Close
Faqja 2 prej 18 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 178
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    BËHESH AFSH !


    Unë i hap horizontet -
    tregoj se çka dua !
    Prej teje çka marr,
    Ty çka të të jap !

    Unë bëhem si rëra
    që shtrihet në krua
    e pastaj Kala jete -
    në shekujt e gjatë !

    Vetëm ti atëherë -
    bëhesh afsh !
    gulon si gurra -
    e derdhesh në zemër !

    Nëse del si lule
    të rritesh në rrafsh
    shtrij rrënjët në zemër
    Se shumë të dua !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    E NESERMJA PRES TE VIJ !!!


    Në lotin e fjalës u përmbyta
    syte e tu - vullkan blerimi!

    me gërmim rreshtat në strofë u ngrita
    me të dhjetën plagë si GjegjElez - trimi!

    Në kuvendim me ty mu ngroh shpirti
    Në Vlorë, Sarandë, në Jon bëra not !

    Në varkën e fjalës ë dua! Shkoj udhëtimi
    e, zbrita në stacionin : Pritja ! , sot!

    Ku e di a ndjehesh mirë e ndritur
    Unë parajsën në pamjen tënde e ndjej,

    Befas me dalin flatra se të kam pritur
    te kerkoj dhe shekujve të të gjej!

    Ndaj çdo çast unë drejt teje vi
    si Promethe që kërkon Euridikën e ti

    Me drithma në trup me zjarr dashurie në gji
    Të nesermen e pres të mos bëhem hi !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    SA HERË FLAS ME TY !


    Sa herë flas me ty -
    në shpirt e ndjej
    si yje - ndriçojnë vargjet
    strofat bëhen Diej!


    Dhe vullkan i blertë
    ka magmën nektar !
    merr hije pranvere
    shndërrohet thesar!

    Në drejtim t'një shtegu
    me fton per qetësi !
    Por s'prehet dot zemra
    që ndjen dashuri...!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    [QUOTE=Dorontina;2131273][B]Dashurit janê ne kriz



    tani me e njof vetveten
    i njof mirê dhe tjeret
    jeta me esht ma e leht
    vetit ja di shum vleren

    kujt vall i perzihem une
    kujt i intresoj une kur vuj
    po kur unê dahuroj
    pse shum njerz i pengoj

    njerzit jan ne depresion
    dojnê me kontaminu boten
    dua te ik nga njerzit
    qe vleren sja din as vetit.



    Dorontina e nderuar te falnderoj qe bashkangjite vargjet !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  5. #15
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Citim Postuar më parë nga gjakushi Lexo Postimin
    NË PROVINCEN TIME !!!

    E perhershmja jetë më djeg si furrë
    Rrugëve të saj rininë e kalova !
    Vashës sime në dritare i hidhja gur
    sa herë dilte në krua e përgjova !

    S'kishte internet në provincën time !
    Me linja shikimi e kisha shumë pranë,
    Ia ndjeva trokitjen e zemrës intime
    Edhe pse një varg së bashku nuk e ndamë !

    Sot ndryshoj moti, s'eshtë si dikur
    Në linjë e kam zemrën që i perkushtohem !
    por, s'kam prehje, jam shqetsuar sikur
    Se nga çasti në çast vetëm pikëllohem!

    I nderuar Gjakushi:
    nuk je edhe aq i vetmuar pasi i mban gjalle kujtimet bile u jep edhe perjetsine me varg.
    Ke shkruar vargje te bukura per dhimbjen dhe mallin,i lexova dhe u ndala tek kjo qe po e citoj ne kete postim.

    Me kete varg "Vashes sime ne dritare i hidhja gur" me kenaqe ,he ... keshtu ishin mesazhet e castit perpara....he "ktyne here " do thoshte nje shqiptar i Kosoves.
    Shoh qe ka kaluar mesnata ne provincen tone te dashur,te deshiroj ta kalosh naten e mire dhe te gedhishe me miremengjes dhe me motive te lumtura.

    me nderime,
    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 22-01-2009 më 18:54
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    PA TY !


    Gjithçka u zverdh sot kur s'të takova
    dhe pishave u ra blerimi,
    Ku shkove ? Thash se u verbova,
    dhe linjat i zu trishtimi!

    Pa ty ndjehem njeriu i braktisur,
    Pa ty , nuk mundem të mbes më njeri !
    Më mungojnë fjalët në gjuhën e stisur !
    Jam një rreng i mbetur pa çati !

    Në udhëkryq më ka lanë takati
    për mbështetje të pres Ty të vish !
    Nuk jam prej atyre që më mposht taksirati
    por zjarr'i dashurisë për ty më prish !


    Ky vullkan i madh , kjo magmë shpirtrore
    Nuk ka një çast - sa të zgjasë shikimi!
    Është bërë pika shekullore
    që në vargje derdhet si blerimi!

    Edhe kur bëj gjumë mbi rima pushoj
    Edhe kur pres muzgun e kur del agimi!
    Ku ishe, si je, çka do ?, të mendoj
    se kështu më pushtoj malli dhe vegimi !


    Ndaj ec i vetmuar, se gjithça më mungon
    Ku e di unë zemrën a e kam në kraharor ?
    Ndjej se edhe shpirti çdo çast më mërgon
    ndizem edhe shuhem po si meteor !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781

    E NIS ME TY !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    MJEGULLIMË NË MUA


    U ndal shiu dhe lotët reshtin
    e trishtë pamja, mjegullimë në mua?
    Në varreza të vdekurit sa thellë heshtin
    Nuk kthejnë përgjigje pse u them : U dua!

    I shkallmuar endem tek keto varreza
    Se kam dashuritë që kisha jetësisht !
    S'ka ngjyra të tjera zemra pos të zeza
    Syve loti u shterr perfundimisht !

    Ku ka force që më kthen buzeqeshjet!
    Ku ka rreze qe me kthen ngrohtësinë ?
    Nëse befas dalin ndonjeherë ngerdheshjet ,
    s'ma kthejnë jo kurrë lumturinë !

    Ndaj duhet të ik nga kjo botë e varfër
    të shkoj atje ku kam shpirtin tim !
    Se këtu gjithmonë e ndjej afër - sa afër
    me vargje malli e marr n' përqafim!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    NË VARGJE BIE HESHTJA



    Nuk e di perse në vargje bie heshtja,
    apokalipsi ndjehet si kur bie era
    megjithse në thellësi te zemrës ec si breshka
    një syth i ndjenjës që e sjell pranvera!

    Në sy del si shkëndijë, si ylberi,
    në rezeshpresa tunduese bëhet sfera.
    Dal i plagosur nga humnera unë i mjeri
    Per vargje e per shtigje të tjera!

    Nuk me shtrydh ajo kllapia e muzgut
    sëndertoj imazhin për buzeqeshje,
    në kodrën Ftohtësinë që i shtrihet lugut
    nga qielli dhurate i vijnë reshjet!

    Shperthen nga nëntoka gjithkah blerimi
    si zemrës sime që i ngulet kornizë një gur !
    Dhe endem në shtigje të jetës - që kujtimi,
    të bëjë dritë për zemrën që e pata dikur.
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    BUZEGREMINES

    Te pashe buzgreminës,
    I shashtrisur thirra:"NDAL"!
    Sa u dridha prej rrepinës,
    zemra plasi, nuk jam gjallë!

    Sa e pash ne mundim veten?
    Ty ne atë rrokullimë !
    Ma mirë unë te shkoj te tretem
    Se ti te behesh viktimë !

    Kjo jehone qe del nga honi,
    Te shfaq syrin te perlotur !.
    Me thuaj zemër çka ka ndodhur ?
    Ne kete jetë kaq te ndotur !!!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

Faqja 2 prej 18 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ndjeheni të vetmuar dhe larg....
    Nga Ina_19 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 26-12-2007, 02:05
  2. Dostojevski nuk ndihej i vetmuar
    Nga Fiori në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 29-05-2006, 19:23
  3. Të rinjtë, ujqër të vetmuar!
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-04-2006, 22:47
  4. Dashuria në dy kohë
    Nga whisper në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 329
    Postimi i Fundit: 13-04-2005, 13:31
  5. Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 03-08-2003, 14:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •