Close
Faqja 68 prej 82 FillimFillim ... 1858666768697078 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 671 deri 680 prej 820
  1. #671
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    e lagu, s'e lagu ... keto jane fjalet qe marinetat e salis jane mesuar te flasin ... perderisa salis thote se kulla e barit nuk do te digjet per kete ose ate arsye, ashtu do te thojne ne unison edhe kosovrasti me shoke ...

    kur salis te arrije marveshje me edverin per djegien e kulles se barit (kuptohet me kusht qe salis te jete perseri kryeminister), ahere emisaret e salis do te gellitisin ne menyre "magjike", ashtu se edhe ne te kaluaren, gelbazat qe kane leshuar ...

    do ti shihni ... jo shume larg ...

  2. #672
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435

    Klithjet e Edvin Haxhiqamilit: Dështova në 2009n, por do më shihni çdo punoj në 2010

    Në ditët e dimrit të vetmisë së madhe, kryesocialisti është braktisur nga aleatët, duke e lënë në Berat veç në praninë e deputetëve vendas, që s’i qasin as tek brigjet e Osumit. Nga dëshpërimi, Edi Rama për herë të parë ka artikuluar hapur thirrjet për marrjen e pushtetit me dhunë në fillim të 2010-s, por britmat s’janë dëgjuar në Kullën e Pezës, atje ku punisto-socialistët janë bërë gati t’i kërkojnë llogari dhe t’i ofrojnë gijotinën politike si zgjidhje finale të krizës

    Në ditët e dimrit të vetmisë së madhe, Edi Rama ka zgjedhur dje qytetin e Beratit, për të lëshuar ca thirrje të dëshpëruara për marrjen e pushtetit me forcë, në vitin 2010. I braktisur në këtë tur dimri, nga aleatët e tij, Skënder Gjinushi, Paskal Milo, Erjon Veliaj, por edhe nga Nard Ndoka e Spartak Ngjela, Edi Rama “i trimëruar” nga (mos)prezenca dhe (mos)mbështetja e të vetmit ushtar, Erjon Braçe, është çjerrë dje nga qyteti i Beratit, për përdorimin e forcës në vitin 2010, nën pretekstin e rinumërimit të votave. Nga dëshpërimi, Edi Rama ka artikuluar hapur thirrjet për marrjen e pushtetit me dhunë në fillim të 2010-s, por britmat s’janë dëgjuar në Kullën e Pezës, atje ku punisto-socialistët janë bërë gati t’i kërkojnë llogari dhe t’i ofrojnë gijotinën politike si zgjidhje finale të krizës.
    Mes temperaturave dimërore, para veç dhjetërave pjesëmarrësve në të ashtuquajturën “protestë”, Edi Rama ka artikuluar dje nga Berati, “idenë për “ndarjen me këtë pushtet në vitin 2010 dhe për kthimin e atdheut në duart e qytetarëve shqiptarë”.
    Nën pretekstin e rinumërimit të votave, nën vazhdim të idesë për “ndarjen me këtë pushtet”, Edi Rama ka zgjedhur dhe artikuluar si mjet për arritjen e këtij qëllimi, përdorimin e forcës.
    Do ta kërkojmë me forcë, largimin e Sali Berishës përderisa kutitë nuk hapen... Ne nuk do të presim që Shqipëria të bjerë në greminë, por do të protestojmë për të larguar qeverinë”, ka deklaruar Edi Rama dje nga Berati, ku i vetmi që i ka besuar këto thirrje dëshpëruese për përdorim force, ka qenë Erjon Braçe.
    Deklaratat e Edi Ramës, u artikuluan dje nga Berati, ku një copë e opozitës, e braktisur nga pjesa tjetër e aleatëve, prej dy ditësh, ka nisur një tur protestash, nën pretekstin e hapjes së kutive të votimit dhe rinumërimit të votave.
    Sikurse edhe një ditë më parë në Durrës, edhe dje në Berat, Edi Rama harroi “ftesën”, pë rnjë protestë “të madhe” në Tiranë, në 21 dhjetor, ditën e 130-vjetorit të ditëlindjes së Stalinit. I trembur nga “ballafaqimi” me mbështetësit e mazhorancës, në festën madhështore të 8 dhjetorit në Sheshin “Skënderbej”, Edi Rama, në vazhdim të tërheqjes nga një protestë e mundshme në Tiranë, e ka shtyrë sërish të, për pas festave të fundvitit. Këtë herë, mes dëshpërimit dhe vetmisë, ka zgjedhur nga Berati që të artikulojë thirrjen për “përdorimin forcës”, kundër pushtetit dhe institucioneve të tij. Pavarësisht tonit, dhe thirrjeve në shi të Edi Ramës, frazat e shqiptuara dje, prej tij në Berat, nuk tingëllonin asgjë më shumë se sa thirrje për të trimëruar veten, në këtë situatë, ku nuk di ç’të bëj, sepse braktisja nga mbështetësit, u konfirmua edhe nga braktisja e aleatëve, të cilët deri tani, e kanë gënjyer me pretekste të kota për protesta, duke e detyruar ta lënë jashtë Parlamentit.

    shekulli

  3. #673
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    Citim Postuar më parë nga REALIST Lexo Postimin
    Në ditët e dimrit të vetmisë së madhe, kryesocialisti është braktisur nga aleatët, duke e lënë në Berat veç në praninë e deputetëve vendas, që s’i qasin as tek brigjet e Osumit. Nga dëshpërimi, Edi Rama për herë të parë ka artikuluar hapur thirrjet për marrjen e pushtetit me dhunë në fillim të 2010-s, por britmat s’janë dëgjuar në Kullën e Pezës, atje ku punisto-socialistët janë bërë gati t’i kërkojnë llogari dhe t’i ofrojnë gijotinën politike si zgjidhje finale të krizës

    Në ditët e dimrit të vetmisë së madhe, Edi Rama ka zgjedhur dje qytetin e Beratit, për të lëshuar ca thirrje të dëshpëruara për marrjen e pushtetit me forcë, në vitin 2010. I braktisur në këtë tur dimri, nga aleatët e tij, Skënder Gjinushi, Paskal Milo, Erjon Veliaj, por edhe nga Nard Ndoka e Spartak Ngjela, Edi Rama “i trimëruar” nga (mos)prezenca dhe (mos)mbështetja e të vetmit ushtar, Erjon Braçe, është çjerrë dje nga qyteti i Beratit, për përdorimin e forcës në vitin 2010, nën pretekstin e rinumërimit të votave. Nga dëshpërimi, Edi Rama ka artikuluar hapur thirrjet për marrjen e pushtetit me dhunë në fillim të 2010-s, por britmat s’janë dëgjuar në Kullën e Pezës, atje ku punisto-socialistët janë bërë gati t’i kërkojnë llogari dhe t’i ofrojnë gijotinën politike si zgjidhje finale të krizës.
    Mes temperaturave dimërore, para veç dhjetërave pjesëmarrësve në të ashtuquajturën “protestë”, Edi Rama ka artikuluar dje nga Berati, “idenë për “ndarjen me këtë pushtet në vitin 2010 dhe për kthimin e atdheut në duart e qytetarëve shqiptarë”.
    Nën pretekstin e rinumërimit të votave, nën vazhdim të idesë për “ndarjen me këtë pushtet”, Edi Rama ka zgjedhur dhe artikuluar si mjet për arritjen e këtij qëllimi, përdorimin e forcës.
    Do ta kërkojmë me forcë, largimin e Sali Berishës përderisa kutitë nuk hapen... Ne nuk do të presim që Shqipëria të bjerë në greminë, por do të protestojmë për të larguar qeverinë”, ka deklaruar Edi Rama dje nga Berati, ku i vetmi që i ka besuar këto thirrje dëshpëruese për përdorim force, ka qenë Erjon Braçe.
    Deklaratat e Edi Ramës, u artikuluan dje nga Berati, ku një copë e opozitës, e braktisur nga pjesa tjetër e aleatëve, prej dy ditësh, ka nisur një tur protestash, nën pretekstin e hapjes së kutive të votimit dhe rinumërimit të votave.
    Sikurse edhe një ditë më parë në Durrës, edhe dje në Berat, Edi Rama harroi “ftesën”, pë rnjë protestë “të madhe” në Tiranë, në 21 dhjetor, ditën e 130-vjetorit të ditëlindjes së Stalinit. I trembur nga “ballafaqimi” me mbështetësit e mazhorancës, në festën madhështore të 8 dhjetorit në Sheshin “Skënderbej”, Edi Rama, në vazhdim të tërheqjes nga një protestë e mundshme në Tiranë, e ka shtyrë sërish të, për pas festave të fundvitit. Këtë herë, mes dëshpërimit dhe vetmisë, ka zgjedhur nga Berati që të artikulojë thirrjen për “përdorimin forcës”, kundër pushtetit dhe institucioneve të tij. Pavarësisht tonit, dhe thirrjeve në shi të Edi Ramës, frazat e shqiptuara dje, prej tij në Berat, nuk tingëllonin asgjë më shumë se sa thirrje për të trimëruar veten, në këtë situatë, ku nuk di ç’të bëj, sepse braktisja nga mbështetësit, u konfirmua edhe nga braktisja e aleatëve, të cilët deri tani, e kanë gënjyer me pretekste të kota për protesta, duke e detyruar ta lënë jashtë Parlamentit.

    shekulli


    akoma ky edvin rama qirret e bertet ky kerkon sherre dhe taksirate si duket
    kot me mire do ishte te len te qete kombin shqiptar sepse kombi shqiptar
    edhe per nje shekull nuk do te degjoj emrin socialiste vetem kur ky popull te forcohet dhe te pasurohet dhe kur kjo parti te jet e patriotve te mdhej reformist shqiptar por pas nji shekulli jo me heret

    populli shqiptar nuk do socializem deri sa te refromohet ai socializem
    rrenjesisht , por ne rrethanat q e jan ne shqiperi nuk e besoj se na duhet as pas nji shekkulli

    ky lloj socializmi duhet te jet shum kombtare e te mos ket shpirtin dhe perkushtimin kah armiqt e kombit shqiptarë kah greku e serbi

    por duhet te jet parti kombttare socialiste me refromim te shartuar sipas ekspertve te patriotizmit e politikes se njerzve te aft te popullit shqiptar

    keshtu siq esht kjo parti tani nuk ka qka kerkon ne pushtet se kombi shqiptar do te ket pasoja nga ajo dhe demtime te mdha
    te mos gabojn shqiptarët e ti shkojn pas socialistve sepse do te pendohen
    aq shum nga pasojat sepse kjo parti siq esht e pa reformuar e pa ndjenja kombtare mund te shtyj shqiperine ne gremina -
    te gjith shqiptarët ku do qe jan duhet te forcojn epartine demokratike dhe ta perkrahin por edhe kjo ka shum nevoja per ndryshime e refromime

    duhet te filloj nji zhvillim i madh ekonomik tani i shqiperise
    edvin rama nese thrret per dhunen dhe perdore dhunen duhet te merren masa ligjore ndaj tij dhuna denohet me ligj prandaj ky njeri duhet te ndalet nga qdo lloj prove ne at drejtim perndryshe shteti esht i detyruar ta burgosi
    nuk do e kisha besuar se ky esht aq ekstrem i dhunshem ky qenka me e ikeq se fatos nano dhe gjinushi

  4. #674
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,192
    Postimet në Bllog
    22
    Milo: Asnjë ftesë nga PS për protestat

    Në protestat e kësaj jave aleatët nuk janë të ftuar. “Asnjë lajmërim për partitë më të vogla për aksionin politik të së majtës”, thotë Paskal Milo, i cili e ka pritur një ftesë nga PS deri vonë. “Nuk kemi pasur asnjë informacion apo asnjë kontakt për mënyrën se si do të organizoheshin këto mitingje-proteste nga ana e PS, gjithnjë duke shkuar me bindjen që aleatët njoftohen zakonisht në fund. Ne kemi pritur një njoftim në fund, më konkretisht për dje paradite, por nuk e kemi pasur një gjë të tillë dhe për rrjedhojë nuk kemi qenë prezent në mitingun e PS, të organizuar në qytetin e Durrësit përpos nevojës për konsultime reciproke ose për një informim minimal që aktivitetet PS ka vendosur t’i zhvillojë vetë dhe pa praninë e aleatëve”, tha Milo.

    Panorama

  5. #675
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    a guxon, ti baptist me na diftue se ciles fe i perket salis, dhe ne cilin Perendi beson ai?

    kerkush nuk po mundet me me dhane pergjigje, perjashtue brarit - salis d.v. ...
    A e do te pjekur apo ta papajekur zoteri?
    Lexo dhe nje here:

    Une jam i bindur se shqiptaret, ngado qe jane, nuk pajtohen me gjykimin tend te paket se "po nuk qe kanadidati bashkfetar i yti, nuk eshte i mire! - andaj dhe nuk ben te votohet per te" absolutisht kurre.

    Pra edhe nje here:
    Une nuk kujtoj, as e kuptoj kete logjiken tuaj provinciale aq mire sa c'shpresoni ju se e njeh gjithe bota qe parandjeni se bashkndien me ju, prandaj ty edhe mund te te ngjaje sikur nuk t'jam pergjegjur.

    Mendimin tuaj se "ai qe nuk e njeh kandidatin privatisht, nuk ka te drejte vote as mendimi politik mbi te", une dhe pjesa tjeter e botes se civilizuar demokratike e quajme te papranueshem dhe absurd. Prej vet faktit se kjo logjike provinciale diskualifikon 98% te popullsise nga e drejta e votes

    Sado e vogel - Shqiperia serish nuk eshte me e vogel se Berati a ndonje province tjeter ku njerezia bejne sikur i dijne te gjitha madje edhe te palarat; te tille qe bejne edhe sikur dijne sa here ka liruar gazera naten nje njeri i perfolur ne publik. Shqiperia eshte pak me e madhe se c'mund t'jete diapazoni i degjueshmerise se nje pordhe mesatarisht te nxehte ne qetesine e nates ne ndonjeren nga keto fshatera dhe shtepi kashte te imagjinates suaj. Sepse Shqiperia, sado e dermuar nga vellezerit tuaj komuniste, serish nuk eshte Afrike. Pastaj nga e dijne valle keta njerez e kujte qe gjama? - Nga lartesia e tingullit!

    Ne lidhje me pyetjen e cuditshme; Mua me mjafton te di se sali protopapa eshte nje demokrat natyrshcik i cili ua jep te drejten dhe lirine e fese dhe te besimit te gjithe qytetareve te shqiperise njesoj dhe pa dallim - dhe per me teper e di se eshte me i mire se armiku i brendshem nepotik te 'trashegimtareve' te pushtetit diktatorial, ngado qe ta rrotullosh qeshtjen.

    Por nuk arrij te shoh se cfare relevance ka profili fetar kundrejt profilit politik ne zgjedhjet politike. Na ndrico njehere ku e sheh ti ate rendesi vleresimi sepse nuk po zgjidhnim salen imam, as patrik apo ipeshkv, po kryeminister te shtetit tone laik si ne gjithe shtetet tjera te perparuara te botes dhe ku liria e fese eshte pune per besimtarin ndersa e shtetit tia mbroje ate liri secilit pa dallim.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  6. #676
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    nuk guxon ti ta thuash, sepse salis ty te ka dhene aq liri ... te kufizuar ...

    ai mund te jete ateist ... nuk ka ndonje çudi te madhe ... ashtu siç ka qene komunist, ai mund te jete kthyer apo drejtuar nje besimi tjeter ... pra eshte relevante, apo nuk eshte ... apo prap nuk arrin te guxosh ... te pakten te mendosh i lire ...

    Thuhet se pushteti korrupton, dhe se pushteti absolut korrupton ne menyre absolute, dhe gjejme mjaft shembuj te tiraneve te medhenj a te vegjel pergjate historise Shqiptare nga shekulli i kaluar e deri me sot; ata nuk jane te larget ne histori, se e atille eshte eshte historia e institucioneve te shtetit shqiptar, krijimin e te cilit e ndajne dy-tre vjet prej qindvjetorit. Ajo qe e ben interesant nje veshtrim sado te shkurter te historise se shtetit Shqiptar eshte fakti se si rendja pas dhe mbajtja e pushtetit politik u ka shkaktuar ne pergjithesi pushtet-mbajtesve dhe politikaneve humbjen thuejse te menjehershme te cilesive themelore moralo-fetare (gjithmone duke mos i paragjykuar per te kaluaren e tyre).

    Edhe me nisjen e tranzicionit pas-komunist (ku nnga lirite e para te ri-fituaa ishte liria e ndergjegjes dhe e ushtrimit te besimit), nuk eshte e veshtire te konstatohet se ne partite politike eshte trasheguar mjaft fuqishem besnikeria partiake e antarsise, dhe se joshja e presioni jane perhere te pranishem ndaj luajalisteve te partive per te ruajtur e shtuar kontigjentet e tyre, te “vjetra” a te reja qofshin.

    Ideologjite (pa ide autentike) qe i frymezojne levizjet dhe politikat e partive I bejne platformat perkates “super-fluide”, dhe ne te shumten e rasteve jo-konsistente ne programet qe paraqesin. Po behet perhere me e dukshme se rivaliteti midis socialisteve dhe demokrateve (perfshi edhe satelitet e tyre respektive) nuk ben fjale per te miren ndaj te keqes, apo per dallimin midis te drejtes ndaj te shtremberes/gabuares, por per interesa te veçanta e te percaktuara grupime personash te lidhur me njeri-tjetrin, ashtu dhe te “bizneseve” qe jane me origjine te papercaktuar dhe jo-legjitime.

    Ashtu si edhe ne proceset e kaluara zgjedhore, ne zgjedhjet e fundit parlamentare, roli i fese dhe i besimit ishte nga i padukshem deri ne i parendesishem; ne media dhe ne debatet elektorale nuk u be thuase fare ndonje debat per çeshtje te tilla si vendi e roli i besimit ne jeten publike e shteterore Shqiptare, aborti, e drejta e jetes, martesat brenda te njejtit seks, as edhe ndonje reference e dukshme fetare. Per median, ashtu si dhe per antarsine dhe simpatizantet e partive, perkatesia fetare vetem hamendesohet, por asnjehere nuk eshte marre ne konsiderate besimi personal i ndonje kandidati, qofte ne qender, qofte edhe ne periferi; per eksponentet e partive, ministrant, e deri tek presidenti, kryetarja e kuvendit dhe kryeministri, askush nuk ka dijeni, por edhe nuk ka ndonje fare interesi se ne cilen xhami a kishe shkojne, sa te devotshem jane, kush eshte hoxha apo prifti i tyre, ku fallen a rrefehen, etj.

    Rastet kur Perendia/Zoti zihen ne goje jane kur behet be e rrufe parazgjedhore per “fitorjet” qe do te arrihen, kur fitohen/certifikohen mandatet, ashtu edhe ne ndonje veprimtari qe ka te beje me harmonine fetare ne shoqerine Shqiptare. Me tutje se kaq nuk ka nevoje dhe interes, nuk ka edhe kerkese per informacion. Nje gje tjeter te ben pershtypje: ashtu si dikur pushtetaret komuniste krenoheshin me Shqiperine si i vetmi vend ateist ne bote, ashtu edhe sot, me te njejten eufori, funksionaret e politikanet “levdohen” me harmonine fetare qe e karakterizon vendin tone.

    Perseri duhet theksuar se ketu nuk eshte vendi per te analizuar arsyet e shkaqet e ketij fenomeni aq shpresedhenes, paqesor e dobi-prures per shoqerine Shqiptare, por eshte i dukshem fakti se roli i politikes dhe i shtetit ne kete drejtim (deri me sot, te pakten) eshte thuajse i paperfillshem; nga ana tjeter harrohet se ajo harmoni eshte dhurate e hirit te Perendise per Shqiptaret e aq vuajtur, te keq-trajtuar e te lene pas-dore si prej udheheqesve te vet ashtu dhe prej atyre qe e rrethojne apo kane “bujtur” ne token Shqiptare.

    Po sa vend zene morali dhe besimi tek politikanet dhe shtetaret tane, eshte e veshtire te thuhet; ajo qe njerezit mesojne prej medias dhe provojne ne jeten e perditshme te çon ne nje perfundim jo fort pozitiv dhe inkurajues.

    Me vendosjen e pluri-partizmit, tonet e politikes Shqiptare jane dhene kryesisht prej PD e PS; te dyja ato kane trasheguar doemos viruset e punizmit, kush me pak e kush me shume; eksponentet e te dyjave kane dhene premtime qe ishte e qarte se nuk do te mbaheshin, jane marre dhe vete jane bere pre e abuzimeve dhe korrupsionit galopant; kane patur probleme nga me te ndryshmet, dhe ballafaqimet me keto probleme e shqetesime nuk jane bere ne kuadrin e vlerave, por te kushteve dhe nevojave imediate te mbajtjes e te ushtrimit te pushtetit, si nje atribut i perhershem i atij grupimi njerezish qe zuri kyçet e politikes dhe te shtetit Shqiptar post-komunist.

    Faktet e perditeshme po tregojne se as taktikat e ndjekura prej partive nuk premtojne per moral, as edhe shfaqja e politikaneve dhe e shtetareve nuk mund ti afrohet nje morali mesatar; nga ana tjeter, ato si partite, ashtu dhe individe partiake e shteterore nuk i permbahen fort programeve qe paraqesin para zgjedhjeve; me se shumti eshte politika e dites qe mbizoteron axhenden dhe preokupimin e tyre, duke infektuar foltoret, mikrofonat dhe ata qe i shohin e degjojne me lloj-lloj banalitetesh, deri edhe me te ultat.

    Nje nga bartesit me aktive te kesaj epidemie legjendare per politiken Shqiptare eshte kryeministri Berisha; per arsyen e thjeshte se nuk e njohim te tashmen e tij ne krahasim me te kaluaren. Daljet e perhershme ne ekranin e vogel, problemet qe hap dhe nuk i dihet mbyllja, deri edhe bresherite e panumerta qe leshon here pas here, ne pershtatshmeri me klimen politike te brendshme, ashtu dhe persiatja qe i ben problemeve rajonale e me gjere, nuk e gjen kete njeri ne moment "pauze". Kur thuhet se i njihet e kaluara me mire, eshte se dihet se nga eshte, çfare arsimi ka, çfare pune ka bere dhe ku, a ka qene i "organizuar", etj, te cilat te bejne te kuptosh se ka qene i angazhuar ne partine komuniste, rjeshimisht ateist, prane politbyrose dhe i derguar ne Paris per te shoqeruar byroiste, etj.

    E kaluara e Berishes pas marjes se postit te kryetarit te PD, me pas president, tashme kryeminister eshte me arritje me se shumti ne planin personal se sa te pozites qe ka gezuar ne parti dhe shtet: vendi filloi me nje "shok traumatik" kur u premtua çeku i bardhe, vijuan me nje projekt-kushtetute te pafat, zgjedhje te kontestuara, firma piramidale, kaosin e '97, gjendjen e renduar '98, ngjarje si Gerdeci, deri sa vijme ne ditet e sotme kur zgjedhjet nuk njihen nga opozita, dhe lumi i akuzave dhe kunder-akuzave vlon si asnje-here tjeter. Ne te gjithe kete hark kohor, nuk mund te thuhet se u vendos nje fare standarti moral minimal lideri, integriteti i te cileve le aq shume per te deshiruar edhe sot e kesaj dite, duke filluar nga Nano e Berisha, si dy “bajlozat” me kryesore te skenes politike Shqiptare.

    Ja, pra more baptist, si eshte puna ... e pjekur apo e papjekur, siç thua zotrote ...

  7. #677
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Nuk te ka faj populli miku im, populli ka qene poaq viktime sa edhe ti - pos atehere kur ti nuk e quan veten popull. Ky popull ka qene viktime e tradhetareve te tij militante, dhe ky nuk eshte faj i popullit por i agjenturave te jashtme armike te koordinuar me mediat, me kollaboracionistet e tij te mobilizuar, te organizuar, e te finansuar mire.

    Une nuk mund te fajsoj direkt ate qe i vuri zjerrin dokumentacionit te pronave ne vitin e prishjes se shqiperise 1997.

    Por mund te fajsoj ate qe e urdheroi nje krim te tille. Dhe ai qe urdheroi nje gje te tille eshte nje ne beograd nje ne rome e nje ne athine, - keta jane vetem kuislinget e tij.

    Aq me teper qe nje pasardhes i tij nje kipc i etshem per tirani instrumentalizon kete krim serish kunder popullit te tij.

    Kjo paftyresi kjo arrogance kulmi i poshtersise thyen limitet e arsyeshmerise se njeriut s'ka dalur mendesh ne teresi. Megjitehse pa qene bire kurve tradhetare, njeri me arsye nuk mund tia bente kurre kete krim popullit te tij.

    Nje krijese qe vet me qellim te paraplanifikuar mire shkaktoi kohe me pare kete ngaterrese me pronen dhe ligjshmerine, sot perdor pikerisht kete veper te tijen si arme per nje tjeter mizori.

    Dhe perderisa ne Shqiperi kemi gjithe mediumet pa asnje perjashtim te shitura e me sakte e fakt te themeluara nga armiq te tille - per mua as ka qene as do te jete asgje qe do t'me shkaktoje ndonje cudi. Sepse une mire e di -qe diegia e dokumetacoinit te prones historike mes dokumenteve tjera qe ketu nuk jane ne diskutim ne ate vit te prishte te Shqiperise u be per te krijuar kushtet e vepres se tradhetise se re te vjedhjes se pronesise nga beograd rome dhe athine.

    E tere kjo ergersi huliganizmi qe kishte per qellim te dukej si anarki - eshte bere me kalkulim te plote ne prapavi e me perllogari te ftohte perfitimesh nga bandat e mafise shteterore perfshire dhe ato ne bullgari.

    Te nacionalizohen ato prona strategjike komtare dhe te sillet serish nje qeveri teknike e kolicionit te gjere apo tradhetise gjithperfshirese sikur atehere pas vitit te prishte, qe privatizimi te behet nga agjensioni i vetquajtur i mirbesimit ku pronat shqiptare do te bleheshin nga berluskoni e mafioze te tjere ne pushtet e regjionit te felliqte ballkanik, sepse dokumentet jane shkaterruar qysh atehere ne prapavi. Dhe per tu arritur kjo:

    Nuk do te kursehet asnje shpifje asnje kanal televiziv per asnje sekond ne kokat e popullit te terrorizuar medial e rrugor shpifjesh protestash e malverzimesh e trazirash pafund, deri sa te sillet edhe nje here ajo 'qeveri' - qeveria e tradhteise. Qeveri e koalicionit te tradhetise apo me nje fjale tradhetia teknike e per me sakte kukulla mekanike fijet e dirigjimit te se ciles jane gjithkund ne serbi itali e greqi - perpos ne shqiperi. Ky eshte qellimi i fundit i mafiozit ramo i cili nuk do te qetesohet deri sa te perfundoje ma gjakun e popullit te pllakosur ose me gjakun e tij. Harroi ti kutite!
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  8. #678
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga Elonaa Lexo Postimin
    Eshte per tu cuditur..... pse gjithe shqiptaret kundershtojne me foce dhe sherr njeri tjetrin???!!!Lufte e madhe te bejne njeri tjetrin te mendoj sic duan ata..

    Per fate te keqe sherri ndaj njeri tjetrit ka ekzistuare edhe te stergjyshet, patriotet,rilindasit tane etj.etj.

    Shqiperia dhe e gjithe shqiptaria ka qene dhe do te jete ne hall , me shqipefolesit qe nuk ju ka mbetur as nje "gram " nacionalizem ne shpirtin e tyre.

  9. #679
    Ne lajmet e sotme, pashe Edi Ramen ne Vlore dhe mu dhimbs!

    I ka hipur nje kali donkishotesk apo nje gomari nastradini mbrapsht dhe nuk gjen dot rrugedalje.

    Sic duket tashme ate e ka kapur frika e humbjes se mbeshetjes dhe tek elektorati fanatik qe e trashegon PS, qe nga viti 1941 dhe leje me te elektorati i moshave te reja... qe ndjehen te zhgenjyer!

    Rama nuk po e perballon dot traumen e shkaktuar nga humbja e paparashikuar nga ai vete dhe ndonese po behen gjithe keto muaj, ai serish e ndjen se zgjedhjet behen cdo jave dhe se ai po humb cdo jave, gje qe e paraqet ate ne syte e zgjedhesve dhe te faktoreve nderkombetare si nje politikan adoleshent dhe te papergatitur.

    Eshte e trishtueshme te shikosh nje opozite qe zvarritet neper rrugen pa krye dhe po ashtu edhe me e trishtueshem eshte fakti qe kjo force politike nuk po arrin dot te prodhoje politike te besueshme dhe afatgjate, por po ngaterrohet keq me gjera te rendomta, per te mos thene se ka rene ne kurthin e Berishes.

    Opozita duhet te ngrihet! Ajo duhet te prodhoje politike aktive dhe jo fjale!

    Eshte e trishtueshme te shikosh cdo nate te njejtat skena neper lajme, te njejtat akuza, te njejtat fjale, vecse fytyrat nderrojne, por thelbi mbetet i njejte!

    Rama dhe PS kane rene ne kurth!

    Ata kane mbetur ne rreth vicioz dhe nese nuk nderhyn dikush, ata ka rrezik te marrin superxhiro dhe te dalin krejtesisht nga loja politike, per t'u regjistruar me pas si nje OJQ.

    PS duhet te krijoje nje ekip serioz dhe te pergatitur, nje ekip modern dhe sfidues, nje ekip qe nuk mirret me vogelsira e gjera te rendomta.

    Mbi te gjitha ajo duhet te zbatoje rregullat e lojes demokratike, ne menyre qe te dale para shoqerise shqiptare me te vertete si nje prurje e re, me te vertete si nje fytyre e re, duke fshire me force njehere e mire makiazhin e "baballareve" te tipit Ruci-Dokle, qe vazhdojne ti bejne hije dhe po e mbajne te lidhur me te shkuaren, gje qe po i sjell shume dem asaj.

    Nese Rama desheron me te vertete qe te jete dikushi, qe te pranohet nga shoqeria shqiptare si reformues, atehere ai duhet te ngrihet mbi lojerat e vjetra te politikes, duhet te ngrihet mbi rruget dhe menyrat qe perdorin kundershtaret e tij, duhet te tregohet me i sinqerte sa i perket akuzave qe i jane bere ne vazhdimesi, duhet ta drejtoje PS ne kahun e duhur te politikes shqiptare dhe mbi te gjithe duhet te kete kurajon qe te bashkepunoje me krahun tjeter te politikes ne luften kunder krimit, kunder mafies, te pershpejtimit reformave per integrimin te Shqiperise ne BE, te perfundimit te reformave te sistemit gjyqesor, te krijimit te nje administrate publike profesionale etj.

    Nje PS moderne eshte nje sihariq per shqiptaret, nje kryetar modern eshte nje pasuri kombetare, nje politike e moderuar dhe e kohes eshte nje nevoje e menjehershme e te gjithe klases politike shqiptare.

    Personalisht do te ndjeja kenaqesi qe ne Shqiperi te kete nje force politike socialdemokratike europiane!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 18-12-2009 më 17:23

  10. #680
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    ...

    Nese Rama desheron me te vertete qe te jete dikushi, qe te pranohet nga shoqeria shqiptare si reformues, atehere ai duhet te ngrihet mbi lojerat e vjetra te politikes, duhet te ngrihet mbi rruget dhe menyrat qe perdorin kundershtaret e tij, duhet te tregohet me i sinqerte sa i perket akuzave qe i jane bere ne vazhdimesi, duhet ta drejtoje PS ne kahun e duhur te politikes shqiptare dhe mbi te gjithe duhet te kete kurajon qe te bashkepunoje me krahun tjeter te politikes ne luften kunder krimit, kunder mafies, te pershpejtimit reformave per integrimin te Shqiperise ne BE, te perfundimit te reformave te sistemit gjyqesor, te krijimit te nje administrate publike profesionale etj.

    ...
    Jane per tu lavderuar dhe vleresuar kujdesi dhe dhimbja qe tregon per ramen dhe ps ...

    jane per tu vleresuar, dhe pse jo, te merren ne konsiderate meraqet dhe rekomandimet e tua ...

    por te treguarit emocional dhe miredashja sikur komprometohen pak kur thua se duhet te ngrihet mbi rruget dhe menyrat qe perdorin kundershtaret e tij ...

    po ashtu kur keshillon te bashkepunoje me krahun tjeter te politikes ne luften kunder krimit, kunder mafies ... si i behet kur mafja perfaqsohet ne qeveri, e cila akuzohet se ka vjedhur vota, se ka grabitur mandate deputetesh, se nxitohet te mbuloje pislleqet e korrupsionit elitar dhe masiv ...

Faqja 68 prej 82 FillimFillim ... 1858666768697078 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •