Unë e kuptoj marcus1 shumë mirë, nuk e gjykoj as nuk e akuzoj si dhe nuk e perjashtoj sepse Zoti është Ai qe na bashkon dhe jam i bindur se Zoti është në jeten e Tij, Ai i ka planet e veta. Unë e kam vëlla të dashur në Krishtin.
Thuaja se të njëtin problem si marcus dhe shumë markusa të tjerë e kam patur edhe unë, e kam edhe sot por unë kam vendusur të rri në Kishen te cilen nepermes saj kIshe unë e takova Zotin tim - Jezusin dhe Ai më ka poristur qe unë të respektoj Sakramentet dhe Kishen e Tij. Tjetra arsye është se nuk e takova Krishtin jasht Kishes por realisht e takova në Bibel nepermes Kishes, Krishti më ka folur edhe në Sakramente te cilat janë të Tij, Ai ka lejuar qe unë të mësoj edhe gjërat e dobëta dhe mëkatet qe ndodhin brenda Kishes por më ka siguruar se këto ndodhin por "Unë jam Besnik".
Tash dua tu them diçka edhe Dielli edhe Seminaristit edhe të tjerëve se; muk duhet të rritim menden sepse Kishen nuk e mban merita e jonë, e asnjë njeriut, as e atyre para nesh, Kishen e mban vetem Dashuria dhe premtimi i Zotit qe ia dha Kishes, ato premtime janë te gjitha te shenuara në Shkrimin e shenjt.
Mos më fol per rrëfim të lutem.
Rrëfimi jo pse është i pa vlerë në vetvete, pra është Sakrament i shenjt qe unë e respektoj dhe e vlersoj jasht mase, në Sakramentin e rrëfimit unë takoj Krishtin dhe fillet e Ungjillit. Me rrëfim filloj edhe jeta me Jezusin, në Ungjill predikimi i Zotit ishte; "kthehuni". Por unë dua të them diçka se më brenë jasht mase:
Unë pyes secilin katolik se sa është bërë kthim kah Zoti në famullin tënde me rastin e këtyre pashkëve? Është aktuale qe janë rrëfye shumë per Pashkë deri qe pritnin kolonat e gjata duke u rrëfye, prifti me kerr mende të madhe duke menduar se është duke bërë diçka! Duke publikuar në radio dhe gazeta dhe WEB se si po rrëfejmë!! hajde hajde rrenë.
Realisht asgjë nuk ka bërë veteem se po mashtojnë boten. Ato rrëfime ishin rrenë dhe "nderim me buzë", ndoshta mund ti sherbej ndoni prifti sa per ta ditur pak a shumë gjendejn në fshat dhe konfilktet familjare dhe në famulli dhe asgjë ma shumë. Punë kote dhe unë asgjë ne asnjë person nuk vërejta ndryshim jete vetem se mashtruan të tjerët se Zotin JO.
Rëfimi është PENDESË me lot në faqe para vëllaut dhe para motres - fytyres së Zotit dhe jo në ni skutë duke mashtruar boten.
Rrëfimi është ndryshim i jetes dhe jo të vazhdojsh prap i njëjti person. KUSH NGA ATA QE U RRËFYEN E NDRYSHOJ JETEN? NËSE DIKUSH E DIN VETEM NI PERSON MA THUANI.
Kjo qe ndodhë është propagandë dhe mashtrim i poshter, KY ËSHTË MËKAT. dhe fajim e ka prifti i cili i gëzohet faktit pse ni person shkon dhe gjunjëzohet para tij dhe kurr nuk lufton qe ta ndryshoj - me Zotin at person dhe ti ndihmoj në rrugë te Zotit, por në mënyrë siperfaqsore vepron Në EMER Të Sakramentit qe është vet Krishti a, realisht ai vet as qe e ka parë kurr Krishtin por vetem e imagjinon Krishtin dhe din teori si farizenjët e kohes!
Ky është rreshti qe deshmon te verteten:
"... edhe ndër ju do të ketë mësues të rrejshëm..."
Ka pasur profetë të rrejshëm edhe në e Izraelit, sikurse edhe ndër ju do të ketë mësues të rrejshëm, që fshehurazi do të shtien herezi të dëmshme, do ta mohojnë edhe Zotëruesin që i shpërbleu dhe mbi vete do të sjellin dënimin që nuk do të vonojë. Shumë do t’i ndjekin epshet e ulëta të tyre dhe për shkak të tyre do të shahet udha e së vërtetës. (2 e Pjetrit: 2;1-2)
Krijoni Kontakt