Ti krejt e humbe ç’do betejë
Dhe duarkryq rri në ballkon.
Të thotë një mëndje:Në dreq të vejë,
Kjo pabesi që më mundon.
Unë fitimtari i hakrryer,
S’di si ta ndaj këtë gëzim!
Më vjen dëshirë e kapërxyer
Dhe them ta mbaj për shpirtin tim.
Por prap mendohem ditë e natë.
Në jetë,s’ka vetëm të fituar.
Ka të humbur nga buurrat dhe gratë,
Ka shejtan,ka dhe të zgjuar.
Me humbësin prap ndaje fitoren
Dhe ftoje prap në dyluftim.
Ngjite në majë dhe prap rrëzoje
Që ta kuptojë kush është dështim.
Pershëndetje i nderuar Astrit!Ju faleminderit per pjesmarrjen dhe per mendimet qe jepni.Po vazhdoj me vargezimin e me poshtem.Respekte.
Na mbetën sytë te ekrani,
përlotemi,kur vdes Katani(1).
Pyesim vetveten si fëmijët mamanë:
Ç'ne oktapodët...Kaq shumë hanë?
Të butë,të qullët,të pa fytyrë,
nëpër partira,në Qeveri,në ç'do zyrë.....
Jemi kampionë me oktapodët tanë,
kur të mbarojnë me ne,
ta dish se botën do ta hanë!!!
P.S (1)...Heroi i serialit televiziv "Oktapodi"
shum e vertet dhe duhet ngrit zerin duke denonsu krimet e Oktapodit .
na han qdo dit nga pak...
askund smund te kerkojme gjak !
hakmarrja asht tani "arabe"
te pushtosh asht normale...
demokracin jan duke na shpernda
vdiçem pa demokraci se paskem pa !
tani qe erdhi na han na perbine...
por ende se dim djalli ngah na erdhi...
oktapodi moderrn do e qunim
nga filmi ne realitet po del...
te kush te ankohem nuk kem
sendikata don puntor
pune nuk ka per ata qe dojn
ata qe jan npune jan lodh
per 120 euro moto nuk kan...
andaj edhe veteveten do ta hajm...
do na qujne nen kaniball...
oktapodin kemi idol...
Ndryshuar për herë të fundit nga Dorontina : 12-04-2009 më 19:13
"Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....
Kam dashur të isha poet me famë
Dhe vargjet e mia të gjith ti lexonin.
Ti recitonin zogjtë ulur mbi një thanë
Dhe barinjtë nëpër male ti këndonin.
Kam dashur të isha pilot me flatra.
Në qiellin e kaltër si zog të më shikonit.
As njëherë zvarranik i zhytur nëpër baltra
Dhe zhurmën e avionit melodi ta kompozonit.
Kam dashur të isha piktor i syve.
Dhe botën lakuriq ta pikturoja.
Buzëputhur të na shikonin të dyve
Dhe dritat e çmëndura ti verboja.
Kam dashur të isha gjeneral i paqes,
I shkolluar në shpirtrat njerëzorë.
Të ndriçoja çdo skutë të lagjes
Dhe pëllumbat rreth qafës kurorë.
E ç’far s’kam dashur të isha në jetë.
Sa plane u dogjën në furrën e kujtesës.
Asgjë nuk bëra siç e doja vetë
Dhe tani luftoj me mullinjtë e shpresës.
Përshëndetje Riza!
Kam kohë pa hyrë dhe sot po të përshëndes dhe të uroj krijimtari të mëtejme.
Me respekt
Krijoni Kontakt