Close
Faqja 53 prej 67 FillimFillim ... 343515253545563 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 521 deri 530 prej 665
  1. #521
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Firoset shpresa.......

    Firoset shpresa dita-ditës,
    Si pusi që s'ka më burim.
    Në errësirë munges' e dritës,
    Si vetëtimë që s'bubullin.

    Dhe ditët ikin si flakë kashte.
    Fillon mëngjezi me konjak.
    Ja nis vlonjati këngës labçe
    Dhe isua zgjatet deri në darkë.

    Nga do lëviz kërkojnë pare,
    Në autobuz,në rrugë,në shtratë.
    E sotmia , mbylli një dritare,
    E nesërmia zgjohet si lugatë.

    Politikani kërkon votën,
    Nuk ka as turp,nuk ka as cipë.
    Hajduti i thotë: Lyema rrotën
    Që të rrëshqasin qeveritë.

    Rrugës eci kot së koti,
    S'di ç'far të bëj,s'di nga t'ja mbaj.
    Dhe falje po ju dhuroj Zoti,
    Këta s'janë njerëz,por janë djaj.

  2. #522
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Shetitjen e fundit ne forum pas mesnate e mbyll poezive. Te uroj Riza qe e larmishmeron boten poetike.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mondishall : 30-03-2009 më 18:41

  3. #523
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    Shetitjen e fundit ne forum pas mesnate e mbyll poezive. Te uroj Riza qe e larmishmeron boten poetike.
    Pershendetje Mondi per kete vizite ne oret e vona te nates.Te uroj te kalosh nje dite te mbare.Me respekt Rizai.

  4. #524
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Miku im.. (Miku i mirë në kohë të keqe)

    M'u dashka sonte miku i vjetër,
    Kujtesa s'di ku më degdisë.
    Ti miku im një kryevepër,
    Në shpirtin tim qëndron si lisë.

    Kjo kohë tinzare do miq të mirë,
    Ashtu siç jemi unë dhe ti.
    Një kafe bashkë që kemi pirë
    Dhe sot e ruajmë në kuti.

    S'të kam stoli për zbukurim,
    E ndjej boshllëkun si një hon.
    I dashur mik,or miku im,
    Në dallgë jete,të kam timon.

  5. #525
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Ku është gjeniu?!.....

    Ku është fshehur truri?
    Ku është strukur syri?
    Pse mbretëron huri!
    Dhe është fikur ylli.

    Pse nuk gjethon bliri?
    Ku është gjeniu!
    I hirtë s'është hiri
    Dhe si buall miu.

    Ku është sovrani?
    Pse në gjumë ka rënë?!
    Atë do shejtani
    Dhe të shtyp me këmbë.

    Ku është fshehur truri?
    Mos ka rënë sklerozë!
    Si hije mbas muri
    Mbi ty hidhet blozë.

    Po pyet sovrani:
    Ku është gjeniu?
    Një jetë të tërë
    Drejton faqeziu.......

  6. #526
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Firoset shpresa dita-ditës,
    Si pusi që s'ka më burim.
    Në errësirë munges' e dritës,
    Si vetëtimë që s'bubullin.

    Dhe ditët ikin si flakë kashte.
    Fillon mëngjezi me konjak.
    Ja nis vlonjati këngës labçe
    Dhe isua zgjatet deri në darkë.

    Nga do lëviz kërkojnë pare,
    Në autobuz,në rrugë,në shtratë.
    E sotmia , mbylli një dritare,
    E nesërmia zgjohet si lugatë.

    Politikani kërkon votën,
    Nuk ka as turp,nuk ka as cipë.
    Hajduti i thotë: Lyema rrotën
    Që të rrëshqasin qeveritë.

    Rrugës eci kot së koti,
    S'di ç'far të bëj,s'di nga t'ja mbaj.
    Dhe falje po ju dhuroj Zoti,
    Këta s'janë njerëz,por janë djaj.

    wauuuuu drejt nga shirti del kjo ...fort e bukur Riza te lumt .
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  7. #527
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga Dorontina Lexo Postimin
    wauuuuu drejt nga shirti del kjo ...fort e bukur Riza te lumt .
    Respekte Dorontina!

  8. #528
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    riza2008
    Une po risjell vargje te trishtuara te mijat.

    Seç më ikën dhe më lanë
    Ata që aq shumë i desha
    Ikën larg dhe më s’u pamë
    Më pllakosi keqas vjeshta...

    U thanë lulet, u thanë pemët
    U thanë pishat në një majë
    Të më hanë po presin vemjet
    Shokët presin të më qajnë...

    Them të iki, arratisur
    Ku s’më njeh, s’më flet njeri
    Mbi vetminë seç jam vidhisur
    Si lypsar pa plang e shpi…

    Ku të vete…ku të futem?!
    Pyes erën edhe hënën
    Para Zotit, natën lutem
    Fat i keq më bëre gjëmën

    Nuk e di se sa do zgjasë
    Nuk e di sa do zvarritem
    Vargu – vargun do të vrasë
    Poezisë i ka zënë pritën

    Shkruaj, ndalem mbi një rimë
    Gris fletore e radhua…
    Humba gjithë dashurinë
    As një gjë s’më ngeli mua

    Ti m’i more, të gjithë endrrat
    Më ke marrë dhe shpresën peng
    Zot i Madh, merri dhe vjerrshat!
    Gjithë kjo jetë qenka një rreng…

  9. #529
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga Agim Doçi Lexo Postimin
    riza2008
    Une po risjell vargje te trishtuara te mijat.

    Seç më ikën dhe më lanë
    Ata që aq shumë i desha
    Ikën larg dhe më s’u pamë
    Më pllakosi keqas vjeshta...

    U thanë lulet, u thanë pemët
    U thanë pishat në një majë
    Të më hanë po presin vemjet
    Shokët presin të më qajnë...

    Them të iki, arratisur
    Ku s’më njeh, s’më flet njeri
    Mbi vetminë seç jam vidhisur
    Si lypsar pa plang e shpi…

    Ku të vete…ku të futem?!
    Pyes erën edhe hënën
    Para Zotit, natën lutem
    Fat i keq më bëre gjëmën

    Nuk e di se sa do zgjasë
    Nuk e di sa do zvarritem
    Vargu – vargun do të vrasë
    Poezisë i ka zënë pritën

    Shkruaj, ndalem mbi një rimë
    Gris fletore e radhua…
    Humba gjithë dashurinë
    As një gjë s’më ngeli mua

    Ti m’i more, të gjithë endrrat
    Më ke marrë dhe shpresën peng
    Zot i Madh, merri dhe vjerrshat!
    Gjithë kjo jetë qenka një rreng…
    Kenaqesi e vertet z.Agim.Gjithmone e kam ndjere poezine tende dhe as edhe nje here nuk kam ndjere pertese per ta lexuar rilexuar e per ta mesuar permendesh. E frekuentoj vazhdimisht leximin e poezise dhe ne bibloteken time librat jane pa fund,por me thene te drejten per disa autore te veçante leximin nuk e shter kurre.Ndodh qe tu rikthehem disa here.Nuk e di ju Z.Agim a u kini bere ndonje permbledhje gjithe krijimtarise suaj dhe po qe se po une do ta bleja me kenaqesine me te madhe qe ta kishja ne raftet e mia.N.Q Se nuk eshte bere per mendimin tim duhet bere nje ore dhe me pare ne liber,jo ne arshivat e R.T.V. ose revista te ndryshme ,por ne liber dhe me emrin Agim Doçi.Ta dish mire e me mire se jo pak veta te adhurojne ty si poet.Respekte Z.Agim dhe shume faleminderit qe nepermjet ketij forumi jeni ndodhur me prane dashamiresve te tu.

  10. #530
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Vellimi im poetik titullohet "RRezuar mbi vetmine". E kam promovuar me 9 maj 2008. E kam dhuruar dhe nuk e kam nxjerre ne shitje. te premtoj qe do ta gjesh tek libraria AGOLLI prane PS Tirane, duke filluar prej dt. 6 prill.
    Pershendetje

Faqja 53 prej 67 FillimFillim ... 343515253545563 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Poezi për DASHURINË!!!!!
    Nga Beni_Sh në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2003, 16:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •