Close
Faqja 5 prej 18 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 178
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2008
    Postime
    208
    Nuk të harron kjo zemra ime,
    Edhe sytë i kam plot vaj !
    Gjithmon endem në shtegtime
    Me ty jam e kurrë s'të ndaj!

    ....pse n'a trazon o gjakush në ditën e të vetmuarve......të priftë e mbara me këto poezi

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    DERI NË AGIM




    Natës ia grisa erësirën per Ty
    meditimet me mbajten deri ne agim
    as drita nga lotët s'kam në sy
    bulezon dashuri - dhembja ne shpirtin tim!

    Nuk kam shkronja te shkruaj ate qe ndjej
    ne meridiane me ngec klithma qe s'pran
    reqethja deri ne palcë ka hy - dhe në dej
    nje qiriri qe digjet i ngjan!

    Një varrë më e madhe perdite e per ditë
    një mall më ndez te te kem pranë
    nëse kjo s'mundet , le ta dijnë brezëritë
    se per ty dhe mushkëritë m'u thanë !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Sido*
    Anëtarësuar
    25-04-2008
    Postime
    69
    Citim Postuar më parë nga gjakushi Lexo Postimin
    ASAJ QË EMRIN S'IA THEM



    Nuk të harron kjo zemra ime,
    Edhe sytë i kam plot vaj !
    Gjithmon endem në shtegtime
    Me ty jam e kurrë s'të ndaj!

    Befas ne kur të takohemi
    Dua unë të të buzëqes !
    Vallë ! Do të përqafohemi ?
    Ashtu siç bënim çdo mëngjes!

    Gjithçka bëra unë për ty.
    Edhe shkronjat të largoj!
    Kur të vdes në këtë largësi
    Emrin tënd do të theksoj!
    Mua kjo me pelque shume

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781

    BUZËQESH PËR AURORËN !



    Nuk mund të hiqem nga mesnata
    se si yll ti befas del!
    Dua të të jap gjithmon urata
    por, pa fjalë gjithmonë ngel!

    Me thua se je në shestime!
    - Sot këtu , nesër atje!
    I tjetërsuar të pres ndër agime
    dhe lotet - më rredhin rrëke!


    Nuk më kupton ti nga largësia
    të ndjej Diell me rreze shumë,
    Vuaj se më djeg shumë dashuria
    Kur bën acar e kur ka furtunë!

    Se nuk kam fat unë mire e di
    jam i krijuar kështu të vuaj !
    Linda krijesë në tragjedi
    Dhe ato plagë kurrë s'i shuaj!

    Ti e di , dhe më ndjej të lutem`
    Jam unë ai që të fal kurorën !
    Nëse si meteor këputem !
    Buzëqesh për aurorën!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    MONOLOG


    Nuk pata gjumë në sy se isha në monolog
    Errësira e natës derdhet si pushtim
    Ti e gjalle me zjarr mungove në dialog
    Në kraharor të ndjeva si gurrë shpirti im!


    Unë shtegetari i netëve - të kerkoj në terr
    Më dridhen gjymtyret , më mbyt pikëllimi,
    Jam krenar si shkëmbi ndaj nuk më shperthen vrer
    Perse në monolog me Ty më përshendet agimi!


    Ti mbetesh gjithmon një jehonë largësie
    Që hapat i ben si drenushë në vrap.
    Në këto çaste errësire si alarm miresie
    Me salutime kanjushe - zemren më ke hap!.
    Ndryshuar për herë të fundit nga gjakushi : 21-02-2009 më 11:21
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    PAFUNDËSI

    Prej kohesh je berë banore në mua
    Edhe dritë - je bërë, Diell e Hënë!
    Në atë Kala ngritje, që ti më thua :
    - Vetëm vullkan vargjesh ke lenë !

    Nuk munden të rrijnë mbyllur frymëzimet
    Edhe n'horizont del një rrugë - një shteg
    Je bërë si Afrodita që ka sjellë agimet !
    - Unë Dionis që ec nga bregu në breg!

    Rend ditëve, dhe netëve nuk lodhem
    Si te hyj në atë Shpirtkala magjik !
    As Kodi i Davinçit, as buzëqeshja e Monalizës,
    Atë shteg nuk e hapin ! Se eshte energjik!

    Nuk ka asgje nga tradita , e veçanta sot !
    Me jehonë nga largesia - di të të rrembejë !
    Nga gjithë përmbytja që të mbulon kot
    Magji lavdinë mund të të rikthejë !

    E ndjej se në perëndim, mëngjesi afrohet !
    Ku ka ngjarë kjo vepër për jetën risi ?
    Atë vetë Ajo e di që vjen - edhe kur largohet...!
    një shpresë i ndez shpirtit Tim - të mos behet hi !

    Hej! Klith ! Kur dita shkon! Dhe prapë nata !
    Në këtë vetminë time të paparë !
    Sërish nis çasti me mall - më godit shtërngata !
    Vallë! Do të vijë momenti për ta parë... ?

    Kështu çdo çast endem në shtigje të kërkimit
    Unë Dionis i përvuajtur në pafundësi !
    Ti - Afroditë që ndez zarrin e blerimit
    Të rikthehet jeta ime - të mos bëhem hi...!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    MË NDODHI MUA !



    Me ndodhi mua te provoj ne jete
    rrebeshe qe më mbyten si dallge e shi,
    Më ndodhi mua të provoj në jetë
    Pas hidherimit, acarit - dhe ëmbëlsi!

    Më ndodhi në jetë të provoj
    Pushteti me ndoqi, pastaj dashuria !
    Gjithcka qe me ra munda ta harroj !
    Nuk harrohet kurrë nostalgjia!

    Ajo më ka vënë në përballim të gjatë
    më shperthejnë lot, më lagin fytyrës !
    Edhe ditën , edhe ne te errësires natë
    portretin ia shoh, ia ndjej zerin e lyres!

    Me ndodhi në jetë të provoj
    si mbetet bosh stoli i dashurisë,
    Edhe atëherë kur per darke sofren shtroj
    me pjaten e mbushur vargje të poezisë !

    Dhe vjen befasisht Ajo nga largesia
    te ndezë flakadanin e hijeshisë !
    E pyes po perse gjithmon keshtu je nisur?
    - Të sheroj shpirtin prej nostalgjisë...!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  8. #48
    Citim Postuar më parë nga gjakushi Lexo Postimin
    PAFUNDËSI

    Prej kohesh je berë banore në mua
    Edhe dritë - je bërë, Diell e Hënë!
    Në atë Kala ngritje, që ti më thua :
    - Vetëm vullkan vargjesh ke lenë !

    Nuk munden të rrijnë mbyllur frymëzimet
    Edhe n'horizont del një rrugë - një shteg
    Je bërë si Afrodita që ka sjellë agimet !
    - Unë Dionis që ec nga bregu në breg!

    Rend ditëve, dhe netëve nuk lodhem
    Si te hyj në atë Shpirtkala magjik !
    As Kodi i Davinçit, as buzëqeshja e Monalizës,
    Atë shteg nuk e hapin ! Se eshte energjik!

    Nuk ka asgje nga tradita , e veçanta sot !
    Me jehonë nga largesia - di të të rrembejë !
    Nga gjithë përmbytja që të mbulon kot
    Magji lavdinë mund të të rikthejë !

    E ndjej se në perëndim, mëngjesi afrohet !
    Ku ka ngjarë kjo vepër për jetën risi ?
    Atë vetë Ajo e di që vjen - edhe kur largohet...!
    një shpresë i ndez shpirtit Tim - të mos behet hi !

    Hej! Klith ! Kur dita shkon! Dhe prapë nata !
    Në këtë vetminë time të paparë !
    Sërish nis çasti me mall - më godit shtërngata !
    Vallë! Do të vijë momenti për ta parë... ?

    Kështu çdo çast endem në shtigje të kërkimit
    Unë Dionis i përvuajtur në pafundësi !
    Ti - Afroditë që ndez zarrin e blerimit
    Të rikthehet jeta ime - të mos bëhem hi...!

    Me pelqeu dhe me ngacmoi shume kjo poezi i dashur Gjakush!
    Te uroj frymezim dhe fat!!!

    E bardha eshte pak...

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    PER TY BEHEM I RI



    Me perzihen ceshtjet, me lindin shume gjera
    Verdalle shkojne se kerkojne jete !
    Ua vrau tragjedia rrjedhat qe une bera
    Ndaj shtyhen e grinden te bejne nje rrjete!

    Aligeri e shpjegoj ne Komedi dhe ferrin
    une ne kete jete e bera ne periudhe !
    Nese dita barazohej ndonjehere me terrin
    Ne ate muzg gjithmon me dilte nje udhe!

    Ne kalvaret e jetes nuk ngeca ne mister
    Ne lartesi te ecjes nuk ngeca une aspak!
    Me barren e pikellimit u zhduka nga ai ferr
    Te arrij tek Shpirti - jo si varr humbak.

    Tash kur endem i rilindur neper vargje
    Te them e dashur, per Ty jame bere i ri !
    Eja si kanjusha - fluturo mbi pragje
    Se nuk e pranoj vetmine - kurresesi!

    Jo ! Pa ty gjithcka eshte asgje! Si mister !
    Pa ty une jam ai poeti tragjik !
    Prania jote eshte parajsa! Dal une prej ne ferr ,
    Ne horizontin e blerimit tend te ik!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    DO TE VDES ORFE !


    U rrenua gezimi, lumturia që kisha
    e ndjeva se nuk jam në shpirt i qetë !
    Ia shkrepen vetëtimet, dhe bubullimat
    Një shi me tufan i nisi rrëketë !


    U krijuan vershime ne fusha e gjithkah
    me permbytje dhe shpirti im ishte mbush !
    Ku e di ? Do të dal gjithë kjo në pah,
    Te lexohet dhembja - që se ndjen askush!

    Se jam në shestime , se jam në pritë
    Dhe kurrë s'do të vijë njëherë ai çast
    Une e di , por cilit t'ia adresoj mëritë -
    të të takoj Ty - nuk kam asnjë rast!

    Kush me mallkoj të mbes Sizif unikat
    Ku bëra te keqe në këtë mbidhe !
    Nuk e ndal kurrë vajin per Ty Euridikë
    me lyren poetike do te vdes Orfe !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

Faqja 5 prej 18 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ndjeheni të vetmuar dhe larg....
    Nga Ina_19 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 26-12-2007, 02:05
  2. Dostojevski nuk ndihej i vetmuar
    Nga Fiori në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 29-05-2006, 19:23
  3. Të rinjtë, ujqër të vetmuar!
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-04-2006, 22:47
  4. Dashuria në dy kohë
    Nga whisper në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 329
    Postimi i Fundit: 13-04-2005, 13:31
  5. Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 03-08-2003, 14:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •