ËNDËRROJ...!
Ënderroj si te jetoj me ty bashke
Nuk dua te ketë aspak largësi!
kjo bindeje eshte shume e lashte
qysh kur u krijua kjo gjithesi!
Mbase une isha ai Adami i parë
Ç' mund te ishe ti në atë kohe te vjetër ?
Më behet se nga zemra një pjese kam ndarë
dhe tani perpiqem ta ngjallë në letër!
Po ! Pa ty edhe shpirtin e kam shkretëtirë !
Pa ty edhe drita e diellit më verbon!
Ti behesh hana bën dritë në errësirë
Bëhesh ilaqi që plagën e shëron!
E di! Kjo eshte e shkurter ! Kjo jete me vret!
E di se vetmia ime per Ty behet vrer!
Une do te mbes po ai qe ne shekuj pret
Edhe diten e gjykimit per ty fajin merr!
Gjithcka une di !Dhe diten e vdekjes po!
Por, se di me Ty a do te jetoj bashke !!!
Edhe s'behet kurrë mos me thuaj : Jo !
se per ty shkoj flake zi zjarri me kashte !
Krijoni Kontakt