Dhe pse më ike,nuk kam frikë,
As pse nuk flasim bashkë të dy.
Ta dish se s'trëmbem as një çikë
As nga urrejtia që ke ti.
Kam frikë nga ëndrrat, kur më thonë;
Ajo kërkon të rrijë me ty.
Nga kjo kam frikë se përgjithmonë,
S'do ketë më fare dashuri.
Dhe pse më ike,nuk kam frikë,
As pse nuk flasim bashkë të dy.
Ta dish se s'trëmbem as një çikë
As nga urrejtia që ke ti.
Kam frikë nga ëndrrat, kur më thonë;
Ajo kërkon të rrijë me ty.
Nga kjo kam frikë se përgjithmonë,
S'do ketë më fare dashuri.
FUND
Xixat e dashurise i fike
dhe hi te ndotur hodhe per t'i mbuluar
madje dhe balte te ftohte mblodhe
me qellim, cdo gje per te turbulluar.
S'e prisja kurre qe xixat tona te shuheshin
qofte edhe per nje te vetem cast
Duart mbi zjarr vete do te shtriheshin
e do te triumfonin mbi me te cmendurin bast.
Hiri i mbuloi, teresisht,, te gjitha
si per inatin tim, asnje nuk harroi
e une brenda vetes si ne humnere klitha
kur syri asnje shkendije te mbijetuar s'dalloi.
(14 korrik 2000)
What goes around---comes around
E bukur jeta me ty pranë,
E ëmbël dashuria.
I lutem Zotit bëm derman
Largomë nga xhelozia.
Largomë për jetë nga e pa thëna,
se shpirtin ma coptoi.
E dashur eja futu brënda,
Çdo gjë tek ne ndryshoi.
Në krah të kam,por s'të shikoj,
S'e di si më largohesh,
Kur iki larg sa mall që kam,
Për ty veç përgjërohem.
Të vdes për ty,ndoshta është pak,
Nuk di si të shpegohem.
E meriton dhe e ke hak
Ato që nuk tregohen.
I nderuar riza2008,
U ndala tek kjo poezi dhe me preku pershkrimi i bukur dhe i dhimbshem i nje realiteti gurbetcar...qe fatkeqsisht eshte motiv per cdo mehalle ne qytetet shqiptare.
"Kjo nate","Trokitje e kote","Pemet e braktisura","Te lutem ,Baba".... shqetsim i kendshem keto poezi, jane si shkendija per te ndricuar naten dhe nje perforcim morali per te mos u trembur nga nata...Nuk i trembem nates ne shoqerim te ketyre vargjeve....
Me shkunden dhe me shkaktuan dhimbje , falemnderit per vargjet e bukura qe i ke ndare me ne ne kete teme............Rrofsh!
me nderime,
bili99
Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 03-07-2008 më 17:49
I Ilirides jam Iliri,
dhe i lire dua me mbet.
Per cfardo xhevahiri,
Shqiperine se jap per jete
Në portën e shqyer,
një tel i përdredhur,
mbi portën e lodhur,
pirgje dheu hedhur.
E paskan braktisur
edhe këtë portë.
Vallë,ku të kenë shkuar
njerëzit mëë zotë?
Te rrugica tjetër
bari krejt i tharë,
gurët e kalldrëmit
shikojnë si të marrë.
Te derë e shtëpisë
heshtia mbretëronte.
Ku vanë ikanakët,
Ku do flëmë sonte?
S'lashë shtëpi pa shkelur,
Kudo veç gërmallë.
zemra psherëtiua,
syri me të qarë
Paskan ikur shumë,
Po,vallë ku vanë?
Si su erdhi keq
Pë varret që lanë?
Kudo shkretëtirë,
kodrat zvogëluar
shpellat plasur nxirrë
Pemet te zverdhulluar,
Zogj nuk ciceriojnë,
shkoj nëpë burime,
Galat vec galoinFlas me veveten time.
I nderuari Riza,
Të përgëzoj për shkrimet e tua. Janë të shkruara me një mjeshtri të rrallë. Më pëlqejnë dhe me ëndje i lexoj. Kësaj poezisë sate, në shenjë rrepekti ndaj teje ia bashkangjesë një pozi timen.
MOS I ZGJATË DUART
Mos i zgjatë duart
Drejtë qiellit të hapur
Kah i Madhi Zot
Se të pista janë
Drita në urën e shumëpritur
Mbi të cilën shpirti në ankth kalon
Me frymën e uritur të tij
Do të mbetet mbi te gjithmonë
Mos i fshij sytë
Kur kthen kokën pas
Se janë të përgjumura
Nuk e shohin urën
Që mbi te kalon
Ngritë kokën lartë shiko qiellin
Ushqeje shpirtin me rreze drite
Që kjo natë vetëm për ty lëshon...
17. 01. 2006.
xheladin hamza
Po digjen pyjet dhe shkëmbinjtë,
lumi ka shteruar krejt.
Deti mbledh të vegjlit e te mbedhenjte.
Mes ankthit hijet kerkojne pleqte.
Po digjet dhe hekuri si shkurre
e llava lart u ngjit ne re.
Mali ka mall veç per nje lule,
Gjinkalla kengen e bezdisur uleret.
Po djeg dhe uji i burimit,
dhe pse nga bora orgjinen e ka.
Akulli i trashe i dimrit
si nje çarçaf ne tel u tha.
Aspak nuk i besoj atij njeriu,
edhe pse ne dukje ngjan i mire,
s'ka shpirt,ka surrat miu,
ne vend te gjakut uje te ngrire.
Te pa njohurit per te flasin kot,
e ç'mund t'i lidhe me nje zemergur.
Kete jua them me bindje te plote:
"Ai ka vdekur e varr s'do te kete kurre!"
Krijoni Kontakt