Close
Faqja 0 prej 18 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 178
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781

    I vetmuar në atë ëndërrim - F.R.

    Kushtuar A. S.!
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 14-02-2009 më 14:46
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    ISHA VETËM NË ATË ËNDËRRIM !


    Isha vetëm në atë ëndërrim
    e ndiqja ecurinë - ishte ndjeshmëria !

    Më rrinte mbi kokë yllhana në agim
    një hije që shfaqej - ishte Dashuria!


    Ajo që më fliste - derdhej si ujvarë
    trupi im zjarr shkonte - si vullkan!

    I thash i je ajo zemra që s'të gjeta perpara?
    Dhe hyra në ngrica - mbeta në tufan!


    Me lejo prej këtu të nxierr epilogun !
    - Si ti në jetë s'kam dashur njeri !

    Me kaq e përmbyll monologun !
    - Mos e lër zemrën time të vdes në vetëmi !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    [B]JAM BERE NOMAND...![/B


    Jam bërë nomad
    e kam lëshuar vetveten ,
    me frymëzime endem -
    në rrjedhë kohore,

    cila stinë kaq shumë
    ma ndryshoj jetën ?
    Te pershtas gjendjen -
    rrugëve gjarpërore !


    Jo ! Unë endem -
    lakoreve te gjata !
    kerkoj si bleta -
    nektarin e fjales,

    As dita s'më ndal
    kurrë nata !
    I kurorëzoj rimat
    vargjet e njalës !


    Ia kushtoj asaj E..
    që del në linjë e shkruan :
    - Pershendetje ! Të dua !
    Të kam zemër !

    Vallë ! E di ajo -
    se sa shpirti më vuan ?
    Per ta pasur pranë !
    Për ta thirr në emër ?!!!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    PËR TY PËRKUSHTIME

    Përse te mos vuaj ,
    përse të mos tretem
    kur e di çfarë enxhulli
    ka mbi këtë përmasë !


    Prandaj ditë e net
    n'meditime mbetem
    Per Ty përkushtime !
    Se zemra do të plasë... !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    PREJ HIRI BLEROHEM !


    [B]Unë jam si feniksi, prej hiri blerohem
    dhe ngjitem në lartësi kur ndjej erëmirën !

    Për Ty në shekuj do të shkoj alarm
    se kështu cdo ditë luftë bëj me errësirën !
    [/B]
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    ËSHTË MALLI QË MË PRET SI SHPATË !


    Vetvetes nuk e di çka t'i them
    Çdo çast pyet për Ty!
    Aq mizor ta gënjej nuk mund të jem
    cilën arsye të shpik nuk e di !

    Si t'i ndal trokllimat e çka të shpik
    Ne gjumë më vjen dhe unë zgjohem perseri!
    E ndez dhe dritën por t'i më ik
    dhe mbulohem me ankth qëndroj në vetmi !

    Cdo ditë, e çdo natë më duhet të shpik
    një arsye në këtë jetë të gjatë
    se për Ty diçka më shkon vërtik
    Është malli - që më pret si shpatë !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    TI E BLERTA IME !


    Nuk e di perse malli me merr
    nuk e di adresën kam gabuar!
    çdoherë dimri më shpie në pranverë
    po kjo stinë mbetet e uruar!

    Nuk e di , te të pres në derë,
    për këtë mall mos më bë fajtor !
    Në daç eja me zjarr e poterë
    jam unë i pandehur e ti prokuror !

    Mos u vono eja se të pres !
    Ku e di a më mban fryma gjer atëherë !
    Nese bën mekat e marr unë
    Ti e blerta ime pranverë !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    NË PROVINCEN TIME !!!

    E perhershmja jetë më djeg si furrë
    Rrugëve të saj rininë e kalova !
    Vashës sime në dritare i hidhja gur
    sa herë dilte në krua e përgjova !

    S'kishte internet në provincën time !
    Me linja shikimi e kisha shumë pranë,
    Ia ndjeva trokitjen e zemrës intime
    Edhe pse një varg së bashku nuk e ndamë !

    Sot ndryshoj moti, s'eshtë si dikur
    Në linjë e kam zemrën që i perkushtohem !
    por, s'kam prehje, jam shqetsuar sikur
    Se nga çasti në çast vetëm pikëllohem!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    ZË LARGËSIE !


    Zëri yt - ze largësie
    me pushton kur vjen si fjalë
    ndizen ndjenja dashurie
    qe rreshqasin në trup si njalë !

    Unë trishtueshëm rri e pres
    si qytet i lagur në shi !
    Të vjen fjala në msn
    me valëvitje si lahuri !

    Je ajo që kthen gjithë shpresën
    më hap shtigjet si ylber !
    Jam në shestim si të kaloj brigjet
    te takoj te shtrenjtën vlerë !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Dashurit janê ne kriz

    çdo gja sot asht e veshtirê
    te duash dikend ska garancion
    te jetojsh vetun zemra nuk duron
    pritja asht vdekje pritja asht shkelje

    te gjejsh dashurin
    gjeth dikush perzin
    a asht ne pyetje epoka
    a asht ne pyetje njohja

    tani me e njof vetveten
    i njof mirê dhe tjeret
    jeta me esht ma e leht
    vetit ja di shum vleren

    kujt vall i perzihem une
    kujt i intresoj une kur vuj
    po kur unê dahuroj
    pse shum njerz i pengoj

    njerzit jan ne depresion
    dojnê me kontaminu boten
    dua te ik nga njerzit
    qe vleren sja din as vetit.

    kan then gjith pleqt,
    jeta asht e komplikuar
    me duket krejt ndryshe
    kem kulturê me kater qyshe
    kem edhe pamje dy ftyrshe
    jeten se dojmê me ndryshe........
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

Faqja 0 prej 18 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ndjeheni të vetmuar dhe larg....
    Nga Ina_19 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 26-12-2007, 02:05
  2. Dostojevski nuk ndihej i vetmuar
    Nga Fiori në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 29-05-2006, 19:23
  3. Të rinjtë, ujqër të vetmuar!
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-04-2006, 22:47
  4. Dashuria në dy kohë
    Nga whisper në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 329
    Postimi i Fundit: 13-04-2005, 13:31
  5. Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 03-08-2003, 14:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •