-
PD e shqetësuar rreth përdorimit të drogës në Kosovë
jeton%20svirca%20abdullah%20klinaku%2004032010.jpg)
PD e shqetësuar rreth përdorimit të drogës në Kosovë
Në konferencë e rregullt për media të Partisë së Drejtësisë, nënkryetari Jeton Svirca deklaroi se PD është mjaft e shqetësuar nga faktet e dhëna në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit i cili pasqyron Kosovën si vend me rritje të tregut të drogës, respektivisht të përdorimit të saj.
“Është shqetësues fakti që sipas raportit të UNICEF-it i rreth 20 mijë persona janë përdorues të drogës që kryesisht përdorin heroinë, ndonëse përdorimi i kokainës po shënon rritje, dhe ende më shqetësuese janë të dhënat se kjo sasi e drogës përdoret nga adoleshentët dhe studentët. Nga raportet e policisë mund të sihet se kemi hyrje të madhe të substancave narkotike në vend por të dhëna për dalje nuk ka. Pra, ajo drogë në masë të konsiderueshme shitet dhe konsumohet brenda territorit të Kosovës”, deklaroi nënkryetari Svirca.
Partia e Drejtësisë mirëpret veprimet e Policisë së Kosovës e cila po vazhdon të bëjë përpjekje për të luftuar tregun e drogave dhe njëkohësisht ajo ka nevojë për angazhim dhe mbështetje shumë më të madhe.
PD konsideron se për parandalimin e dukurive negative, nuk duhet pasur vetëm ligje dhe mjete por duhet pasur edhe vullnet politik dhe moral.
Në fund të konferencës, Partia e Drejtësisë shpalosi edhe disa masa që duhet të merren në këtë drejtim:
• Kërkojmë nga instuticionet e Kosovës që sa më parë të funksionalizohet në tërësi Agjensioni i Inteligjencës së Kosovës, roli i të cilit është i pakontestuar në këto raste.
• Kërkojmë publikisht nga Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Inteligjencë dhe Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri që në Kuvend të Kosovës të ngritin këtë çështje; të diskutohet për këto dukuri dhe konform ligjeve të merren veprime më serioze për parandalimin dhe tejkalimin e kësaj situate të paqëndrueshme.
• Funksionalizim të plotë dhe aktivizim të komisionit për narkotikë që është i paraparë me Ligjin PËR BARNAT NARKOTIKE, SUBSTANCAT PSIKOTROPE DHE PREKURSORË.
• Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës të ndajë fonde shtesë për luftimin e grupeve të trafikut të drogës dhe të celulave shpërndarëse.
• Bashkëpunim dhe koordinim në nivel të kënaqshëm në mes të Policisë, Doganës, Prokurorisë dhe Gjykatave me qëllim të ndjekjes dhe ndëshkimit të keqpërdoruesve të drogave dhe prekursorëve.
• Kërkojmë nga organet shtetërore të Kosovës që ti shtojnë edhe më shumë bashkëpunimet rajonale dhe ndërkombëtare për luftimin e këtyre veprimeve. /mesazhi/
-
-
Per tu ndal droga duhet se pari te ndalet ne vendet islamike,prej andej vjen droga,keto shtete jan kultivuesit me te medhenje te droges
-
-
oooo me dhimbsen ata ne moshe te re se perndryshe per te rriturit ja pafshin hajrin deri ku dojne me shku.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt