Close
Faqja 82 prej 82 FillimFillim ... 3272808182
Duke shfaqur rezultatin 811 deri 820 prej 820
  1. #811
    i/e regjistruar Maska e Bani gjk
    Anëtarësuar
    06-01-2005
    Postime
    550
    Brar, ti bre djal a e percjell emisionin Opinion apo vetem te ejten kur ke Sala e shikove ?!!! Nese e percjall rregulisht, ateher nuk do te kishe ardhur ne ate perfundime per Fevziun.
    Ashtu si tha juanita, Sandri dhe Fevziu jane te lidhur drejtprdrejt me Salen.
    Sa i perket gazetaris Fevziu eshte nr nje, nuk ka gazetar me te mire shqiptar.

    p.sh - puna gazetarit eshte te ngacmoj dhe jo te lavdroj.

  2. #812
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Nuk ka burre me te lig dhe me anti shqipetare se Rama.Shikoni ne lajme se si i ngriti ne demostrim te dhunshem minatoret pensioniste.Pasi i kishin vene afat deri ne oren 12 kryeministrit qe ti plotesonte kerkesen e tyre u konfrontuan me policine.Natyrisht qe sot e gjeten kur ka mberrite komisioni i keshillit te europes.Mallkuar qofshin.Zoti e di se cfar do te organizoje tjeter ky lloj palloshi qe kryeson bashkesine e ligesise deri sa te perfundoje takimi me nderkombetaret.

  3. #813
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Konfrontim ka ndodh me gjith mend?
    Po eshte e sigurte qe i ka qit Rama keta apo kan dale per hesap te vet?
    Po i ka qit Rama i vjen per osh per poltiken e vet, po ai Sali palla pse sja ka dhene statusin ketyre po si sco gje e le zvarre qeverria koti e Saliut.
    Albania Uber Alles

  4. #814
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga Anesti_55 Lexo Postimin
    Nuk ka burre me te lig dhe me anti shqipetare se Rama.Shikoni ne lajme se si i ngriti ne demostrim te dhunshem minatoret pensioniste.Pasi i kishin vene afat deri ne oren 12 kryeministrit qe ti plotesonte kerkesen e tyre u konfrontuan me policine.Natyrisht qe sot e gjeten kur ka mberrite komisioni i keshillit te europes.Mallkuar qofshin.Zoti e di se cfar do te organizoje tjeter ky lloj palloshi qe kryeson bashkesine e ligesise deri sa te perfundoje takimi me nderkombetaret.
    Dhe vendosin te tjeret,me ate Salen nuk shkohet me gjate.
    Ne semafor hapen dritat jeshile,por c'ne Kryekrimineli i shqetesuar????

  5. #815
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-12-2009
    Postime
    16
    rama shumë i pa edukuar po mundohet ta fundos me forcë qeverin berisha.

  6. #816
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    afër kojshisë
    Postime
    228
    Rama asht kamikaz i shqiptareve. Nuk pyet per popullin qe e ka votue si e ka votue deri tash tuj vjedh votat e bashkise dhe te pushtetit qendror. Asht nje makjevelist i lindun, sepse don te arrije qellimet e veta me cdo mjet. Cka jane ata ditezez qe e ndjekin?! Ka gjetur disa minatore me skleroze qe s'din me u kthye ne shtepite e tyne veç i marrin per dore te afermit se u kane ikur tinzisht nga shtepia. Turp, te djegesh jorganin per nje plesht. Le o burri dheut nje here kete popull rehat se boll ka vuajtur neper zbore, hapje tokash te reja, t'u qepet kodrave e maleve e t'i baj pjellore si fushat. Le, o burri dheut mos turbullo, se 2 legjislatura i pati dhe opozita e sotme e s'u ba nami, pavaresisht se u mor pushteti me Gjykaten Kushtetuese te Fehmi ( çunit) Abdiu e megadushkut, por kur qe puna per çeshtje madhore si heqja e vizave me BE, opozita e athershme leshoi pe. S'u ba nami, bre? Pa pushtet ke kene, pa 'te rri edhe pak vite. Pasuri ke, grate si mbreti i ke nderrue, neper bote ke shetit. Te duhet populli?! Jo, bre, kur s'te duan te tute qe ke hanger e pi me 'to ( ata 4-5 deputet) kujt i bie ndermend se cili je?! Ofshete e njera une e njera, ke te qaj ma pare?!

  7. #817
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Rrama eshte si Berisha,pa llogaritur vitet.
    Dhe Berisha ju fansat,eshte SERB.
    Me ju...............miq.
    lg

  8. #818
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar më parë nga BROZALINI Lexo Postimin
    Rama asht kamikaz i shqiptareve. Nuk pyet per popullin qe e ka votue si e ka votue deri tash tuj vjedh votat e bashkise dhe te pushtetit qendror. Asht nje makjevelist i lindun, sepse don te arrije qellimet e veta me cdo mjet. Cka jane ata ditezez qe e ndjekin?! Ka gjetur disa minatore me skleroze qe s'din me u kthye ne shtepite e tyne veç i marrin per dore te afermit se u kane ikur tinzisht nga shtepia. Turp, te djegesh jorganin per nje plesht. Le o burri dheut nje here kete popull rehat se boll ka vuajtur neper zbore, hapje tokash te reja, t'u qepet kodrave e maleve e t'i baj pjellore si fushat. Le, o burri dheut mos turbullo, se 2 legjislatura i pati dhe opozita e sotme e s'u ba nami, pavaresisht se u mor pushteti me Gjykaten Kushtetuese te Fehmi ( çunit) Abdiu e megadushkut, por kur qe puna per çeshtje madhore si heqja e vizave me BE, opozita e athershme leshoi pe. S'u ba nami, bre? Pa pushtet ke kene, pa 'te rri edhe pak vite. Pasuri ke, grate si mbreti i ke nderrue, neper bote ke shetit. Te duhet populli?! Jo, bre, kur s'te duan te tute qe ke hanger e pi me 'to ( ata 4-5 deputet) kujt i bie ndermend se cili je?! Ofshete e njera une e njera, ke te qaj ma pare?!
    Hahaha
    Qeka kamikaz Rama
    Un e di se kamikazet japin jeten per kauzen.
    Se kam pa kun Ramen me dhan jeten , e kam pa se kerkon me i hek karriken Salise kjo po.
    Albania Uber Alles

  9. #819
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar më parë nga SystemA Lexo Postimin
    Dhe vendosin te tjeret,me ate Salen nuk shkohet me gjate.
    Ne semafor hapen dritat jeshile,por c'ne Kryekrimineli i shqetesuar????
    I jan prish kokat e paralelit Sales dhe nuk di ka me ike pranej eshte shume i shqetsum.
    Albania Uber Alles

  10. #820
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Avukati i djallit Tako Ngjela vazhdon avazin;
    ----------------
    Avokati shpërthen ndaj Kryeministrit: Berisha është i paturpshëm, duhet shkallmuar


    Partia Demokratike ka shtuar minimalisht 230000 vota në zgjedhjet e fundit parlamentare si pasojë e manipulimeve që ka kryer me anë të kartave të identitetit. Këtë akuzë ndaj mazhorancës e artikuloi dje në një intervistë për “Shqip” kryetari i Partisë për Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela. Sipas tij, akuzat e opozitës për falsifikim kartash janë të vërteta. Ngjela thekson gjithashtu se me këto probleme të mëdha që ka sjellë mazhoranca aktuale në vend, integrimi mbetet një objektiv i largët.

    Zoti Ngjela, si i gjykoni akuzat e socialistëve se në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit janë përdorur edhe karta identiteti të falsifikuara për të arritur manipulimin e rezultatit?


    Duhet të theksojmë që në fillim se këto nuk janë akuza, por të vërteta që vijnë e formohen nga të gjitha burimet. Unë kam qenë i pari që kam paralajmëruar për manipulimin e zgjedhjeve me anë të kartave. Dhe çështja ka qenë e qartë për këdo që di të mendojë qartë. Vetëm një naiv nuk e kuptonte që Saliu po e sorollaste çështjen e kartave të identitetit pikërisht se do të manipulonte me to. Kjo është një gjë e turpshme dhe është dëmi më i madh që i është bërë shoqërisë shqiptare, por kur është fjala për Sali Berishën, një demon tani i gjendjes shqiptare, kjo është si gjithë të tjerat, si të gjitha bëmat e liga që i ka shkaktuar këtij vendi. Kurrë Sali Berisha nuk mund të fitojë zgjedhjet në Shqipëri, sepse ai ka një urrejtje të madhe popullore. Nga zgjedhjet e fundit ai nuk ka marrë as 40 deputetë, për këtë ju garantoj. Me kartat e identitetit ka hedhur në Tiranë rreth 150000 vota emigrantësh apo dhe të vdekurish, sepse kanë votuar lloj-lloj emrash dhe do ta konstatoni sapo të nisë hetimi. Po kështu, me karta të falsifikuara dhe me emra emigrantësh e të vdekurish madje edhe me emra fiktivë, Partia Demokratike me anë të njerëzve të saj ka hedhur: në Durrës rreth 30000 vota, në Elbasan mbi 20000 vota dhe në Korçë ka hedhur rreth 30000 vota. Këto janë të sigurta, por kështu ka bërë edhe në Fier, në Shkodër, në Berat dhe ku ka mundur. Kjo është tabloja e gjendjes së manipulimit dhe nëse do të hetohet kjo çështje keni për të parë sesi do të shkojnë ngjarjet. Le të sjellim në kujtesë tmerrin që kaloi Saliu kur në dhjetorin e vitit 2006 u tkurr në marrëzi kur nuk po lejohej nga socialistët të përdorë certifikatat pa fotografi, me të cilat donte të manipulonte zgjedhjet për pushtetin vendor. Ja pra, këtë bëri këtë radhë me kartat, atë që donte të bënte në 2006-n me certifikatat. Ai është i paturpshëm, duhet shkallmuar, se në të kundërt kurrë nuk do të kemi liri, demokraci apo mirëqenie në këtë vend. Ai i bën të gjitha.

    Mazhoranca i ka konsideruar këto akuza si të pabaza dhe ka theksuar se ky është një plan i opozitës për të penguar lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Cili është qëndrimi juaj në lidhje me këtë këndvështrim dhe sa mendoni se ndikojnë këto akuza në procesin e liberalizimit të vizave?


    Akoma i dëgjoni këta barbarë që flasin vetëm gënjeshtra dhe vetëm vjedhin, grabisin dhe mbrojnë Saliun në çdo banditizëm të tij. E ç’hyjnë vizat këtu, pse nuk e dinë shqiptarët se sa të jetë Saliu Kryeministër kurrë nuk do të kenë të ardhme europiane? Kurrë. Këtë e dinë të gjithë sot në Shqipëri. Nuk e patë që Serbia doli para nesh në këtë çështje? Kurrë nuk do të ketë një shtet të institucionalizuar shqiptar me Sali Berishën Kryeministër: ai është fatkeqësi kombëtare dhe ka ardhur koha ta largojmë përfundimisht nga drejtimi politik. Kjo është koha, të shohim se çfarë do të thonë shqiptarët, që e kanë shansin e fundit, në të kundërt këtu do të pllakosë tragjedia. Manipulimi me kartat është evident, duhet vepruar sa më shpejt.

Faqja 82 prej 82 FillimFillim ... 3272808182

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •