Close
Faqja 53 prej 69 FillimFillim ... 343515253545563 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 521 deri 530 prej 686
  1. #521
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Unë e kuptoj marcus1 shumë mirë, nuk e gjykoj as nuk e akuzoj si dhe nuk e perjashtoj sepse Zoti është Ai qe na bashkon dhe jam i bindur se Zoti është në jeten e Tij, Ai i ka planet e veta. Unë e kam vëlla të dashur në Krishtin.

    Thuaja se të njëtin problem si marcus dhe shumë markusa të tjerë e kam patur edhe unë, e kam edhe sot por unë kam vendusur të rri në Kishen te cilen nepermes saj kIshe unë e takova Zotin tim - Jezusin dhe Ai më ka poristur qe unë të respektoj Sakramentet dhe Kishen e Tij. Tjetra arsye është se nuk e takova Krishtin jasht Kishes por realisht e takova në Bibel nepermes Kishes, Krishti më ka folur edhe në Sakramente te cilat janë të Tij, Ai ka lejuar qe unë të mësoj edhe gjërat e dobëta dhe mëkatet qe ndodhin brenda Kishes por më ka siguruar se këto ndodhin por "Unë jam Besnik".

    Tash dua tu them diçka edhe Dielli edhe Seminaristit edhe të tjerëve se; muk duhet të rritim menden sepse Kishen nuk e mban merita e jonë, e asnjë njeriut, as e atyre para nesh, Kishen e mban vetem Dashuria dhe premtimi i Zotit qe ia dha Kishes, ato premtime janë te gjitha te shenuara në Shkrimin e shenjt.

    Mos më fol per rrëfim të lutem.

    Rrëfimi jo pse është i pa vlerë në vetvete, pra është Sakrament i shenjt qe unë e respektoj dhe e vlersoj jasht mase, në Sakramentin e rrëfimit unë takoj Krishtin dhe fillet e Ungjillit. Me rrëfim filloj edhe jeta me Jezusin, në Ungjill predikimi i Zotit ishte; "kthehuni". Por unë dua të them diçka se më brenë jasht mase:

    Unë pyes secilin katolik se sa është bërë kthim kah Zoti në famullin tënde me rastin e këtyre pashkëve? Është aktuale qe janë rrëfye shumë per Pashkë deri qe pritnin kolonat e gjata duke u rrëfye, prifti me kerr mende të madhe duke menduar se është duke bërë diçka! Duke publikuar në radio dhe gazeta dhe WEB se si po rrëfejmë!! hajde hajde rrenë.

    Realisht asgjë nuk ka bërë veteem se po mashtojnë boten. Ato rrëfime ishin rrenë dhe "nderim me buzë", ndoshta mund ti sherbej ndoni prifti sa per ta ditur pak a shumë gjendejn në fshat dhe konfilktet familjare dhe në famulli dhe asgjë ma shumë. Punë kote dhe unë asgjë ne asnjë person nuk vërejta ndryshim jete vetem se mashtruan të tjerët se Zotin JO.

    Rëfimi është PENDESË me lot në faqe para vëllaut dhe para motres - fytyres së Zotit dhe jo në ni skutë duke mashtruar boten.

    Rrëfimi është ndryshim i jetes dhe jo të vazhdojsh prap i njëjti person. KUSH NGA ATA QE U RRËFYEN E NDRYSHOJ JETEN? NËSE DIKUSH E DIN VETEM NI PERSON MA THUANI.

    Kjo qe ndodhë është propagandë dhe mashtrim i poshter, KY ËSHTË MËKAT. dhe fajim e ka prifti i cili i gëzohet faktit pse ni person shkon dhe gjunjëzohet para tij dhe kurr nuk lufton qe ta ndryshoj - me Zotin at person dhe ti ndihmoj në rrugë te Zotit, por në mënyrë siperfaqsore vepron Në EMER Të Sakramentit qe është vet Krishti a, realisht ai vet as qe e ka parë kurr Krishtin por vetem e imagjinon Krishtin dhe din teori si farizenjët e kohes!

    Ky është rreshti qe deshmon te verteten:

    "... edhe ndër ju do të ketë mësues të rrejshëm..."

    Ka pasur profetë të rrejshëm edhe në e Izraelit, sikurse edhe ndër ju do të ketë mësues të rrejshëm, që fshehurazi do të shtien herezi të dëmshme, do ta mohojnë edhe Zotëruesin që i shpërbleu dhe mbi vete do të sjellin dënimin që nuk do të vonojë. Shumë do t’i ndjekin epshet e ulëta të tyre dhe për shkak të tyre do të shahet udha e së vërtetës. (2 e Pjetrit: 2;1-2)
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 26-04-2010 më 08:45
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  2. #522
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-02-2010
    Postime
    713
    Mos u zini vellezer.
    I support Papa Joseph Ratzinger.
    Me mire nje armik i zgjuar se nje mik budalla.

  3. #523
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Toni
    "nderim me buzë"
    Fatkeqësisht me tre fjalë ke thanë nji të vërtetë shumë të madhe. O Zot, na ruej prej këtij mëkati të madh, prej nderimit qi na t'bajm vetëm me buzë. Ti e urren kyt lloj nderimi dhe Ti e ke demaskue sepse Ti o Zot kërkon nderimin e brendshëm, nderimin qi fillon nga thellësia e shpirtit tonë. Ti o Zot na ke kërkue qi ne me të dashtë me gjith fuqinë e shpirtit tonë. U baft vullneti yt o Zot! Amen!

    Citim Postuar më parë nga Toni
    Rëfimi është PENDESË me lot në faqe para vëllaut dhe para motres - fytyres së Zotit dhe jo në ni skutë duke mashtruar boten.

    Rrëfimi është ndryshim i jetes dhe jo të vazhdojsh prap i njëjti person.
    Amen! Ky asht nji shpërthim i Tonit të brendshëm, ose ma mir, i Krishtit qi banon te Toni.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  4. #524
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar më parë nga marcus1 Lexo Postimin
    Seminarist, si tha Zoti se nga do na njohin të tjerët se jemi ndjekësit e Tij? Nga doktrina e saktë? Apo nga dashuria që do kemi për njëri-tjetrin?
    doktrina e sakte eshte KUSHT qe si fillim dikush te mbaje emrin i krishtere dhe me pas vijne te tjerat. Doktrina eshte vete ungjilli. nuk ka asnje vend edhe ne DHR ku gabimet doktrinore te tolerohen.
    Madje eshte mashtrim djallezor qe te thuash se tjeter jeta ne Krishtin edhe tjeter e verteta qe ka shpallur Ai.
    Pse eshe keshtu?
    Sepse doktrina e pasakte te con ne perjetim fals te besimit, ne degradim gradual.

    Nga kjo pra e dime se ai/ajo qe thote se ka dashuri, do i rrije besnik, do kete perulesi e frike para mesimit te Ungjillit, sic e ka shpallur kisha prej 2000 vjetesh.

    Si mund te kete rezultat ajo dashuri, nqs se eshte dashuri, kur mohohet Hiri i dhene ne Sakramente, kur mohohet shfaqa e Perendise ne bote?

    Cfare Krishti do mund te ndash ti, kur TRYEZA qe ai shtron per ndarje me njeri tjetrin MOHOHET?!


    Tjeter eshte Xhizes Krajst Superstari, idhulli perendimor, qe eshte bere zot personal i shume individeve, e tjeter Jesu Krishti ne Kungim, ne Sakramente, ne Dogma te Kishes.

  5. #525
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Seminarist, e thamë pra, besojmë në besoren që thuhet në kishën katolike dhe atë ortodokse. Nuk ke frikë që del kundër mësimit të kishës katolike? Ajo i pranon "heretikët" . Së shpejti do e kemi të postuar edhe në forum mësimin e saj zyrtar. Si thua ti, i shpëtova ferrit?

    Sa për Xhizës Krajst Superstar, personalisht nuk mendoj se kam rreflektuar një Xhizës të tillë në shkrimet e mia në forum.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  6. #526
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar më parë nga toni77_toni Lexo Postimin
    Unë e kuptoj marcus1 shumë mirë, nuk e gjykoj as nuk e akuzoj si dhe nuk e perjashtoj sepse Zoti është Ai qe na bashkon dhe jam i bindur se Zoti është në jeten e Tij, Ai i ka planet e veta. Unë e kam vëlla të dashur në Krishtin.
    Nqs ti e ke vlla ne Krishtin, gje qe dmth qe Marcus1 eshte ne RREGULL para Zotit, gje qe dmth qe kot se koti diskutojme per dallimet doktrinore, sepse ne fund te fundit, ato nuk na ndajne, as nuk mund te na bashkojne, atehere Ti Ton je ne problem me besimin te cilit i takon.

    keshtu i bie qe ti fare mire mund te shkosh edhe ne nje kishe organike (rujna zot cfare emertimesh!!!), njesoj sikurse je ne kishe katolike.

    Marcus1 eshte duke na propozuar Frankenstein-in kristian!!!!

  7. #527
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar më parë nga marcus1 Lexo Postimin
    Seminarist, e thamë pra, besojmë në besoren që thuhet në kishën katolike dhe atë ortodokse. Nuk ke frikë që del kundër mësimit të kishës katolike? Ajo i pranon "heretikët" . Së shpejti do e kemi të postuar edhe në forum mësimin e saj zyrtar. Si thua ti, i shpëtova ferrit?

    Sa për Xhizës Krajst Superstar, personalisht nuk mendoj se kam rreflektuar një Xhizës të tillë në shkrimet e mia në forum.
    Nuk e pranon, Marcus1, sepse, sic ta thashe, dallon tek artikulli "Edhe ne NJE Kishe, katolike e apostolike", si edhe "pohoj nje pagezim per ndjesen e mekateve".

  8. #528
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-02-2010
    Postime
    713
    Citim Postuar më parë nga Seminarist Lexo Postimin
    Sepse doktrina e pasakte te con ne perjetim fals te besimit, ne degradim gradual.
    kjo eshte shume e veretete, prandaj duhet nje sistem i forte dhe i qendrueshem qe ruan te pakorruptuar doktrinen origjinale, perndryshe eshte e paevitueshme qe njerezit ta deformojne.
    I support Papa Joseph Ratzinger.
    Me mire nje armik i zgjuar se nje mik budalla.

  9. #529
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Seminarist Lexo Postimin
    Nuk e pranon, Marcus1, sepse, sic ta thashe, dallon tek artikulli "Edhe ne NJE Kishe, katolike e apostolike", si edhe "pohoj nje pagezim per ndjesen e mekateve".
    Unë besoj në një Kishë katolike (ndërkombëtare) e apostolike si edhe në një pagëzim për ndjesën e mëkateve.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  10. #530
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    Toni,

    Edhe mua me vjen shume keq kur keqperdoret Sakramenti i Rrefimit. Por e kam perjetuar ne veten time forcen e tij, pra forcen e Krishtit ne kete Sakrament. Eshte Sakramenti qe ma ka ndryshuar jeten per 180 grade. Nuk besoj ne fjale boshe, por ne hir te vertete sakramentor qe me ruan dhe me jep force te jetoj per Krishtin ne cdo dite te jetes time.

    Te fala ne Krishtin!
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

Faqja 53 prej 69 FillimFillim ... 343515253545563 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •