-
i/e regjistruar
Poezi nga Arqile Gjata
Poezi nga Arqile Gjata
Poetėt
U nisėn nxitimthi me erėrat .
Poetė tė menēur dhe jo normalė,
krehin muzat, tresin dhjamin,
bėjnė dashuri si majmunėt
.
Nė ajrin plot smog
me buzėqeshje tė gjata
sa nata
zogj tė ngrirė pėrgatisin darkėn
pėr poetė e shkrimtarė
plotė brenga .
me shpirt tė butė
mėrmėrisin pėr ata qė do mbeten
I Urituri
Nė njė copė diell tė ngritur
mėngjezor
I urituri zė njė vėnd tė ēuditshėm
mbushur me ndjenja shprese,
Jeta i shpaloset nėpėr rrugė
si njė frymėmarrje zgjat dorėn
nė pritje pėr tė gjetur dritėn
e heshtjes
.
Me sy gjysėm tė mbyllur sodit hijet
e kalimtarėve,
nga urija pėrton ti shikojė nė sy .
I ulur mbi ngjyrat e ditės
prek shkėndija ēastesh .
Poshtė, nėn vete pllaka guri tė mbėrdhira,
qė nuk kanė vdekur
Qyteti im
Je i shtrenjtė nė shpirtin tim,
qyteti im bujar .
Ti pėrhap kaltėrsinė e ajrit,
ti qesh e loz si nė kohė tė rinisė
Por, kėtė radhė vrapoj i lodhur,
drejt teje pėrkundem plot mall
pėr njerėzit e ikur .
I turbulluar rroj me kujtime
pėr ata qė smunda ti pėrqafoja
sė gjalli
Pranė limanit
Te ajo rrugė pranė limanit
shkoja shpesh
me dėshirė, tė dėgjoja bisedat e marinarėve
tė porsa ankoruar .
Ata ngrohur nga dielli, tė ēkopsitur duan muzikė
e dėfrime .
Njė grua e stolisur kėrkon tė thajė qerpikėt
me epshet e saja .
Pėrballė i qėndron njė detar si peshk i tharė .
Me frymėmarje tė thellė, nga frika se mund
tė ngelet memec,
kapur nga paniku, se nuk mund tė flinte
me tė dashurėn
lakuriq si peshqit pėrfund detit
nga njė dashuri e gjatė, goditur
nga hedhja e spirancės
Shok dhe mik kam dallgėt stuhi
Skelar, qė vozit bregut
menduar
Tė kujtohet njė shkėmb brėnda Detit
kur ishim fėmijė !?
Tani nė Skelė, nėn rėrė ai, i haruar
vėndi mė fatlum i plazhit .
Dallgėt gjithkahera
e sulmuan .
E coptuan .
E thėrmuan .
E mbuluan .
Nga lodhja Deti ėshtė larguar
i turpėruar .
Prandaj jam i grindur
me Detin .
Qė kur linda, shok e mik
kam dallgėt stuhi .
Hėna dhe Dielli
Nė tė perėnduar
kėputa njė copė Diell,
ia dhurova Detit .
Ndjeva tė kėputej heshtja
.
Paregullsi tingujsh, (Nga paregullsia e tingujve )
u shfaqėn dallgėt e erės .
Nga lartė dalngadal
u qas Hėna
..
- Deti nuk mund tė rrudhet .
Deti ka aromėn time .
Deti fle me mua .
Nė mbrėmje deri nė tė gėdhirė,
dhe
peshqit marrin ngjyrėn time
-
thot Hėna .
Kėshtjella e Porto Palermos
Dritėtretur Kėshtjella e Aliut
pre e harresės
veshur me petkat e legjendės .
Me pasion romantik nga shpirtrat
e skllaveve
sodit hijet e saj
..
Shpėrgjumur gurėve tė kėshtjellės
gremisur ndėr vite,
thellė nė bimėsinė e mureve
Unė anonimi i sotėm
si nė kohėra tė ngjajshme
gdhendur ndėr bedena,
mbi shpatulla kam hedhur misterin
e detnajės,
qė qarkon Kėshtjellėn fatthėnse
me shpresė se muret do flasin
.
Gruaja labe
Njė grua mbėshtjellė nga drita
kėndon dollin e jetės
me iso ngjyrė qielli,
Me tė folmen e bukur
buzė mė buzė
lartėson zėrin e kėngės
Gjithēka shkėlqen nga tingujt
e isos,
shkunden dhe supet e vajzave
dhe sendet heshtin
nga kėngėt e gruas labe .
NĖ NJĖ MBRĖMJE POETĖSH
Njerzit e ajrit
nė njė mbrėmje dėfrimi
na thanė :
Pagjumsia e poetit
ēlodhet nga ėndėrat e grave
veshur me kostume nate
e mbėshtjellė e tėra me flokėt
e trarve tė pėrzhėlitur
nga puthjet e dritės
nė kėrkim tė grave me kapele
tė dehura nga aroma e ditėve
tė Qershorit.
Me muzikė zbavitse pėr njerzit
e ajrit alpin .
qė, si skelete nė lundrim
i afrohen fantazis
tė grave afrodizjane.
Kėshtu na thanė mjerėzit
e ajrit
nė njė mbrėmje poetėsh .
NĖ MUZEUN E MONUMETEVE
Gurė dhe gurė deri lart nė majė .
Butėsisht si pėllumba tė fjetur
statuja tė gurta mė pėrshėndesin...
Skelete monumentesh derdhur nėpėr shesh
ku ri shpiket
jeta e puthur nga vdekja
Me mall statujat mė buzėqeshin
dhe pse smė flasin
ndihem i lumtur.
Nė kėtė fushė gurėsh,
druhem ti zgjoj monumentet...
Nuk i prek dot ėmbėlsisht
si nė lashtėsi,
se mos shpirti
mė mbetet nė njė libėr guri.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt