Close

Rezultati i Sondazhit: A ju duket e drejtė rregullorja e re e forumit?

Votues
299. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Po

    144 48.16%
  • Jo

    42 14.05%
  • Ka ende nevojė pėr ndryshime

    62 20.74%
  • Nuk mė intereson

    51 17.06%
Faqja 1 prej 5 123 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 83
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    23,895
    Faleminderit
    63
    743 falenderime nė 613 postime

    Rregullorja e Forumit Shqiptar

    RREGULLORJA E FORUMIT SHQIPTAR

    Rregullorja e forumit shqiptar ėshtė formuluar pėr tė vėnė nė vend misionin e forumit shqiptar duke u servirur tė gjithė pjesmarrėsve atė qė forumi shqiptar pėrfaqėson dhe pėrēon. Rregullat e forumit janė tė thjeshta, llogjike dhe tė pranueshme nga normativat e etikės nė njė shoqėri demokratike. Kjo regullore ėshtė e nevojshme pėr mirėmbajtjen e forumit, qė ėshtė nė interes si tė antarėve tė thjeshtė, ashtu edhe tė stafit drejtues tė forumit. Pėr antarėt e thjeshtė, rregullorja bėn tė mundur krijimin e njė atmosfere tė kėndshme pėr pjesmarrje, kurse pėr stafin e forumit rregullorja ėshtė e rėndėsishme nė punėn e tyre pėr tė krijuar njė atmosferė tė tillė. Si nė ēdo shoqėri, nė forum do tė ketė njė shumicė qė i pranon rregullat dhe i zbaton ato, ashtu siē do tė ketė edhe njė pakicė qė i shkel vazhdimisht, me apo pa qėllim. Ėshtė detyra e stafit qė t'ua bėjė kėto rregulla tė qarta antarėve dhe tė ndėrhyjė sa herė qė dikush i shkel ato. Pa humbur kohė, le tė rendisim rregullat kryesore tė forumit shqiptar:


    1. Duhet tė shpreheni nė gjuhėn shqipe!

    Gjuha shqipe ėshtė gjuha zyrtare e kėtij forumi. Tė gjithė pjesmarrėsit duhet tė shkruajne shqip nė forum. Tė gjitha dialektet e gjuhės shqipe janė tė lejuara por preferohet gjuha letrare shqipe, duke qėnė se ėshtė gjuha mė e lehtė pėr tu kuptuar nga shumica e shqiptarėve. Nderoni veten duke shkruajtur njė gjuhė shqipe tė pastėrt dhe konform rregullave gramatikore dhe tė drejtshkrimit. Ata antarė qė nuk shkruajnė dot gjuhėn shqipe, mund tė lexojnė dhe mund tė shprehen vetėm nė seksione tė veēanta tė forumit tė hapura pėr tė huaj apo shqiptarė qė nuk shkruajnė dot shqip.


    2. Nuk duhet te bėni dallime fetare!

    Shqipėria ėshtė njė popull me disa komunitete fetare dhe aspak homogjen kur vjen fjala te feja. Duke mbajtur parasysh kėtė fakt nė mendje, ēdo anetar duhet tė tregohet jashtėzakonisht i ndjeshėm nė mendimet apo paragjykimet qė ai mund tė ketė pėr njė fe apo komunitet tė caktuar. Nė forumin shqiptar kėto paragjykime fetare nuk janė tė lejuara dhe masa ekstreme merren nė raste tė tilla. Ne njohim tė drejtėn e cdo shqiptari pėr tė besuar/mosbesuar nė Zot dhe jemi mundur qė tė akomodojmė ēdo komunitet me forumin e tyre. Ēdo besimtar nė forum ka vendin e tij nė komunitetin e tij brėnda forumit shqiptar, por askush nuk duhet tė japi mendime apo provokojė mendimet e njė komuniteti tė caktuar tė cilit nuk i pėrket. Harmonia fetare ėshtė guri themelor i kombit shqiptar.


    3. Nuk duhet tė bėni dallime krahinore!

    Pavarėsisht se ēfarė paragjykime krahinore ju mund tė keni si person, kur hyni nė forumin shqiptar, kėto paragjykime nuk duhet ti sillni me vete. Ata shqiptarė qė bėjnė dallime midis vėllezėrve tė njė gjaku vetėm se ata vijnė nga krahina tė ndryshme me histori apo tradita tė ndryshme, nuk janė tė mirėpritur nė forumin shqiptar. Tė gjithė ata anėtarė qė bėjnė dallime tė tilla krahinore pėrjashtohen nga forumi. Forumi shqiptar nuk ėshtė hapur pėr tu bėrė tribunė e pėrēarjes kombėtare por njė kuvend i mirėkuptimit kombėtar.


    4. Nuk duhet tė bėni dallime politike!

    Ēdo anėtar i forumit ėshtė i lirė qė tė ketė bindjet e veta politike, ashtu si ēdo anėtar i forumit duhet tė respektojė bindjet e shqiptarėve tė tjerė, pavarėsisht se mund tė jenė nė kundėrshtim me tė tyret. Forumi shqiptar u jep njė mundėsi tė gjithė antarėve qė nė njė debat demokratik tė shprehin dhe mbrojnė bindjet e tyre konform rregullave tė forumit dhe konform kulturės demokratike. Pėrjashtim bėjnė bindjet komuniste tė cilat nuk mund tė shprehen nė forumin shqiptar pėrveē se nė forumin e hapur pėr kėtė segment tė shoqėrisė. Pėrjashtim bėjnė edhe bindjet politike qė bėjnė thirrje pėr genocid, vrasje nė mase, terrorizėm tė ēfarėdo forme. Propaganda e ēfarėdo forme ėshtė rreptėsisht e ndaluar. Forumi shqiptar u jep njė mundėsi qė tė shprehni mendimin tuaj dhe jo tė propagandoni. Mendimi qė secili prej jush shpreh nuk lartėsohet vetėm nga forca e argumentit, por edhe nga respekti qe ju tregoni pėr mendimin e tjetrit qė nuk mendon si ju.


    5. Jo racizmit dhe persekutimit shoqėror!

    Duke qėnė se ne shqiptarėt kemi vuajtur mė shumė se kushdo, dhe ende vazhdojmė tė vuajmė pasojat e racizmit, ėshtė kategorikisht e ndaluar shprehja apo mbrojtja e mendimeve raciste qė ngrihen mbi dallime gjenetike, krahinore, racore, orientim seksual, etj. Nuk do tė tolerohet racizmi i drejtuar individėve apo shoqėrive dhe tė gjithė ata qė mbrojnė apo shprehin kėto mendime do tė pėrjashtohen nga forumi. Nuk ka vend nė forumin shqiptar pėr kėto mendime qė mundohen tė lartėsojnė njė grup shoqėror duke derdhur vrer mbi nje grup tjetėr.


    6. Respektoni tė drejtėn e autorit!

    Ēdo material apo artikull qė sillni nė forum nė lidhje me njė teme tė caktuar diskutimi, duhet tė jetė i shoqėruar me burimin nga ėshtė marrė dhe mundėsisht datėn e botimit. Duhet tė keni gjithmonė parasysh tė drejtėn e autorit mbi materialin dhe secili prej jush duhet ta bėjė kėtė. Nė ato raste kur autori nuk e jep pėlqimin e tij pėr kopjimin apo riprodhimin e materialit, ju nuk mund ta sillni atė nė forum. Ēdo anėtar nė forumin shqiptar ėshtė pėrgjegjės pėr mendimet dhe materialet qė sjell nė forum dhe stafi i forumit do tė ndėrhyje sa herė qė do tė ketė ankesa pėr shkelje tė drejtash tė autorėve. Gjithashtu, tė gjithė ata qė pėrdorin ose kopjojne materiale nga forumi shqiptar, duhet tė shtojnė forumin shqiptar si burim tė materialit tė ripublikuar. Forumi shqiptar respekton tė drejtėn e autorit.


    7. Nuk lejohen reklamat ose propaganda!

    Nuk lejohen vendosja e reklamave tė faqeve personale nė firmė ose si titull poshtė emrit, por vetėm nė profilin tuaj. Ēdo anėtar ėshtė i lirė tė vendosi nė firmė lidhje temash nė forum, por jo lidhje faqesh jashtė forumit. Tė gjithė ata qė reklamojnė nė forum pa leje pėrjashtohen nė mėnyrė tė pėrhershme nga forumi pa marrė parasysh formėn e reklamimit. Nėse dėshironi tė reklamoni, kontaktoni me stafin e forumit pėr udhėzime dhe tarifa. Gjithashtu, ēdo pėrpjekje pėr tė propoganduar nė forum do tė marri pėrgjigjen e merituar. Forumi shqiptar nuk ėshtė njė mjet propogandistik, por njė kuvend ku secili prej jush ėshtė i lirė tė shprehi mendimin e tij tė lirė dhe jo tė propogandojė mendimin e tė tjerėve.


    8. Respektoni tė drejtėn e mbrojtjes sė informacionit personal!

    Ēdo anėtar ėshtė vetė pėrgjegjės pėr mendimet apo informacionin personal qė ai ndan me vizitorėt dhe antarėt e forumit. Stafi i forumit garanton mbrojtjen e informacionit personal tė dhėnė gjatė regjistrimit i cili nuk ėshtė publik. Kushdo qė mundohet tė minojė kėtė informacion duke shkelur vullnetin e anėtarit do tė ndėshkohet me pėrjashtim nga forumi. E njėjta masė merret edhe ndaj atyre qė mundohen tė diskretitojnė dhe denigrojnė njė anėtar tė caktuar. Stafi i forumit shqiptar i merr shumė seriozisht kėto shkelje. Ēdo prezantim apo informacion personal nuk mund te hiqet apo lėvizet nga forumi pasi ėshtė publikuar nga vetė anėtari. Konfidenca e informacioneve personale qė shpėrndahet jashtė rregjistrimit ėshtė komplet pėrgjegjėsi e antarėve. Stafi i forumit ju sugjeron qė sipas rrethanave tuaja personale, informacionet personale ti ruani nė konfidencė.


    9. Duhet tė respektoni mendimin ndryshe!

    Ajo qė tė bie nė sy nė forumin shqiptar ėshtė larmia e temave pėr diskutim dhe larmia e mendimeve tė ndryshme qė gjen nė ēdo temė. Fakti qė ju merrni pjesė nė kėtė forum duhet tė shėrbejė si njė aprovim indirekt i mendimit ndryshe. Kjo do tė thotė se ju keni vendosur qė tė merrni pjesė nė forum nė mėnyrė qė tė shprehni mendimin tuaj dhe tė lexoni edhe respektoni edhe mendimin ndryshe. Nėse e keni tė vėshtirė tė pranoni mendimin ndryshe dhe mundoheni tė impononi mendimet tuaja me forcė, sinqerisht, ju jeni nė vendin e gabuar. Nuk duhet qė tė hyni fare nė forumin shqiptar por duhet tė debatoni e shoqėroheni me ata shqiptarė qė mendojne njėsoj si ju. Arsyeja pėrse e theksojmė kėtė rregull ėshtė se pjesa dėrrmuese e problemeve nė forum lindin pikėrisht nga mosrespektimi i mendimit ndryshe qė shprehet konform rregullave tė forumit dhe etikės sė tė shprehurit.


    10. Jo ofendime personale karshi anėtarėve!

    Nė forum hyjnė anėtarė tė moshave tė ndryshme, nga krahina tė ndryshme, me besime fetare tė ndryshme, me nivel arsimor tė ndryshem, me tradita tė ndryshme, me botėkuptime tė ndryshme, me eksperienca jete tė ndryshme, me interesa dhe hobe tė ndryshme. Ua bėjmė kėtė gjė tė qartė nė mėnyrė qė tė jeni tė ndėrgjegjshėm me shkallėn e thellė tė diversitetit tė forumit, qė ėshtė dobėsia dhe nė tė njėjtėn kohė madhėshtia e tij. Fakti qė tė gjithė marrin pjesė nė forum tregon qė tė gjithė janė shqiptare. Pavarėsisht nga dallimet dhe diversiteti nė mendim dhe botekuptim, asnjėherė nuk duhet tė cėnoni integritetin e anėtarėve tė forumit sepse nuk jeni duke diskutuar me njė ekran por me mijra shqiptarė nga mbarė bota. Respekti mbi njėri-tjetrin duhet ta mbani parasysh ēdo minutė qė shpenzoni nė forum pasi po respektuat njėri-tjetrin, keni respektuar veten dhe vendin tuaj.


    Nė mbyllje...

    Kėto janė 10 rregullat e pėrgjithshme tė Forumit Shqiptar. Ēdo anėtar i forumit ėshtė i detyruar t'i respektojė kėto rregulla pa pėrjashtim. Me rregjistrimin nė kėtė forum, ēdo anėtar aprovon qė ka lexuar rregulloren dhe do tė respektojė tė gjitha pikat e lartpėrmendura, si dhe autorizon stafin tė nderhyje sa herė qė tė ketė shkelje.

    Kėto janė vetėm rregullat e pėrgjithshme tė Forumit Shqiptar. Disa nga nėnforumet kanė disa rregulla tė veēanta qė janė vėnė si kryetema. Lexoni kėto rregulla para se tė abonoheni nė temat e nėnforumeve, qė tė shmangni keqkuptimet dhe pakėnaqėsitė. Kemi besimin e plotė se ju do ti shikoni kėto rregulla si tė drejta dhe do tė hasim nė mirėkuptimin tuaj, mirėkuptim qė bėn tė mundur mbarėvajtjen e komunitetit mė tė madh shqiptar nė Internet.

    Vėrejtjet dhe sugjerimet e anėtarėve tė forumit janė tė mirėpritura por vetėm stafi i forumit rezervon tė drejtėn tė shtojė/heqi/ndryshojė rregullat e mėsipėrme dhe ti pėrforcojė ato nė forum.


    Stafi i forumit
    07-12-2004

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  3. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    23,895
    Faleminderit
    63
    743 falenderime nė 613 postime
    Drafti i mesiperm eshte perpilimi i ri i rregullores se forumit, i cili ende nuk eshte bere publik, por eshte ne pune e siper. Drafti i mesiperm doli si diskutim i drejtuesve kryesore te forumit (admin + super moderatore) dhe do te donim te njiheshim edhe me mendimin dhe sugjerimet tuaja.

    Jeni te lire te beni komente apo sugjerime per rregulloren e re dhe stafi do ti lexoje ne heshtje te gjitha sugjerimet e bera dhe do te vendosi nese i duhen bashkengjitur rregullores apo jo. Eshte nje shans qe edhe ju te jepni mendimin tuaj mbi rregulloren e re perpara se ajo te hyje ne fuqi.

    Pasi ta keni lexuar rregulloren e re dhe pasi te jepni mendimin tuaj mbi te ne kete teme, jeni te lutur qe te votoni edhe ne sondazhin e hapur per kete pune

    Albo

    P.S Gjithashtu, ju ftojme qe te lexoni dhe jepni mendim edhe mbi Misionin e Forumit Shqiptar qe i paraprin rregullores.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lazo : 28-02-2017 mė 13:43

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  5. #3
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Mosha
    48
    Postime
    2,500
    Faleminderit
    0
    29 falenderime nė 29 postime
    ne pergjithesi e pranueshme. Perpos pikes politike.
    Komunsitet dhe komunizmi le te mos gjejne vend te pakten ne albasoul.
    Pershendetje!

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar macia_blu pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  7. #4
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,030
    Faleminderit
    0
    8 falenderime nė 8 postime
    Citim Postuar mė parė nga macia_blu
    ne pergjithesi e pranueshme. Perpos pikes politike.
    Komunsitet dhe komunizmi le te mos gjejne vend te pakten ne albasoul.
    Pershendetje!
    I bashkangjitem edhe une plotesisht idese se maces_blu!
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar whisper pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  9. #5
    i/e regjistruar Maska e sazanm
    Anėtarėsuar
    25-11-2004
    Postime
    3
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    E pranueshme .PER komunistet duhet 1dhome e vecant qe te qajne hallet e tyre.

  10. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar sazanm pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  11. #6
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    33
    Postime
    11,988
    Faleminderit
    1
    20 falenderime nė 20 postime
    Votimi im per 'Nuk mė intereson' ka qene gabim shtypje, kerkoj ndjese per kete leshim...

    me respekt:
    davius
    My silence doesn't mean I am gone!

  12. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Davius pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  13. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Gjermani - Leipzig
    Postime
    152
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    Votimi JO, vjen pasi me sa kame pare une vete stafi nuk zbatone shume prej pikave. Kur ti zbatoje, kur te mos diskriminoje muslimanet, atehere mbase dhe munde te them se duhen ndryshime.
    Per korniza jemi te vetmite ne shqiptarete.
    "Ju lutem mos ushqeni asnje iluzion. Mua mė vrane dhe keshtu kane vepruar edhe me dy kryetaret tjere te Shoqates sė Shqiptareve "Marko Boēari", te cilet vdiqen, edhe keta, nga "leuēemia". Keto fjale ua kam thene edhe miqve te tjere te mij"...
    Fjalet e fundit te Aristidh Kola-s

  14. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Kleitus pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  15. #8
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Mosha
    41
    Postime
    3,501
    Faleminderit
    0
    16 falenderime nė 16 postime
    Edhe rregullorja mire duket vetem duhet permbajtur dhe respektuar.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  16. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar dodoni pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  17. #9
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Postime
    5,106
    Faleminderit
    2
    34 falenderime nė 31 postime
    Rregullorja duket mjaft e qarte dhe pa vend per keqkuptime... Sa keq qe rregulloret behen gjithmone per t'u shkelur! Pune e mire djema sidoqofte djema !

  18. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Force-Intruder pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  19. #10
    seni Maska e weqkollari
    Anėtarėsuar
    26-05-2004
    Vendndodhja
    SAUDI MEDINE
    Mosha
    33
    Postime
    37
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime
    Po Pa Koment.

  20. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar weqkollari pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  21. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,395
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime
    Bukur e kane shkruar. Ju lumshin mendte, Albo dhe te tjereve!

    Shpresojme qe te beheni shembull per te tjeret.

  22. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar [xeni] pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  23. #12
    seni Maska e weqkollari
    Anėtarėsuar
    26-05-2004
    Vendndodhja
    SAUDI MEDINE
    Mosha
    33
    Postime
    37
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime
    xeni te lumte se shum mire e ke

  24. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar weqkollari pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  25. #13
    Lieutenant Maska e tom pullings
    Anėtarėsuar
    20-05-2004
    Vendndodhja
    H.M.S. Surprise
    Mosha
    36
    Postime
    152
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    jam pjeserisht dakord me kleitusin. votova qe duhet permirsuar. albo, me duket se, nga pikpamja fetare, nuk ke qene gjithmone i paanshem. nuk dua te kritikoj me teper, do te doja te ri-trajtohej pjesa e rregullores qe flet per diskriminimet fetare dhe per ndarjen ne komunitete. nuk me duket ky vendi per propozime, po te duash ti shkruaj ku do te duash.
    faleminderit per kujdesin dhe sherbimin qe ben.
    T.P.
    IGNOSCE MI DOMINE, QUIA DALMATA SUM!

  26. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar tom pullings pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  27. #14
    Bebiiiiiii dove je? Maska e TiLoNcE
    Anėtarėsuar
    11-05-2003
    Vendndodhja
    tu bo not
    Postime
    1,117
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime

    Nje pytje mbi firmat!

    Albo meqe firma ime osht bo 2 her shkak per te mor ban disa ditor,dua ta beni me te qart rregulloren ne lidhjen me te,Sepse nuk jam un e vetmja qe kam pas ket problem.Redi qe osht ene administrator ka 8 rreshta,Stterolla ka gati 6 -7 rreshta.Pse ne na lejohen vetem 4?Apo ka ndryshim midis moderatorve dhe Antarve te thjesht?

    Noshta duhet te bohet mo e qart kjo pike,dhe te jet e barabart per te gjithe.


    LoNcJa-SyNi-VeT
    o-le-le firma

  28. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar TiLoNcE pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  29. #15
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,785
    Faleminderit
    108
    176 falenderime nė 152 postime
    Me kalimin e kohes do shtohen rregulla te tjera, sipas rastit qe do paraqiten.

    Ne lidhje me pyetjen duhet qe firma te kete madhesi aq sa te mos jete me e madhe se sa shkrimi qe postoni, duke patur parasysh numrin e rreshtave dhe madhesine e germave te vendosura ne firme. Gjithashtu, te mos jete ofenduese dhe me fjalor te papershtatshem.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  30. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar shigjeta pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  31. #16
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Mosha
    34
    Postime
    2,576
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 2 herė nė 1 postim
    Tė ėshtė bėrė fare e qartė arsyeja pse je pėrjashtuar. Redi dhe Stterolla kanė vendosur vargje tė Fishtės, tė shkruajtura bukur, me njė ngjyrė, dhe me pėrmasa normale. Lidhjet janė pėr tu ardhur nė ndihmė anėtarėve tė forumit. Kėto nuk i them pėr tė mbrojtur ata, por pėr tė treguar ndryshimin me firmat e gjata litar, nė gjuhė tė huaja, tė mbushura me ofendime, me 5-6 ngjyra tė ndryshme, me gabime drejtshkrimore, etj, etj.

    Shkrime tė tilla vėshtirėsojnė leximin e temave dhe prishin estetikėn e faqes. Askush nuk do tė lexojė tekstin e njė kėnge rap tė eminem pasi lexon pėr vdekjen e njė ushtari Shqiptar nė Irak apo pėr njė temė tjetėr serioze.

    Mos prit rregulla tė detajuara pėr numrin e rreshtave apo madhėsinė e tekstit. Ato i kam pėrmėndur vetėm pėr pakicėn e anėtarėve qė u kushton mė shumė rėndėsi firmave, sesa diskutimeve qė bėjnė.
    Edi

  32. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar edspace pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  33. #17
    e embel
    Anėtarėsuar
    12-10-2004
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    173
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    Jam shume dakort me respektimin e kesaj rregulloreje dhe me duket se ska arsye pse duhet te thyejme rregullat. ne cdo vend qe jetojme dhe punojme ka rregulla pse te mos kete dhe ketu?!pra une jam OK rregulloren.

  34. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar kumbulla pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  35. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    23,895
    Faleminderit
    63
    743 falenderime nė 613 postime
    Ata qe duan te bejne sugjerime, do tu lutesha qe te citonin ate pjese te rregullores qe ata mendojne se ka nevoje per ndryshime/shtesa dhe te japin mendimin e tyre konkret se cfare i duhet shtruar. Ankesat apo sugjerimet me fjale te pergjithshme nuk i vijne askujt ne ndihme.

    Jepni sugjerime konkrete n.q.s deshironi qe ato te merren parasysh nga stafi.

    Albo

  36. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  37. #19
    -==|ylli_forumit|==- Maska e ElMajico
    Anėtarėsuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    [Milano].Me Zemer Atje...Tek e Vjetra e Bukura [Shqiperi!!!]
    Mosha
    32
    Postime
    1,045
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime
    per mua eshte shume e kompletuar kj rregullore.ky eshte nje forum me tema te ndryshme sociale shoqerore problematike....nqs nje teme nuk me pelqen ose nuk me intreson thjesh nuk e hap ate dhe mund te vazhdosh me dicka tjeter...Ktu asnjeri nuk detyron nje tjeter respekti mbetet reciprok...

  38. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar ElMajico pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  39. #20
    www.trebit.com Maska e Xemlo
    Anėtarėsuar
    20-09-2004
    Postime
    460
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Jo kshu ne teori te thajme te gjithe ne.Te gjithe jemi ne gjendje te lexojme, po se sa thithim ai eshte problemi.E bukura, shume pak nga ato pike respektohen dhe e veshtire se do te respektohen.

  40. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Xemlo pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

Faqja 1 prej 5 123 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ēfare historie false mesohet ne shkollat shqiptare?
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 31-07-2009, 09:54
  2. Shteti grek, ky armik i kombit shqiptar
    Nga ~Geri~ nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 09-04-2005, 07:33
  3. C'ka eshte Shqiptaria?
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 23-07-2004, 12:28
  4. Bashkėpunoni me forumin shqiptar
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 03-11-2003, 07:55
  5. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-08-2002, 13:16

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •