Rama ne Orikum: "Aty ku vidhet vota, vidhet dhe toka, lihet koka"
Denis Dedej
E Diele, 01 Nentor 2009
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, zhvilloi dje nje takim me banoret e perfshire ne konfliktin per token e ndare me ligjin 7501 ne Orikum, nga ku premtoi se do te ngrene nje grup specialistesh, per t'i dhene zgjidhje ketij problemi. Ne kete takim kryesocialisti ishte i shoqeruar nga deputetet e Qarkut te Vlores, Eltar Deda dhe Fatmir Toci. "Une do te angazhoj jo vetem deputetet qe kam me vete, Deden dhe Tocin, por edhe juristet me te mire qe kemi, deputete apo jo. Do te ngreme nje grup specialistesh qe do te bejne avokatine tuaj, deri ne zgjidhjen e ketij problemi", premtoi Rama. Me tej, ai shpjegoi se ne qofte se shteti i kapur peng nuk u pergjigjet, se bashku do te gjejne gjithe argumentet, qe t'i rreshtojne ne gjykate. Duke folur per ceshtjen e prones, kryesocialisti, njeheresh kryetari i bashkise se Tiranes, komentoi edhe konfrontimet e fundit midis policise bashkiake dhe policise se shtetit, duke i cilesuar si kercenime. Sipas tij, nepermjet kryesherbetorit te Familjes, Lulzim Basha, policia po keqperdoret vetem nga Sali Berisha. "U pa qarte kjo edhe ne Tirane. Duan te kercenojne nepermjet saj: O me ne, o s'keni prone. Ceshtja eshte qe kjo kerkon zgjidhje dhe une shfrytezoj kete takim per t'i thene Sali Berishes, eja ketu dhe fol me njerezit. Sic iu ke premtuar", drejtoi thirrjen lideri i partise me te madhe ne opozite. Ai tha se "aty ku vidhet vota, vidhet dhe toka, lihet koka". Sipas tij, nje pushtet qe vjedh voten, vjedh cdo gje tjeter. Kryesocialisti tha gjithashtu se aty ku vidhet vota vidhet dhe gjithcka tjeter qe vjen pas saj. "Sot jane prekur 56 familje, neser do te jene te tjere dhe ne teresi 600 familjet qe kane kete problem, do te preken. Qofte me pronen e re dhe te vjeter, eshte bere katrahure dhe me kthimin e Sali Berishes ne pushtet, kjo eshte shfrytezuar edhe me teper", deklaroi Rama. Sipas tij, Orikumi eshte vetem nje pjese e zullumit qe po behet ne gjithe vendin me pronat. Duke vijuar me tej, lideri socialisti akuzoi se ajo polici qe vjen aty me shkopinj gome, eshte policia e shtetit tone, eshte policia e shtetit e tyre te kthyer ne bande, qe i sherben drejtpersedrejti familjes se Sali Berishes. Kryesocialisti akuzoi Sali Berishen se kerkon te behet pronari me i madh i Shqiperise. Prej disa ditesh ne Orikum eshte zhvilluar nje perballje midis disa banoreve dhe policise per nje toke te dhene sipas ligjit 7501, ne te cilen po kryhen ndertime.
Banoret: Nese s'zgjidhet ceshtja, rikthehet viti '97
Banoret e Orikumit, te prekur nga konfrontimi i fundit me Policine e Shtetit, te cilet ishin ne takim me kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama, kane deklaruar se nese nuk jepet zgjidhje ceshtjes se tyre, ata do te rikthejne '97. Kjo pasi sipas tyre, Orikumi eshte i mbushur me arme. Pjesemarres ne takim bene prezent faktin se ishin keqtrajtuar dhe dhunuar, marre zvarre, ne nje kohe qe ata kishin mundur te shuanin konfliktin, per te mos kthyer rruget e Orikumit ne nje "Gerdec" te dyte. Ato kane ngritur gjithashtu problemet e prezences se forcave policore, mosdhenien e zgjidhjes ne lidhje me procedurat qe rregullohen me ligjin 7501. Pas diskutimeve edhe me zotin Rama, i cili deklaroi se do te merrte edhe nisme ligjore per zgjidhjen e ceshtjes, ne salle u krijua konfuzion, pasi nje nga banoret prezent i drejtoi nga salla nje pyetje kreut te socialisteve, ku i kerkoi nese zgjidhja qe ai do t'ju jepte, do te ishte ligjore apo politike. Pas kesaj, banoret debatuan me njeri-tjetrin dhe kreu i opozites kerkoi largimin e medias nga salla, nepermjet njerezve te tij. Pak minuta pas debatit ne salle, takimi u mbyll.
koha jone
Krijoni Kontakt