Close
Faqja 4 prej 18 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 178
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Në RRUGëN TIME TË BLERTË !

    Vështrimi i syve më shfaç përkushtimin,
    paralajmërojnë për cilën blerim janë !
    kushtrimi i mallit s'ua zë gjithe shkelqimin
    Se ajo eshte në zemër por, s'është pranë !

    Qerpikët të mbjellur si pisha veshtrojnë retë
    Pa skaj derdhet zjarri i dashurisë!
    Ajo reciton e çiltër - eshte shenjteria vetë
    Është kulmi im i perjetësisë !

    Largësia më ndan ,por s'ma zbeh dashurinë
    Për Të më ndez zjarr, mallin ma shton!
    Një vel ylberi i shtohet hijeshisë
    Nder mijëra yje ajo vezullon.

    S'është dëshirë e marrë të rrish pranë saj !
    As çmenduri përse rri e shkruan vargje !
    Se lind e rrjedh frymëzimi që e ndaj -
    Me mall nga zemra ime në pragje!

    Ashtu si rri hapur porta - zemra ime pret !
    Ashtu si yjet qe sodisin në orët e mesnatës !
    - Është bërë fanar i ndezur ajo - i shenjti portret !
    Ne rrugën time te blertë - drita e uratës!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    JAM SHTEGTAR I FATIT


    Jam shtegtar i fatit , te trokas pa ftuar
    s'kam durim te pres ,se dua të të gjej
    Je bërë shpirt i shenjtë je zemër uruar
    çdo çast si ozoni në shpirt të ndjej!

    Gjithmon me ide kam ardhur pa ftuar
    nëper shkronja, vargje s' kam lën vend
    trupin tënd të pashëm për të pikturuar
    buzëqeshjen e ëmbël gjithëmon e përmend!

    Të kërkoj në ëndërr , kam ardhur i zhuritur
    kur bën një sy gjumë, dhe unë të pushoj !
    Dhe nga heshtja jote , nga pamja e ndritur
    Të gjej nektarë jete - plaget te sheroj!

    Nuk e di errësirën, agimin se njoh fare
    Me ke mbush me dritë, me blerim pranvere
    Në këngët e mia - je bërë tel kitare
    që dredh dashurinë - zemra ndjen potere !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Nuk ka si te me ndodhe ndryshe, qe te hy forumit dhe mos klikoj ne temen tende gjakushi. Keshtu pra, edhe kafeja me shijon me shume. Urime!

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    I nderuar mondi, pershendetjet e mia te perzemërta.


    TE LUTEM!


    Te lutem më shiko rrudhat e ballit
    janë libri i jetës që ka hapur kaptinën e re
    Në sy më dalin lotët nga malli
    se më djeg çdo çast të më fus në dhe!

    Të lutem shiko përse rrijë në mendime
    se vargjet që shkruaj , mos shuhen prej vetmisë !
    Një vullkan e ka trazuar - permbytet zemra ime
    se dridhet nga linjat që i shtohen pagjumësisë !

    Mblidhen gjithe frymëzimet dhe dalin ne log
    Erresira me agimin i mbjell mbi fletore
    Ti në lartësi si Hana, unë mbajë monolog
    Per ndjesinë që kam ta derdh mbi bregore !

    Le te dalin lule, le te rriten bozhure
    gjithkah le te derdhet aroma e dashurisë !
    Shnderrohu në ylber si harqet e një ure
    të lidhish skajet qe i flasin largesise !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    NË VARGJE VUAJTJEN TË SHPJEGOJ !


    Ku humbe duke u endur në Kryeqytet
    Në provincë, se di se si unë meditoj!
    E ndjejnë fushat, mali, lumi, me thonë poet
    Kur per ty, metafora e simbole kerkoj!

    Nuk bej gjumë , por s'vuaj nga pagjumësia
    Në shtigje të kesaj jete shtegtoj
    Unë nuk shikoj ëndërra si eshte lumturia
    në vargje gjithë vuajtjen të shpjegoj!

    U flas brezave që vijnë ne jetë
    mund të bëjnë një kurorëzim të bekuar
    Se jeta ime edhe kështu mund te jetë
    Nga largësi të ndryshme të penguar!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    ËSHTË DASHURIA !


    Se di çka kam, nuk ndjehem i gezuar
    se di çka kam , jam i arratisur!

    Kjo vonese e jota më bëri të harruar
    Tek peshperis ne vetmi sikur i krisur!



    Se di çka kam , jam një kërcu
    Këtë gjendje kurrë se kam pritur !

    Per ketë ku e di a ke dëgju
    Si mundet të plasë një i rritur!



    Si sot, kurrë s'kam pas tërmet
    Kaq zjarr që del nga brendia !

    Nëse më pyet: Përse kështu ngjet ?
    Të pergjigjem : Është dashuria!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  7. #37
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga gjakushi Lexo Postimin
    NË VARGJE VUAJTJEN TË SHPJEGOJ !


    Ku humbe duke u endur në Kryeqytet
    Në provincë, se di se si unë meditoj!
    E ndjejnë fushat, mali, lumi, me thonë poet
    Kur per ty, metafora e simbole kerkoj!

    Nuk bej gjumë , por s'vuaj nga pagjumësia
    Në shtigje të kesaj jete shtegtoj
    Unë nuk shikoj ëndërra si eshte lumturia
    në vargje gjithë vuajtjen të shpjegoj!

    U flas brezave që vijnë ne jetë
    mund të bëjnë një kurorëzim të bekuar
    Se jeta ime edhe kështu mund te jetë
    Nga largësi të ndryshme të penguar!
    Pershendetje gjakushi!Më pelqyen te gjitha poezite ,kete qe e veçova me la me shume mbresa.Te uroj gjith te mirat.Respekte...

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    ZANORE TË HUMBURA MBLIDHJA NË SERI !!!


    Të them se e pastrova ndërgjegjen.
    nuk desha të të shkatërroj lumturinë !
    Ti mbetesh po ajo lule që me sjell pranverën,
    S'ka gje përse shpirti im kurrë se ka qetësinë.


    E gjykoj vetveten se nuk i njoha djajtë
    Ata që hedhin gur prej bregu në breg !
    Bera hapat drejt, pa parë djathtë e majtë
    Shpresova tek ti se ma hap një shteg.


    Nuk te dola pritave, kurrë s'ke pas pusi !
    Shpesh herë kam dëgjuar, por nuk zura besë
    Se fati i jetës qëndron në rastësi
    Ashtu si blerimi kur shkëlqen në vesë!

    Koha nuk u ndal , ajo si lumi rrjedh !
    Ka shënuar ngjarje , ka ngrit histori !
    Nëpër net pa gjumë , në frymëzime bredh
    të shpjegoj për brengën ! Fatin tim të zi !

    Dhe Lanën e pashë! Ajo shumë dallgëzonte !
    Përmbytesha unë! Por, s'më pa njeri!
    Vetëm zemra ime ! Ah! Sa keq pikonte !
    Zanore të humbura , mblidhja në seri !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    ASAJ QË EMRIN S'IA THEM



    Nuk të harron kjo zemra ime,
    Edhe sytë i kam plot vaj !
    Gjithmon endem në shtegtime
    Me ty jam e kurrë s'të ndaj!

    Befas ne kur të takohemi
    Dua unë të të buzëqes !
    Vallë ! Do të përqafohemi ?
    Ashtu siç bënim çdo mëngjes!

    Gjithçka bëra unë për ty.
    Edhe shkronjat të largoj!
    Kur të vdes në këtë largësi
    Emrin tënd do të theksoj!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    MOS MË THUAJ ...!


    Mos me thuaj se më verbohen sytë....
    Se rri gjatë në linjë si vasha në dritare,

    Më befason kjo ndarje kaq e ndytë,
    siç ndahen nga jeta vrasjet magjistare.

    Matanë detit, në shtigje të gjeta
    një natë kur befas të shkrova një postim !

    Po ku ta dija une se do t'më pushtojë gërsheta,
    Dhe pamja jote enxhull me gjithë atë shkëlqim!

    As që m'u kujtua se del si hanë majëmalit
    as qe e ndjeva se mund te behesh blerim

    Nga lartësitë kur zdirgjesh si Bardha e Temalit
    si shqiponjë versulesh pushton shpirtin tim!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

Faqja 4 prej 18 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ndjeheni të vetmuar dhe larg....
    Nga Ina_19 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 26-12-2007, 02:05
  2. Dostojevski nuk ndihej i vetmuar
    Nga Fiori në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 29-05-2006, 19:23
  3. Të rinjtë, ujqër të vetmuar!
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-04-2006, 22:47
  4. Dashuria në dy kohë
    Nga whisper në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 329
    Postimi i Fundit: 13-04-2005, 13:31
  5. Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 03-08-2003, 14:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •