Close
Faqja 51 prej 82 FillimFillim ... 41495051525361 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 501 deri 510 prej 820
  1. #501
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    sala nuk ka te drejte kushtetuese te hap kutite dhe romi rama e di kete fare mire,
    ndersa palacot e tij do te ishte me me leverdi te ngrejne cadrat ne serbi
    apo shiten ne ndonje cirk tjeter.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  2. #502
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2009
    Postime
    27
    po pse beheni kaq demokrate te flakte kur sjeni, pse i jeni futur bojkotit gjoja per te zbardhur zgjedhjet kur qellimi eshte futja e vendit ne anarki dhe me pas marrja e pushtetit. 97 nuk perseritet me, PS esht vazhdimesi e partise se punes dhe pjesa derrmuese e antareve te saj kane qene komuniste te devotshem, enveriste te betuar. Dhe Saliu thoni ju ka qene komunist, por ai eshte distancuar nga e kaluara e tij ashtu si shum te tjere, anetaresimi e lehtesonte pak jeten per ta vetem kaq. Ndryshe ndodh me idhtaret e PS, ata jane shkurt enverist. Po pse jane enverist, sepse nuk kane denuar krimet e komunizmit, dhe kundershtojne hapjen e dosjeve te sigurimit. Saliu propozoj hapjen e tyre, socialistet e ndaluan rreptesisht kete gje. U perfshine dhe perendimoret ne moshapjen e dosjeve sepse shkelen te drejtat e njeriut. drejtat e njeriut te atyre qe spiunonin, zbatonin, ekzekutonin urdheronin te ndeshkoheshin njerez te pafafajshem, armiqt e klases. Socialistet nuk duan te hapen dosjet sepse shum prej tyre

  3. #503
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2009
    Postime
    27
    jane te inkriminuar, dhe brezi me i ri qe s'ka lidhje me te kaluaren ata nuk duan, qe eterve te tyre tu dalin te palarat si kriminel sigurimsa. Pse PS zgjodhi rrugen e kombit durres-kukes, gjoja per te denoncuar korrupsionin? ata mund te denonconin korrupsionin ne fusha te tjera te ekonomise, ku eshte me lehte per tu provuar korrupsioni, por ketu del sheshit fytyra antikombetare e komunisteve shqiptare, ata qe ne fillim ishin kunder rruges, nuk duan ata kosove. Ky eshte karakteri qe pinjollet e nomenklatures trasheguan nga eterit e tyre. nje mentalitet i poshter komunist degjenerat i dorezimit pa kushtd ndaj faktorit sllav.

  4. #504
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-06-2009
    Vendndodhja
    webcam or email ne tek tvsh21@yahoo.com
    Postime
    825
    Citim Postuar më parë nga Baptist Lexo Postimin
    sala nuk ka te drejte kushtetuese te hap kutite dhe romi rama e di kete fare mire,
    ndersa palacot e tij do te ishte me me leverdi te ngrejne cadrat ne serbi
    apo shiten ne ndonje cirk tjeter.
    si nuk e di rama kete e di shume mire.

    sala si kryeminister dhe kryetar i PD te kete nje mendje te kthellet sepse mund te destabilizohet shqiperia dhe faji eshte i dyfishte i destabilizuesve dhe me i madhi fare i qeverise qe nuk mbajti rregullin te mbronte qytetaret.

    e mban mend berisha 97 te tjere destabilizuan dhe po ata erdhen ne fuqi.

    jepi socialisteve koncesione se shqiperia nuk do nje 97 sado e vogel te jete.

  5. #505
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Po mire o vlla cka saliu me kutite? A e jep gjykata vendimin? Pse del ne konferenca per shtyp ky qe gjasme "edhe Enver Hoxha te ngrihet nga varri, kutite nuk do hapen" ! Po lerja o vlla ne dore gjykates edhe bej punen tende si kryeminister, ca merresh me Edi Ramen? Ky kte pune ka (si i papune qe eshte). Kur robi rri pa pune, domosdo sherr do beje, ja kshu edhe Edi, e harroi fare se punon ne bashki, eshte kap pas kutive e votimit si ujku pas b-oleve te dashit.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  6. #506
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    jepi socialisteve koncesione se shqiperia nuk do nje 97 sado e vogel te jete.
    Pse te beje koncesione? Po ata tjeret votuesit e PD, nuk do zhgenjehen nga Saliu sikur ai te behet vegel e Edi Rames? Ska koncesione, ska asnje leshim, ligji eshte ligj edhe vlen si per Edi Ramen, ashtu edhe per te gjith.

    Ca 97 flet ti? Kush eshte ai budalla qe do te nisi nje lufte te tille? Mos ja fusni pordhes kot duke perhap panik, sepse 1997 ka me ngel vetem histori, kurre me ska me ndodh dicka e tille, sepse ska b-ythe me njeri te dale siper shtetit. Eh or mik e sheh shqiperine vetem nga lajmet e forumit ti, ske faj.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  7. #507
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Rama kërkon paralizimin e vendit, kërkohet bllokimi i shërbimeve për qytetarët nga vendorët socialistë

    Written by Gazeta SOT
    E Merkure, 25 Nentor 2009 00:00

    PS, gati të lëshojë kushtrimin për marrje të pushtetit me dhunë

    Kryetari i Partisë Socialiste ndodhet në një situatë të vështirë. Pas dështimit të protestës tre ditore në Tiranë ku kishte paralajmëruar lëvizje të mëdha dhe zhvillime të papritura, tashmë duhet të gjejë patjetër një kauzë për të motivuar turmën që mblodhi në shesh dhe i lodhi për tre ditë me radhë. I duhet të shpëtojë veten nga turpi i dështimit dhe për këtë i duhet kohë të përgatisë një strategji të qartë mbrojtjeje. Kohë të cilën ia ka përcaktuar vetes

    dhjetë ditë dhe për të mbajtur njerëzit e tij në parti nën kontroll, këtë ultimatum ia ka drejtuar kryeministrit Berisha dhe qeverisë së tij duke i thënë se pas dhjetë ditëve Berisha duhet të vendosë të hapë kutitë e votimit. Kohë e mjaftueshme kjo për të krijuar një skenar të qartë destabilizimi të vendit dhe tashmë skenari i tij është marrë vesh pothuajse nga të gjithë. Për të destabilizuar situatën në vend, kryetari i PS-së Rama fillimisht do nisë punën me pushtetin vendor një pjesë të të cilit e ka vetë nën komandë. Brenda muajit dhjetor Rama do të mbledhë të gjithë kryetarët e njësive vendore dhe të bashkive që drejtohen nga PS-ja dhe do tu kërkojë që të paralizojnë punën në institucionet e tyre duke mos u shërbyer qytetarëve që i kanë votuar duke mos ofruar asnjë shërbim publik. Gjithashtu do të manipulojë studentët duke u përpjekur të organizojë protesta që të bojkotojnë mësimin dhe arsyet po përgatitet po njëra prej tyre mund të jenë diplomat të nivelit DND, apo me rritjen e pagesave për disa degë. Do përpiqet të bllokojë shërbimin publik kryesisht në Tiranë duke paralizuar qarkullimin e autobuzave dhe taksive që shërbejnë në kryeqytet dhe janë në varësi të bashkisë së Tiranës. Do ti bëjë thirrje biznesit të vogël që të mos paguajë taksat vjetore. Në këtë protestë kryetari i PS-së dhe i bashkisë Rama do të përpiqet që pjesë e destabilizimit të tij të jenë edhe ish-ushtarakët duke i nxjerrë në rrugë që të protestojnë për pensionet e tyre. Do tu kërkojë minatorëve që të bllokojnë punën në miniera pasi disa shoqata janë bërë pjesë e bashkëpunimit të tij politik si dhe do të nxisë qytetarët që të marrin asistencë sociale të ngrihen në protestë, po ashtu edhe tetraplegjikeve dhe paraplegjikëve do tu hiqet trajtimi me qëllim që ti nxisë dhe ato në protesta. Të gjithë këtë pjesë të shoqërisë kryetari i PS-së Rama do të përpiqet ti vërë në lëvizje për ti bashkuar me qëndrimin e tij me qëllim destabilizimin e situatës politike në vend. Gjithçka do të ndodhe para vitit të ri pasi në fund të muajit deputeteve të grupit parlamentarë të PS-së ju mbaron mandati i deputetit dhe nëse ata nuk shkojnë në parlament atëherë ju digjet ky mandat. Deri më tani një pjesë e deputetëve të PS-ja janë shprehur se nuk kanë ndërmend të djegin mandatin dhe se nëse deri në dhjetor nuk është zgjidhur ky ngërç politik ata do të thyejnë urdhrin e Ramës dhe do të bëhen pjesë e seancave. Por nëse grupi përcahet Rama ka humbjen e partisë së sigurtë dhe sulmin e bazës një pjesë të të cilëve nuk e duan. Rama po përpiqet të bëjë gjithçka për të shpëtuar veten e tij pasi në të kundër baza dhe deputetët do ti kërkojnë llogari për humbjen e zgjedhjeve të 28 qershorit, humbje të cilën ai deri më tani është përpjekur tua faturojë të tjerëve dhe duke ia lënë në kurriz bazës nga e cila ka nisur të bëjë edhe spastrimet e para ndëshkuese. Destabilizimi i situatës politike në vend duket se është e vetmja mundësi e kryetarit të PS-së për të tërhequr edhe vëmendjen e ndërkombëtarëve, të cilët deri më tani në çdo dalje të tyre publike ku është përmendur çështje e Shqipërisë kanë kritikuar qëndrimin e tij dhe i kanë kërkuar që të behët pjesë e Kuvendit, pasi opozita bëhet ne foltoren e parlamentit dhe jo në rrugët me protesta. Thirrje që kanë rënë në vesh të shurdhër por që kanë ndikuar shkuar mjaft në kredon politike të opozitës e cila sa vjen dhe humb pike megjithëse është një nga opozita më të mëdha në numër që ka pasur deri më sot Kuvendi ynë.

  8. #508
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    kërcënimi i Ramës tingëllon donkishotesk

    Albana Vokshi: Mafiozët e kuq, të rinj e të vjetër, nuk do guxojnë të pengojnë ëndrrën evropiane të shqiptarëve
    Festa e 8 dhjetorit, dita kur vendosëm të mos frigohemi nga pashallarët e komunizmit - kërcënimi i Ramës tingëllon donkishotesk

    Me rastin e festës së 8 dhjetorit, ditës së Rinisë, deputetja e Partisë Demokratike, për qarkun Durrës, Albana Vokshi deklaroi se kjo festë nuk mund të cenohet aspak nga mbetjet e nomeklaturës së regjimit komunist. Deputetja Vokshi theksoi se 8 dhjetori është fetsë e çdo shqiptari që preku lirinë duke neutralizuar pashallarët e kuq 19 vjet më parë, ndërsa nuk u frigua as nga familjet mafioze të don- Gramozit, shokut Kristaq, Gjinushit, Xhelilit, Bushatit dhe Pezës, etj.

    Deklarata e plotë e deputetes demokrate, Albana Vokshi: “8 Dhjetori po afron. Si ish studente e dhjetorit dhe si çdo shqiptar, pres me padurim afrimin e festës së madhe të datës 8 dhjetor. Ne jemi 8 dhjetori, ne jemi ato që rrëzuan murin e Berlinit. Këtë 8 dhjetor do festojmë si asnjëherë më parë ditën kur takuam lirinë, kur vendosëm të mos pyesim e të mos frigohemi më nga pashallarët e kuq, nga don-Gramozi, nga shoku Kristaq, nga Gjinushi, Xhelili, Bushati, Peza, etj. I shpërfytyruar, humbësi i 28 Qershorit, po tregon se ka tmerr dhe frikë nga festa që po afron, por tashmë pas 20 vitesh, tingëllon donkishotesk kërcënimi dhe ultimatumi që ai i bën sistemit të demokracisë. Në mënyrë komike, ashtu si ati i tij shpirtëror politik e biologjik, ai kërkon të mbajë lart frymën revolucionare. Si ish-studente e dhjetorit, si deputete e Partisë Demokratike që rrëzoi familjen politike të Edvinit, dua t’i them sot aleancës puniste-mafioze të Edvinit, Gramozit, Yllit, Fidelit, Koços, Besos, Delijorgjve, Shkrelëve e kompani, se sot Shqipëria është anëtare e NATO-s, së 16 Nëntori ishte përgjigjia më e bukur e ëndrrës sonë për të pasur një Shqipëri si gjithë Evropa, tamam tani që po afron 8 Dhjetori. Dua t’i them mafiozëve të kuq të rinj e të vjetër që të mos guxojnë të prekin a të kërcënojnë ëndrrën tonë evropiane, ëndrrën e shqiptarëve për të cilën punuam. Dua ti them që të harrojnë sundimin e tyre 40 vjeçar prej pashallarësh të kuq sepse sot nuk vendosin më as baballarët e as bijtë, sot vendos vetëm vullneti i popullit shqiptar dhe ky vullnet i lexuar e certifikuar nga gjithë Evropa, sot rrëzon muret e Berlinit, dhe e sjell Shqipërinë brenda ëndrrës së saj evropiane”.
    Bota sot

  9. #509
    PE, thirrje opozitës të ndërpresë bojkotin

    Nëpërmjet një resolute të miratuar në seancën plenare të mesditës, Parlamenti Europian i ka bërë thirrje opozitës shqiptare t’i japë fund bojkotit të parlamentit dhe i kërkon asaj të kryejë detyrën e saj kryesore që është përfaqësimi i votuesve të saj në legjislativ. Thirrja e sanksionuar në amendamentin 15 a të kësaj rezolute shpreh qartë qendrimin e legjislativit europian për vendimin e Partisë Socialiste për të lënë jashtë dyerve të kuvendit deputetët e saj të zgjedhur më 28 qershor.Ndër të tjera Amendamenti 15 a i Rezolutës Strategjia e Zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, Islandës dhe Turqisë thotë shprehimisht se Strasburgu është i kënaqur me përbërjen e koalicionit të ri qeverisës në Shqipëri, dhe me raportin e fundit të OSBE-së mbi mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 28 qershorit. Deputetët e Parlamentit Europian vlerësuan gjithashtu ecurinë e Shqipërisë, që pas raport progresit të fundit, në veçanti në fushën e dokumentave të identitetit. Ata përgëzuan gjithashtu Shqipërinë për përmbushjen e kritereve kryesore të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave. Nga ana tjetër autoritetet shqiptare ftohen të të përshpejtojnë implementimin e reformave në mënyrë që të përfitojnë sa më shpejt nga regjimi i liberalizimit të vizave. Eurodeputetët ritheksuan qendrimin e tyre si avokatë të liberalizimit të vizave me Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën duke u kërkuar këtyre dy vendeve të nxitojnë në plotësimin e kushteve të mbetura në mënyrë që ky regjim të hyjë në fuqi që nga Korriku i vitit 2010. Në këtë seancë plenare eurodeputetët i kërkuan gjithashtu Serbisë që të sillet në mënyrë konstruktive me shtetin e saj fqinj Kosovës dhe i rekomanduan Komisionit Europian që të nisë sa më parë, dialogun për liberalizimin e vizave me Prishtinën Zyrtare. Rezoluta e Parlamentit Europian është një tjetër hap i rëndësishem për liberalizimin e vizave pas miratimit të propozimit të eurodeputetes Tanja Fajon për të futur në listën e bardhë të Shengenit me procedura të përshpejtuara Shqipërinë dhe Bosnjen, sapo të përmbushin kushtet.

  10. #510
    Pas debatit te mbremshem ne Strasburg, eurodeputeti bullgar Kristian Vigenin ka depozituar amendamentin e tij qe riformulonte ate te propozuar me pare nga eurodeputetja e djathte Doris Pack.

    vellezerit siamez,sllavo komunistat bullgar,ju dalin ne ndihme sllavo komunistave shqipetare.

Faqja 51 prej 82 FillimFillim ... 41495051525361 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •