Shum faleminderit!Dje kam qene tek Librari Agolli.Atje shkoj shpesh dhe atje i blej librat vazhdimisht.Me daten 6 Prill do shkoj dhe do ta blej me kenaqesi librin tuaj.Shum Faleminderit Agim.Respekte.
Shum faleminderit!Dje kam qene tek Librari Agolli.Atje shkoj shpesh dhe atje i blej librat vazhdimisht.Me daten 6 Prill do shkoj dhe do ta blej me kenaqesi librin tuaj.Shum Faleminderit Agim.Respekte.
As unë nuk kam se si të anashkaloj e të mos lexoj shkrimet dhe krijimtarinë letrare-artistike të mikut të respektuar zotëri Agim Doçi.
Filozofia e gërshetuar me artin tek Agimi kanë peshë të veçantë por edhe është udhërëfyese e inspirim për shumë krijues tjerë.
Më bënë përshtypje të veçantë këto "vargje të trishtuara" siç i quan zotëri Agimi sepse në mënyren më të mirë të mundshme pasqyrojnë një realitet i cili siç themi ne "shumë kujt i bie nëpër oborr".
Megjithatë, i nderuari z. Agim, sejcili prej nesh le të luftojmë për të shqelmuar paperspektiven dhe pesimizmin pavarësisht kushteve dhe rethanave të ndodhjës me shpresë se kështu sadopak do të arijmë të krijojmë rrethana të reja e të favorshme, së paku për brezat.
Le të më lejohet edhe nga miku i nderuar riza2008 qe po këtu të vendos pak vargje të poezisë sime "Zgjithje ka", qe ndërlidhet edhe me postimin "Lulja la lulishten" tek tema ime "Isha, jam dhe do të jem" :
. . .
"Të thërras me tërë forcën time,
pak forcë tash më ka mbetur,
t’i jap fund edhe unë jetës sime
vallë, do të ia vlente për të vdekur?!
Jo! Dua të jetoj me gjithë të dashurit e mi,
ata që më duan e unë që i dua shumë,
përherë do të shkruaj, këndoj e lotoj për ty
në fund, tek ty në parajsë do të vij edhe unë.
"
"Lehtë bëhesh pasha në nahi
por është vështirë të jesh njeri".
Me fjalë ju flas,
S'po ju godas....
Flalë e maraz,
Dhe shpirtin vras.
Me fjalë ju flas,
S'po më dëgjoni?!
U ndjek nga pas
Dhe kur mungoni.
Me fjalë ju flas
Që t'u jap shpresë.
Në gjirin tim,
Lule me vesë.
Po vijnë uritur,
Bijtë e mi.
Me fjalën time
I mbaj në gji.
Me grushta gjuaj
Gjoksin tim.
Dhe hap një strehë,
Për ngushëllim.
Me fjalë ju flas,
U ngjall një shpresë.
Mos u kujtoni,
Kur un' të vdesë...
I dashur Riza!
Nje poezi lirike, plot mall e dashuri. Edhe per natyren, qe sot na dhimbset kaq shume, edhe per pemet. Kjo, ndodh sepse me lehte se gjithçka, vritet poeti.
Krijimtari sa me te frutshme!
I nderuar riza2008 dhe ti or vlla Kosove Adem Berisha Tungjatjeta. Po shkruaj disa vargje e ndoshta nuk ju vjen keq....
Ti nuk më pe kur qava mbrëmë,
Madje as nesër nuk do më shohësh
Do qaj gjithë jetën, askujt si kam thënë
Ndoshta nga e qara, sëfundi do më njohësh…
Më njohe kur qeshnim si të hazdisur
Madje kemi qeshur dhe me kino-tragjeditë
Tani që mbeta vetëm i braktisur
Po qaj se...më dënuan Perënditë!...
Më dënuan Perënditë duke të marrë për fare
Ndërsa mua më lanë visitor ndër varreza
Do qaj...do qaj...si pelegrin ndër varre
E ndoshta në Parajsë, ty do të marrë… lemza
Pershendetje Dorontina,Pershendetje Z.Doçi
I lodhur qëndroj në dhomë,
Gojën s’e hap e sytë i mbaj mbyllur.
Si hije më çfaqet një zonjë,
E bukur e me trup të lidhur.
Po kush është vallë? S’po e njoh!
Ç’far kërkon tek dhoma ime e shtrënjtë?
Unë po rri si zogu në llohë
Dhe më duket vetia i pa mëntë.
Kot mundohet që më vjen vërdallë,
Nuk kam kohë të shkruaj historira.
Ndoshta hija ka një zjarr,një mallë
Dhe i digjet shpirti dhe çatia.
Hija qëndron gjatë përpara meje,
Duket sikur frymën do t’më marrë.
Dhe më thotë: I dashur më jep leje
Të ti puth dy sytë që ke në ballë.
E kujtoj se kush paskërka qënë.
Kjo lanete prapë erdhi tek mua?
Erdhi lehtë e lehtë si një pëndë,
Dhe si hije më qëndron mbi thua.
Ja,ky perëndim me huqe,
Si një kulpër vjen përdredhur.
Qielli si perde e kuqe
Mbi dritare rri i derdhur.
Frika natën kapardisur,
Mbi parmaqe shtruar gunën.
Retë si çarçaf i grisur
Vetëtimat mbrojnë dhunën..
Qeshin yjet,cepit Hënës
Dhe rrebeshi pellgjet mbushi.
Ulërima-shpirti nënës,
Flaka e zjarrit flë tek prushi.
Si një bubullim rrufeje,
Këngë e qyqes mbi rrapishte.
Kjo pranverë pa pikë ideje
Dhe kur rri shtrirë në lulishte.
Krijoni Kontakt