aktual.
    Per te sqaruar kete nocion astronomik te paqarte na vjen ne ndihme pamja e tokes nese e vizatojme si nje anije me te cilen lundrojme oqeanin e pafund qiellor. Si cdo anije e ketij lloji (qofshin planete ose trupa te tjere qiellore) rrotullohet paska se bashku me dallget qe rrjedhin poshte tij. Imagjinoni veten tuaj ne bordin e kesaj anije ndersa rrotullohet ndersa ju jeni mbi te ne det te hapur. Ju ngriheni mbi majen e dallgeve dhe horizonti para jush zgjerohet; ju uleni poshte dhe horizonti ngushtohet. Procesi eshte i rregullt; matematik si tik-taku i nje metronomi; nje lekundje konstante, pothuajse e paperceptueshme qe ben te ndryshoje ne menyre konstante kendin midis vetes tuaj dhe horizontit.

    Tani imagjinoni perseri Token. Duke lundruar ne hapesire, ashtu sic do nxenes shkolle e di, boshti i rrotullimit ditor i planetit tone te bukur blu ndodhet paska me i spostuar sesa vertikalja e tij ne orbiten ndaj diellit. Nga kjo si rrjedhoje, ekuatori tokesor si dhe ekuatori qiellor (qe eshte thjesht nje zgjatim imagjinar i ekuatorit te tokes ne sferen qiellore) duhet te shtrihet ne te njejtin kend me planin orbital. Ky kend, ne cdo kohe, eshte pjerresia e ekliptikes. Por per shkak se toka eshte nje anije qe rrotullohet, pjerresia e saj ndryshon ne nje menyre ciklike ne intervale kohore te medhaja. Gjate cdo cikli prej 41 mije vjetesh pjerresia varion me precizionin dhe parashikimin e nje kronografi sviceran, midis 22.1º dhe 24.5º. Sekuenca ne te cilen nje kend ndjek tjetrin si dhe sekuenca e kendeve paraardhese (ne cdo periudhe te historise) mund te llogaritet nepermjet disa ekuacioneve te hapura. Kjo menyre eshte shprehur si nje lakim ne nje grafik (per here te pare hartuar ne Paris ne vitin 1911 nga International Conference of Ephemerids) dhe nga grafiku i tij eshte e mundur qe te krahasohen kenget dhe datat e caktuara historike me saktesi dhe detaje te hollesishme.

    Posnansky ka qene ne gjendje qe te datoje Kalasasaya per shkak se cikli i pjerret gradualisht ndryshon pozicionin azimut te lindjes dhe perendimit te diellit nga shekulli ne shekull. Duke percaktuar rradhitjen diellore te disa strukturave kyce te cilat tani duken si “teresisht jashte realitetit” ai me bindje demonstroi se pjerresia e ekliptikes ne kohen e ndertimit te kalasasaya ka qene 23 º 8’ 48’’. Kur ky kend u hodh ne harten grafike nga International Conference of Ephemerids u pa se korrespondonte me nje date, 15,000 p.e.s.

    Natyrisht asnje historian apo arkeolog ortodoks nuk ishte i pergatitur per te pranuar nje origjine kaq te hershme te Tiahuanacos duke prefereuar, sic permendem ne kapitullin e tete, qe ti qendronin me kryenecesi nje date tjeter, perafersisht vitit 500 i e.s. Sidoqofte gjate viteve 1927-30 disa shkenctare te tjere qe i perkisnin disiplinave te ndryshme kontrolluan me kujdes studimet astronomiko-arkeologjike te Posnanskyt. Keta shkenctare, pjestare te grupeve te fuqishme shkencore te cilet studionin po ashtu dhe zona te tjera arkeologjike te Andeve ishin, Dr Hans Ludendorff (ne ate kohe Drejtori i Observatorit Astronomik te Potsdam), Dr Friedrich Becker i Specula Vaticanica, si dhe dy astronome te tjere; Profesor Dr Arnold Kohlschutter i Universitetit te Bonit dje Dr Rolf Muller o Institutit Astrofizik te Potsdamit.

    Ne perfundim te tre viteve te studimeve te tyre shkenctaret arriten ne perfundimin qe Posnansky ne thelb kishte te drejte. Ata nuk e vrane shume mendjen te merreshin me implikimet qe do kishin zbulimet e tyre ne modelin aktual te historise; ata thjesht deklaruan faktet e vezhguara ne lidhje me rradhitjen astronomike te disa strukturave ne Tiahuanaco. Prej ketyre me e rendesishmja nga te gjitha ishte qe Kalasasaya ishte ndertuar ne menyre te tille qe te ishte konform me observimin e qiejve, gje e kryer shume kohe me pare, shume e shume me pare se viti 500 e.s. Numri 15,000 i Posnanskyt u gjykua si i llogjikshem dhe qe qendronte ne kufijte e te mundshmes.

    Pra nese me te vertete Tiahuanaco ka lulezuar kaq kohe te hershme perpara agimit te historise, atehere kush kane qene ata njerez qe e ndertuan dhe per cfare arsye?




    FIGURA ME PAMJE PESHKU



    Brenda Kalasasayas kishte dy statuja masive. E para, figura e mbiquajtur El Fraile (murgu) qendronte ne kendin jugperendimor; tjetra gjendej me shume ne qender te pjeses lindore, ne fund te murit dhe qe paraqiste nje gjigand te cilin e kisha verejtur qe nga tempulli i fundosur.
    E gedhendur ne gur ranor te kuq qendronte aty i veshur dhe i lashte pertej cdo llogaritje te kohes. El Fraile lartesohej per pothuajse 6 kembe dhe paraqiste figuren e nje humanoidi, qenie androgjene me veshe dhe buze te medhaja. Ne doren e djathte te tij ndodhej dicka e ngjashme me nje thike me teh te valevitur si nje kame indoneziane. Ne doren e majte ndodhej nje objekt i ngjashem me nje liber te futur ne nje si kapak me mentesha. Nga pjesa e siperme e ketij libri dilte nje mekanizem i cili ishte futur ne kapak si ne nje kellef.

    Nga mesi e poshte figura dukej te ishte e mbuluar nga nje veshje luspore si peshk dhe si per te konfirmuar kete perceptim, skulptori kishte skalitur luspat rrejsht mbas rrjeshti duke shtuar dhe koka te vogla peshqish me nje stil dhe larmishmeri te madhe. Kjo shenje nga Posnansky eshte intepretuar si paraqitje e nje peshku ne pergjithesi. Sidoqofte duket sikur El Fraile ishte simboli imagjinar i nje ‘njeriu-peshk’. Figura po ashtu eshte e pajisur me nje brez qe gjate skalitjes ishte zbukuruar me imazhe te disa krustaceve te medhaja, pra ky nocion duket shume i mundshem. Por cfare ka dashur te transmetoje?

    Dikur kisha degjuar nje tradite lokale qe mund te hidhte drite mbi kete fakt. Behet fjale per nje tradite shume te lashte dhe qe fliste per ‘perendite e liqenit me bisht peshku te quajtura Chullua dhe Umantua’. Ne kete tradite dhe ne figuren me pamje peshku shikoja nje eko teresisht jashte vendit me mitet e Mesapotamise te cilat flisnin per qenie te cuditshme amfibe ‘te pajisura me arsye’ te cilat kishin vizituar token e Sumereve ne prehistorine e larget. Lideri i ketyre qenieve quhej Oannes (ose Uan). Sipas shkruesit Chaldean, Berosus:

    I gjithe trupi [i Oannes] ishte si ai i nje peshku; dhe poshte kokes se peshkut kishte nje tjeter koke po ashtu dhe kembe te ngjashme me ato te njeriut, te bashkuara me bishtin e peshkut. Edhe zeri i tij dhe gjuha e perdorur ishte e artikuluar dhe humane. Nje perfaqesim i tij ruhet sot e kesaj dite... Kur dielli falej ne perendim kjo qenie e kishte zakon te hidhej serisht ne det dhe te notonte gjithe naten ne thellesite e tij pasi ishte nje qenie amfibe.

    Sipas tradites se paraqitur nga Berosus, Oannes mbi te gjitha ishte nje civilizues:

    Gjate dites ai bashkebisedonte me njerzit dhe i shpjegoi atyre germat per te shkruar dhe shencat si dhe cdo lloj arti. Ai i mesoi atyre si te ndertonin shtepi, te themelonin tempuj, te hartonin ligje dhe ju shpjegoi atyre parimet e njohurise gjeometrike. Ai i beri ata ne gjendje qe te dallonin farerat e tokes dhe ju tregoi si te mblidhnin frutat, me pak fjale ai i mesoi ata cdo gje te mundshme qe te zbusnin sjelljen e njerezimit. Kaq universale ishin mesimet e tij sa qe nga ajo kohe asgje tjeter nuk eshte shtuar materialisht qe te ndryshoje...

    Imazhe te mbijetuara te Oannes i kisha pare dhe relievet Babilonase dhe Asiriane ku paraqiteshin qarte njerez me pamje peshku. Luspat formonin motivin dominues ne veshjen e tyre, ne te njejten menyre sic benin dhe ne veshjen e El Fraile. Nje tjeter ngjashmeri ishte dhe mbajtja e objekteve te panjohura te cilat figurat Babilonase mbanin ne duart e tyre. Nese kujtesa ime ishte korrekte (me pas u konfirmua si e tille) keto objekte nuk ishin aspak identike me ato te mbajtura nga El Fraile. Por ishin mjaftueshmerisht te ngjashme qe te meritonin vemendje.

    Idhulli tjeter i madh i Kalasasayas ishte i vendosur drejt fundin lindor te platformes me fytyre nga hyrja kryesore dhe ishte nje monolit imponues prej andesiti ne ngjyre gri, shume i trashe dhe qe lartohej mbi 9 kembe. Koka e tij e stermadhe qendronte drejt mbi supet e gjera ndersa fytyra pllocake shikonte perpara me nje menyre shprehese. Statuja mbante ne koke nje lloj kurore ose fashe ndersa floket i kishte me gersheta te krijuara ne rrjeshta vertikale ku dalloheshin me qartesi kacurrelat e shumta.

    Po ashtu figura ne te gjithe teresine e saj ishte e gedhendur dhe e dekoruar ne siperfaqe sikur te ishin tatuazhe. Si dhe Ell Fraile, nga mesi e poshte mbante nje veshje me luspa peshku dhe simbole peshku. Dhe perseri ashtu si El Fraile, ne te dyja duart mbante objekte te paidentifikueshme. Por kete here objekti ne doren e majte dukej me shume si nje mill sesa liber dhe nga ku dilte doreza e nje kame. Objekti i dores se djathte ishte paksa cilindrik, i ngushte ne qender ku dhe mbahej dhe me i gjere ne pjesen e siperme dhe poshte. Dukej sikur kishte disa seksione te ndryshme ose pjese te cilat bashkoheshin e bashkoheshin pa nderprerje me njera tjetren dhe kjo e bente te pamundur qe te identifikoje se cfare mund te ishin.


  18. #18
    IMAZHE TE SPECIEVE TE ZHDUKURA



    Mbasi u largova nga figurat me veshje peshku ju afrova Portes se Diellit qe ndodhej ne kendin veriperendimor te Kalasasayas.
    Ishte nje masiv prej andesiti ne ngjyre gri-te gjelber dhe rreth 12 kembe e gjysem i gjere, 10 kembe i larte dhe 18 inc i trashe dhe qe peshonte rreth 10 ton. Mbase do ishte krahasim i sakte te thuhej qe dukej si Harku i Triumfit vetem se ne permasa me te vogla dhe dukej si nje porte qe lidhte dy dimensione, nje dere ne mes te asgjese dhe qe ste conte kurkund. Vepra e gurte ishte realizuar me nje cilesi te pabesueshme dhe te gjithe personalitetet e arkeologjise bien dakort ne faktin qe ajo ‘ishte njera nga mrekullite arkeologjike te Amerikes’. Detaji i saj me enigmatik eshte i ashtuquajturi ‘kalendari prej cohe’ i gdhendur ne fasaden lindore ne pjesen e siperme te portes.

    Ne mes te tij, ne nje pozicion paksa te ngritur, kjo cohe dominohej nga ajo te cilen studiuesit menduan se ishte nje tjeter perfaqesim i Viracochas por qe ne kete rast ne paraqitjen e tij me te frikshme, ndersa perendia-mbret komandonte zjarrin te zbriste nga qielli. Shprehja e bute dhe aterore e tij vazhdonte te ishte ne figure perzjere me lot qe i rridhnin neper faqe. Por kete here fytyra e tij ishte gdhendur me e ashper dhe e forte, diadema e tij ishte mbreterore dhe imponuese dhe ne cdo dore ai shtrengonte nga nje vetetime. Ne interpretimin e dhene prej Joseph Campbell, njeri nga studenten e mitologjise me te njohurit e shekullit te 20-te thuhet se, ‘Kuptimi i kesaj figure eshte qe hijeshia qe perhapet ne univers nga porta e diellit eshte e njejte me energjine e vetetimes qe shuan cdo gje dhe ne vetvehte eshte e pashkaterrueshme...’

    Ktheva koken majtas e djathtas duke studjuar me ngadale nenkuptimin e cohes. Ishte nje skulpture e bukur, e balancuar me kujdes, e perbere nga tre rrjeshta me 8 figura, 24 ne total dhe te rrjeshtuara ne te dyja anet e imazhit qendror. Jane bere shume perpjekje, ku asnjera prej tyre nuk eshte bindese, per te shpjeguar funksionin kalendarik te ketyre figurave. E vetmja gje qe mund te thuhej me siguri ishte ajo qe figurat kishin nje kualitet karakteristik te ftohte dhe qe kishte dicka matematikore sikur te ishte nje makineri, ne menyren sesi ishin rrjeshtuar dhe dukeshin se leviznin drejt Viracochas. Disa prej tyre mesa duket mbanin maska zogjsh ndersa te tjeret kishin hunde te gjata dhe te mprehta dhe sejcili prej tyre kishte ne duar nje instrument te te njejtit lloj me ate qe mbante dhe perendia e larte.

    Baza e cohes ishte e mbushur me nje dizajn te njohur si ‘Meander’, forma gjeometrike shkallesh piramidale te vendosura ne vije ne linje te vazhdueshme dhe te stisura ne menyre te alternuar me maje poshte dhe maje larte per te cilen po ashtu mendohet se mund te kete patur nje funksion kalendarik. Ne rrjeshtin e trete nga krahu i djathte (si dhe pak me zbehte ne rrjeshtin e trete ne krahun e majte) mund te dalloja konturet e nje gdhendje te qarte te kokes se nje elefanti, veshet, dhembet (catallet) dhe trupi. Kjo ishte e papritur pasi nuk ka elefante ne Boten e Re. Ka patur ne kohet prehistorike dhe kete gje pata mundesi ta verifikoja me vone. Sidomos ne Andet jugore deri ne zhdukjen e papritur te tyre rreth vitit 10 mije p.e.s. ka ekzistuar nje pjestar i species se quajtur Cuvieronius me hunden e zgjatuar si te elefantit si dhe trupin dhe dhembet karakteristik dhe qe kishte nje ngjashmeri te madhe me ‘elefantin’ e gdhendur ne Porten e Diellit.

    Bera dhe disa hapa te tjere perpara per ti hedhur nje sy me nga afer atyre elefanteve. Sejcili doli te ishte i perbere nga dy koke kondori te vendosur gryke me gryke (kokat e tyre zevendesonin veshet e elefantit ndersa pjesa e siperme e qafes zevendesonte catallet). Si rrjedhoje keto krijesa formonin sidoqofte nje krijese ne dukje elefant, mbase per shkak te ndonje truku visual te aplikuar nga skulptoret e Tiahuanacos si menyre e tyre per te perdorur nje objekt te caktuar ne perfaqesimin e nje objekti tjeter. Nen kete kontekts nje objekt i dukshem si fytyre njerezore mund te jete hartuar nga krahet e nje zogu. Ose nje kurore mund te jete e perbere nga nje kompozim kokash peshku dhe kondori, nje vetull mund te jete perfaqesuar nga qafa dhe koka e nje zogu, kemba mund te kete koken e nje kafshe e keshtu me rradhe. Pjestaret e familjes se elefanteve te formuar nga kokat e kondoreve jo domosdoshmerisht duhet te jene iluzione optike; ne te kunderten, nje krijim i tille kaq i larmishem eshte perfekt dhe qe ruan ne teresi karakterin artistik te cohes.

    Midis morise se figurave stilistike te kafsheve te gdhendura ne Porten e Diellit kishte dhe nje numer kafshesh tashme te zhdukuara. Nga studimet e mija te meparshme e dija me siguri qe njera prej tyre ishte identifikuar nga studiues te shumte si nje Toxodon, nje gjitar-amfib me tre gishta, rreth 9 kembe i gjate dhe 5 kembe i larte dhe qe ngjasonte si nje kryqezim midis nje rinoceronti dhe hipopotami. Ashtu si dhe Cuvieronius, Toxodoni ka jetuar ne Ameriken e Jugut gjate Pliocenit te Vonet (1.6 milion vjet me pare) dhe eshte zhdukur ne fund te Pleistocenit, rreth 12 mije vjet me pare.











    Sipas kendveshtrimit tim kjo dukej si nje pohim i evidences astro-arkeologjike e cila e datonte Tiahuanacon ne fund te Pleistocenit dhe qe rrezonte prerazi pretendimin e kronologjise historike ortodokse e cila e konsideronte qytetin e Tiahuanacos vetem 1500 vjet te vjeter, pasi Toxodoni smund te ishte gdhendur i gjalle. Por sidoqofte ishte nje fakt domethenes dhe i rendesishem qe ne Porten e Diellit ishin gdhendur kokat e 46 Toxodoneve. Dhe kjo krijese nuk ishte gdhendur vetem ne Porten e Diellit. Ne te kunderten, Toxodon eshte identifikuar ne fragmente te shumte ne pocerine e Tiahuanacos. Madje akoma me bindes eshte fakti qe kjo kafshe eshte paraqitur dhe ne skulptura ku duket ne forme tre dimensionale. Pak a shume jane gjetur dhe perfaqesime te specieve te tjera te zhdukura; ketu perfshihen Shelidoterium, nje kafshe katerthundrake dhe Macrauchenia, nje kafshe deri diku me e madhe se kali dhe me tre gishta te dukshem ne cdo thunder.

    Imazhe te tilla do te thone se Tiahuanaco ka qene nje lloj libri pikturash nga e kaluara, nje arkivim kafshesh te cuditshme, tashme te zhdukura prej kohesh dhe te portretizuara perjetesisht ne gur.
    Por ‘arkivimi’ perfundon krejt papritur ne dite kur erresira zbriti ne toke. Edhe kjo gje qe u rregjistrua ne gur- Porta e Diellit, vepra e mrekullueshme e artit mbeti e paperfunduar. Disa aspekte te dallueshme te paperfunduara te cohes te linin te kuptoje qe kishte ndodhur dicka e papritur dhe vdekjeprurese dhe qe i kishte detyruar skulptoret e talentuar qe, sipas fjaleve te Posnanskyt, ‘te linin daltat e tyre pergjithmone’ ne momentin kur ‘po i jepnin vepres se tyre doren perfundimtare’.

  19. #19
    KAPITULLI I DYMBEDHJETE




    FUNDI I VIRACOCHAVE



    Ne pame ne kapitullin e dhjete qe Tiahuanaco fillimisht ishte ndertuar si nje port mbi brigjet e Liqenit Titicaca ne kohen kur liqeni ishte me shume i gjere dhe mbi 100 kembe me i thelle sesa sot. Ndertime te konsiderueshme ne gji, mole dhe diga (madje edhe ngarkesa guresh te skalitur qe shihen ne vijen e vjeter bregdetare) nuk lene asnje dyshim qe eshte perdorur per kete qellim. Dhe ne fakt nese i referohemi perllogaritjeve jo ortodokse te profesor Posnanskyt, Tiahuanaco ka qene nje port aktiv ne vitin 15,000 p.e.s., data qe ai ka propozuar si ajo e ndertimit te Kalasasaya dhe ka vazhduar te jete nje port per pothuajse 5 mije vjet te tjera, kohe gjate te ciles nuk pati asnje ndryshim pozicioni ne lidhje me bregun e Liqenit Titicaca.

    Gjate kesaj epoke gjiri kryesor i qytetit port ishte disa qindra metra ne jugperendim te Kalasasaya ne vendin qe sot njihet si Puma Punku (e thene ndryshe Porta e Pumas). Ketu Posnansky gjate germimeve te tij zbuloi dy doke artificiale ne cdo krah: ‘nje mol i mrekullueshem ku mund te ankoroheshin me qindra anije ne te njejten kohe dhe te shkarkonin ngarkesat e tyre’.
    Njeri nga blloqet e ndertimit i cili eshte perdorur per molin vazhdon te ndodhet aty dhe peshon perafersisht 440 ton. Te tjeret variojne nga 100 deri ne 150 ton. Vec kesaj disa nga monolitet me te medhaja dukej qarte qe ishin bashkuar me njeri tjetrin nga morsa metalike ne forme I. Dija me siguri qe nga e gjithe Amerika e Jugut, kjo lloj teknike ndertimi gjehej vetem ne strukturat e Tiahuanacos. Hera e fundit qe kisha pare nje dhembezim karakteristik te tille te gurit ka qene ne rrenojat e ishullit Elephantine ne Nil, ne Egjyptin e Siperm.



    Po aq provokuese ishte dhe prania e simbolit te kryqit ne shume nga keto blloqe antike. Duke u perseritur vazhdimisht, sidomos ne pjesen veriore ndersa i afrohesh Puma Punkut, ky simbol kishte gjithmone te njejten forme: nje kryq i dyfishte me vija te qarta, i balancuar ne menyre perfekte dhe me harmoni dhe i gedhendur thelle ne gurin ngjyre gri. Edhe sipas kronologjise historike ortodokse keta kryqe nuk ishin me shume se 1500 vjecare. Me fjale te tjera ata jane gdhendur nga njerez qe skane patur fare idene e kristianizmit, nje mijevjecar te plote perpara ardhjes se misionareve te pare spanjolle ne Altiplano.

    Por nga kjo na lind pyetja qe nga ku e kane marre te krishteret kryqin? Mendova me vehte qe jo vetem nga forma e struktures ne te cilen Jezusi u kryqezua por me siguri nga ndonje burim tjeter shume here me i lashte. Per shembull a nuk kane perdorur egjyptianet e lashte hieroglife ne formen e kryqit (ankh apo crux ansata) per te simbolizuar jeten... frymarrjen e jetes... pafundesine e vete jetes? A e ka patur origjinen e tij ky simbol ne Egjypt apo mbase diku tjeter dhe me i hershem?

    Me mendime te tilla qe ndiqnin njera tjetren ecja ngadale rrotull Puma Punkut. Perimetri i gjere i cili formonte nje drejtkendesh prej disa qindra kembe te gjate ravijezonte nje koder te ulet piramidale me bar te larte. Duzine te tera blloqesh kaba dergjeshin te shperndara ne te gjitha drejtimet. Posnansky replikon per mundesine e nje fatkeqesie te tmerrshme natyrale qe ka shkaterruar Tiahuanacon gjate mijevjecarit te 11 p.e.s:

    Kjo katastrofe u shkaktua nga levizjet sizmike e cila rezultoi me nje permbytje te ujerave te Liqenit Titicaca dhe ne shperthime vullkanike... Eshte po ashtu e mundur qe ngritja e perkoheshme e ujerave te liqenit mund te jete shkaktuar pjeserisht nga ledhet mbrojtese te liqeneve qe ndodhen me ne veri dhe ne nje lartesi me te madhe... duke shkaktuar keshtu vershime te ujit i cili zbriti drejt Liqenit Titicaca.

    Evidenca e Posnanskyt mbi mundesine e nje permbytje e cila ka qene shkaktare e shkaterrimit te Tiahuanacos perfshin:

    Zbulimi i flores se lokustave, Paludestrina culminea dhe Paludestrina andecolea, Ancylus titicacensis, planorbis titicacensis, etj., te perzjera me skeletet e qenieve njerezore te cilat u zhduken ne kataklizem... si dhe zbulimi i disa skeleteve te Orestias, nje peshk i familjes se gjuhces se liqenit, te ndodhura ne te njejtat shtresa me skeletet njerezore...

    Me tej, fragmente njeroi dhe skelete kafshesh jane gjetur te dergjura ne:

    Nje menyre kaotike midis gureve, veglave dhe nje varieteti gjerash te pafundme. Te gjitha keto jane levizur, thyer dhe akumuluar ne nje grumbull te ngaterruar. Cdokush qe mund te germoje nje grope prej 2 metrash te thelle e ka te pamundur te mohoje qe forca e ujit e kombinuar me levizjen e rrepte te tokes, ka akumuluar keto kocka te ndryshme duke i perzjere ato me poce, stoli, vegla dhe gjera te tjera... Shtresat e llumit mbulojne te gjithe fushen ku ndodhen rrenojat dhe rera lakustrine e perzjere me guackat nga Titicaca, hi dhe mbetje vullkanike te dekompozuara jane akumuluar ne vendet qe rrethojne muret...

    Duhet te kete qene nje katastrofe e temerrshme ajo qe ka goditur Tiahuanacon. Dhe nese Posnansky kishte te drejte atehere ka ndodhur me shume se 12 mije vjet me pare. Me pas, mbasi ujerat e permbytjes rane, ‘kulturae Altiplanos nuk u ringjall me ne te njejtin zhvillim por vazhdoi te binte gjithmone e me shume ne dekadence’.


    LUFTE DHE BRAKTISJE


    Ky proces u shpejtua nga fakti qe termetet te cilat kishin shkaktuar permbytjen e Tiahuanacos nga Liqeni Titicaca ishin vetem fillimi i nje sere katastrofash qe goditen zonen. Kjo fillimisht rezultoi ne gllaberimin e brigjeve dhe permbytja e tyre nga ujerat e liqenit por qe shume shpejt filloi te kishte efekt te kundert duke reduktuar me ngadale thellesine e Titicacas dhe siperfaqen qe shtrihej. Ndersa kalonin vitet liqeni vazhdoi te thahej inc mbas inci duke braktisur qytetin madheshtor dhe duke e ndare ate nga ujerat te cilat me pare luajten nje rrol kaq jetesor ne zhvillimin ekonomik te tij.

    Ne te njejten kohe ka patur evidenca qe klima e zones se Tiahuanacos u be me e ftohte dhe me pak e favorshme per te mbjelle te lashta sic behje me pare, majde kaq e pafavorshme sa sot kallinjte e misrit nuk mund te mblidhen te plote, madje edhe patatet dalin nga toka me shume vonese. Ndonese ishte e veshtire qe bashkoje te gjitha te dhenat dhe elementat e ndryshem te te gjithe zinxhirit te ngjarjeve qe kane ndodhur dukej se ‘nje periudhe qetesie ka pasuar momentet kritike te turbullirave sizmike’ te cilat perkohesisht permbyten Tiahuanacon. Me pas ngadale por vendosmerisht ‘klima u perkeqsua dhe u be e ashper. Kjo shkaktoi nje migrim te popullsise se Andeve per ne zona te tjera ku jetesa nuk paraqiste kaq shume veshtiresi.’

    Kishte evidenca misterioze nga e gjithe Altiplano per kryerjen e eksperimenteve agrokulturale te nje natyre shkencore te avancuar, me nje mencuri dhe dedikim ne perpjekje per te kompensuar ndryshimin e faktorit klimaterik. Per shembull, studime te koheve te fundit kane demonstruar qe nga dikush jane kryer analiza te nje softistikimi te habitshem te perberjes kimike ne shume bime perime helmuese dhe jane krijuar hibride qe sot i gjejme ne formen e zhardhokeve dhe qe i perkasin nje kohe shume te lashte. Analiza te tilla me pas jane perzjere me shpikjen e teknikave detoksikuese te cilat i kane kthyer keto perime nga helmuese ne pahelmuese dhe te dobishme. Deri tani nuk ka asnje shpjegim te kenaqeshem sesi jane kryer keto procese detoksifikuese, pohon David Brow-man, asisten profesor ne Antropologjise ne Universitetin e Washingtonit.

    Poo ne te njejten periudhe te lashte, dikush tjeter, ende i paidentifikuar nga shkenctaret ka ndertuar tarraca ne nje lartesi te konsiderushme ne tokat e sapo ekspozuara nga uji qe dikur ndodheshin nen nivelin e liqenit. Kjo procedure krijoi nje valezim vijash ne toka te ulta dhe te larta. Vetem ne vitin 1960 u arrit te kuptohet funksioni origjinal i ketyre platformave te dheut si dhe kanalet e cekta qe i rrethonin. Ende te dukshme edhe sot, keto tarraca te njohura si waru waaru nga indianet lokale, provojne qe jane pjese e nje kompleksi dizajni agrokultural i perfeksionuar ne kohet parahistorike dhe qe kane qene ne gjendje qe te realizonin teknika moderne bujqesore.

    Vitet e fundit disa nga fushat e ngritura u rindertuan nga arkeologet dhe agronomet. Parcelat eksperimentale dhane nje prodhim patatesh tre here me te madh sesa dhe ferma me me rendiment ne vend. Gjithashtu gjate nje periudhe me klime te ftohte, ngrica e ashper shkaktoi shume pak deme ne te mbjellat. Vitin ne vazhdim te mbjellat ne plaftormat e ngritura mbijetuan me te njejtin rezultat edhe gjate periudhes se thatesires dhe me pas lulezuan te shendetshme dhe te larta duke mbushur gjithe token bujqesore. Dhe me te vertete, kjo teknike agronomike e thjeshte, e shpikur nga nje kulture kaq e lashte saqe sot nuk arrin ta kujtoje asnjeri sesi quhej, ka demonstruan nje sukses te tille ne Bolivine rurale saqe terhoqi vemendjen e agjensive qeveritare dhe atyre te zhvillimit dhe tashme eshte duke u eksperimentuar dhe ne vende te tjera te botes.



    NJE GJUHE ARTIFICIALE


    Nje tjeter trashigimi me vlere e Tiahuanacos dhe e vete Viracochave gjendjet e paharrueshme ne gjuhen e folur nga Indianet lokale Aymara, nje gjuhe qe sipas disa specialisteve eshte me e vjetra ne bote.
    Ne vitin 1980 Ivan Guzman de Rojas, nje shkenctar kompjuterash nga Bolivia aksidentalisht demonstroi se Aymara mund te jete jo vetem shume e lashte por mund te jete nje gjuhe e krijuar me nje qellim te caktuar dhe e dizajnuar me mjeshtri. E nje rendesie te vecante ishte nje karakter artificial i sintakses e cila ishte e strukturuar pa asnje lakueshmerim dhe pa asnje fare mungese qartesie gje qe eshte e paimagjinueshme ne nje te folur ‘organike’. Kjo strukture sintaksore dhe jashtezakonisht e organizuar do te thote qe Aymara mund te tranformohet me lehtesi ne nje algoritem kompjuterik per tu perdorur ne perkthimin e nje gjuhe ne nje gjuhe tjeter: ‘Algoritmi i Aymara-s eshte perdorur si nje gjuhe ure. Gjuha e nje dokumenti fillestar eshte perkthyer ne Aymara dhe me pas ne cdo numer te gjuheve te tjera.’

    Eshte thjesht nje rastesi qe nje gjuhe ne dukje artificiale e udhehequr nga nje sintakse teresisht kompjuterike flitet sot ne Tiahuanaco? Apo Aymara mund te jete trashigimia e nje diturie te madhe te cilen legjendat ja atribojne Viracochave? Nese eshte keshtu atehere cfare trashigimshe te tjera mund te gjejme? Cfare fragmentesh te paplota te nje urtesie tashme te harruar mund te gjejme perreth—fragmente te cilat mund te kene kontribuar ne pasurine dhe diversitetin e shume kulturave qe kane evoluar ne kete rrajon gjate 10 mije vjeteve perpara pushtimit? Mbase ka qene zoterimi i ketyre fragmenteve qe ka bere te mundur vizatimin e Linjave te Nazcas dhe ti mundesonte paraardherist e Inkasve qe te ndertonin mure ‘te pamundur’ guri ne Machu Pichu dhe ne Sacsayhuaman?


    MEKSIKA


    Pamja qe nuk mund te shqisja nga mendja ime ishte ajo e njerezve Viracocha te cilet largoheshin ‘duke ecur ne ujerat’ e Oqeanit Paqesor, ose ‘duke ikur’ mrekullisht nepermjet detit, sic thuhet ne shume legjenda.
    Ku iken keta lundertare? Kush ishin objektivat e tyre? Dhe pse bene ata kaq shume perpjekje per te ndejtur ne Tiahuanaco per nje kohe kaq te gjate dhe me pas te pranonin deshtimin dhe te largoheshin? Cfare kane dashur ata te realizojne dhe qe kane qene kaq i rendesishem per ta?
    Mbas punova per disa jave ne Altiplano duke udhetuar para e mbrapa midis La Paz dhe Tiahuanaco, u be e qarte qe as rrenojat e qytetit dhe as biblotekat e kryeqytetit nuk do me jepnin pergjigjet te metejshme te duhura. Te pakten ne Bolivi gjurmet dukej se humbisnin pergjithmone.
    Vetem kur arrita ne Meksike, 2 mije milje ne veri, arrita te gjeja perseri gjurmet qe kerkoja.

  20. #20
    PJESA III



    GJARPERI ME PUPLA



    AMERIKA QENDRORE





    KAPITULLI I TREMBEDHJETE



    GJAK DHE KOHE NE FUNDIN E BOTES



    Chichen Itza, Jukatani verior, Meksike

    Mbrapa meje, duke u lartuar 100 kembe ne ajer, ndodhej nje ndertim perfekt, Tempulli i Kukulkanit. Kater shkallet e tij kishin nga 91 ndarje sejcila. Te marra sebashku me gjithe platformen e majes e cila llogaritej si nje tjeter ndarje, totali ishte 365. Kjo jepte numrin e plote te diteve ne nje vit solar. Per me shume dizajni gjeometrik dhe orientimi i strukturave te lashta eshte kalibruar me saktesine e nje sahati sviceran per te arritur nje objektiv te tille sa dramatik aq dhe ezoterik; ne ekuinokset e pranveres dhe te vjeshtes, te rregullta si tiktaku i nje sahati, motive trekendore drite dhe hije te kombinuara per te krijuar iluzionin e nje gjarperi gjigand i dergjur valezueshem ne shkallen veriore. Ne cdo rast iluzioni zgjaste saktesisht per 3 ore dhe 22 minuta.

    U largova prej Tempullit te Kukuklanit ne drejtimin lindor. Perpara meje, duke refuzuar me kryenecesi pallavren e rendomte qe njerezit e Amerikes Qendrore nuk kane qene asnjehere ne gjendje te zhvillonin kollonat si nje detaj arkitektonik, shtrihej nje pyll i vertete kollonash prej guri te bardhe te cilat ne te kaluaren me siguri kane qene mbajtese te ndonje catie masive. Rrezet e diellit digjnin ne kete ore te dites dhe hija qe ofronte zona me kollona ishte e bekuar.
    I kalova afer dhe u drejtova per nga rreza e shkalleve qe te conin ne Tempullin e Luftetareve qe ndodhej perbri.
    Ne maje te ketyre shkalleve te cilat u bene teresisht te dukshme vetem kur u ngjita siper, ndodhej nje figure gjigande. Ishte idhulli Chacmool. I portretizuar gjysem shtrire gjysem ndenjur ne nje pozicion te cuditshem dhe poze pritese, me gjunje te mbledhur te nxjerre jashte, kycet e kembeve te futura poshte te ndenjurave, brrylat e mbeshtetur ne toke, duart e perkulura ne mes duke mbajtur nje pjate boshe dhe kurrizi i perkulur ne nje kend jo te pershtatshem, e gjithe pamja te linte pershtypjen sikur figura do brofte ne kembe papritur. Dhe nese do ishte ne kembe llogarita qe lartesia do e kalonte tete kembe. Megjithese pozicionin e pavolitshem perseri pamja qe te shfaqej ishte ajo e nje fiziku energjik dhe mizor. Fytyra ne detaje kishte buze te holla dhe te paepura si dhe vete fortesia dhe indiferenca e gurit ne te cilin ishte gedhendur dhe syte e tij vezhtronin drejte, ne menyre tradicionale ne drejtim te erresires, vdekjes dhe ngjyres se zeze.



    Vazhdova ti ngjitesha shkalleve te Tempullit te Luftetareve. Nuk rreshtja se menduari per faktin e paharrueshem qe ritualet e sakrificave njerezore jane praktikuar ne menyre rutine ketu qene kohet pre-Kolombiane. Pjata e boshatisur qe Chamacol mbante perreth barkut te tij dikur kishte sherbyer si nje mbajtese e zemrave te viktimave. ‘Nese zemra e viktimes duhej nxjerre jashte’ raporton nje vezhgues spanjoll ne shekullin e gjashtembedhjete,

    ata e shoqeronin ate ne menyre demonstrative dhe e vendosnin mbi gurin e sakrifices. Kater prej tyre mbanin krahet dhe kembet e viktimes duke i hapur ato anash. Me pas vinte ekzekutuesi i cili me nje thike te mprehte ne dore dhe me nje mjeshtri te papare kryente nje prerje midis brinjeve ne krahun e majte te trupit, pak me poshte se thithat dhe me pas e ngulte thiken me nje mizori prej bishe duke nxjerre jashte zemren qe vazhdonte te rrihte ende dhe e vendoste ne pjate...

    Cfare lloj kulture mund te kete ushqyer dhe celebruar nje sjellje te tille kaq demoniake? Ketu ne Chichen Itza, midis rrenojave te cilat datojne me shume se 1200 vjet me pare, ishte formuar nje shoqeri hibride e nderthurur me elemente maja dhe tolteke. Kjo shoqeri nuk ishte aspak e jashtezakonshme persa i perket pasionit per ceremoni mizore dhe barbare. Perkundrazi, te gjitha civilizimet madheshtore indigjene te cilat njihen te kene lulezuar ne Meksike kane praktikuar ritualin e sakrifices me therje te qenieve njerezore.



    THERTORJA


    Villahermosa, Provinca e Tabascos

    Ndalova duke pare Altarin e Sakrificave te Femijeve. Ishte krijimi i Olmekeve, e ashtuquajtura’kultura meme’ e Amerikes Qendrore dhe 3 mije vjet e vjeter. Nje bllok graniti solid dhe rreth 4 kembe i trashe, ne te gjitha anet mbarte relievet e kater njerezve te veshur me rroba interesante me kapuc. Cdo njeri prej tyre mbante ne krahe nje femije te mitur, te shendetshem, fytyra e te cileve kishte te stampuar qarte pamjen e tmerrit. Pjesa e mbrapme e altarit ishte e padekoruar; perballe ishte portretizuar nje tjeter figure e cila mbante ne krah trupin pa jete te nje femije.

    Olmeket jane civilizimi qe njihet zyrtarisht si me i hershmi i Meksikes se Lashte dhe sakfricimi njerzor ishte nje praktike e konsoliduar midis tyre. 2500 vjet me pas, ne kohen e pushtimit spanjoll, Azteket kane qene te fundit (por aspak te vetmit) nga banoret e ketyre viseve qe vazhdonin nje tradite jashtezakonisht te vjeter dhe te rrenjosur thelle.
    Dhe e ndoqen kete tradite me nje zell fanatik.

    Per shembull eshte dokumentuar qe Ahuitzoti, perandori i tete dhe me i fuqishmi i dinastise mbreterore azteke, ‘celebroi dedikimin e tempullit te Uicillopoctlit ne Tenoctitllan duke rradhitur kater rrjeshta me te burgosur perpara nje grupi prifterinjsh te cilet “punuan” kater dite rrjesht per ti therur. Ne kete rast u masakruan dhe u bene theror 80 mije njerez gjate nje rituali te vetem ceremonial.’
    Azteket parapelqenin te visheshin me lekuren e rrjepur nga viktimat e sakrificave. Bernardino de Sahagun, nje misionar spanjoll mori pjese ne nje ceremoni te tille menjehere mbas pushtimit:

    [i]Pjesmarresit ne ceremoni rropen dhe coptuan trupat e viktimave; me pas ata lyen me vaj vete trupat e tyre lakuriqe dhe u mbeshtollen me lekuren e rrjepur... Duke kulluar gjak dhe lyre, keta njerez grotekse bariten rrugeve te qytetit duke tmerruar ata qe i pasonin... Diten e dyte rituali perfshiu nje feste kanibale per familjen e cdo luftetari.[/i

    Nje tjeter spanjoll, kronikani Diego de Duran u be deshmitar i nje sakrifikimi masiv. Ne kete rast viktimat ishin kaq te shumta sa kur rrekejte e gjakut qe rridhnin nga shkallet e tempullit ‘arriten fundin, ato formuan pellgje te koaguluara duke tmerruar kedo qe ishte i pranishem’.
    Eshte perllogaritur qe ne total numri i viktimave te sakrifikimit ne perandorine Azteke eshte rritur rreth 250 mije ne vit ne fillim te shekullit te gjashtembedhjete.
    Cfare ishte ky shkaterrim maniak i jetes njerezore? Sipas vete Aztekeve kjo behej qe te vonohej ardhja e fundit te botes.

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjurmët - Legjend e Rock-ut shqiptar
    Nga ILovePejaa në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 12-06-2019, 11:32
  2. Pyetje mbi librin Gjurmët e Civilizimeve të Zhdukura
    Nga Darius në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 24-10-2009, 09:25
  3. Plan per te humbur gjurmet e kufirit Shqiperi - Kosove
    Nga brooklyn në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 02-02-2007, 22:51
  4. Në gjurmët e arkeologjisë otomane
    Nga Davius në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-02-2007, 10:52
  5. Hapet dosja e rrugëve të zhdukura.
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-09-2005, 13:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •