Close
Faqja 3 prej 18 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 178
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    KËSHTU VRITET PAFAJSIA !


    S'ka çast që s'lindin vargje
    jam rob i varur per poezi,
    kerkojnë keto vise e keto pragje
    te shkruash e të bësh risi !

    Tek ecja ne rrugë me makinë
    me lindi befas një varg pshertimë!
    Nje drenushe e pafajshme si vetetime
    u ndesh perpara e ra n'lendinë

    Një deng lotesh se di nga erdhi
    sa shpejt në gjendjen time nderroj stina !
    Vërshimlot dhe drenusha derdhi
    më shurdhoj atë çast oshëtima!

    Në shpirt ndjeva një barrë të madhe
    Ishte plaga e viteve të mia
    E barta me vite deri në këto çaste
    Te shkruaj se kështu vritet pafajsia !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    PA TË - JAM I GJALLË - I VARROSUR !


    Shkojnë ditët, netët unë sërish në vetëmi
    Me vargje zbus mallin, pikëllimin!

    Ka mbetur shumë në këtë tirani
    në këtë shtërngatë e bëj udhëtimin!

    Endem rrëpirës të ngjitem në majë
    atje ku shqipet mund të ngjiten ,

    Vetëm një shpresë më krijon uzdajë
    më thotë do te vij të të bashkangjitem!

    Cilën pergjigje të jap ! Jam i paditur!
    Ajo - akuzën time nuk mund ta kuptojë !

    E ndjej! Është yll që ndez një zemër të fikur
    Në udhën e jetës sërish të rrugëtojë !

    Ndaj ndjehem i vrarë , ndjehem i plagosur
    Për Të ! E, pa Të, jam i gjallë -i varrosur !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    NUK JAM...


    Nuk jam Lasgush qe flet per shije
    As t Nafija - poeteshe dashurie !

    Nuk jam Mitrushi qe klith nga qelite :
    - Eftipise e dashur - te lutem mos prit!

    As Petro Marko s'jam Heminguej i pashem,
    Me Safon e dashur - kipce te ngjashem !

    Nuk jam Dhimiter qe shenjezon ne qark
    As ti Munevere qe me rrin perqark!

    As Kadare se bej dot veten
    Elena - Ti qe me fal gersheten !

    As Dritero qe ngrit dolli Devolli
    perse Sadija dashuri i mbolli!

    Une jam Pirg i dhembjes qe e ndjeva jeten
    dashuria e vrare - me ndez veten !

    Haperoj mes vuajtjes - s'kam cast gezimi !
    Vetem kur del E.., si enxhull vegimi !

    Dhe endem ne linje padurim e pres
    cdo fjale e e saj - i blerte mengjes!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    QENIE E RRALLË


    Në boten time je qenie e rrallë
    edhe pse si frymemarrje - të mendoj shpesh
    Je bere shi vere qe thatesirën ringjallë
    del ylber që pas rrëmetit buzëqesh!



    Pa fjalën tënde paskëtaj nuk e di
    Do t'më mbese fije gëzimi në vepër ?
    Mos nis rrëmeti i pikëllimit - orgji,
    të ringrisë tendat në pikëllimin e vjetër !


    Je berë diell për mua , më bleron trupi
    Edhe vargjet e kengëve - dashuri kanë per jetën !
    Në ëndërrën mrekulli që sa shpejt humbi
    në parajsë si shenjt të dy ramë e fjetëm!


    Te shikoja butësinë që e pate mbi çepalla
    dhe buzëqeshjet e gjumit si margaritari !
    Sa i lumtur isha, sikur sërish u ringjalla
    dhe dola nga ëndërra sikur dal nga varri !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    PA TITULL !

    Ku ngeli përgjigja që une e vonova
    Kjo kurrë ne jetë s'kish ngjarë !
    Sikur një shekull në varr u shtrova
    per te berë nje itinerar!

    Në botën e ndërgjegjes hyra vrap
    Ajo u kthye nga heshtja në jehonë,
    Në horizontin e jetës nje dritë u hap
    u zbeh në shtigje një zezonë !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    KËRKOJ...!


    Kerkoj të them një fjalë
    që skalit një zemër !

    T'ia hapë horizontin që ka blerimi !

    Ajo nuk është ëndërr
    është qenie me emër

    bëhet yll agimi në shtigje gëzimi!

    Një buzëqeshje e saj
    e shuan etjen time,

    në shpirtin shkretëtirë prej zjarri !

    Ndaj unë krijoj vargje
    që shfaqin shumë gëzime

    si lulet e pranveres - ugari!

    Janë rima, simbole, janë kurorë
    arrijnë t'ia stolisin bukurinë

    per mirësinë që ka, per vepren që bën !

    Ashtu dalin yjet në aurorë,
    dhe grinden me errësirën ,

    si unë që me shpirt i bëhem kurban!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    NËSE METAFORAT TE DUKEN KONTRASTE !


    Sa herë nga malli më përloten sytë....
    Aq herë dal të të shikoj në dritare,
    je bërë për mua - një befasi e dytë,
    që shëron dhembjen si magjistare.

    Nuk je fajtore ti per plaget e shkreta,
    E di se te takon çdo uratë,
    Çdo herë në meditime për Ty perse mbeta
    pos vargjesh s'kam tjeter dhurate !

    -Përse s'kam gjume nga frymëzimet
    s'të bëj me faj ty që tani fle në qetësi !
    Vetëm të them se më kaplojnë mjerimet
    pa ta thenë një fjalë , dot nuk rri!


    E si te te shikoja atë çerpik syri si liqeni
    atë ballë që ndriçon si dielli n'agim !
    Per buzën , edhe vargje të shkruaj - si Migjeni,
    Per ty është pak dhe - pranvera në blerim!


    Ndaj, më ndjej se si jam këto caste
    per ty se di cilin varg te bej me rime!
    Nëse metaforat të duken kontraste,
    ashtu e shikoj jetën - me oshëtimë ...!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  8. #28
    kujtimi Maska e KUJTIM CAMI
    Anëtarësuar
    24-10-2008
    Vendndodhja
    prrenjas
    Postime
    463
    Citim Postuar më parë nga gjakushi Lexo Postimin
    PA TË - JAM I GJALLË - I VARROSUR !


    Shkojnë ditët, netët unë sërish në vetëmi
    Me vargje zbus mallin, pikëllimin!

    Ka mbetur shumë në këtë tirani
    në këtë shtërngatë e bëj udhëtimin!

    Endem rrëpirës të ngjitem në majë
    atje ku shqipet mund të ngjiten ,

    Vetëm një shpresë më krijon uzdajë
    më thotë do te vij të të bashkangjitem!

    Cilën pergjigje të jap ! Jam i paditur!
    Ajo - akuzën time nuk mund ta kuptojë !

    E ndjej! Është yll që ndez një zemër të fikur
    Në udhën e jetës sërish të rrugëtojë !

    Ndaj ndjehem i vrarë , ndjehem i plagosur
    Për Të ! E, pa Të, jam i gjallë -i varrosur !
    Përshëndetje Gjakushi!
    Më pëlqyen poezitë tuaja.
    Ju uroj vazhdimësi e muzë pa fund.
    Me respekt për Ju.

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Pershëndetje Kujtim CAMI !


    PËR NJË SHPIRT SI ZANA!

    Në rrjedhen e Lanës vargjet dhe rimat i ndaj
    Per hirin e blerimit , i them zjarr Asaj!

    - Jam ujëvara ! Thotë. Nuk dua te te shuaj !
    Beru zjarr që s'shuhesh dhe per mua shkruaj!

    Ia kthej nje pergjigje por, del e përmbytur
    se me mbulon malli në atë mrekulli të ndritur!

    Ndaj ndjehem i dehur! Jo ! S'më ka zënë rakia!
    Është urragani rrëmbyes me kodin : Dashuria!

    Ka vërshuar përmasën me vargjet përkushtime
    Si Lana që nuk ndalet në pranverë nga vershime!

    Ndjej dhembshuri që nuk jam pranë saj
    çdo çast ta sodisja e sytë kurrë mos ia ndaj !

    Ta ndjente Tomorri , ta ndjente edhe Lana ,
    përse ndjenja ime zjarr - për një shpirt si Zana!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    TË DAL NË PRITA!


    Mesnatë! Jashtë dhomës grindet janari
    Një llavë vullkani më ndez kraharorin,
    Ka mbuluar fushat dhe malet acari
    në shenjester është vënë dhe koftori!

    Në vargjet e mia ringritet një kor
    simfoni e fjalëve koordinon dashurinë
    Se gjumi i natës s'më zë me zor
    Dirigjenti i frymëzimit më sjell ndjesinë !

    Derdhet ajo si pikat e shiut nga qielli
    i lagur nga djersa kridhem në kërkim !
    Më del nga majëmalet Ajo si Dielli
    Shkarkon gjithë dritën sikur vetëtin!

    Përflakem nga zjarri ! Digjem behem hi !
    Dhe marr një ngjyre blerimi si rrita !
    Buzëqeshja e saj më bën të ri
    Te dal në beteja ! Të dal në prita!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

Faqja 3 prej 18 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ndjeheni të vetmuar dhe larg....
    Nga Ina_19 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 26-12-2007, 02:05
  2. Dostojevski nuk ndihej i vetmuar
    Nga Fiori në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 29-05-2006, 19:23
  3. Të rinjtë, ujqër të vetmuar!
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-04-2006, 22:47
  4. Dashuria në dy kohë
    Nga whisper në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 329
    Postimi i Fundit: 13-04-2005, 13:31
  5. Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 03-08-2003, 14:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •