Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!
Kriza dhe Presidenti Topi
» Vendosur: 24/11/2009 - 09:15
• Agim Neza
Deklarata e djeshme e Presidentit Topi se: “..Unë atë gatishmëri që kam pasur gjithmonë vazhdoj ta kem, por çështja qëndron tek vullneti politik i partive”, tregon se Presidenti Topi nuk e shikon veten si burrë shteti, por thjesht duket si “një Zëdhënës fillestar” që bën “show mediatik” dhe nuk tregon se sa i angazhuar është të punojë seriozisht për qytetarin shqiptar, për vendin, për drejtësinë në Shqipëri, aq më tepër të zgjidhë konflikte të politikës shqiptare. Me keqardhje i quaj veprimet e Presidentit të vendit tim si “donkishoteske”, por ky është realiteti për momentin. Opinioni publik nuk arrin të konceptojë Presidentin e vendit të lëshojë mesazhe të tilla qesharake, që të ngjasojnë më një arbitër futbolli, që është caktuar të gjykojë ndeshjen, i cili thotë: “Unë jam në tribunë, por ju vazhdoni “lojën” edhe nëse do të filloni “të ziheni me grushte”, kur të mendoni se unë jam i domosdoshëm atëherë vij dhe arbitroj lojën”. E solla këtë krahasim se e di se Presidenti Topi e pëlqen futbollin dhe për fat të keq prania e tij në stadium gjatë ndeshjeve tona të kombëtares me të huajt ka sjellë vetëm humbje.
Presidenti Topi duhet të kuptojë se nuk është Veterineri i nderuar dhe profesionist, por është Nr.1 i vendit, është Kreu i Shtetit, është Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, është Komandanti i Forcave të Armatosura! Pra, Presidenti është mbi palët, pikërisht për këtë Ai nuk duhet të bëhet palë. Presidenti nuk duhet të krijojë përshtypjen se me heshtjen e tij, të tjerët të mendojnë se Presidenti Topi po mbështet të majtën apo se rrëzimi i Berishës i krijon mundësinë për një mandat të dytë si President.
Për të qenë më i drejtpërdrejtë me opinionin publik, sipas mendimit tim nëse Presidenti Topi do të ishte një burrë shteti dhe mbi palët, Ai duhej të thoshte: “Kryeministri Berisha nuk mund të hapë kutitë e votimit, ashtu siç nuk mund t’i asgjësojë këto kuti”. Natyrisht këtu unë kam rezervat e mia edhe për Kryeministrin Berisha, i cili thotë se: “Nuk i hap kutitë e votimit”. Në fakt, ligjërisht Kryetari i PD-së dhe Kryeministri i vendit Berisha as nuk mund të hapë dhe as nuk mund të asgjësojë kutitë e votimit.
Pra, Presidenti Topi, i cili në një intervistë televizive për “Ora News” i përmendi pothuajse 70 herë fjalët “dialog” dhe “kushtetutë” duhet t’i bëjë të qartë opinionit publik dhe partive politike se kutitë e votimit nuk janë më pronë as e Sali Berishës as e PD-së, as e Edi Ramës, as e PS-së dhe as e Kryetares së Parlamentit Jozefina Topalli.
Zgjedhjet tashmë janë të certifikuara edhe nga ndërkombëtarët. Kjo ndoshta edhe për faktin se edhe me “lejen” e Presidentit Topi, Ambasadorët më të rëndësishëm të akredituar në Shqipëri patën vërshuar në Gjykatën e Apelit atje ku ndodhej Kolegji Zgjedhor, madje për këtë ishte lajmëruar e gjithë media. Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor nuk kemi dëgjuar ndonjë Ambasador të lançojë qoftë edhe një fjalë për këtë organ të pavarur.
Pse hesht Presidenti Topi për këtë vendim të Kolegjit Zgjedhor?
Nëse dikush duhet të flasë pozitivisht ose negativisht për vendimin e Kolegjit Zgjedhor, i takon Presidentit të Republikës të prononcohet, duke qenë se është edhe Kryetar i KLD-së. Pas kësaj deklarate që mund të bënte Presidenti Topi, atëherë mund të flitej për takim me dy krerët e Partive më të mëdha. Përmend vetëm PS dhe PD për faktin se me ligjin elektoral Berisha dhe Rama janë “peshkaqenët” e politikës, krerët e Partive të tjera janë “cironka” që lëvizin sa majtas dhe djathtas.
Presidenti i Republikës është për zgjidhje të problemeve, jo për të krijuar ngërçe apo për të teorizuar me “ngrica e ngrohje” të politikanëve!
Presidenti duhet të gjejë apo të paktën të sugjerojë konkretisht mënyrën se si opozita mund të jetë e pranishme në Parlament.
Presidenti më mirë se çdonjëri tjetër e ka të qartë se situata politike e krijuar ndikon negativisht në shumë drejtime dhe mbi të gjitha ndikon në sistemin e drejtësisë, që është në gjendje të mjerueshme, në veçanti në lidhje me korrupsionin e evidentuar nga organizmat ndërkombëtare dhe qytetarët shqiptarë.
Në lidhje me sistemin e drejtësisë, Presidenti Topi besoj se e ka dëgjuar zërin e deputetit Socialist z. Fatmir Xhafa (transmetuar nga TVSH) në një konferencë ndërkombëtare për shqetësimet në sistemin e drejtësisë dhe përgjegjësitë që zoti Topi ka si President i Republikës dhe kryetar e KLD-së (Këshilli i Lartë i Drejtësisë).
Presidenti i Republikës dhe Kryetari i KLD-së duhet të japë zgjidhjet dhe të marrë masa konkrete, që drejtësia shqiptare që për fat të keq është në ditët më të zymta të dalë nga kjo situatë dhe të mos flasë “për sekserë gjyqtarësh” apo “gjyqtarë sekserë”, por të thotë emra konkretë dhe të ndëshkojë ligjërisht ata gjyqtarë që Presidenti ynë i nderuar i konsideron “sekserë”. Nga ana tjetër kjo do të ndihmonte për të ruajtur të pastër figurën e qindra gjyqtarëve dhe prokurorëve që punojnë më përkushtim dhe ndershmëri për drejtësinë shqiptare.
Është disi e kuptueshme të kemi një Kryetar të Këshillit të Lartë të Drejtësisë “të dobët”, por është e pafalshme të kemi një President “hije” apo një President “honorifik”! Në veprimtarinë e një Presidenti nuk mund të ketë hatërmbetje, nuk duhet të ketë mllefe. Zoti Topi nuk duhet të quajë veten “të ekzekutuar politikisht” siç i pat etiketuar votat e maxhorancës, thjesht për faktin se deputetet votuan kundër propozimeve të tij për kandidaturat për gjyqtarë të Gjykatës së Lartë. Një President mund të mbajë inat personal, qoftë edhe për ndonjë shkrim si këto të miat ndaj jush si President, por jo të mbash inat politik që kanë të bëjnë me interesat e vendit dhe konsolidimin e shtetit. Aktualisht, ju duhet të jeni mbi politikën dhe jo të “fshihi” nën hijen e politikes.
Personalisht nuk kam asgjë me Presidentin Topi, por dëshiroj që Presidenti i vendit tim me veprimet dhe vendimet e tij politike të kontribuojë që shqiptarët të lëvizin pa viza, të mos jenë më të përçmuar se sa serbët dhe maqedonasit, të jemi anëtarë të BE-së.
Janë të shumtë ata që janë kënaqur që një organizëm prestigjioz e ka shpallur Presidentin Topi si një ndër “10 Presidentët më të bukur” e reklamuar nga Zyra e tij e Shtypit, por unë do të dëshiroja të dëgjoja një diplomat të huaj, një homolog të tij të thotë: “Presidenti i Juaj është një burrë shteti!”
Përsëri ka kohë gjatë mandatit në vijim që Presidenti Topi të tregojë se ka aftësi për t’u bërë një burrë shteti! Po presim...!
panorama.
--- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...
---voudou.. ---
I nderuar si heq asnje presje atij shkrimit tim.
Dhe e di pse?
Nuk eshte mendja e shqiptareve qe i do gjerat ashtu. Eshte mendja e keqe e atij qe quan ti shtet.
Se ai shtet i dhunon njerzit me njemije menyra.
Dhe ajo polici qe e quan ti te shenjte e si duhet te jete eshte aktualisht eshte vegel qorre e pushtetit dhunues.
Respektoni shtetin thua ti.
Cilin shtet thua ti ate qe i shkel ligjet vete i pari?
Ate shtet qe vjedh dite e nate leket e shtetasve
Ate shtet qe i ben parate rrush e kumblla duke blere vota e komisionere?
Ate shtet qe mashtron 24 ore non stop ne cdo sfere?
Ate shtet qe ti ve gjobat kot se koti?
Ate shtet qe te rrjep e te le pa pune e pa leke?
Atij shteti qe te sorollat e ste jep pronen?
Mbaje mend qe do shpertheje dhuna e popullit kunder qeverise se eshte sterrmbushur kupa e hidhur e diktatures idjote te malokeve. Quaje sa te duash revolucion komunist e polpotist. Dhuna ka si kunderarme dhunen po se ke ditur mesoje.
U kujtuat te fshheni pas ligjit ju qafira te Sales pasi vodhet gjith asetet e shqipove, pasi vrate njerez ne gerdec, pasi vodhet zgjedhjet e bete njemije te zeza na nxirrni ligjin perpara.
Edhe Enver Hoxha me ligj e vrau gjysmen e shqiptareve.
Do shpertheje dhuna se i pelqen Saliut te parit te konfrontohet. Eshte vete ai qe po i ngre rremabt njerezve me kokfortesine idjote te tij ne tentativen per te mbyllur krimin e madh elektoral te votevjedhjes.
Prandaj po kini nje fije mend ne koke lerini kapadaillekun idjot te Saliut e gjithe PD e beni ato qe thote opozita. E di qe do dilni pa breke kur te celen kutite po se paku celini bini ne ujdi dhe beni nje pale zgjedhje te reja per se mbari e po kini b*ythe fitojini prap
Keshtu zoti katerdrinas
Albania Uber Alles
Shqiperia nuk do te mbetet peng i neokomunisteve qe kerkojne te vijne ne pushtet me cdo lloj mjeti.Nese je akoma me mendjen e 97, te siguroj se vec luftes civile nuk keni per aritur gje.Nese ne 97 e manipuluat popullin me " do na sulmojne maloket", sot zor se ju ndez. Minimumi mund te shihni idhtaret tuaj te varur neper dega rrepesh
... E ku thuhene ne karte
Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!
juanito..
prap po e perserit ti se pd ka blere komisioneret socialiste.. e ssipas teje kte ta tha..nje njeriu yt..
na e sqaro dhe njihere kte pune.. a po ja fut kot apo e ke te sigurte kte llaf..
dhe ne se komisioneri blihet i kujt eshte faji se mund te dali dhe sala te thot i bleu ne berat edvini komisioneret pra nuk i quaj deputetet e ps-se qe dolen ne berat apo tiran durres etj.
partite mundohen me vu komisioner besnik te vetet e ne se ata blihen kjo nuk perben arsye per kryengritje..por vet partia qe pretendon se x komisioner i eshte blere merret me kte pune me strukturat e saja.. ose e perjashton nga partia ose e denoncon ne polici e prokurori .. etj..
e ka denoncuar PS-ja kte mikun tend socialist se ka shitur rezultatin?
sdi pse me duket si genjeshter mua kjo qe ke thene.. ti sikur nuk genjen.. pamvaresisht se nuk e do saliun.. po me genjeshtra nuk kemi pse debatojm ketu..
dhe un kam bere cudi pse gjinushi ka marre votat e hasjanve.. po kjo sdo te thot me bo kryengritje..por ..qe her tjera pd te punoj me shume memiletin andej qe u a mbush mendjen se.. me mire u bie te jen me saliun se me gjino vetullziun..
kjo eshte politika..
--
Pse dështoi weekend–protesta e PS-së!
ARDIT ÇELA
Të gjithë ishim kureshtarë të shihnim se çdo të bënte Edi Rama dhe të tijtë këtë fundjavë, në këtë protestë kaq shumë të trumbetuar dhe të pompuar. Jo se prisnim ndonjë gjë të madhe, sepse këtë nuk e prisnin as deputetët e PS-së, as organizatorët e militantët e saj, sepse rezultati i sigurt i dështimit dihej, por sepse minimalisht prisnim që fantazia krijuese e koreografit dhe trupit të velinave të shkonte përtej kokoshkave, qofteve dhe misrave të pjekur. E në fakt edhe këtu na zhgënjeu kjo trup e mrekullueshme teatrore. Por, cilat janë arsyet që degjeneruan dhe që paracaktuan dështimin e kësaj proteste? Janë shumë. Kjo protestë nuk kishte kauzë. Edi Rama nuk po mbronte një kauzë, ai vetëm sa po e bënte këtë protestë për arsyet e veta egoiste dhe personale. Një protestë, formalitet radikal që pason bojkotin e shtirur, në gjykimin e tij i nevojshëm për t’i dhënë deri diku legjitimitet brenda partisë, legjitimitet të cilin e humbi pas rezultatit të 28 qershorit, i cili e shpallte humbës dhe si rrjedhim e largonte automatikisht nga drejtimi i partisë. Edi Rama e hartoi vetë kodin zgjedhor dhe në gjysmën e qendrave të votimit e të numërimit, komisionerët e PS-së ishin në mazhorancë. Pra Rama dhe PS ishin bashkautorë dhe bashkadministrues të këtyre zgjedhjeve. Dhe madje kontestimi i vetëm i fortë ka qenë mandate i 9-të i Fierit, të cilin arriti ta merrte. Rrjedhimisht nuk pati as mesazh, as frymë, as temp. Të gjithë pamë dhe dëgjuam lloj e lloj gjërash, nga ato që i kemi dëgjuar vazhdimisht gjatë gjithë kësaj kohe në foltoren e konferencave të PS-së, por aspak një mesazh bindës, të argumentuar dhe të mbështetur në arsyetime logjike. Pamë njerëz që ishin marrë forcërisht me lista, nën dhunën e pushtetit dhe të frikësimit me heqje nga puna. Komisionerët që njëkohësisht janë edhe militantët më të flakët të partisë, janë të akuzuarit kryesor dhe nuk e kuptojmë se si mund të mobilizoheshin kjo armatë e tërë njerëzish, në momentin kur Edi Rama bën ata fajtorët e vetëm dhe sigurisht që pamë një protestë shumë të vakët që nuk prodhoi as emocion e as atë të famshmin ortek që prisnin organizatorët. Topi i borës shkoi e u katandis në një thërrime, e cila më pas u zhduk përfundimisht.
Protesta dështoi njëkohësisht, sepse Edi Rama asnjëherë nuk arriti të siguronte mbështetjen e ndërkombëtarëve, përkundrazi diplomatët e huaj në vend, por edhe institucionet më të rëndësishme evropiane kanë shprehur haptazi kundërshtimin e tyre ndaj bojkotit dhe domosdoshmërinë e hyrjes së opozitës në Kuvend.
Edi Rama dështoi në këtë protestë sepse përpara një viti ka mbajtur një qëndrim krejt të kundërt ndaj votës së lirë. Për koiçidencë, përpara një viti, në nëntor, zhvillohej një grevë urie brenda Parlamentit dhe një protestë e mijëra njerëzve jashtë tij. Edi Rama e injoroi tërësisht këtë protestë, e cila e kishte një kauzë të drejtë dhe bëhej tërësisht për ato arsye që sot ankohet Edi Rama. Ai u bë kundërshtari kryesor kundër votës së lirë dhe sot pas një viti, ai ngelet njeriu më i pabesueshëm kur flet për votën e lirë. Akuza këto që i ka marrë drejtpërdrejt edhe nga partneri i tij i ri, Spartak Ngjela, i cili e akuzonte Ramën si hajdutin më të madh të votave. Beteja e 28 qershorit është e mbyllur përfundimisht. Edi Rama është humbës. Atij i takon vetëm të marrë masa për betejën e radhës, atë të zgjedhjeve të ardhshme vendore, ku me shumë mundësi do të marrë humbjen e radhës.
23/11/2009
standart
Rama: Zgjedhjet e reja do t’i provokojmë me forcë
» Dërguar më: 24/11/2009 - 13:07
Darina Tanushi
Mos hapja e kutive është arsye ja që opozita do të përdorë më pas për rrëzimin e Qeverisë dhe zgjedhjet e parakohshme. Kjo është theksuar dje sërish nga kryetari i PS-së, Edi Rama, në një konferencë shtypi. Me gjithë kundërshtitë e kryeministrit Berisha për hapjen e kutive, Rama i ka kujtuar se ka 10 ditë afat që ta realizojë këtë kërkesë të opozitës dhe të 100 mijë shqiptarëve që dolën në shesh për 3 ditë me radhë. “Opozita nuk do të hyjë në Parlament derisa Parlamenti të rivendoset mbi themelin e legjitimitetit, që ka të bëjë direkt me zgjedhjet”, - theksoi kreu socialist. “Ne i kemi dhënë Sali Berishës dhe shumicës së sotme parlamentare që qeveris me vota të grabitura, mundësinë e këtij legjitimiteti duke hetuar zgjedhjet e shkuara, duke hetuar votat në kutitë e votimit, duke hetuar procesin e numërimit, listat e zgjedhësve, procesverbaleve dhe të gjithë komponentët e tjerë, në mënyrë që pa shpërndarë mandatet, të rivendosim ligjin në bazën e procesit zgjedhor dhe t’i japim mundësi procesit të ardhshëm zgjedhor që të mos jetë si ai që lamë pas”, - sqaroi Rama. “Por, - shtoi ai, - kjo shumicë ka zgjedhur të bëjë shurdhërinë dhe të propagandojë në mënyrë të përditshme me një gjuhë që bëhet përditë e më vulgare, diçka që është tërësisht e kundërta e kësaj që ne kërkojmë, dhe që është tërësisht në konflikt me interesin e shqiptarëve dhe me të demokracisë në Shqipëri”. “Ne kemi zgjedhur forcën e arsyes, jo arsyen e forcës, dhe forca e arsyes dikton që ne të jemi përditë në kërkim të zgjidhjes dhe për të kërkuar deri në fund zgjidhje, kemi dhënë edhe një afat reflektimi për t’i parë gjërat me qetësinë e nevojshme që imponon barra e një pushteti, që nuk lidhet thjesht me çështjet e një familjeje në rast se do të shkojë në drejtimin e kundërt të interesave të njerëzve, por lidhet edhe më çështje të tjera që kanë të bëjnë me interesat e gjithë atyre që jetojnë në Shqipëri për të shmangur dëmet që sjell mungesa e reflektimit dhe sa të mundemi kemi dhënë një kohë për të reflektuar”, - sqaroi kreu i PS-së. Ai sqaroi pas pyetjeve të gazetarëve se, “zgjedhjet e parakohshme do t’i provokojmë me forcën e së vërtetës dhe pasionin politik të një populli të tërë për të mbrojtur të drejtat”. Rama ka sqaruar se lëvizja popullore demokratike si ajo e së premtes së 20 nëntorit, “nuk ka të bëjë as me dhunën, dhe as me format e degraduara të revoltës qytetare”. Kjo, sipas tij, “nuk mund të shihet dhe trajtohet si një shprehje e një revolte të paorganizuar dhe që ka të bëjë me data e me përmbysje në ato data të qeverisë”. “Nuk është kështu dhe nuk do të ndodhë kështu. Sali Berisha do të detyrohet të dorëzohet përpara popullit në rast se nuk do t’i hapë popullit rrugë për të parë votën e tij, për të shpëtuar nga zgjedha e zgjedhjeve të deformuara dhe të kontestuara”, - theksoi Rama.
--------------------
A ka ndonje te menqur të na e sqarojë këtë që e kam nenvizuar nga deklarata e z. Rama ?
Nëse është fjala për Komision Hetimor Parlamentar,me sa mbaj mend ,kjo kurr nuk është kontestuar nga magjoransa.
Por, për tu bërë kjo(hetimi i procesit zgjedhor),së pari duhet shkuar në Kuvend të gjithë deputetët,të bëhet betimi dhe mandatimi i deputetëve,të fillojnë punën dhe tek pastaj, të fillohet me procedim kuvendor të paraparë sipas ligjit për komisionet hetimore parlamentare.
Është kështu a po mua më tingëllon...?
Diçka e rendesishme, shume e rendesishme fshihet ne ato kuti ... qe nuk u hapkan ...
ne ato kuti duhet te jene flete votimi, apo jo?
ato fletet e votimit, proces-verballat ... jane vullneti i votuesve ...
votuesit jane populli ... sovrani ...
hapja e kutive eshte verifikim, lexim i vullnetit te popullit ...
kush ka frike nga leximi e verifikimi i te vertetes te vullnetit te sovranit ???
zakonisht hajdutat, hienat, mashtruesit, hileqaret, abuzuesit, grabitqaret ... kane frike!
trim mbi tima asht ai qe hap kutite ...
O burre, nuk munde te hapen kutit e votimit, pasi zgjedhjet jane kane marre fund, komisioni zgjedhor e ka shpalle si fitues Saluh Berishen, ku edhe e gjithe bota demokratike, i ka certifikuar, keshtu qe kutit nuk munde te hapen perseri, a jeni ju ne mende more hej!!!!
Po neser te mbahen zgjedhjet e reja, e po te humbe Berisha, ose nje parti tjeter a thue qe paskadrejt qe te kerkojn te hapen kuriat, sipas juve te Edi Rames, kutit paska te drejt ti hape kushe te done, nga partit politike, nese nuk pranon me komisionin qendreor te zgjedhjeve!ateher ketu nuk ka shtet, ka anarki dhe maxhuplak!
PO Gjorgje Bushi fitoj zgjedhjet kunder Al gorit, me nje votim shume te deshimt, dhe shume te ngushte me vota, edhe Al Gore i shtriu doren dhe ja uroj fitoren Bushit-e sa banore ka pasur Al Gori me veti me teper se 100milian, po kur eshte njeri eshte edhe zoti ju ndihmon!
E edi Rama e dine fort mire qe ka humb, ka nje popullsi nga veti 100mishe, dhe ja se qka ben duke dale rrugve, pse ,pse eshte shqiptar e nuk eshte amerikan, me shtrie doren dhe me ja urue Berishes fitoren dhe me bashkepunue se bashku, qe sa me shpejt shqipria te futet ne B.E, ku do ti ndihmoj edhe Kosoves shume!
Turp per Edi Ramen!
Pse nuk hapen kutite e votimit dhe te rinumerohen votat?kane merakun e lodhjes se komisionereve qe do te rinumerojne keto vota?Kush eshte i sigurte se keto kuti mund te vertetojne realitetin e proces verbaleve te paraqitura ne KQZ?Hapja e kutive sigurisht do te lere me m.t ne goje njeren nga palet qe kane krijuar kete klime tensioni politik dhe ekonomik ne shqiperi.Politika le te tregoje se ne shqiperi demokracia funksionon.Askush nuk e ka me tapi pushtetin.
Jetoni për Shqipëri dhe vdisni për të.
N.Frashëri
Krijoni Kontakt