Close
Faqja 69 prej 82 FillimFillim ... 1959676869707179 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 681 deri 690 prej 820
  1. #681
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    eshte e qarte qe serbi ramo nuk do te heq dore as edhe po ti mbeten vetem dy body guarde te paguar qe do ti shkojne pas sepse ka mbeshtetjen e qeverise greke - por kjo seshte aq trimeruese mbi te gjitha ka mbeshtetjen e qeverise serbe dhe te kryeministrit tadiq hashim.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  2. #682
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga Baptist Lexo Postimin
    eshte e qarte qe serbi ramo nuk do te heq dore as edhe po ti mbeten vetem dy body guarde te paguar qe do ti shkojne pas sepse ka mbeshtetjen e qeverise greke - por kjo seshte aq trimeruese mbi te gjitha ka mbeshtetjen e qeverise serbe dhe te kryeministrit tadiq hashim.
    e ke ngatrrua me salis ...

    e para, salis asht gjithmon n'opozite, nuk din te bej dallim ... nuk di e nuk mundet me qeveris ... se ashtu i thone dirigjentat ...

    e dyta, asht kryeministri salis ai qe ka krijue ket situate, aq te lakmueme prej athin-beogradit ...

    e treta, kete here, e ka pisk si asni her tjeter ...

  3. #683
    Gazeta 55 Maska e Gazeta55
    Anëtarësuar
    10-09-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    4

    në Vlorë numërohen vetëm 45 veta, por Edvini mban monopolin e gënjeshtrës

    Kryetari i PS-së, njeriu antikompromis, ka patur dje në Vlorë vetëm 45 dëgjues, duke u shndërruar në gazin e qytetit bregdetar. Me pretekste vetëpërjashtuese, ai ka sulmuar të gjitha monopolet virtuale të Shqipërisë, por ka mbajtur për vete veç monopolin e gënjeshtrës, monopolin e politikanit që udhëhiqet vetëm nga nuhatja e klanit të biznesmenëve që e ka marrë peng

    Edi Rama zbarkoi dje drejt Vlorës e Fierit me karvanin e rekrutëve protestues, por pa mbështetës dhe pa përkrahjen e minimumit të mundshëm. Kësisoj, kreu i PS vazhdon të organizojë pseudotubime, edhe pse e kupton se gjithçka thotë në sheshe dhe gjithçka përpiqet të demostrojë është thjesht sintezë e verbërisë mendore përballë një realiteti të dhimbshëm dhe katastrofik për fatin e tij dhe të parisë që përfaqëson.
    Edi Rama iu drejtua dje qytetarëve të pakët, në kushtet e një moti të acartë dhe të ftohtë, për sa kohë as natyra nuk e favorizon në veprimet e tij skizofrenike dhe mbledhjen e plenumeve me tematika antishqiptare, se askush nuk do ta ndalë në pështjellimin dhe konfuzionimin e situatës politike në vend.
    Kërkesave të njëpasnjëshme për dialog dhe debat parlamentar, Edvin Rama u përgjigjet me një seri retorikash të palogjikshme dhe të paarsyetuara, duke lënë të nënkuptuar se kërkesa e tij për hapjen e kutive ka qenë thjeshtë një ngastër e rëndomtë, për të mbuluar përgjegjësitë e humbjes dhe fatalitetin e një filozofie dështake që iu prezantua shqiptarëve për muaj me radhë para dhe gjatë fushatës. “Dialog po, por më parë të marrë të shkojë në vend kërkesa e opozitës, të hapen kutitë e votimit”, artikuloi ai dje nga Fieri, pretekstin absurd vetëpërjashtues nga procesi i zgjidhjes, me gjithë rekomandimet e ndërkombëtarëve dhe gatishmërisë së mazhorancës.
    Edhe më mjerueshëm ishte situata në Vlorë. Fotoja ekskluzive e gazetës tregon për numrin e pakët të protestuesve, bile edhe më i vogël sesa numri i protuestuesve në Elbasan, një ditë më përpara, kur kishin arritur rekordin historik të shkretëtirës në një miting. Korrespondenti ynë nga Vlora thotë se në miting nuk numëroheshin më shumë se 45 veta, edhe ata ndenjën vetëm pak minuta, duke mos duruar deri në fund fjalimin e Edi Ramës, i cili bëri sikur sulmoi të gjitha monopolet e Shqipërisë, por në fund veç konfirmoi se vijon të mbajë për vete monopolin e gënjeshtrës, monopolin e një palo-politike, e cila s’ka as interesin më të vogël për interesat e vendit, por që udhëhiqet nga nuhatja tregtare e klanit të industrisë së ndërtimit.
    Edvin Rama, duket i gatshëm për dialog, por në parlament nuk futet, pasi ka fobi nga debati parlamentar, ka fobi nga kompromiset shumë paleshe dhe kësisoj me çdo kusht kërkon të penalizojë udhën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Edvin Rama dhe shpura e tij malavite i tremben stabilitetit politik, pasi aty do të zbuloheshin skarcitetet e rëndomta të një opozite të rrënuar dhe mungesa e theksuar e alternativave të debatit politik. E kjo, vjen si rrjedhojë e shkallës së lartë të degradimit dhe kurthit të pisët e të kapluar që Edvin Rama i ka faturuar një klase politike në Shqipëri, që për fat të keq është forca e dytë më e votuar nga shqiptarët, forca që po shkel mbi vullnetin e lirë të votuesve të saj dhe të të gjithë shqiptarëve.
    Edvin Rama tjerrë pafundësisht se është i gatshëm për dialog, i përgjigjet ‘po’, por nuk duket asnjë hap paramendues në këtë rrugë të panjohur për të dhe shpurën e tij të pasanikëve që vetëm për interesat e Shqipërisë dhe të shqiptarëve nuk është e interesuar. Po tregohet qartë, me vetë dije apo pa të, se Edvin Rama nuk është i dhënë pas kompromiseve parlamentare. Edvin Rama ka një armik madhor që e mban jashtë mureve të sallës së kuvendit, armikun e konsensusit politik, për interesat e jashtëzakonshme të Shqipërisë, të cilat ai duket se ka menduar t’i dëmtojë.
    Nuk është hera e parë që Edvinin bën lëvizje të tilla. Për tu kujtuar janë zgjedhjet lokale të vitit 2007. Shkëmbimin e dy duarve të dy njerëzve që synojnë të bëjnë diçka produktive për vendin, Edvini e konsideron si akt jo burrëror dhe si nënshtrimin e njërit ndaj tjetrit.
    Ky njeri antikompromis tentoi të bojkotojë edhe zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, pasi shqiptarët do të votonin për herë të parë në historinë e tyre me një nga dokumentet më të sigurta të identitetit dhe që çonte në nivelin zero falsifikimin e identiteteve dhe falsifikimin e votave. Lëvizja e Edvinit ishte e paramenduar. Ai kishte frikë nga dokumentet e sigurta, pasi mercenarët e tij të shpërndarë ane kënd vendit, nuk do mundnin që të sajonin zgjedhjet nëpërmjet një procesi të manipuluar. Ndërsa pas 28 qershorit, ditët e mëvonshme kur po mësonte zyrtarisht se ishte i humbur nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme, përcolli lajmin e zi se zgjedhjet ishin jo të rregullta. Pa paraqitur asnjë të dhënë, asnjë fakt dhe asnjë dokument që mund të raportonte qoftë edhe parregullsinë më të vogël, Edvin Rama filloi lëvizjen e mashtrimit të qytetarëve. Ky njeri antikompromis, nuk ka alternativë tjetër, veçse të pengojë me çdo kusht realizimin e reformave dhe integrimin e Shqipërisë në strukturat evropiane.
    Gazeta55 Botimet55

  4. #684
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    po kur shqiptaret nuk e duan kete njeri , atehere pse tirana votoi per kete gogol?
    apo i bie qe tiranesit qekan me gogolat e shqiperise pastaj apo jo?

  5. #685
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    22
    Citim Postuar më parë nga Gazeta55 Lexo Postimin

    Teori e vjeter:shpif se dicka do mbese.
    Ne fund,SERBET do humbasin te pakten ne truallin shqiptar.

  6. #686
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119

    Kur Berisha Pranon Se Ka Pasur Vjedhje Te Votave

    KUR BERISHA PRANON SE KA PASUR VJEDHJE TE VOTAVE

    Andrea Stefani

    Eshtë vetë Kryeministri Berisha që ndërsa kundërshton me kokëfortësi kërkesën e opozitës për hapjen e kutive, ka pranuar se në procesin e numërimit ka pasur vjedhje të votave. Në një deklarim të para pak ditëve, Berisha i pohoi seksionit shqip të BBC-së se po të hapeshin kutitë partia e tij do të fitonte edhe një tjetër mandat. "Jam i sigurt se, në qoftë se hapen kutitë dhe rinumërohen (votat), unë do të fitoja një mandat në Fier, por nuk më lejon mua, nuk ka ndodhur kurrë, që politikisht të shqyrtohet një vendim gjykate" - tha Kryeministri. A nuk është ky një pretendim se PD-së i janë grabitur votat dhe pra edhe një pohim se ka pasur vjedhje votash? Në pamje të parë duket sikur kemi të bëjmë me një vetësakrifikim të Berishës për hatër të ligjit dhe sistemit. Duket sikur ai refuzon të fitojë një mandat që pohon se i është marrë me të padrejtë në Fier vetëm që të mos shkelet vendimi i Kolegjit Zgjedhor. Çfarë kalorësie e pa parë politike, çfarë sakrifikimi i interesave të ngushta të partisë dhe Berishës vetë, për hatër të respektimit të një vendimi gjykate! Por po të përpiqesh të depërtosh pak më thellë problemit do të kuptosh se nuk është Berisha që po sakrifikohet për sistemin dhe ligjin, por se janë sistemi dhe ligji që po sakrifikohen për Berishën. Gjëja e parë që të bie në sy është ndarja e ligjit nga e drejta. Berisha pohon se i është mohuar një mandat në Fier dhe të cilin mund ta fitonte vetëm nëpërmjet hapjes së kutive, por se është ligji që nuk e lejon një gjë të tillë. Po ç‘na qenka ky ligj që pengoka rivendosjen e së drejtës dhe a është normale kjo? Si është e mundur që parimi i shenjtë i ndarjes së pushteteve dhe i pavarësisë së gjykatave, të pengojë për të korrigjuar një padrejtësi, qoftë edhe kur i bëhet PD-së dhe Berishës? Si është e mundur që Berisha, që s‘ka lënë gur pa hedhur mbi gjykatat për hir të pushtetit, po sakrifikon sot një mandat, pra pushtet, për hir të pavarësisë së gjykatave? Të gjitha këto janë paradokse që mund të shpjegohen vetëm me një gjë: me kapjen nga Berisha të asaj gjykate, vendimin e së cilës e shpall sot të shenjtë e të paprekshëm.

    ***
    Do ta shqyrtojmë problemin jo nga kampi i opozitës, por nga ai i pushtetit, jo nga e drejta e mohuar e opozitës, por nga supozimi i së drejtës së mohuar të pushtetit që sapo u pohua nga Kryeministri. Shqiptarëve nuk i duhet një sistem ligjor dhe as vendime gjykatash që mbrojnë padrejtësinë. Ka pak rëndësi nëse ai që e vuan këtë padrejtësi proteston apo jo, e pranon apo jo, e vuan apo jo. Europiane dhe demokratike është që vetë sistemi, ligji, vendimet e gjykatave të mos sanksionojnë padrejtësinë, në këtë rast vjedhjen e votës dhe të mandateve të dhëna nga elektorati, duan apo nuk duan politikanët, e tolerojnë apo jo ata. Kjo do të thotë që vullneti politik të mos dalë mbi ligjin, gjë që, ashtu sikundër ka pohuar Berisha, është me të vërtetë një gjë shumë ogurzezë për demokracinë. Por kur krijohet një sistem "drejtësie" që, i telekomanduar në prapaskenë nga politika, nuk jep drejtësi, kur gjykatat nuk shërbejnë për të dhënë drejtësi, por si lavatriçe të pastrimit të padrejtësisë me vendime gjykatash, kjo është një gjë edhe më ogurzezë për sistemin e lirisë, të drejtësisë dhe demokracisë. Kjo do të thotë ta ngresh padrejtësinë në sistem, ta mbrosh padrejtësinë me vendime gjykatash pa i dhënë viktimës (në këtë rast opozitës) mundësi korrigjimi. Një gjë e tillë do të thotë ta pervertosh sistemin e drejtësisë duke e shndërruar në një kuplara, ku të gjithë ata që e përdhunojnë përditë e përnatë drejtësinë shiten më pas si protektorë të saj. Dhe janë protektorë, por të kurvërimit të drejtësisë. Pikërisht këtë, gjënë më ogurzezë, po përpiqet të bëjë Berisha, duke këmbëngulur në moshapjen e kutive, kinse i dhimbet pavarësia e gjykatave, pasi e ka përdhunuar këtë pavarësi. E gjithë loja, i gjithë skeçi politik i Berishës me gjoja mosdaljen mbi vendimin e gjykatave, ka në themel pikërisht mungesën e pavarësisë së gjykatave. Eshtë tallja e radhës e këtij mjeshtri të autokratizmit. Çfarë ka këtu për mos t‘u besuar? A nuk është ky problemi më i madh që ka sot Shqipëria, problem që përsëritet pa fund edhe në raportet e ndërkombëtarëve? Dhe a nuk janë, mbi të gjitha, njerëzit me pushtet të jashtëzakonshëm si Berisha rreziku permanent i pavarësisë së gjykatave?

    ***
    Edhe këtë herë, ndonëse luan rolin sikur po sakrifikohet për pavarësinë e gjykatave, Berisha po viktimizon drejtësinë nëpërmjet kapjes që i ka bërë Kolegjit Zgjedhor. Eshtë thuajse evidente. Vendimi i Kolegjit për moshapjen e kutive është në përputhje të plotë me vullnetin politik të Berishës dhe në kundërshtim të hapur me nenin 138 të Kodit Zgjedhor që detyronte KQZ për rinumërim të votave të caktuara nëse këtë e kërkonin dy anëtarë të KQZ. Kolegji Zgjedhor, kjo gjykatë që duhej të ishte e paanshme, veproi në dhunim të hapur të ligjit simetrikisht me shumicën berishiste në KQZ. A mos është rastësi një simetri e tillë dhe a nuk është ai vendim gjykate një provë e qartë e asaj gjësë më ogurzezë, pra e vendosjes së vullnetit politik, në këtë rast të vullnetit të Berishës, mbi ligjin?
    Pas 20 vjet tranzicion shqiptarëve nuk i duhet një sistem pa sistem, ku vullneti politik korrupton gjykata, juristë, prokurorë e kolegje, për t‘i përdorur si maska të padrejtësive dhe grabitjes së votës, pronës, punës dhe jetës. Shqiptarëve i duhet një sistem i pavarur gjykatash dhe drejtësie që i bëhet jo vegël, por pengesë epsheve të paligjshme dhe të padrejta të liderëve e pushteteve. Bëni vetëm këtë pyetje: po sikur Berisha të mos kish përfunduar dot marrëveshjen me Metën, a do ta kish toleruar humbjen e një mandati në Fier? Ose edhe më tej, po sikur të kish kaluar në opozitë, a do të toleronte humbjen me të padrejtë qoftë edhe të një mandati? S‘ka asnjë dyshim që do të kish tundur botën, do të kish bërë zhurmë shumë më tepër se opozita e sotme, madje flakë e zjarr do ta kish bërë dynjanë në emër të drejtësisë dhe vullnetit të popullit. Por shqiptarëve nuk i duhet një sistem ku ligji dhe gjykatat tolerojnë padrejtësinë dhe vjedhjen e votës, sepse kjo nuk i prishka punë liderit fitimtar. Një sistem i tillë përmban farën e grabitjes dhe padrejtësisë edhe sikur kjo e fundit, padrejtësia, t‘i jetë bërë vetëm partisë apo liderit fitues dhe jo opozitës. Por është e qartë se nuk është ky rasti i krizës së sotme politike. Kur thotë se toleron humbjen me të padrejtë në Fier të një mandati, Berisha bën një truk politik duke kundërshtuar transparencën që të çon tek e vërteta në emër të errësirës dhe mashtrimit. Nëse vërtet do ia kishin rrëmbyer një mandat në Fier, ai nuk do të ngurronte të hapte kutitë për të diskredituar kërkesat e opozitës dhe liderit të saj, Edi Rama. Dhe, duam s‘duam, do të kish qenë një akt i rivendosjes së drejtësisë. Por duket se kutitë e mbyllura fshehin më së shumti, vetëm padrejtësitë dhe grabitjen që i është bërë opozitës. Prandaj, edhe gjithë taktika e Berishës që përpiqet të konfliktojë transparencën me drejtësinë, rinumërimin e votave me gjykatën, ligjin me të drejtën, është pohimi se qeverisja e tij është themeluar mbi një padrejtësi dhe grabitje të errët që i trembet dritës së transparencës dhe të vërtetës që çon te drejtësia.
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  7. #687
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435

    Edvin Rama dhe mini-mitingjet

    Kreu i PS-së shkon nëpër sheshet e qyteteve thuajse tinëz, pa njoftuar njeri dhe mjaftohet duke hipur në podiumet që i merr me vete e të fjalë para kalimtarëve, që s’janë më shumë se numri i nxënësve të një klase. Ai s’shqetësohet shumë për braktisjen, pasi për politikën ka faturuar disa televizione që e paraqesin atë sikur po bën politikë të madhe, krejt si dikur komunistët përdornin filmat e Kinostudios për të shpikur një luftë që s’ishte bërë kurrë

    Edi Rama, të cilit i shpëtoi goja kur paralajmëroi valën e dytë të protestave, gjatë kësaj jave, është përballur me një indiferentizëm të pashembullt, nëpër sheshet e qyteteve ku ka shkelur deri tani. Pamjet e tij i lagur në shi, ndërsa fliste para kamerës së televizionit, ishte vetëm alibia, pse qytetarët e Durrësit, Elbasanit, Vlorës, Fierit, Shkodrës, Lezhës, etj., etj., kanë zgjedhur të injorojnë monologjet e radhës të Edi Ramës. Realisht, nuk ka qenë koha e keqe, kryesisht me shi, ajo që ka motivuar braktisjen e mitingjeve të valës së dytë të protestave të Edi Ramës, por është lëvizja pa vizion e kreut të PS-së, e cila nuk ofron asgjë të re për qytetarët shqiptarë. Aq e vërtetë është kjo sa me gjithë tentativa e Erjon Veliajt, për të justifikuar braktisjen e këtyre protestave edhe nga aleatët e koalicionit të PS-së, është fakt, se demagogjia e Edi Ramës, jo vetëm që nuk ngjit më as te Skënder Gjinushi, Paskal Milo, Nard Ndoka, apo Spartak Ngjela (përveçse te Erjon Veliaj), nuk ngjit më as te qytetarët e Durrësit, Elbasanit, Vlorës, Fierit, Shkodrës, Lezhës, etj.
    Në këto kushte, Edi Rama, ka zgjedhur të zhvillojë disa takime virtuale, të formatit të minimitingje, nëpërmjet së cilave prodhon minipolitikë. Nga vetë emërtimi “minimitingje”, kuptohet nga pjesëmarrja e papërfillshme e “protestuesve”, në këto takime virtuale të Edi Ramës. Për pasojë, Edi Rama, që është i interesuar, vetëm që televizionet të pasqyrojnë vetëm disa fraza të artikuluar prej atij vetë, s’merakoset shumë për mospjesëmarrjen në protesta, por interesohet se a u kontrollua si duhet regjia e televizioneve, që në ekrane të dalë vetëm ai e që njerëzit në shtëpi të ndjejnë se ai po bën një lëvizje të madhe. Është i njëjti version që përdornin komunistët për të prodhuar një luftë nga studiot e Kinostudios, meqë ajo s’kishte qenë e tillë në terren.
    Por gjithsesi, fshehja e braktisjes kolektive kërkon ndërmarrjen e disa hapave, në mënyrë që kjo braktisje të mos dalë faqe botës. Kështu përshembull, në Vlorë u bë makinacioni i zhvendosjes së podiumit të protestës, nga sheshi i monumentit të Flamurit, në rrugë, vetëm që kamerat e televizioneve të pakontrolluara prej tij, të mos kishin mundësi të merrnin ndonjë plan nga lart, sërish, nuk mund të evidentohej, indiferentizmi dhe mospërfillja që qytetarët e Vlorës, i kishin rezervuar dy ditë më parë Edi Ramës.
    Nëpër minimitingje apo takime të tilla virtuale, Edi Ramës, nuk i ngelet shumë për të bërë, veçse të demonstrojë frikën e tij për tu bërë pjesë e zgjidhjeve.
    Fobia e tij, e kësaj frike e shprehur që me mosmarrjen e guximit për të dorëzuar postin e kryebashkiakut të Tiranës, për një kandidim të mundshëm në krye të listës së deputetëve të PS-së, po vazhdon edhe pas zgjedhjeve të 28 qershorit. Ndërsa mazhoranca, ka shprehur gatishmërinë, për bisedime dhe gjetjen e një kompromisi, në përputhje edhe me ligjet në fuqi, Edi Rama, ka zgjedhur vetëpërjashtimin nga mundësia e pjesëmarrjes në procesin e zgjidhjes, duke e kushtëzuar këtë frikë, për tu ulur në tryezë, me pretendimin absurd të hapjes së kutive, pretendim që as Skënder Gjinushi, Paskal Milo, Nard Ndoka, apo Spartak Ngjela (përveç Erjon Veliajt), nuk e besojnë më.

  8. #688
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    Kush ka sy, le ti hapi mire dhe te shikoj, kush eshte kryeministri jone. Ky eshte kryeministri jone engjellor dhe patriot,qe gjene primare qe kishte pat ne axhenden e tij ne samitin e Kopenahgenit kishte qene ceshtja e pavarsise se kosoves. Ne nje samit gjigant ku lideret e superfuqive diskutojne uljen e emetimit te gazrave ne mbare rruzullin, ky ''patriot i flakte'' nuk bene gje tjeter por lobon per Kosoven. ha ha ha. Jo se jam kundra kesaj gjeje jo, edhe ne qofte se ka bere dicka te tille dakort jam. Por s'ma merr mendja se ja ka fishkellyer njeri ketij, jo. Do ti kene lene ndonje sekretare qe sherben kafet aty verdall rreth samitit, ketij. Ca te bente dhe ajo e shkreta, me mire do e ket pas te bente sikur degjonte hallet e ketij, se sa te rrinte e te shkaterronet nervat duke u sherbyer kafe liderave. Jo per gje po kane dhe naze ata. Jo e doja kafen me qumesht, jo pa qumesht. Kurse kete lepiresin tone, edhe nje sekretare e nje samiti te tille gjigant, e ben te rrij sust dhe ti jepet fjala kur do ajo. ha ha.
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  9. #689
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    endless,

    amon se je edhe cun me men,...

    andrea stefanaqi ka ngel pa drejtim tani,...nji here ishte me dushken, pastaj kur dushka u bo me saliun u bashku me meten, tani qe meta u bashku me salen, ngeli ca kohe si i trullos, tani prape u bashku me dushken...

    plako,

    andrea e di shume mire qe te gjithe politikenet ajne te dhjere, te gjithe hajdute dhe te gjithe s'e rrujne per njerezit...

    por vazhdon te shkruje se merr nga 3000 biletoni ne muj, shkrime patetike...

    robi qe o i drejte i bi te gjitheve,...

    jo si ky qe e ka kap vetemme nji pale.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #690
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435
    Per adhuruesit e dehur te Edvin Rames, ckado qe te beje Kryeministri Berisha eshte gabim.
    Kryeministri Berisha mos harro se eshte takuar me udheheqes te larte te shteteve te ndryshme ne kete takim por juve edvinistve ju eshte mbyllur truri per te logjikuar gjendjet dhe para syve e keni vetem te Cmendurin Edvin Rama.

Faqja 69 prej 82 FillimFillim ... 1959676869707179 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •