Close
Faqja 52 prej 69 FillimFillim ... 242505152535462 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 511 deri 520 prej 686
  1. #511
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar më parë nga marcus1 Lexo Postimin
    Seminarist, e pranon ti se kushdo që beson në besoren është i krishter?

    Besoj në një Hyj të vetëm,
    Atin e gjithëpushtetshëm, Krijuesin e qiellit e të tokës,
    të gjitha sendeve që shihen dhe nuk shihen.
    Edhe në një Zot të vetëm, Jezu Krishtin,
    një të vetmin Birin e Hyjit,
    të lindur prej Atit para të gjithë shekujve.
    Hyj prej Hyjit, Dritë prej Dritës, Hyji i vërtetë
    prej Hyjit të vërtetë.
    Të lindur, jo të krijuar, të njëgjëjtë me Atin:
    Nëpërmjet të cilit u krijuan të gjitha sendet.
    Ai për ne njerëzit dhe për shpëtimin tonë zbriti prej qiellit.
    E u mishërua për virtyt të Shpirtit Shenjt
    Në kraharorin e Virgjërës Mari: e u bë njeri.
    Dhe u kryqëzua për ne nën Poncin Pilat;
    Pësoi dhe u varros,
    dhe u ngjall të tretën ditë sipas Shkrimeve,
    e u ngrit në qiell dhe rri në të djathtën e Atit.
    Dhe përsëri do të vijë me lavdi
    për të gjykuar të gjallët e të vdekurit,
    e Mbretëria e tij nuk do të ketë mbarim.
    Edhe në Shpirtin Shenjt, që është Zot dhe jetëbërës:
    që rrjedh prej Atit dhe prej Birit.
    Dhe së bashku me Atin dhe Birin adhurohet dhe lavdërohet,
    Që foli me anë të profetëve.
    Edhe në një Kishë të vetme, të shenjtë, katolike dhe apostolike.
    Dëshmoj një pagëzim të vetëm për faljen e mëkateve.
    Pres ngjalljen e të vdekurve
    Dhe jetën e pasosur. Amen!

    Të siguroj se besoj plotësisht në lutjen e mësipërme!

    Besorja eshte BAZA, por, sic e ka treguar edhe forumi, tjeter besimi formal, e tjeter ajo qe mendohet me besim. Psh, pjesa "edhe u be njeri", u pa ne keto diskutime qe preferohet nder ju "i ngjashem me njeri". Tjetri vjen e thote se si lutet Birit e Frymes, kur besorja thote se ato jane Perendi.

    Problemi fillon haptazi me artikullin Kishe, me pas Pagezim.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Seminarist : 25-04-2010 më 17:49

  2. #512
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar më parë nga marcus1 Lexo Postimin
    Ti thua, që ata janë pjesë e Kishës së Zotit dhe jam plotësisht dakort me këtë. Por, a nuk është ironi, të mos jesh në gjëndje të kërkosh ndihmën praktike të shënjtorëve (të pakurorëzuar), të injorosh ndihmën e tyre dhe të shkosh ta kërkosh nga të kurorëzuarit? A nuk është ironi të injorosh ndihmën e bashkëudhëtarëve (frymor) të tu, duke pritur ndihmën e të kurorëzuarve? A nuk është ironi, të grindesh madje me vëllezërit dhe motrat për arsye të bindjeve të ndryshme, por nga ana tjetër të tregosh se sa frymor je duke kërkuar ndihmën e atyre në qiell? A nuk është ironi, të ofendosh, të akuzosh, të gjykosh bashkëudhëtarët e tu, duke mos ditur të shfaqësh dashurinë ndaj tyre, dhe në të njëjtën kohë të shfaqësh dashurinë ndaj "banorëve të qiellit"? Nëse duam të shfaqim dashurinë tonë ndaj Perëndisë dhe shënjtorëve të kurorëzuar, duhet më parë të kemi mësuar të duam, respektojmë dhe të ndihmojmë në mënyrë praktike, bashkëudhëtarët tanë, vëllezërit dhe motrat që mund të renditen nga më të vegjlit në mbretërinë e Tij.
    Edhe kjo eshte nje pjese tipike e jotja Marcus1. Une flas per doktrine, ti per letersi e moral. Une te them se nuk jemi Nje Kishe, derisa te kemi doktrinen e sakte, ti nisesh nga te qenurit Nje ne kurriz te doktrines.

    Une te ftoj literalisht nga gabimi ne besim te drejte, ti thua se kjo eshte ofeze, akuze, gjykim e jo akt dashurie.

    Do te doja qe ne familjen tende te te dilte ndonje e te behej DJ, e kur ti pervisheshe ti, te te pergjigjej me te njejten "dashuri" qe ke ti sot...

  3. #513
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Seminarist Lexo Postimin

    1. Ndërsa unë mendoj se ti e vë doktrinën në kurriz të së vërtetës.

    2. Akuzat, ofendimet dhe gjykimet nuk janë thënë për ty, por në përgjithësi ajo që ndodh midis të krishterëve brenda një kishe apo grupi të caktuar. Në asnjë vënd nuk jam ndjerë i ofenduar prej teje.

    3. Nëse dikush nga familja ime do bëhej DJ, unë do vazhdoja ta doja me të njëjtën dashuri.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  4. #514
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Seminarist Lexo Postimin
    Besorja eshte BAZA, por, sic e ka treguar edhe forumi, tjeter besimi formal, e tjeter ajo qe mendohet me besim. Psh, pjesa "edhe u be njeri", u pa ne keto diskutime qe preferohet nder ju "i ngjashem me njeri". Tjetri vjen e thote se si lutet Birit e Frymes, kur besorja thote se ato jane Perendi.

    Problemi fillon haptazi me artikullin Kishe, me pas Pagezim.
    Këtu po bën shtrëmbërime! U pa dhe u sqarua se çfarë besonte Dëshmuesi dhe nuk është e drejtë të vazhdohet të akuzohet pas sqarimit të bëhet. Ndërsa Penieli mund të ketë thënë se nuk i është lutur Frymës, por kjo nuk do të thotë se ai beson se të tre Ata janë Perëndi.

    I bie pra, që të besojmë në besoren, madje më shumë se shumë katolikë apo ortodoksë që thjesht e kanë mësuar përmendësh.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  5. #515
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Seminarist Lexo Postimin
    Nuk eshte grindje mes te krishteresh, por grindje, nqs do ta shohesh keshtu, mes atyre qe i rrine besnike doktrines se kishes edhe atyre qe kane vendosur te mos i rrine.
    Hajde ne besimin e drejte dhe gjerat zgjidhen!
    Siç e kam thënë edhe më poshtë, ironia është se edhe të krishterët e së njëjtës kishë shpesh nuk tregojnë dashuri ndaj njëri - tjetrit. Të duash një shënjtor të pakurorëzuar është 1000 herë më e vështirë se sa të duash një shënjtor të kurorëzuar. Këtë gjë, që ti e quan letërsi, nuk mund ta kuptosh sado pak? Çfarë është më e lehtë, të duash një vëlla apo motër në Krisht që ta bje në majë të hundës, që të akuzon me pa të drejtë, që sillet keq ndaj teje etj., etj., apo të tregosh dashurinë ndaj një shenjti duke e nderuar me ikonë apo duke e "lumturuar"?

    Përsëri po e them, nëse mësojmë të duam një vëlla apo motër që është i mbushur me mish, është treguar dashuria më e madhe në praktikë ndaj Perëndisë dhe shënjtorëve që ndodhen pranë Tij.

    Ti mendon se kjo është letërsi, unë mendoj se është mënyrë jetese, e cila lavdëron Perëndinë!
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  6. #516
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Zhan Gijon

    Ndrydhja e Frymës

    Atë ditë, ndërsa ne po flisnim për si na drejton Perëndia, po përpiqesha të shpjegoj diçka të cilën dukej se nuk po e pranoje. Menjëherë ndjeva se meqenëse ti po rezistoje, unë nuk duhej të flisja më. Çfarë mësova nga kjo është se sa i butë dhe delikat është Fryma që dëshiron të ndihmojë të tjerët, dhe sa fuqia e lirisë së njeriut është në gjëndje ti kundërvihet kësaj ndihme.

    Gjithashtu kuptova pamundësinë time të ndihmoj të tjerët. Sapo Fryma brenda meje bëhet i heshtur, e kuptoj se nuk kam asgjë për të thënë. Jam shumë mirënjohëse se ishte Fryma që më drejtoi, sepse nuk do doja të të bindja ty për gjithçka që nuk është prej Tij.

    Tani e shoh se sa lehtë ky Frymë i pastër mund të ndrydhet. Nëse ne jemi të furishëm apo impulsiv ne mund të ndrydhim operimin e qetë dhe të butë të Perëndisë.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  7. #517
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar më parë nga marcus1 Lexo Postimin
    Këtu po bën shtrëmbërime! U pa dhe u sqarua se çfarë besonte Dëshmuesi dhe nuk është e drejtë të vazhdohet të akuzohet pas sqarimit të bëhet. Ndërsa Penieli mund të ketë thënë se nuk i është lutur Frymës, por kjo nuk do të thotë se ai beson se të tre Ata janë Perëndi.

    I bie pra, që të besojmë në besoren, madje më shumë se shumë katolikë apo ortodoksë që thjesht e kanë mësuar përmendësh.
    Nuk eshte keshtu! Nqs me pyet mua, eshte e qart qe deshmuesi, por edhe ju te tjeret, keni, sic e kam vne ne dukje qe ne fillim, nje standard te dyfishte: 1. nderkohe qe kepusni lirisht formulime doktrinore qe jane pas asnje dyshim herezi 2. kur ballafaqoheni me herezine, shpreheni FORMALISHT se jo, se ju bini dakord me forumlimet dogmatike.

    Nqs pika DY eshte e vertete, atehere ju duhet te kerkoni falje ose te pranoni qe ne piken NJe keni GABUAR!

    Kush ka me te vertete dashuri, jo ate letrare e emocionale, nuk ka pse ti rrije KUNDRA Kishes.

  8. #518
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Seminarist Lexo Postimin
    Kush ka me te vertete dashuri, jo ate letrare e emocionale, nuk ka pse ti rrije KUNDRA Kishes.
    Ti nuk mund ta kuptosh se unë (ne) nuk jemi KUNDRA Kishës! Fatkeqësia është se ndërsa ti na akuzon se ne e ndajmë kishën, je ti ai që e sheh atë vetëm brenda disa "mureve" doktrinorë, duke bërë kështu një mëkat të madh, ndarjen e Kishës. Që të mos ta ndash atë, duhet që ta shohësh me sytë e Zotit tonë Krisht.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  9. #519
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Seminarist, si tha Zoti se nga do na njohin të tjerët se jemi ndjekësit e Tij? Nga doktrina e saktë? Apo nga dashuria që do kemi për njëri-tjetrin? Kjo tregon se kush ka Krishtin, ka Dashurinë dhe kush nuk ka Krishtin nuk mund të ketë dashuri, sado të përpiqet ta imitojë. Dashuria nuk mund të imitohet. Herët a vonë do kuptohet nëse dikush ka Krishtin, dhe kjo, nga dashuria për bashkëshenjtorët e pakurorëzuar.

    Ka njerëz që edhe në shekullin tonë kanë larë këmbë shënjtorësh paçka se nga doktrina mund të mos kenë qenë të përsosur. Mendo pak mbi këtë, kur këta njerëz shkojnë në praninë e Zotit a do t'u thotë Ai; "Ti kishe dashuri për Mua se e shprehe atë me më të vegjlit e mbretërisë sime, por nuk mund të qëndrosh me mua, pasi dështove në doktrinën e saktë". Si thua, mendon se do përgjigjet kështu Zoti?
    Ndryshuar për herë të fundit nga marcus1 : 26-04-2010 më 06:33
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  10. #520
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    Marcus,

    Mua me duket shume e thjeshte kjo gje: ti dhe te tjeret si ty thjesht nuk e pranojne autoritetin e meshtarit lidhur me Euharistine dhe Rrefimin. Kisha Katolike dhe Ortodokse e pranon ate. Ky eshte dallimi rrenjesor.

    Te fala ne Krishtin!
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

Faqja 52 prej 69 FillimFillim ... 242505152535462 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •