Close
Faqja 63 prej 69 FillimFillim ... 13536162636465 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 621 deri 630 prej 686
  1. #621
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Seminarist
    Marcus1,

    Une duhet tia sjell vetes ato vargje, meqe TI beson se Gijon eshte shenjtore???!!!

    Dhe, meqe je ti qe beson se ajo eshte shenjtore, une qenkam ai qe, duke refuzuar mesimet e Gijon, po ndakam Trupin e Krishtit??!!
    Pikërisht, ti duhet të shohësh me sytë e Tij. Kur të ketë ardhur momenti që të shohësh me sytë e Tij, do shohësh Krishtin në të gjithë ata në të cilët Ai banon, qoftë apo jo, katoliko-ortodoks.

    Ja të të jap një shembull, se sa lehtë bien kishat në mëkatin e të mospërfillurit Vetë Krishtin.

    Nuk e di nëse e ke parë atë videon që ka postuar Dielli pak më lart. Tregon për një ish pastor që u bë katolik. Ai tregon se në moshën 14 vjeçare, ju shfaq atij në ëndërr pesë herë gjyshi i tij duke i thënë se Krishti dhe Perëndia është real.

    Atëhere ai vendosi të shkonte në një kishë katolike. U fut aty brenda, por askush nuk ja hodhi sytë dhe askush nuk e përshëndeti. Kështu ai u largua i dëshpëruar dhe pa shpresë.

    Oh Zot, sa shpesh bien kishat e të gjitha denominacioneve në këtë mëkat. Ishte Vetë Krishti që kishte ardhur dhe trokitur në derën e asaj kishe përmes atij 14 vjeçari, por asnjë nuk ja vuri veshin. Oh, Zot, sa herë ti vjen dhe na viziton, por ti je i kamufluar, për shkak të verbrësisë sonë. Ne nuk shohim dot, sepse nuk kemi mësuar të të shohim Ty në jetën e të tjerëve.

    Na i hap sytë të shohim Ty tek njëri nga më të vegjlit të mbretërisë Tënde, sepse çfarë do që t'i kemi bërë atij, ta kemi bërë Ty. Të mos përshëndesim atë 14 vjeçar atë ditë që ai hyri në kishë, dhe që ai e kishte kaq nevojë, ishte njësoj sikur të të mos përshëndesnim Ty, o Krisht.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  2. #622
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Dielli_ime Lexo Postimin
    Marcus, do te ishte mire ta shihje ate emisionin qe kam postuar aty lart. Ia vlen!


    QLJK!
    Dielli, për hir të kërkesës tënde e pashë atë emisionin.

    Janë disa gjëra që vura re dhe do doja të ndaja me ju. E para gjë që vura re është se ai pastori duket se është një person që e do me të vërtetë Zotin. Pra, nuk kemi të bëjmë me një konvertim falls.

    E dyta është se ai nuk besonte se konvertimi i tij në katolik, ishte ajo që e bëri atë të Krishter. Ai besonte se u bë i krishter që kur ishte në kishën metodiste. Ai thjeshtë kërkonte diçka më tepër, më të thellë në mardhënjen e tij me Zotin që sipas tij, kisha metodiste nuk ja jipte. Pra, këtu dalim në kundërshtim të plotë me bindjet e Seminaristit që çdo jo katoliko-ortodoks është heretik.

    E treta, është ajo që e përmenda në një shkrim më sipër në një përgjigje ndaj seminaristit. Është momenti kur ai viziton kishën katolike për herë të parë në moshën 14 vjeçare. Komentet e duhura i bera ne përgjigjen ndaj seminaristit. Do them më shumë më vonë kur të kem kohë se tani më duhet të largohem.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  3. #623
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Atëhere po vazhdoj me përshtypjet e mia nga ai emision që pashë.

    Siç e thashë më sipër, ajo që kuptova është se ai me të vërtetë u kthye në kishën katolike, por vazhdonte të kishte mendimet më të mira për vëllezërit e tij metodistë. Ai nuk i konsideronte ata si heretikë apo të mashtruar, por si njerëz që e donin Zotin ashtu si ai.

    Një konkluzion tjetër që nxora është se ai, si dhe shumë të tjerë, u largua nga një sistem për tu futur në një sistem tjetër duke menduar se aty do thellësohet më shumë në Krisht, e cila mund të jetë edhe e vërtetë. Por në rastin tim, unë kam dalë tërësisht jashtë sistemeve. Pra, në një sens, edhe unë jam një ish-protestant (fjala ungjillor do më pëlqente më shumë) "i konvertuar" në diçka që nuk mund t'i vë një emër. Thjesht do thoja se kam dalë jashtë sistemit fetar, por duke ruajtur dashurinë për të gjithë vëllezërit dhe motrat e mi që ndodhen në këto sisteme.

    Pra, ndërsa unë mendoj se sistemet fetare e ndrydhin jetën e të krishterit, nuk mund të mohoj se brenda këtyre sistemeve ka edhe gjëra të mira, apo vëllezër dhe motra që e duan Zotin me gjith shpirt. Prandaj unë mendoj se Zoti i ruan këta vëllezër dhe motra aty ku ata gjenden dhe i bekon ata, sipas mundësive të tyre.

    Si përfundim them se gëzohem për atë vëlla që ndjehet i plotë brenda kishës katolike, por kjo nuk do të thotë se nuk ka të krishterë të tjerë që nuk i përkasin kishës katolike dhe megjithatë të ndjehen po aq të plotë. Zoti është i madh, dashuria e Tij është e madhe, më e madhe se sa mund ta përceptojë mendja jonë. Dhe dashuria e Tij i zë të gjithë. Ajo që Ai vë përparësi mbi të gjitha është dashuria e pastër e fëmijëve ndaj Tij. Kjo dashuri nuk mund të pengohet nga kufijtë doktrinorë të njërës apo kishës tjetër.

    E dashur motër, fakti që ti më ke sjellë një rast konvertimi, nuk do të thotë se të gjithë duhen konvertuar në Katolicizëm. Sepse edhe unë mund të të sjell shumë raste largimesh nga kishat institucionale dhe të përjetuarit të Krishtit dhe të kishës jashtë kampit fetar. Ajo që duhet parë në këto lloj kovertimesh është reagimi i këtyre personave në këto situata. Nëse këto persona vendosin doktrinën sipër Krishtit, për mua këto lloj konvertimesh janë boshe. Më vjen shumë mirë që këtë gjë nuk e konstatova në këtë emision. Ai duket me të vëretë një vëlla shumë i mirë dhe i dashur në Zotin.

    Çfarë dua të them me shprehjen "të vësh doktrinën mbi Krishtin"?

    Një shembull i mirë dhe i gjallë që mund të të jap është libri "Veli i Grisur". Duket qartë se Jezusi bëri një mrekulli me atë motër pakistaneze. Vetëm të verbuarit nuk mund ta shohin këtë gjë. Në atë libër ne shohim se Jezusi i quan të tijët ata vëllezër metodistë (nëse më kujtohet mirë) që i shfaqen në vizion asaj dhe që më pas ajo i takon.

    Nëse ne që do lexonim atë libër do të vinim doktrinën mbi Krishtin, do të mendonim se të vetmit ndjekës të Krishtit janë metodistët. Sepse Zoti i quajti ata të Tijët, pra, të gjithë duhet të braktisnin kishat e tyre dhe të bëheshin metodistë.

    Një mënyrë tjetër e të vënit doktrinën mbi Krishtin është të thuash, meqë ti je katolik apo ortodoks, se ato vizione janë të rreme, ajo mrekulli ishte nga djalli dhe të mos e pranosh atë motër pakistaneze dhe besimtarët metodistë, si motra dhe vëllezër në Krisht, vetëm e vetëm se ata nuk i takonin kishës katolike apo ortodokse.

    Pra, ti që e bën këtë, (flas në përgjithësi jo për ty, Dielli) anullon fjalën e Zotit, pra, vë doktrinën e kishës tënde mbi Krishtin.

    Shpresoj të jem bërë i qartë.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  4. #624
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar më parë nga marcus1
    Seminarist, unë akoma nuk kuptoj çlidhje kanë ato vargjet që ti ke sjellë! Nuk mund të kuptosh se të qendërzuarit në Krisht nuk hedh poshtë vargjet që ti ke sjellë?
    Si nuk i kupton?! Me i qarte se kam qene, veshtire behet. A i lexon postimet?

    - Te pyeta se cfare thote Gijon ne lidhje me shenjtoret, Marine, Sakramentet etj.

    - Mu pergjigje se ti falenderon Zotin qe ajo s'merret me shenjtore etj POR VETEM me Krishtin.

    - Tu pergjigja se te injorosh shenjtoret, Marine etj, automatikisht ke injoruar Krishtin dhe se nuk mund te merresh dot me Krishtin VETEM shkeputur nga sakramentet, shenjtoret etj.
    Per te treguar kete, te solla vargjet biblike ku shohim se Krishti nuk mbretron vetem, nuk lavderohet vetem, nuk gjykon vetem, POR i ndan te gjitha keto me shenjtoret. Pse nuk ndaka dot edhe NDERMJETIMIN?

    Pergjigja se NJE eshte ndermjetesi, eshte e dobet, sepse, po qe ashtu, edhe Mbreti NJE eshte; edhe Gjykatesi NJE eshte; edhe i Lavderuari NJE eshte - por kjo nuk konflikton te qenit e shenjtoreve pjesemarres ne mbreterim, ne gjykim e ne lavdi - sic e tregojne qarte vargjet biblike qe te solla.


    Ne momentin qe ti falenderon Zotin qe Gijon nuk eshte mare me shenjtoret, sakramentet, por VETEM me Krishtin - TI je duke bere NDARJEN/SKIZMEN Kishe - Krisht.

    Kurse une nuk mund te jem duke bere ndarje Kishe - Krisht meqe nuk pranoj Gijon si shenjtore, sepse ajo s'eshte e tille:

    - nuk renditet ne rradhet e shenjtoreve te kishes katolike
    - nuk shoh tek ajo doktrine katolike.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Seminarist : 02-05-2010 më 15:15

  5. #625
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    Marcus,

    Te falenderoj qe e ke pare emisionin dhe gjithashtu edhe per komentet. Per mua ka qene nje prej deshmive me te bukura dhe me emocionuese qe kam pare. Gjithcka ka thene eshte e vertete. Kritika per mikpritjen ndaj te panjohurve vlen! Duhet te jemi gjithmone te kujdesshem ndaj gjithkujt. Duhet te mundohemi qe te shohim gjithmone me syte e Zotit. Edhe aty ku na duket e pamundur.

    Sigurisht Marku nuk hyri ne Kishen Katolike per bindje doktrinore, por sepse aty e gjeti Krishtin e gjalle ne Eukaristi. Vetem per kete t'u luta qe ta shohesh transmetimin.

    Edhe njehere te faleminderit e Zoti te bekofte!

    QLJK!
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

  6. #626
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar më parë nga Dielli_ime Lexo Postimin
    Sigurisht Marku nuk hyri ne Kishen Katolike per bindje doktrinore, por sepse aty e gjeti Krishtin e gjalle ne Eukaristi. QLJK!
    Po pse, po te hynte ne Kishe katolike per bindje doktrinore, cfare te keqe do kishte??!!

    Une shoh nje KRENARI shumedimensionale dhe BOSHE tek ata, sidomos nder ungjillore si marcus1, qe nuk lene rast pa deklaruar se jane ata qe e duan Krishtin, qe shohin me syte e Tij, qe jane NEN Hirin e Tij!!!!
    Aq me keq kur, me te pare te nje videoje, deklaron se Marku duket se e do Krishtin?

    Dhe Marcus1, nqs autori ne video deklaron se e konsideron veten te krishtere qe kur ishte metodist, kjo nuk konflikton te qenit herezi te metodisteve.

    Psh, Eterisht e Kishes, si Justin Filozofi, megjithese i mbanin per djallezore mesimet morale te filozofive te ndryshme, nuk mohonin, ate qe njihet si doktrina e fares se Logos-it, qe ne filozofi ka pjese te se vertetes.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Seminarist : 02-05-2010 më 15:14

  7. #627
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Mohimi i Sakramentit te Kungimit i ben ungjilloret baraz me muslimanet.

    Ja se si e komenton Shen Francesku i Asizit:

    Shkrimi i Shenjte na thote se Ati banon ne "drite te paafrueshme" (1Tim6:16) dhe se "Zoti eshte Fryme" (Gjoni4:24). Shen Gjoni shton, "askush se ka pare Perendine ndonjehere" (Gjoni1:18). Meqe Zoti eshte Fryme, Ai mund te shihet vetem ne fryme. "Fryma eshte ajo qe jep jete, mishi nuk vlen gje" (Gjoni6:63). Por Perendia Bir eshte i barabarte me Atin dhe keshtu Ai mundet po ashtu te shihet vetem ne menyren sikurse me Atin edhe Frymen e Shenjte. Per kete, u denuan te gjithe ata qe pane Zotin tone ne njerishmerine e Tij, por nuk e pane ne fryme apo besuan Hyjnishmerine e Tij, qe Ai ishte Biri i vertete i Perendise. Ne te njejten menyre tashti, mallkohen te gjithe ata qe e shohin Sakramentin e Trupit te Krishtit, te shenjteruar mbi Altar ne formen e bukes edhe veres prej fjaleve te Zotit tone dhe nga duart e priftit dhe nuk besojne ne fryme dhe ne Perendine qe ky eshte me te vertete Trupi dhe Gjaku i tereshenjte i Zotit tone Jezu Krisht."



    Pra, Shen Francesku thote se sikurse Judenjte qe pane Krishtin ne mish por nuk besuan ne hyjnine e Tij, pra e mohuan ate, te njejten gje qe bejne muslimanet, PO KETE herezi bejne edhe ungjilloret qe e shohin Sakramentin e Kungimit thjeshte si buke e vere, duke mohuar prezencen e Krishtit ne te.


    Si atehere s'qenkan heretike evangjelistet?

  8. #628
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Seminarist
    Une shoh nje KRENARI shumedimensionale dhe BOSHE tek ata, sidomos nder ungjillore si marcus1, qe nuk lene rast pa deklaruar se jane ata qe e duan Krishtin, qe shohin me syte e Tij, qe jane NEN Hirin e Tij!!!!
    Kam thënë unë kështu?!!! A a nuk jam unë që kam deklaruar se Dielli është një person që duket se e do Krishtin me gjith zemër? Apo e harrove se Dielli është një katolike e devotshme?
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  9. #629
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Seminarist
    - Mu pergjigje se ti falenderon Zotin qe ajo s'merret me shenjtore etj POR VETEM me Krishtin.
    Jo, unë nuk kam thënë se nuk merret me shenjtorë. Mos i shtrembëro fjalët e mia. Nëse nuk kupton, më pyet përsëri.

    Përkundrazi, ajo citonte vazhdimisht thënjet e shënjtorëve të ndryshëm, si Augustinin e të tjerë.

    Nga librat që unë kam lexuar, nuk kam lexuar as edhe një herë të vetme që ajo të inkurajojë të tjerët në ecjen e brendshme me Krishtin, të luten ndaj shenjtorëve. Ajo ka folur për një mardhënjë të brendhme, thelbësore, jetike, reale me Krishtin. Kjo e bën atë të konsiderohet se është qendërzuar në Krishtin.

    A mund të ketë besuar ajo se ostja dhe vera bëhen me të vërtetë trupi dhe gjaku i Krishtit? Mbase edhe po, këtë gjë nuk e di me siguri. A mund të ketë besuar se shenjtorët ndërmjetësojnë për ne? Mbase edhe po, por nuk e di me siguri.

    Ajo që di unë është se ajo qëndronte në çdo moment në praninë e Krishtit. Krishti ishte bërë për të miku më i mirë i saj, i Dashuri i saj, I Pari dhe i Fundit, Gjithçkaja në jetën e saj. Pikërisht, për këtë qendërzim unë e admiroj atë dhe ajo bëhet për mua një inkurajim në ecjen time të brendshme me Krishtin.

    P.S. Lexojeni autobiografinë e saj dhe pastaj thoni çfarë të doni kundër saj. Të paktën atë që thoni, nuk do e thoni si shkak i mosnjohjes së jetës së saj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga marcus1 : 03-05-2010 më 01:56
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  10. #630
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    Citim Postuar më parë nga Seminarist Lexo Postimin
    Po pse, po te hynte ne Kishe katolike per bindje doktrinore, cfare te keqe do kishte??!!
    Kurrefare te keqe nuk do te kishte, Seminarist . Por, e bera theksimin, sepse ashtu ishte vertet rasti i Markut; e per analogji, keshtu duhet te ishte edhe kthimi i Markusit tone . Kontakti me Krishtin e Gjalle ne Eukaristi i rrezon poshte te gjitha barrierat e tjera.

    Por, nuk duhet harruar se Marku i videos e pati kontaktin e pare me Marine, nenen e Krishtit, duke u lutur bashke me te. Nuk ka Krisht pa Marine dhe nuk ka Mari pa Krisht. Ata te dy jane mish e thua; gjithmone bashke nga ngjizja deri ne ringjallje dhe mbreterim ne qiell. Ajo ia pergatit gjithkujt rrugen per te Biri.

    Te fala ne Krishtin!
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

Faqja 63 prej 69 FillimFillim ... 13536162636465 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •