Close
Faqja 14 prej 18 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 178
  1. #131
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    UNË DJALLI VETË , TI DASHURI !


    Më ka rrëmbyer vetmia ! Jo s'më jetohet !
    Kjo jetë pa ty ! Oh! Sa e thjeshtë !
    Nuk jam Romeo që VET- blerohet !
    Ti - Xhulieta që më derdh vjeshtë !

    Nuk kam frymëzime të dal në dritare,
    Nuk kam më përse të pres takim!
    Më vrau pabesisht kjo jetë tinzare
    Sa herë i dhash një krah për zgjim!

    Nuk kam përse të them: Të dua !
    Nuk pres ! As nuk dua t'më bind njeri!
    Shtepia e ferrit eshtë vend per mua!
    - Unë Djalli vetë, ti Dashuri...!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  2. #132
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    USTALLARËT E KRIMIT !


    Si nis e fryn tufani, rrëmeti që sjell errësirë
    si shkallmohen e bijnë copa lumturie
    e kam ndier në shpirt borinë që pandalur ka nxirë
    të pa vërteta flet që, kurrë s'i kanë hije!

    Ky kallkan tuxhar i shpifjeve , lëshon krrokama
    ka dalë të bëjë gjyq për art e për lirikë !
    Me vrerin që i shpërthen krijon shumë ofshama
    - i mbesin në zemër - përjetësisht si thikë !

    Për shkrimet , dhe jetën që e bëra unë,
    nuk pres të shkruajnë langonjtë e tuxharët !
    Se ajo s'i duron mjerakët që bëjnë dhunë
    me shpurdhje kërkojnë lavdi ustallarët!

    Ustallarët e krimit! Të zinjtë deledashë !
    Ata që pos plehut asgjë nuk kanë në jetë !
    Kanë lindur e duan të përfundojnë si mashë
    e kanë atë mundësi le të varrosen vetë !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  3. #133
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    JE BËRË SHUMË E SHTRENJTË



    Jo! Nuk do të bie heshtja! Harresa kurrë !
    Nuk ka forcë të mbjellë hidhërimin mes nesh!
    Nga largësia - më ka ndez malli si furrë,
    je bërë portreti që çdo çast të ndesh !

    I nis bëlbëzimet, bisedoj me vetveten !
    Në zemrën time je! Nuk di a dëgjon ?
    Sa herë që nis vargjet - pa ty kurrë nuk mbetem
    sepse ti je gurra që gjithmon buron!

    I del përpara shkëmbit , i derdhesh si vala
    bëhesh shkumbë bardhësie që rrezaton dritë !
    Këngët nëpër rima notojnë posi njala -
    Ia hapin metrikës shtegun për inxhitë !

    Je bërë shumë e shtrenjtë ! S'ka margaritar !
    Nuk ndriçon as drita sa nuri që të del !
    Ti je më e bukura stinë që me bahar
    ia shpalon magjitë - këngës nëpër tel!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  4. #134
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    PËR MUA !



    I fshiva shumë vargje që i krijova
    nuk më pëlqeu ajo që e thash për TY!
    Mu bë se sa keq aty bëlbëzova
    se në hak për pamje unë të kisha hy!

    Nuk dija çka t'i them vetullës mbi sy
    as trupit tënd që dridhet si njalë !
    nëse drita natës i kishte vënë dry
    ti ishe ajo, që bardhesi - shpallë !

    M'u bë ato çaste se flas e shkruaj kotësira
    ku kanë vargjet forcë të tregojnë ndjesinë ?
    Mbi gjithcka që shikoja ti më e mira
    Jo! As nektar i bletës se ka ëmbëlsinë !

    Prandaj i gris vargjet, kush të përshkruan dot
    Përse Leonardo ma mirë e bëri Monalizën ?
    Ti për mua je bërë një valvitje vigane - dhe lot
    për të lartësuar flamurin kur ia ngrisin shtizën!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  5. #135
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    EJA TË TË THEM !


    Në pritjen time ka nis rrëmeti të jetojë
    nektarit të shpreses i ka derdh një dozë pelim !
    As hëna e dielli nuk kanë vend në lojë
    se ti nuk del në linjë, nuk je në takim!

    Përse kjo jetë pa ty më duket pa gaz
    Përse pa ty vetmia më ndal frymëmarrjen ?
    Nëse më kupton përse dua të plas
    Eja të të them sy më sy gjithë ngjarjen!

    Si do të shkojnë ditet, vitet i trishtuar
    Për portretin tënd që nuk ia shikoj dritën!
    Nëse në këtë jetë mund të kam gabuar
    Eshtë gabim përse nuk të shikova rritën!

    Kjo ishte gjithçka që më ndali hapin
    Kjo është gjithë rrëmeti për jetën që vjen !
    Ata që më ndjejnë kuptimin le ta kapin
    se është si rrufe që befas në kokë bie .

    Tani më për çastet kam ngricë nëpër shtat
    kam shumë vrer në shpirt që më bëhet dimër !
    Unë edhe në vdeksha , pa ty s'jam rehat
    se më mungojnë rimat për dashurinë në libër!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  6. #136
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    MES NESH LARGESIA


    Kot pres këtë mesnatë të dalish
    të dalish si Hëna që ndriçon nga lartësia !
    Nëse akoma nuk e ke mundesinë që një çast të falish
    atëherë mos i ndrydh dëshirat e mia!

    E di se dikund nis rrëmeti , plas hataja!
    Mes nesh largësia ka shtruar një mall!
    Edhe kur më thonë se do të prishet havaja
    për ty nga brendia një zjarr më kallë !

    Përse një vullkan kaq më rri shqetësuar ?
    Për ty krijon magmën të të falë kurorë !
    Me një gotë kristali - me ujë të kulluar
    ngrit dolli në vargje, cdo çast, e çdo orë !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  7. #137
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    ÇKA T'I SHTOJ VETMISË


    Këtë gjendje malli se kam pas në shpirt
    Këtë flakë që më djeg e më mbyt kot !
    Nuk e di është jeta që bëhet e hirtë
    apo fjala që ngritet varg e lot !

    Më thuaj çka t'i shtoj vetmise që kam !
    Pa ty me ka mbet një horizont bosh !
    Më ka ngrirë shpresa si kristal në xham
    më ngatrrohen linjat si thuprat në kosh!

    Nuk e di si do të dalë ai takim që pres
    Do të jetë ëndërr apo vesë mëngjesi !
    Jo! Nuk dua i vetmuar asnjë çast të mbes
    Me ty çdo agim të me zgjoj këndesi!

    Do të nisja hapat , do të nisja vargjet
    Me ty do të hapej Kaptina e re !
    Një vezullim të binte të mbulonte pragjet
    Ashtu si valon flamuri i lirë mbi Atdhe!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  8. #138
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    PËR NDJENJËN E PENGUAR


    Më ra qielli mbi mua i tëri
    Tek meditoja i shtrirë në krevat !
    Dhe ti si nje meteorë në gjoks mbete
    Te ndriçosh apo te shuhesh atë natë ?



    Nuk e di çka flisja , çka kisha ne atë vetmi
    Me ty sa i lumtur ndjehesha atë cast !
    I rikthyer në vitet që kisha në rini
    E ngela të flas për atë rast !


    Ishe si kanjusha që flatron në horizont
    me dallgë dashurie si det më përmbyte
    Por, unë i ngurtësuar në atë Piemont
    përgjakesha nga shigjeta tyte !


    Përse do të pyesish e imja dashuri
    Se peng ishte gjithcka, në atë vetmi jete !
    Përjetësisht na mbyti kjo e trishtë largësi
    Për ndjenjën e penguar të një të vertete!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  9. #139
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    VARGJET AMANET T'I LË !


    Jam bërë me ndjesi shumë, dhe shumë i ndrojtur ,
    Nuk kam shpjegim për ketë që ngjet!
    Pa ty, e shoh një zbrazëti ku vetë kam vuajtur !
    Si i dënuari - që plumbat i pret!

    Në çaste kur më bie qielli mbi e toka më përpin,
    Kujtoj se pa ty - përmbyset bota !
    Kur befas nga linja një shkëndijë prin
    Them : Kam ndjesi të kota!

    Ti je gjithçka ! Shenjtore që shpërndan shigjeta!
    Mbi shpirtin dhe mendjen time bulëzon frymëzimi!
    Çka t'i them misterit për shpjegimet e verteta -
    Që e sjell diellin - të vijë agimi!

    Në këtë jetë nëse s'mbesim gjithmon një !
    Mos na ndajë as ngrica, as zjarri!
    Une të them se vargjet amanet t'i lë
    të rrëfejnë si digjem nga malli - edhe tek varri!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  10. #140
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    NESE NDRYSHOJNE STINET



    Je bere Diell, per te shkrirë acarin e shpirtit tim
    lengonte ne ngricë , renkonte ne trishtim !

    Nuk kujtohem ku isha ato çaste ne ëndërrime
    dhe ti me the do ta kuptosh me kohën se je ne vegime!


    Neper atë furtune shprishej e shkonte rrëmuje
    shpresa ime ngeci te thaj, të kërkoj nje pike ujë !

    Po doli buzeqeshja jote, ashtu si dallgë qe ngritet ne det :
    - Jam une te te bleroj , degjova peshperitjen vetë !


    Ku janë gjithe këto rreze qe me ngrohën shtatin
    tek kerkoja te prehem , kot trazoja shtratin!

    Pa gjumë ne meditime, në netë qe kane pafundësi
    kerkoja gjerdane vargjesh të kalis per TY!


    Nese ndryshojne stinët, ti je ajo që më bleron!
    e di se pa ty, nje vetëtime shumë thellë me shpon!

    Nuk jam i plagosur qe jetoj tani me shpirtin tend ne gji,
    desha te behem plak, dhe ja sërish u bera i ri!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

Faqja 14 prej 18 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ndjeheni të vetmuar dhe larg....
    Nga Ina_19 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 26-12-2007, 02:05
  2. Dostojevski nuk ndihej i vetmuar
    Nga Fiori në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 29-05-2006, 19:23
  3. Të rinjtë, ujqër të vetmuar!
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-04-2006, 22:47
  4. Dashuria në dy kohë
    Nga whisper në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 329
    Postimi i Fundit: 13-04-2005, 13:31
  5. Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 03-08-2003, 14:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •