AKTUALITET
Ministri Olldashi: Rama ia shiti tokën shtetërore pranë Tajvanit, klientit të tij
23-11-2009 / Gazeta 55
Konferenca e plotë për shtyp që dha sot Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit z. Sokol Olldashi
Jam përpara jush për të denoncuar një skandal të abuzimit kriminal me pushtetin dhe të vjedhjes së qytetarëve as më shumë e as më pak por nga vete kryetari I Bashkisë z. Edi Rama. Unë po ju paraqes një dokument të cilin z.Rama me datë 7 mars 2005 ka autorizuar një nënpunëse të Bashkisë të lidhë një kontratë me shoqërinë “Tajvan”. Objekti i kontratës është shitja e një trualli prej 1310 m2 kësaj shoqërie, gjë që përbën një abuzim skandaloz me pushtetin dhe një rast të vjedhjes së hapur të pasurive të qytetarëve të Tiranës dhe qytetarëve shqiptar. Kam perpara kontraten e shitjes se pasurise se paluajteshme, ku ne nenin 83 te Kodit Civil thuhet: “Veprimi juridik per kalimin e pronesise se sendeve te paluajteshme dhe te drejtave reale mbi to duhet bere me akt noterial”. Kjo perben bazen ligjore dhe neni 705: “Kontrata e shitjes qe ka per objekt kalimin e pronesise se nje sendi”.Nuk ka asnje mbeshtetje ligjore vete akti ose shitja e truallit shteteror nje qytetari apo nje shoqerie sic eshte ne rastin konkret shoqeria “Tajvan sh.p.k”.Ose sic thuhet ne objektin e kontrates ne piken 1.1 - Shitja e truallit me siperfaqe 1310 m2.Kete siperfaqe publike Kryetari I Bashkise nga publike e ka kthyer ne toke te Besos, nga toke e qytetarve te Tiranes eshte shnderruar ne nje toke te nje njeriu te afert te rrethit te Z.Rama, nje klienti frekuent te bashkise, nje miku financiar dhe politik te kryetarit te Partise Socialiste.
A ka qene ne dijeni Bashkia e Tiranes qe trualli eshte shteteror? Ne nje shkrese te 9 marsit 2005 firmosur nga Regjistruesi i Pergjithshem i asaj kohe Gazmend Zeneli , saktesohet se kjo prone figuron shtetërore. Pra Bashkia e Tiranes ka qene ne dijeni te faktit qe kjo toke ishte toke shteterore dhe megjithate ne kundershtim me ligjin e ka shitur ate. Pse ne kundershtim me ligjin? Sepse ka te pakten dy shkelje flagrante te ligjit. I pari qe eshte ligji i vitit 2005 per shitblerjen e trojeve neni 3 ne te cilin thuhet: “Ndalohet shitja dhe shitblerja e trojeve publike deri sa te perfundoje kompesimi fizik I ish pronarve. Kalimi i trojeve te lira nga prone shteterore ne prone private lejohet vetem ne rastet qe vijojne; per ndertimin e banesave me qellim te lirimit te banesave te ish pronareve, dhe rasti i dyte eshte me vendim te Keshillit te Ministrave per shitje me synim investime shume te rendesishme per vendin. Z Besnik Sula nuk ka bere ndonje banese atje por ka bere nje aktivitet fitimprurës. Gjithashtu Tajvani nuk eshte ndonje investim shume i rendesishem per vendin duke qene se ne Tirane ka te pakten 3 mije kafene te tjera. Ka dhe nje shkelje tjete flagrante te nje tjeter ligji e ne kete rast te Kodit Civil. Ne nenin 195 te tij thuhet: “Pasurite e paluajtshme dhe te drejtat reale mbi to qe jane fituar dhe njohur sipas dispozitave te ketij kodi nuk mund te tjetersohen dhe kur eshte rasti te ngarkohen me barre ne rast se nuk eshte bere rregjistrimi I tyre ne Rregjistrin e Pasurive te Paluajtshme. Sikurse u deshmua permes shkreses se Zyres se Rregjistrimit te Pasurive te vitit 2005, kjo pasuri figuronte pasuri - shtet dhe jo pasuri e lire. Kjo eshte dosja dhe dokumentacioni i plote i nje abuzimi skandaloz me pushtetin nga Kryetari i Bashkise. Thene me hapur eshte nje dosje ku verifikohet dhe vertetohet qe nepermjet perdorimit te pushtetit per interesa thellesisht private kryetari i bashkise u ka vjedhur qytetareve te Tiranes 1310 m2 mu ne zemer te kryeqytetit ose shprehur ne vlefte lekesh i ka vjedhur 2.6 milion euro sepse kjo toke I eshte shitur Besos me 120 mije lek te vjetra apo 12 mije lek te reja. Pra me me pak se 100 euro m2 mu ne zemer te kryeqytetit.Kur vlera duhet te ishte minimalisht te pakten 2 mije euro. Pra edhe ne vlere eshte vjedhur pervecse nuk ka patur te drejte ta shese ja ka shitur me nje cmim qesharak duke bere qe qytetareve te Tiranes ti grabiten 2.6 milion euro ose 3.7 miliard leke. Jane vjdhur e i jane dhene Besos se Tajvanit, pra lidhjeve politike dhe financiare te kryetarit te Bashkise. Keto jane interesat dhe vetem keto mbron Edi Rama sot.Keto jane interesat kriminale te klanit te tij por nuk jane interesat e qytetareve shqiptare nuk jane interesat e publikut shqiptar. Gjej rastin te ftoj te gjitha institucionet e zbatimit te ligjit ta marrin ne disponim kete dosje ta shqytojne dhe ti japin pergjigje. 2.6 milion eurove apo 3.7 miliard lekeve te qytetareve jane shume per tu falur qofte edhe nga kryetari i Bashkise.
(Shënim: Ditë më parë, lidhur me abuzimet që Edi Rama kishte kryer tjetërsimin e tokës shtetërore ku është ngritur "Tajvani" , gazeta jonë ka publikuar një speciale katërditore, të cilën mund ta gjeni në arkivën e gazetës, në www.gazeta55.al)
...
Krijoni Kontakt