Close
Faqja 35 prej 93 FillimFillim ... 2533343536374585 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 341 deri 350 prej 921
  1. #341
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Thumbs up Gjykata Kushtetuese: Pakti i ujrave me Greqinë i papajtueshëm me Kushtetutën

    Kushtetuesja rrëzon paktin e ujrave me Greqinë
    TIRANE- Gjykata Kushtetuese rrëzon marrëveshjen e ujrave detare me Greqinë. Vendimi është marrë mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30, ndërsa detajet mbeten ende mister. Gjykata Kushtetuese e përbërë nga 9 anëtarë ka pranuar kërkesën që Partia Socialiste depozitoi rreth 3 muaj më parë për të pezulluar marrëveshjen mes qeverisë shqiptare dhe shtetit fqinj.
    Lajmi është bërë i ditur nga burime të sigurta të NEWS24, ndërsa pritet që vendimi të publikohet zyrtarisht gjatë ditës së nesërme.

    Skandali i faljes së ujrave të Jonit, u zbulua nga televizioni News24 dhe Gazeta Shqiptare. Pas investigimeve të njëpasnjëshme, u vërtetua me fakte se marrëveshja e firmosur gjatë vizitës së kryeministrit grek Karamanlis në Shqipëri, shkel sovranitetin kombëtar duke i dhuruar hapësira detare vendit fqinj.

    Në studimin e publikuar të Kolonelit Myslym Pashaj sqarohet se si marrëveshja ndërpret në mënyrë tërësore, të drejtën e Shqipërisë për një pjesë sovrane në ngushtesën e Otrantos, cënimin e detit shtetëror dhe hapësirës së afërt vijimore, si dhe hapësirës së veçantë ekonomike.

    Pas këtyre publikimeve shpërthyen reagimet e menjëhershme të shqiptarëve nga e gjithë bota, përmes organizimit të peticioneve online kundër ratifikimit të marrëveshjes në Parlament.
    Pakti u miratua nga komisioni parlamentar i ligjeve me 25 shtator, ndërsa cështja u dërgua në Gjykatën Kushtetuese pas ankimimit të bërë nga opozita shqiptare. (e.n/BalkanWeb)

  2. #342
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-07-2009
    Postime
    88
    Le te shpresojme ne pavarsine e institucioneve, se po qe per Berishen, do te falte dhe Tropojen, mjaft qe te qendroje ne pushtet.

  3. #343
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ligji e pavaresia e gjyqesorit jane themelet e nje vendi. KY ishte i pari rast ku keto themele po hidhen, te shpresojme se do te jete nisja e shume e shume rasteve te tjera ku ligji do te triumfoje mbi oligarket!

  4. #344
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-09-2005
    Postime
    96
    Une per vete nuk do te nxitohesha per tu gezuar. Sigurisht qe ky vendim eshte pozitiv, por kam nje dyshim se nuk eshte marre nen shqyrtim i gjithe problemi po do jete gjetur ndonje shkak dytesor dhe e kane anulluar. Dhe kjo pastaj do coje qe marreveshja te ribehet perseri me pak ndryshime dhe te vije perseri. Pas disa muajsh anetaret e Gjykates kushtetuese (perfshire edhe relatorin e kesaj ceshtjeje) do jene zevendesuar (me shume mundesi me njerez politike). Atehere nuk e di se cfare do te ndodhe. Sorry guys po me duket se gota eshte gjysem bosh...

  5. #345
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Kushtetuesja rrëzon paktin e ujrave me Greqinë
    TIRANE- Gjykata Kushtetuese rrëzon marrëveshjen e ujrave detare me Greqinë. Vendimi është marrë mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30, ndërsa detajet mbeten ende mister. Gjykata Kushtetuese e përbërë nga 9 anëtarë ka pranuar kërkesën që Partia Socialiste depozitoi rreth 3 muaj më parë për të pezulluar marrëveshjen mes qeverisë shqiptare dhe shtetit fqinj.
    Lajmi është bërë i ditur nga burime të sigurta të NEWS24, ndërsa pritet që vendimi të publikohet zyrtarisht gjatë ditës së nesërme.

    Skandali i faljes së ujrave të Jonit, u zbulua nga televizioni News24 dhe Gazeta Shqiptare. Pas investigimeve të njëpasnjëshme, u vërtetua me fakte se marrëveshja e firmosur gjatë vizitës së kryeministrit grek Karamanlis në Shqipëri, shkel sovranitetin kombëtar duke i dhuruar hapësira detare vendit fqinj.

    Në studimin e publikuar të Kolonelit Myslym Pashaj sqarohet se si marrëveshja ndërpret në mënyrë tërësore, të drejtën e Shqipërisë për një pjesë sovrane në ngushtesën e Otrantos, cënimin e detit shtetëror dhe hapësirës së afërt vijimore, si dhe hapësirës së veçantë ekonomike.

    Pas këtyre publikimeve shpërthyen reagimet e menjëhershme të shqiptarëve nga e gjithë bota, përmes organizimit të peticioneve online kundër ratifikimit të marrëveshjes në Parlament.
    Pakti u miratua nga komisioni parlamentar i ligjeve me 25 shtator, ndërsa cështja u dërgua në Gjykatën Kushtetuese pas ankimimit të bërë nga opozita shqiptare. (e.n/BalkanWeb)
    Gjykata Kushtetuese rrëzon marrëveshjen e ujrave detare me Greqinë.
    Gjykata Kushtetuese e përbërë nga 9 anëtarë ka pranuar kërkesën që Partia Socialiste depozitoi rreth 3 muaj më parë për të pezulluar marrëveshjen mes qeverisë shqiptare dhe shtetit fqinj.
    Cila eshte e verteta, e rrezon apo merr parasysh ankesen dhe pezullon marrveshjen.Rrezon do te thote se ceshtja u gjykua dhe u konkludua se nuk ishte e drejte, ndersa u pranua kerkesa dhe u be pezullimi , do te thote se ceshtja nuk eshte gjykuar por eshte tashme ne proces.

    Megjithate ceshtja ne fjale sipas debateve televizive do te shkoje ne gjykim nderkombetare pasi shqipetaret kurr nuk do te kene autoritetin te deklarohen ne nje ceshtje te tille, ku politika dashakeqe abuzon.Por per te gjykuar nje ceshtje ne gjykaten nderkombetare duhet te kene perfunduar shkallewt e gjykimit ne shqiperi.Per kete me siguri qe gjykata jone do te perfundoje gjykimin se shpejti dhe nga sa kem kuptuar une ajo do te marre rruge ne gjykaten nderkombetare.

  6. #346
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    06-11-2007
    Postime
    342
    Kur ke qeveri pa nder, kot eshte. Greku do ta detyroje Sali Pashen qe te fale edhe do toke tash. E ky vec po thote...

  7. #347
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Citim Postuar më parë nga Mciri Lexo Postimin
    Le te shpresojme ne pavarsine e institucioneve, se po qe per Berishen, do te falte dhe Tropojen, mjaft qe te qendroje ne pushtet.
    edhe mua realisht me vjen mire nese kushtetuesja ka rrezuar paktin e ujrave me greqine!
    se dyti me vjen mire me se fundi qe vertetesohet dhe po pranohet pamvarsia e
    instituconeve gjygjsore,prandaj me kete rast besueshmeria dhe pamvarsia e ketyre institucioneve gjygjsore duhet pranuar dhe per rastin
    e vendimit qe dhane per zgjedhjet e 28 qershorit zgjedhje keto ku opozita
    nuk ka pranuar rezultatin duke injoruar vendimin te njejtes gjykate qe paska rrezuar ceshtjen e ujrave!!

  8. #348
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga BEHARI Lexo Postimin
    edhe mua realisht me vjen mire nese kushtetuesja ka rrezuar paktin e ujrave me greqine!
    se dyti me vjen mire me se fundi qe vertetesohet dhe po pranohet pamvarsia e
    instituconeve gjygjsore,prandaj me kete rast besueshmeria dhe pamvarsia e ketyre institucioneve gjygjsore duhet pranuar dhe per rastin
    e vendimit qe dhane per zgjedhjet e 28 qershorit zgjedhje keto ku opozita
    nuk ka pranuar rezultatin duke injoruar vendimin te njejtes gjykate qe paska rrezuar ceshtjen e ujrave!!
    Mos ja boni vetes me sy se vetem pavarsi nukka gjyqesori shqipetare.Ai eshte i krymet nga ish komunistet dhe vemjete tyre.


    Edvin 83
    PO merzitesh shume nga lajm mesa po shoh! Papapapa, ketu sheh cmenduri, te merzitet shqiptari pse nuk po i jepet pak territor shqiptar greqise....
    Mua as qe me behet vone fare ndac me dite ti, se cfar territori do ti japin greqise, une 2m2 do te marr me vete.kur isha i ri duhej te shkoje ne sarande me pasaporte ne xhep dhe ne butrint me leje nga policia, por nese e perserisje shpesh mund te haje dhe ndonje dru te mire nga policia, por perse jo shume te tjere kane perfunduar dhe ne burg per tentative arratisje vetem per faktin se kane shkuar ne Sarande.Keshtu qe ai ujti sme hyn me ne pune.Une diskutojpasi me kete ceshtje po abuzohet politikisht.Asnjeri nga ne ketu nuk eshte ne gjendje te vertetoje se si eshte e verteta.Pra i dashtun moderatore te jesh me modest ne replike.Aste mos shkoje ndermend se mund te duash ti me shume vendin tim , per te cilin une kam dhene nje kontribut mijra here me te madh se tendin e te prinderve te tu.Ti je akoma konsumatore dhe s'ke vene nje tulle.Hajde Edvin hajde.

  9. #349
    Përgëzime të gjithë shqiptarëve që u solidarizuan dhe reaguan ndaj përpjekjes së turpshme e cila cënonte sovranitetin e Republikës së Shqipërisë dhe dëmtonte për rrjedhojë interesat gjeo-strategjike në zonën në fjalë.
    Përgëzime medias dhe specialistëve që e ngritën çëshjen si problem madhor.
    Ata që fërkonin duart të mbajnë prasin në b., po e provuan përsëri mund të mbajnë edhe plumba në ball, se nuk i kanë mbaruar ende Avni Rustemat Shqipërisë.

  10. #350
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514

    Kushtetuesja rrezon marrveshjen e qeverise me Gerqine

    Simbas Gazetes Shqiptare sot Gjykata kushtetuese ka rrezuar marrveshjen e qeverise berisha me Greqine per ujrat territoriale.Ajo ka mbeshtetur ankesen e PS dhe ka kerkuar rinegocimin e saj..Mendoj se ky eshte nje vendim i drejte e ne kohen e duhur.Kjo marrveshje e bere me nje nxitim e ngut kaq te madh nga saliu ne kohe fushate elektorale nuk kishte sens.Kryeministri grek vizitoi vendin tone ne nje kohe te papershtateshme.Ai me shume beri presion mbi Berishen me firmosjen e asja marrveshjeje te dyshimte e jo transparente per median.Kerkesa per mospranine e mediave u kerkua nga karamanlisi i Gerqise.Kjo ishte nje ceshtje teper e ndjeshme per gjithe shqiptaret dhe t'jua mnbash sekret mediave e publikut eshte per tu dyshuar.Greqia na i solli kufirin 900 m larg nga bregu i Sarandes.Nuk e besoj te kete qene ketu ne kohen e regjimit te Hoxhes.Bile kufirin me greket Saliu na i solli edhe ne Otranto,gje qe nuk e kishim degjuar me pare.
    Saliu nuk duhet te merzitet,por tani te punoje me me pergjegjesi e te therrase specialiste nga te gjithe ata qe e njohin kete kufi detar,qofshin edhe jashte qeverie.Pse jo mos te kerkoje edhe konsulence nga Britania e Madhe ,Italia dhe USA.
    Vendimi i Kushtetueses duhet pershendetur nga te gjithe shqiptaret qe ju dhimbsen kufijte e vendit te tyre!
    Ndryshuar për herë të fundit nga nestorp : 26-01-2010 më 22:14

Faqja 35 prej 93 FillimFillim ... 2533343536374585 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ritet kufiri maksimal i tenderimit ndërkombëtar nga 2 milionë USD në 10!
    Nga RaPSouL në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 15:10
  2. Kufiri i lirisë fetare
    Nga Akili-A në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 22-11-2006, 09:48
  3. SHPK: Të mbyllet kufiri për adoleshentët shqiptarë
    Nga Humdinger në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-10-2006, 10:26
  4. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-04-2006, 13:37
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-02-2004, 04:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •