Close
Faqja 3 prej 69 FillimFillim 123451353 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 686
  1. #21
    Inxhinier Maska e albani1
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    Smile Marku 10:28-31

    Atehere Pjetri e mori fjalen dhe tha:.

    Jezusi duke u pergjigjur tha: qe te kete lene shtepine, a vellezerit, a motrat, a atin, a nenen, a femijet ose ARAT PER HIRIN TIM dhe PER UNGJILLIN , qe te mos kete marre tani , ne kete kohe, 100-FISH shtepi, vellezer, motra, nena, femije e ARA sebashku me perndjekje dhe ne boten e ardhshme, jeta e perjeteshme.
    Por shume te pare do te jene te fundit dhe shume te fundit do te jen te paret.

    Zoti ju bekofte
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    NGA TRAKTATI “MBI ATI YNË” I SHËN CIPRIANIT, IPESHKËV DHE MARTIR

    Pas ushqimit, kërkohet falja e mëkatit

    Duke e thënë uratën e Zotit, ne kërkojmë: “Bukën tonë të përditshme na e jep sot!”. Kjo gjë mund të merret si në kuptim shpirtëror po ashtu edhe në kuptim material, sepse si njëri kuptim, po ashtu edhe tjetri, në ekonominë hyjnore, na duhen për shëlbim. Dhe vërtet, buka e jetës është Krishti, e kjo bukë nuk u përket të gjithëve, por me siguri na përket neve. Dhe ashtu si themi “Ati ynë”, sepse është Atë i atyre që kuptojnë dhe besojnë, në të njëjtën mënyrë kërkojmë edhe “bukën tonë”, sepse Krishti është buka e atyre që, sikurse ne, ushqehen me trupin e tij.

    Kështu pra, ne kërkojmë që çdo ditë të na jepet kjo bukë. Ne jetojmë në Krishtin dhe çdo ditë marrim Eukaristinë e tij porsi ushqim shëlbimi. Mos të ndodhë që, për shkak të mëkateve të rënda, të na mohohet buka qiellore, dhe kështu duke mos pasur të drejtë që të marrim kungimin, të ndahemi edhe prej korpit të Krishtit. Ai vetë shpalli: “Unë jam buka e gjallë që zbriti prej qiellit: nëse ndokush ha këtë bukë, do të jetojë për amshim. E buka që unë do ta jap është korpi im – për jetën e botës” (Gjn 6, 51).

    Thotë se nëse ndokush do të hajë prej bukës së tij, ai do të jetojë në amshim. Është shumë e qartë pra, se jetojnë ata të cilët e shijojnë korpin e tij dhe e marrin Eukaristinë me anë të së drejtës së kungimit. Nga kjo gjë kuptohet se, nëse ndokush i shmanget Eukaristisë, ai ndahet prej trupit të Krishtit, dhe mbetet larg prej shëlbimit, e kjo gjë duhet të na brengosë. Ta lusim Zotin që një gjë e tillë të mos ndodhë. Ai vetë e bën këtë kërcënim, duke thënë: “Nëse nuk e hani korpin e Birit të njeriut e nuk e pini gjakun e tij, nuk keni jetë në vetvete!” (Gjn 6, 53). Për këtë arsye të kërkojmë që çdo ditë të na jepet buka jonë, domethënë Krishti, në mënyrë që ne, të cilët mbetemi dhe jetojmë në Krishtin, të mos largohemi prej jetës së tij hyjnore. Pas këtyre gjërave lutemi edhe për mëkatet tona, duke thënë: “Na i fal fajet tona, si i falim ne fajtorët tanë”. Pasi e kemi
    kërkuar ndihmën e ushqimit, kërkojmë edhe faljen e mëkateve.

    Vërtet, sa e nevojshme, e urtë dhe e shëndetshme të jemi të vetëdijshëm se jemi mëkatarë, dhe të jemi nxitur të lutemi për mëkatet tona! Në këtë mënyrë, ndërsa i kërkojmë falje Hyjit, shpirti e zgjon ndërgjegjen e vet. Me qëllim që të mos ndodhë që ndokush të parapëlqejë vetveten porsi të ishte i pamëkat dhe, duke u lartësuar, të mos rrëzohet në një mënyrë edhe më rrënimtare, atij personi i tregohet dhe i bëhet e ditur se mëkaton çdo ditë, dhe për këtë arsye i kërkohet që të lutet çdo ditë për mëkatet e veta.

    Kështu qorton edhe shën Gjoni në letrën e tij, duke thënë: “Nëse themi: ne nuk kemi mëkat, gënjejmë vetveten dhe e vërteta nuk është në ne. Por, nëse i pranojmë mëkatet tona, Ai është besnik dhe i drejtë: do të na i falë mëkatet dhe do të na pastrojë nga çdo padrejtësi” (1 Gjn 1, 8-9). Në letrën e tij i ka bashkuar të dy gjërat: se duhet të lutemi për mëkatet tona dhe se kur lutemi fitojmë faljen e mëkateve. Me këtë gjë e ka quajtur edhe Hyjin besnik, sepse ai i mban premtimet e veta për të na i falur mëkatet. Dhe vërtet, ai që na ka mësuar të lutemi për gabimet dhe për mëkatet tona, na ka premtuar edhe mëshirën e tij atërore dhe faljen.
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    >>> Mos ndoshta duhet te harxhojme me shume kohe me njeri tjetrin sesa te pergjigjemi pyetjeve pa vend ne temat e tjera?
    > Nuk po them ti mbyllim por nuk kemi ndonje urgjence qe ti pergjigjemi brenda sekondit.
    > Ben vaki ca pyetjeve u gjejne pergjigje edhe vete dhe na ndihmojne pak. Bej shaka.
    La verita' ti rendera' libero!

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    >>> Qenka e vertete qe njerzit qenkan si polet. Te kundertit rrine bashke.
    > Po shihja andej nga sofrat e tjera dhe pashe qe ka me shume gjalleri ndersa ketu po flihet.
    > Zoti eshte i madh. Po te mos ishin ata qe na kundershtojne as besimi yne nuk do ishte kaq i ndezur.
    > Mu kujtua nje shprehje e Shen Agostinit:
    > Pse Zoti i len njerzit e ligj te jetojne e pyeti dikush. Ai iu pergjigj: "Dy jane arsyet. E para qe te kene mundesi kthimi mqns vendi perfundimtar eshte i perjetshem dhe e dyta qe nepermjet tyre te drejtet te shkojne ne parajse."
    La verita' ti rendera' libero!

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    NGA TRAKTATI “MBI ATI YNË” I SHËN CIPRIANIT, IPESHKËV DHE MARTIR

    U shenjtëroftë emri yt

    Sa i çmueshëm është hiri i Zotit, sa i lartë është denjimi i tij e sa e mrekullueshme është mirësia e tij ndaj nesh! Ai deshi që ne ta kremtonim lutjen tonë para tij dhe ta thirrnim me emrin “Atë”, dhe ashtu sikurse Krishti është Biri i Hyjit, edhe ne të quheshim bij të Hyjit. Askush prej nesh nuk do të guxonte ta shqiptonte këtë emër në lutje, po të mos na kishte lejuar ai vetë të luteshim kështu. Duhet pra, vëllezër të dashur, të kujtohemi dhe të dimë se, nëse themi se Hyji është Ati ynë, duhet të sillemi si bij të Hyjit, kështu që, sikurse ne përgëzohemi në Hyjin Atë, kështu të përgëzohet edhe ai në ne.

    Të sillemi si tempull i Hyjit, në mënyrë që të shihet se Hyji banon në ne. Dhe sjellja jonë mos të jetë në kundërshtim me shpirtin, sepse, pasi kemi filluar të jemi krijesa shpirtërore dhe qiellore, nuk duhet të mendojmë as të kryejmë vepra të tjera përpos atyre shpirtërore dhe qiellore, meqë vetë Zoti thotë: “Unë do t’i nderoj ata që më nderojnë, kurse ata që më përbuzin, do të jenë të përbuzur” (1 Sam 2, 30).

    Edhe Apostulli i lumtur në njërën prej letrave të tija ka shkruar: “Nuk i përkitni vetvetes; sepse jeni blerë me çmim të lartë. Prandaj, jepni lavdi Hyjit në trupin tuaj!” (1 Kor 6, 19-20).

    Pas kësaj themi: “U shenjtëroftë emri yt”, jo sepse dëshirojmë që Zoti të shenjtërohet prej lutjeve tona, por sepse i kërkojmë Zotit që në ne të shenjtërohet emri i tij. Nga ana tjetër, prej kujt mund të shenjtërohet Hyji, kur është ai vetë që shenjtëron? Ai tha: “Jini të shenjtë, sepse edhe vetë jam i shenjtë” (Lev 11, 45). Për këtë arsye ne kërkojmë dhe lutemi që, të shenjtëruar me anë të pagëzimit, të jemi të qëndrueshëm në atë çka kemi filluar të jemi. E këtë gjë e kërkojmë çdo ditë. Dhe vërtet, ne kemi nevojë për një shenjtërim të përditshëm. Pasi që mëkatojmë çdo ditë, duhet të pastrohemi prej mëkateve tona me një shenjtërim të pandërprerë.

    Se cili është shenjtërimi që kryhet në ne prej mëshirës së Hyjit, këtë e shpall Apostulli duke thënë: “As fëlligështarët, as idhujtarët, as kurorëthyesit, as homoseksualët e çdo lloji, as vjedhësit, as pijanecët, as shpërrallësit, as cubat nuk do të kenë pjesë në Mbretërinë e Hyjit. Pra, të tillë ishit disa, por u latë, por u shenjtëruat, por e fituat shfajësimin në saje të Emrit të Jezu Krishtit Zot dhe të Shpirtit të Hyjit tonë” (1 Kor 6, 9-11). Na thotë: u shenjtëruat në emër të Jezu Krishtit Zot dhe të Shpirtit të Hyjit tonë. Ne lutemi që ky shenjtërim të mbetet në ne. E meqë Zoti dhe gjykatësi ynë bën që të mos mëkatojnë më ata që janë shëruar apo ringjallur prej tij, kështu që të mos u ndodhë diçka më e keqe, t’i kërkojmë ditë e natë që të ruajë në ne atë shenjtëri dhe atë jetë, që vjen prej hirit të tij.
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    >>> Ej mblidhuni pak se kam nje pyetje.
    > Keni degjuar per The disclosure Porject?
    Po shihja rastesisht nje video te nje Dr. Steven Greer po jua jap dhe linkun.

    http://www.aliensthetruth.com/documentaries.php?ID=24

    > Ajo qe arrita te kuptoj te pakten ne fillimin e videos, se akoma se kam pare te gjithen, eshte kjo qe nuk i kane treguar sekretet e UFO-ve sepse kane hallin se nje pjese jane besimtare dhe do kete probleme. Sa e besoni ju kete dhe sa e vertete eshte qe nje dite mund te na tregojne UFO-t?
    La verita' ti rendera' libero!

  7. #27
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Volsiv, jam dakord me ty se ne duhet te kalojme me shume kohe me njeri-tjetrin duke ndare gjera frymore, gjera qe na bashkojne.
    Une ketu po sjell dicka qe kam shkruar disa kohe me pare

    Emri JEZU KRISHT

    Vetem emrin Tend permendim
    Dhe mbushemi me jeten qe Ti ke
    Ky emer eshte e vetmja gje qe kemi
    Dhe perseri Gjithcka eshte per ne

    Ky emer behet ushqim dhe gezim
    Kur mes vellezerish, motrash shqiptohet
    I harrojme komplet problemet e kesaj bote
    Ne gezimin qiellor, fryma jone gezohet

    Ky emer behet inkurajim,
    Dhe cdo gje tek ne merr shprese
    Kujtojme atdheun tone qiellor
    Aty ku ka vec Jete

    Ky emer fort na ngazellon
    Dhe fryma flet me kenge
    Kur zerin Kisha e bashkon
    E mbledhur ne nje vend

    Ky emer behet lavdi per Atin
    Se Ati Birin dha, qe ne te jemi bij,
    Dhe fajet tona t’i shpelaje
    Me Gjakun e Tij

    Ky emer behet vello e Nuses
    Dhe dasmen e Saj kujton
    Kur ne krahet e Dhenderrit do qendroje
    Ne perjetesi gjithmon
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 03-11-2009 më 09:00
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    Matrix,

    Shume e bukur!!! Vecse t'i kisha shqiperu nja 2-3 fjale .


    Te fala ne Krishtin!
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    >>> Matrix duket qe e mira te ka mbush shpirtin dhe per kete lumturohem.
    > Uroj te jesh gjithmone ne drite. Te njejten gje uroj edhe ju te tjeret.
    La verita' ti rendera' libero!

  10. #30
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Faleminderit Dielli, je e lire t'i shqiperosh fjalet e poezise sipas deshires

    Edhe ty Volsiv faleminderit. Vetem nje korrigjim i vogel nese me lejon. NUk eshte "e mira" qe na e mbush shpirtin, por Krishti
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Faqja 3 prej 69 FillimFillim 123451353 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •