Pershendetje,
Mendimi im eshte qe kerkesa per zgjedhje te parakoheshme eshte kerkesa me absurde qe mund te kerkohet ne shqiperi ne kete kohe.
Me vjen keq qe ka njerez te thjeshte qe i perkrahin kete kerkese. Nuk ka zgjidhje te situates aktuale ne shqiperi me zgjedhje te parakoheshme.
Cdokush mendon se problemet, ekonomia, situata politike ne shqiperi do te ndryshoje me zgjedhje te reja te parakoheshme apo jo. Nuk eshte zgjidhur deri me tani dhe nuk ka per tu zgjidhur edhe sikur zgjedhjet te zhvillohen cdo 6 muaj. Zgjedhja nuk ndryshon ndryshon gje perderisa eshte thjeshte nje rotacion i te regresit.
Kur ne pushtet ishte njera pale,, pala tjeter opozita bente protesta i akuzonte per vjedhje, korrupsion, krime ekonomike dhe kerkonte zgjedhje te parakoheshme.
U zhvilluan zgjedhjet dhe ajo opozite e dikurshme erdhi ne pushtet pozita e dikurshme tani ne opozite zhvillon protesta akuzon palen tjeter per vjedhje, korrupsion, krime ekonomike dhe kerkon zgjedhje te parakoheshme. Dikush mund te thote qe kjo eshte politika ben opozite...Po ben opozite kerkon llogari, dhe akuzon padrejtesine, por mbi te gjitha mundohesh te krijosh stabilitet dhe siguri.
Cfare mungon ne shqiperi eshte siguria dhe ate une nuk e gjej tek asnjera pale. As te kuq e as blu. As ai qe u akuzua dhe akuzuesi. Sigurine nuk e gjej as tek njerzit e thjeshte. Te tere jane te pasigurte. KJo pasiguri ndikon ne cdo aspekt. Nje person qe eshte i pasigurte nuk shikon dot te ardhmen e duke mos pare te ardhmen jeton per momentin. Cdo gje qe prek eshte per momentin.
Nuk me intereson do te futet shqiperi ne Evrope apo nuk do te futet ne Evrope. Do te marrin shqiptaret te drejten per te levizur pa viza apo jo. Kjo eshte ceshtje politike qe ne nje apo tjeter menyre do te zgjidhet. Cfare une besoj se nuk do te zgjidhet kurre eshte mentaliteti antagonist dhe i jo perjashtimit qe eksiston ne shqiperi dhe vecanerisht ne shtresen politike.
Mua me duket si nje lufte BANDASH asnje gje me teper. BANDA kriminelesh ordine qe luftojne per teritore dhe populli eshte i zene si i pafajshem ne mes.
Zoti na ndihmofte. Shume zgjidhje te ketyre problemeve dhe ceshtjeve madhore si pranimi i fajit mbi te gjitha eshte nje edukate qe njeriu e merr nga femijeria dhe familja.
Atehere kur nena apo babai te kerkonte te pranoje qe kishe bere gabim dhe te denoje duke qendruar tek cepi i murit apo pa pare TV, apo fakti qe po gjete dicka ne rruge nuk eshte e jotja duhet ta dorezosh dhe (jo me te vjedhesh qe nuk diskutohet), apo fakti qe mos perdor fjale vulgare, e te jesh i qehte.
Sic duket shume nga politikanet jane shume te llastuar ose nje pjese e madhe vijne nga familje pa edukaten baze. Si rezultat kemi nje shtrese politike te tille.
Dhe mos harroni kjo shtrese politikanesh po ndikon ne cdo aspekt te jetes shoqerore ne mos me vendimet e tyre politike me sjelljen e tyre rrugacerore. Nuk ka sesi nje politikan si kryeministri shqiptar te edukoje femijen apo femijen e femijes me edukate pasi ai vete nuk ka... nuk mund ti thote ai qe te mos fyej nje tjeter pasi ai vete fyen.(mora si shembull ate qe eshte degjuar ne parlament duke ofenduar por kjo vlen per kedo)
Ju faleminderit .
Krijoni Kontakt