Close
Faqja 122 prej 255 FillimFillim ... 2272112120121122123124132172222 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,211 deri 1,220 prej 2545
  1. #1211
    i/e regjistruar Maska e Longarus
    Anëtarësuar
    24-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    553

    pak me vonese

    Citim Postuar më parë nga land Lexo Postimin
    Japiget dhe Mesapet populluan Salento meridionale(jugore) dhe pjesen me te madhe te Puglia-s,ato ishin dy fise Ilirike krejtesisht te ndryshem nga Greket.
    1-Japiget ishin tribuja e pare Ilire qe arriten ne Puglia jugore rreth vitit 1200 para krishtit,ata erdhen nga Shqiperia jugore.
    2-Choni,edhe keta erdhen nga Shqiperia,dhe u vendosen ne puglia veriore rreth shekullit te XI-X para krishtit.
    3-Messapi,keta erdhen ne puglia qendrore rreth shekullit teX para krishtit,dhe u shkrine krejtesisht me Japiget dhe Choni qe kishin ardhur me pare.
    4-Peuceti dhe Dauni,keta ishin dy nen tribu Japige qe erdhen nga Shqiperia jugore dhe u vendosen reth shekullit VII para krishtit ne ate qe eshte sot provinca e Bari-t dhe e Foggia-s.
    5-Calabri, keta erdhen me vone sesa Peuceti dhe Dauni dhe ishin tribuja e fundit Ilirike qe erdhen ne Itali,migracioni i tyre zgjati 100vjet nga viti 500b.c deri 400b,c.

    Nje refleksion te veçante meritojne Calabri,keta ishin nje nen tribu Dardane dhe e kishin origjinen nga Kosova dhe Shqiperia veriore,ishin pikerisht keta qe ne antikitet i dhane emrin Calabria zones se Puglias,siç e thote Plinio il vechio.Kurse Greket e quanin Messapia nga emri i udheheqesit te tyre absolut Messapo.
    Messapet dhe Japiget themeluan qytetin Brention(Brindisi)...Fjalen "bre"(ne shqip Bri) qe ne shumes behet Bront e rigjejme ne shume terma te Italise veriore(Brescia,Brenta,Bressanone) dhe qe konfirmon zgjerimin e kultures Ilire ne Italine e asaj kohe.
    Keto te dhena jane nga studiuesi Franco Meraglia
    Duke i lexuar shkrimet ne kete teme , verejta kete shkrim te tuajin i cili me la pershtypje shume .
    Te lutem ne qofte se ke mundesi a mund te me tregosh se ku i ke gjetur keto fakte rreth CALABRI se jane nga Kosova ?
    E di qe ndoshta po ju shkruaj pak me vonese per kete pyetje andaj te lutem mos ma nxi per te madhe .
    Te pershendes
    FLM

  2. #1212
    Citim Postuar më parë nga extreme Lexo Postimin
    cfar mendoni per Faraonin e egyptit


    Faraon - Fara jonë
    Lexo temen e Thot-it se e ke shpjegimin gjere e gjate ne materialin e perkthyer nga Katapano.

  3. #1213
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Duke i lexuar shkrimet ne kete teme , verejta kete shkrim te tuajin i cili me la pershtypje shume .
    Te lutem ne qofte se ke mundesi a mund te me tregosh se ku i ke gjetur keto fakte rreth CALABRI se jane nga Kosova ?
    E di qe ndoshta po ju shkruaj pak me vonese per kete pyetje andaj te lutem mos ma nxi per te madhe .
    Te pershendes
    FLM
    “Dardaneve u takojne gjithashtu Galabrii, midis te cileve eshte nje qytet i lashte (ketu mungon emri i qytetit si zakonisht me cdo gje qe deshmon historine shqiptare- shenim I Styx), dhe Thunatet, venbanimi i te cileve takohet me Medet, nje tribe Thrake ne lindje (perkthim i pasakte i orientimit gjeografik-Styx). Dardanet jane kaq te eger sa qe germojne shpella nden kondrat dhe jetojne aty, por e pelqejne shume muziken, gjithmone perdorin instrumenta muzikore si flautin ashtu edhe ato me tela. Sidoqofte keta jetojne ne brendesi dhe per ta do flas me vone.”

    Strabo

    Keta Galabri te cilet nuk njihen, mendohet te kene qene parardhesit e Italianeve Calabri nga Patsch Pauly Wissova dhe ca te tjere.- Shenim
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  4. #1214
    i/e regjistruar Maska e Longarus
    Anëtarësuar
    24-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    553
    Citim Postuar më parë nga Styx Lexo Postimin
    “Dardaneve u takojne gjithashtu Galabrii, midis te cileve eshte nje qytet i lashte (ketu mungon emri i qytetit si zakonisht me cdo gje qe deshmon historine shqiptare- shenim I Styx), dhe Thunatet, venbanimi i te cileve takohet me Medet, nje tribe Thrake ne lindje (perkthim i pasakte i orientimit gjeografik-Styx). Dardanet jane kaq te eger sa qe germojne shpella nden kondrat dhe jetojne aty, por e pelqejne shume muziken, gjithmone perdorin instrumenta muzikore si flautin ashtu edhe ato me tela. Sidoqofte keta jetojne ne brendesi dhe per ta do flas me vone.”

    Strabo

    Keta Galabri te cilet nuk njihen, mendohet te kene qene parardhesit e Italianeve Calabri nga Patsch Pauly Wissova dhe ca te tjere.- Shenim
    Styx te falemnderoj perzemersisht per pergjigje kaq te shpejt .
    Edhe pse pak e quditshme kjo teori e dyndjes se galabreve ne itali , duke e ditur se dardanet ishin te vendosur ne brendesi te gadishullit ilirik . (kerkoj falje e di qe eshte jashte temes).

  5. #1215

    Post Shqiptarët e grekët nuk kanë lidhje me pellazgjishten

    Rreth veprës “Epiri, pellazgët, etruskët dhe shqiptarët” të prof. Shaban Demirajt

    Prof.dr.Rami Memushaj

    Në këtë epokë të “romantizmit patriotik” shqiptar, që ka lindur si shpërdorim i lirisë së penës, nuk janë të pakta botimet që përpiqen t’i nxjerrin shqiptarët si popullin më të vjetër, si popull pellazgjik, dhe gjuhën shqipe si gjuhën më të vjetër, si çelësin për të shpjeguar gjithë gjuhët e tjera etj. Në këtë kakofoni zërash, ku djali i tregon babait arat, ku ushtari i mëson gjeneralit strategjinë dhe profani i shpjegon profesorit teorinë, zërat e mjeshtërve të vërtetë të historisë e të gjuhës mezi dëgjohen. Mezi dëgjohen, se po mbyten nga zhurmat e profanëve, të atyre që nuk dinë gjë nga mjeshtëria e historianit, e arkeologut, e gjuhëtarit, të atyre që kanë marrë një arsim të gjymtë nga universitetet tona të gjymta, të atyre të cilëve ju duket se me llambën magjike të Aladinit mund të ndriçojnë ato që dhjetëra e dhjetëra breza dijetarësh nuk kanë mundur t’i ndriçojnë. Mes kësaj zhurmërie e potereje të shumëfishuar nga gazetat dhe televizionet, që te njerëzit e thjeshtë krijon përshtypjen se kanë rënë në ar të kulluar dhe jo në një copë plastikë të lyer me varak të verdhë, zërat e mjeshtërve janë udhërrëfyes për të kuptuar të vërtetën. E tillë është vepra e profesor Shaban Demirajt “Epiri, pellazgët, etruskët dhe shqiptarët” (botuar nga INFOBOTUES), e cila sapo ka dalë nga shtypi. Siç duket edhe nga titulli, në këtë vepër bëhen përpjekje për të hedhur dritë mbi çështje të mjegullta të historisë, siç janë pellazgët, etruskët dhe mesapët dhe lidhjet e shqiptarëve me këta popuj të lashtësisë. Disa nga këto tema, si ajo e pellazgëve dhe e origjinës pellazgjike të shqiptarëve zënë fill që në kohën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe janë rimarrë kohë pas kohe prej autorësh shqiptarë e të huaj. Edhe tema e karakterit etnik dhe e gjuhës së Epirit në lashtësi e mesjetë nuk është e re, por është bërë aktuale dy dhjetëvjeçarët e fundit, pas mëtimeve greke për Vorio-Epirin dhe Shqipërinë në jug të Vjosës, të cilat rrethet shkencore greke i kanë shoqëruar edhe me një propagandë agresive e me një literaturë të gjerë, si vepra e vëllimshme “Epiri – 4000 vjet histori dhe civilizim grek” (1997). Qasja e prof. Demirajt ndaj këtyre problemeve nuk është fort e re. Puna e tij më se 40-vjeçare në fushën e gramatikës dhe të fonetikës historike të shqipes, fushë ku gjuhësia dhe historia shkojnë bashkë, i ka dhënë lëndë të mjaftë për t’i parë problemet historike të shqipes nga këndvështrimi i gjuhëtarit dhe për të mbështetur apo hedhur poshtë me argumente gjuhësore teza të ndryshme lidhur me këto çështje. Pa përmendur botimet e tij gjuhësore, ku nuk janë të pakta vrojtimet me karakter historik, përpjekjet e profesorit për të ndriçuar problemet e prejardhjes së shqiptarëve duke shfrytëzuar dëshmitë gjuhësore janë konkretizuar së pari në veprat “Gjuha shqipe dhe historia e saj” (1988) dhe “Gjuhësi ballkanike” (1994) për të kaluar pastaj te vepra “Prejardhja e shqiptarëve nën dritën e dëshmive të gjuhës shqipe” (1999), të botuar edhe anglisht më 2006, për të ardhur te botimi më i fundit “Epiri, pellazgët, etruskët dhe shqiptarët”. Ndërsa në dy veprat e para synimi i autorit ka qenë vendosja e shqipes dhe e nënës së saj, ilirishtes, në kontekstin historik dhe gjeografik të Ballkanit, në dy veprat e fundit bëhen përpjekje që dëshmitë dhe dukuritë gjuhësore të shfrytëzohen për të provuar tezat mbi lidhjet historike të shqiptarëve me këta popuj të lashtësisë dhe karakterin etnik jogrek të viseve jugore të Shqipërisë. Ka qenë një veçori e studimeve albanologjike shqiptare të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar, e lidhur me emra historianësh, arkeologësh dhe gjuhëtarësh të shquar, për të shfrytëzuar të dhënat e shkencave të afërta për të provuar autoktoninë e shqiptarëve në këto troje, lidhjet e tyre me ilirët dhe të shqipes me ilirishten. Kësaj fryme i përmbahet edhe prof. Demiraj në veprën e tij më të fundit, ku tezat e tij mbështeten në të dhëna historike e arkeologjike dhe, nga ana tjetër, përbëjnë argumente me vlerë në ndihmë të historianit. Vepra ka karakterin e një mozaiku, ku disa kontribute të mëparshme të autorit për këto probleme, të botuara si artikuj, janë ngërthyer në një kuadër më të gjerë, duke i dhënë veprës pamjen e një punimi tërësor. Ajo përbëhet nga tetë krerë, një përmbledhje anglisht, bibliografia, treguesi i autorëve të cituar dhe i emrave të përveçëm të njerëzve dhe të vendeve. Kreu i parë i kushtohet çështjes së pellazgëve dhe lidhjes së tyre me etruskët dhe shqiptarët. Duke mbajtur një qëndrim mohues ndaj tezës se pellazgët janë stërgjyshërit e shqiptarëve, autori, duke u mbështetur në autorët e lashtë grekë, pranon megjithatë se pellazgët kanë qenë shtrirë edhe në Epir, ku krijuan tempullin e famshëm të Dodonës, që u përvetësua më pastaj nga grekët. Lidhur me prejardhjen pellazgjike të shqipes, autori arrin në përfundimin se pellazgjishtja ka qenë një gjuhë e ndryshme edhe nga greqishtja, edhe nga shqipja. Vërtet që në shqipen ndonjë dukuri, si p.sh. numërimi me njëzetëshe (njëzet, dyzet, trezet etj.), që nuk e kanë gjuhët indoeuropiane ku bën pjesë edhe shqipja, provon se ilirët e morën këtë sistem numërimi nga një popullsi më e lashtë që gjetën në trojet ku u vendosën. Por dëshmitë nga pellazgjishtja janë aq të pakta, sa nuk mund të thuhet se ky sistem numërimi është trashëguar prej pellazgjishtes. Pra, për autorin, “barazimi pellazg-ilir nuk del i argumentuar as historikisht as gjuhësisht” (f. 51). Për sa i përket mendimit të disa autorëve se etruskishtja ishte gjuhë pellazgjike dhe përpjekjes së tyre për t’i zbërthyer mbishkrimet etruske me anë të shqipes, si p.sh. për ta lidhur Toskanën e Italisë ku kanë banuar etruskët, me toskë dhe Toskëri apo për të shpjeguar disa sintagma etruske, si La fisi fari la me “la fisin, la farën (tribunë)” ose Lan vetin lane uria me “Lanë veten, lanë urinë”, mjeshtri jep këtë këshillë për profanët entuziastë: “çdo krahasim midis shqipes së sotme dhe çdo fjale të një gjuhe tjetër nuk mund të jetë shkencërisht i mbështetur, në qoftë se nuk mbahen parasysh rregullsitë e evolucionit të sistemit fonetik të gjuhës shqipe” (f. 49). Dhe, për ta argumentuar këtë pohim të tij, merr fjalën uria, rrënja e vjetër e së cilës është un (si në gegërishte). Pra, jo vetëm që trajta uri është e re, po e re është edhe mbaresa -a, e cila është një zhvillim i brendshëm jo fort i hershëm i shqipes. Pjesa tjetër e librit i kushtohet karakterit etnik të Epirit në lashtësi, në mesjetë dhe në kohët e reja si dhe gjuhës amtare të banorëve të tij. Edhe këtu merren në shqyrtim dëshmitë e autorëve të lashtësisë dhe të kohëve më të vona. Në polemikë me autorë grekë se popullsia e Epirit “mund të jetë e ardhur dhe të ketë zëvendësuar një popullsi të mëparshme greqishtfolëse a të helenizuar” (f. 74), autori vëren se, së pari, mungojnë dëshmitë historike që mund të hidhnin dritë për ndonjë shpërngulje të tillë popullsie dhe, së dyti, se një popullsi ardhëse nuk mund të helenizonte një popullsi greke, që favorizohej nga sundimi bizantin dhe kisha greke. Në mungesë të dëshmive historike, ai u drejtohet dëshmive të vetë gjuhës shqipe: mënyrës se si janë pasqyruar tingujt latinë në të dhe ndarjes së saj dialektore. Kështu, mbylltorja grykore k para zanoreve i dhe e të fjalëve latine në gjuhën shqipe është ruajtur e pandryshuar, si p.sh. në fjalët peshk, qiell etj., ndërkohë që në bijat e latinishtes është kthyer në një fërkimore ose afrikate alveolare (rumanishte: peste [peshte], cer [çer] dhe italishte: pesce [peshe], cielo [çelo]. Ky shqiptim i këtij tingulli në gjuhën tonë pasqyron “shqiptimin romak të kohës së Augustit” (Gaius Octavius, perandor romak, 63 para Krishtit –14 i erës së re) të tingujve grykorë. Kjo do të thotë se kemi të bëjmë me huazime shumë të lashta të shqipes, që kanë shtrirje në mbarë trojet arbërore. Edhe shembuj të tjerë, si pasqyrimi i një zanoreje o të fjalëve latine në e në shqipen, si në fjalët pomum > pemë, hora > herë, dëshmojnë se ndikimi i latinishtes mbi shqipen ka nisur mjaft herët, që në shek. II para Krishtit. Kjo, nga ana e vet, do të thotë që ilirët i kanë marrë këto fjalë në trojet ku banojnë sot pasardhësit e tyre. Për sa u përket dialekteve, ndarja dialektore e shqipes “parakupton edhe hapësirat gjeografike ku janë zhvilluar dialektet dhe nëndialektet e kësaj gjuhe” (f. 75). Si provë të vjetërsisë së dialekteve, autori sjell dy dukuri të toskërishtes, rotacizmin (kthimin e një n-je midis zanoresh në r) dhe kthimin e zanores a të theksuar në ë: hanë / hënë, dam /dëm dhe ranë / rërë, venë / verë. Nisur nga shembuj të tillë, autori thotë se këto dy dukuri që i dallojnë dy dialektet e shqipes janë të vjetra, të periudhës para ardhjes së sllavëve dhe se “nuk mund të zhvilloheshin veçse në trevat e sotme shqipfolëse” (f. 75), pasi është jashtë logjikës dhe pa asnjë mbështetje historike mendimi që këto dukuri të jenë zhvilluar në territore të tjera dhe të jenë bartur në trojet e sotme të toskërishtes.
    (vijon)

    Gazeta Albania
    2 Korrik 2008
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  6. #1216
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Ky liber do jete sigurisht interesant e jam kurioz te di mbi cfare bazash autori mohon karakterin 'indoeuropian' te fjaleve arg-os pellazgjik apo arkadia e shumices se vendbanimeve Pellazge.

    Vete Dodona qe njihet si pellazgjike tregon me mbaresen -ona karakter te pamohueshem 'indoeuropian'.

    Shabani flet per indoeuropianizem duke vene ne baze te teorise se tij ekzistencen e nje populli protoindoeuropian per te cilin ska asnje prove e asnje fakt te ndonje lloji, pra eshte hipoteze e paster, qe ka 300 vjet e nuk eshte vertetuar akoma e per nja 30 mije vjet te tjera do vazhdoje te jete hipoteze.

    Shabani nis gjithe teorine me nje perqasje te gabuar ose me sakte perqasje hipotetike.
    Sidoqofte duhet lexuar libri se skam besim tek keta komentuesit me titull profesor doktor po qe asnje sja ka degjuar zerin e qe fillojne me akuza ndaj atyre qe po zhvillojne te vetmen dege te dijes ne keto 17 vjet demokraci ne shqiperi.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  7. #1217
    Rreth veprës “Epiri, pellazgët, etruskët dhe shqiptarët” të prof. Shaban Demirajt



    Citim Postuar më parë nga ;sh.d
    “çdo krahasim midis shqipes së sotme dhe çdo fjale të një gjuhe tjetër nuk mund të jetë shkencërisht i mbështetur, në qoftë se nuk mbahen parasysh rregullsitë e evolucionit të sistemit fonetik të gjuhës shqipe” (f. 49)..
    Hmm, po a ka mundesi Profesori i nderuar te na e provoje evolucionin fonetik te shqipes para formules se pagezimit?
    Do isha kurioz per kete.

    Citim Postuar më parë nga ;sh.d
    “ Dhe, për ta argumentuar këtë pohim të tij, merr fjalën uria, rrënja e vjetër e së cilës është un (si në gegërishte). Pra, jo vetëm që trajta uri është e re, po e re është edhe mbaresa -a, e cila është një zhvillim i brendshëm jo fort i hershëm i shqipes.
    Si ishte kjo se nuk e kuptova?
    Mesa di une uni eshte gegerisht dhe uri eshte toskerisht. Gjithkush qe ka lexuar dy rreshta per fonetiken historike te shqipes e di qe format gegerishte te te folurit ju kane paraprire atyre toske. Keshtu qe asnje nuk cuditet qe n>r. Ku qendron zbulimi ketu ?. Thjesht rotacizem.
    Pastaj mbaresa a.........Cdmth zhvillim i brendshëm jo fort i hershëm i shqipes????
    Ku e bazon Profesori kete konkluzion.
    A nuk eshte kjo mbaresa e trajtes se shquar te nje emri te femerores?
    """Greqishtja""" e vjeter eshte plot me te tilla.
    Pastaj mbaresat jane pjesa me e parendesishme per te arritur ne konkluzione thelbesore ne etimologjine krahasimore. Shpeshhere filologe te shquar thjesht i injorojne.
    Une dua te them qe Profesori duhet te rikonsideroje konkluzionet.
    Fakti qe ai njeh vetem kahun latinisht--shqip te huazimit dhe jo te kundertin(pa folur per greqishten qe ai nuk e ze me goje) me keqardhje me shtyn te mendoj qe Profesori ose ruan nje konservatorizem te tepruar ne studim ose eshte nje nga ata qe e kishin shume "qejf" Piliken.
    Te me falesh Profesor por pas shume viteve une nuk jam me dakort me ju.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dias10 : 22-07-2008 më 00:16
    e verteta dhe e drejta jane miq me te mire se edhe vete Platoni, miku im

  8. #1218
    Citim Postuar më parë nga sh.d2007 Lexo Postimin
    Dhe, për ta argumentuar këtë pohim të tij, merr fjalën uria, rrënja e vjetër e së cilës është un (si në gegërishte).
    A eshte i sigurte prof. per kete argumentim??
    Se jo me shume se 400 vjete me pare ne fjalen uri mungon si n-ja ashtu dhe r-ja.
    Si e shpjegon profesori humbjen e n-se te supozuar te rrenjes?

    e verteta dhe e drejta jane miq me te mire se edhe vete Platoni, miku im

  9. #1219
    Pervec kesaj sinonimet e tjera te latinishtes(per urine) i kane te dy format si n edhe r.

    ieiunium,
    ieiunitas,
    esuritio

    dhe me qe ra fjala:
    kush mund ta kete huazuar nga kush?
    uni-ja nga ieiunium
    apo e kunderta?
    uri-ja nga esuritio
    apo e kunderta?

    Sepse mesa di une format primitive jane me te hershme sesa ato komplekse.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dias10 : 22-07-2008 më 00:15
    e verteta dhe e drejta jane miq me te mire se edhe vete Platoni, miku im

  10. #1220
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-08-2007
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    1,100
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Rreth veprës “Epiri, pellazgët, etruskët dhe shqiptarët” të prof. Shaban Demirajt

    Prof.dr.Rami Memushaj

    Në këtë epokë të “romantizmit patriotik” shqiptar, që ka lindur si shpërdorim i lirisë së penës, nuk janë të pakta botimet që përpiqen t’i nxjerrin shqiptarët si popullin më të vjetër, si popull pellazgjik, dhe gjuhën shqipe si gjuhën më të vjetër, si çelësin për të shpjeguar gjithë gjuhët e tjera etj. Në këtë kakofoni zërash, ku djali i tregon babait arat, ku ushtari i mëson gjeneralit strategjinë dhe profani i shpjegon profesorit teorinë, zërat e mjeshtërve të vërtetë të historisë e të gjuhës mezi dëgjohen. Mezi dëgjohen, se po mbyten nga zhurmat e profanëve, të atyre që nuk dinë gjë nga mjeshtëria e historianit, e arkeologut, e gjuhëtarit, të atyre që kanë marrë një arsim të gjymtë nga universitetet tona të gjymta, të atyre të cilëve ju duket se me llambën magjike të Aladinit mund të ndriçojnë ato që dhjetëra e dhjetëra breza dijetarësh nuk kanë mundur t’i ndriçojnë. Mes kësaj zhurmërie e potereje të shumëfishuar nga gazetat dhe televizionet, që te njerëzit e thjeshtë krijon përshtypjen se kanë rënë në ar të kulluar dhe jo në një copë plastikë të lyer me varak të verdhë, zërat e mjeshtërve janë udhërrëfyes për të kuptuar të vërtetën. E tillë është vepra e profesor Shaban Demirajt “Epiri, pellazgët, etruskët dhe shqiptarët” (botuar nga INFOBOTUES), e cila sapo ka dalë nga shtypi. Siç duket edhe nga titulli, në këtë vepër bëhen përpjekje për të hedhur dritë mbi çështje të mjegullta të historisë, siç janë pellazgët, etruskët dhe mesapët dhe lidhjet e shqiptarëve me këta popuj të lashtësisë. Disa nga këto tema, si ajo e pellazgëve dhe e origjinës pellazgjike të shqiptarëve zënë fill që në kohën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe janë rimarrë kohë pas kohe prej autorësh shqiptarë e të huaj. Edhe tema e karakterit etnik dhe e gjuhës së Epirit në lashtësi e mesjetë nuk është e re, por është bërë aktuale dy dhjetëvjeçarët e fundit, pas mëtimeve greke për Vorio-Epirin dhe Shqipërinë në jug të Vjosës, të cilat rrethet shkencore greke i kanë shoqëruar edhe me një propagandë agresive e me një literaturë të gjerë, si vepra e vëllimshme “Epiri – 4000 vjet histori dhe civilizim grek” (1997). Qasja e prof. Demirajt ndaj këtyre problemeve nuk është fort e re. Puna e tij më se 40-vjeçare në fushën e gramatikës dhe të fonetikës historike të shqipes, fushë ku gjuhësia dhe historia shkojnë bashkë, i ka dhënë lëndë të mjaftë për t’i parë problemet historike të shqipes nga këndvështrimi i gjuhëtarit dhe për të mbështetur apo hedhur poshtë me argumente gjuhësore teza të ndryshme lidhur me këto çështje. Pa përmendur botimet e tij gjuhësore, ku nuk janë të pakta vrojtimet me karakter historik, përpjekjet e profesorit për të ndriçuar problemet e prejardhjes së shqiptarëve duke shfrytëzuar dëshmitë gjuhësore janë konkretizuar së pari në veprat “Gjuha shqipe dhe historia e saj” (1988) dhe “Gjuhësi ballkanike” (1994) për të kaluar pastaj te vepra “Prejardhja e shqiptarëve nën dritën e dëshmive të gjuhës shqipe” (1999), të botuar edhe anglisht më 2006, për të ardhur te botimi më i fundit “Epiri, pellazgët, etruskët dhe shqiptarët”. Ndërsa në dy veprat e para synimi i autorit ka qenë vendosja e shqipes dhe e nënës së saj, ilirishtes, në kontekstin historik dhe gjeografik të Ballkanit, në dy veprat e fundit bëhen përpjekje që dëshmitë dhe dukuritë gjuhësore të shfrytëzohen për të provuar tezat mbi lidhjet historike të shqiptarëve me këta popuj të lashtësisë dhe karakterin etnik jogrek të viseve jugore të Shqipërisë. Ka qenë një veçori e studimeve albanologjike shqiptare të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar, e lidhur me emra historianësh, arkeologësh dhe gjuhëtarësh të shquar, për të shfrytëzuar të dhënat e shkencave të afërta për të provuar autoktoninë e shqiptarëve në këto troje, lidhjet e tyre me ilirët dhe të shqipes me ilirishten. Kësaj fryme i përmbahet edhe prof. Demiraj në veprën e tij më të fundit, ku tezat e tij mbështeten në të dhëna historike e arkeologjike dhe, nga ana tjetër, përbëjnë argumente me vlerë në ndihmë të historianit. Vepra ka karakterin e një mozaiku, ku disa kontribute të mëparshme të autorit për këto probleme, të botuara si artikuj, janë ngërthyer në një kuadër më të gjerë, duke i dhënë veprës pamjen e një punimi tërësor. Ajo përbëhet nga tetë krerë, një përmbledhje anglisht, bibliografia, treguesi i autorëve të cituar dhe i emrave të përveçëm të njerëzve dhe të vendeve. Kreu i parë i kushtohet çështjes së pellazgëve dhe lidhjes së tyre me etruskët dhe shqiptarët. Duke mbajtur një qëndrim mohues ndaj tezës se pellazgët janë stërgjyshërit e shqiptarëve, autori, duke u mbështetur në autorët e lashtë grekë, pranon megjithatë se pellazgët kanë qenë shtrirë edhe në Epir, ku krijuan tempullin e famshëm të Dodonës, që u përvetësua më pastaj nga grekët. Lidhur me prejardhjen pellazgjike të shqipes, autori arrin në përfundimin se pellazgjishtja ka qenë një gjuhë e ndryshme edhe nga greqishtja, edhe nga shqipja. Vërtet që në shqipen ndonjë dukuri, si p.sh. numërimi me njëzetëshe (njëzet, dyzet, trezet etj.), që nuk e kanë gjuhët indoeuropiane ku bën pjesë edhe shqipja, provon se ilirët e morën këtë sistem numërimi nga një popullsi më e lashtë që gjetën në trojet ku u vendosën. Por dëshmitë nga pellazgjishtja janë aq të pakta, sa nuk mund të thuhet se ky sistem numërimi është trashëguar prej pellazgjishtes. Pra, për autorin, “barazimi pellazg-ilir nuk del i argumentuar as historikisht as gjuhësisht” (f. 51). Për sa i përket mendimit të disa autorëve se etruskishtja ishte gjuhë pellazgjike dhe përpjekjes së tyre për t’i zbërthyer mbishkrimet etruske me anë të shqipes, si p.sh. për ta lidhur Toskanën e Italisë ku kanë banuar etruskët, me toskë dhe Toskëri apo për të shpjeguar disa sintagma etruske, si La fisi fari la me “la fisin, la farën (tribunë)” ose Lan vetin lane uria me “Lanë veten, lanë urinë”, mjeshtri jep këtë këshillë për profanët entuziastë: “çdo krahasim midis shqipes së sotme dhe çdo fjale të një gjuhe tjetër nuk mund të jetë shkencërisht i mbështetur, në qoftë se nuk mbahen parasysh rregullsitë e evolucionit të sistemit fonetik të gjuhës shqipe” (f. 49). Dhe, për ta argumentuar këtë pohim të tij, merr fjalën uria, rrënja e vjetër e së cilës është un (si në gegërishte). Pra, jo vetëm që trajta uri është e re, po e re është edhe mbaresa -a, e cila është një zhvillim i brendshëm jo fort i hershëm i shqipes. Pjesa tjetër e librit i kushtohet karakterit etnik të Epirit në lashtësi, në mesjetë dhe në kohët e reja si dhe gjuhës amtare të banorëve të tij. Edhe këtu merren në shqyrtim dëshmitë e autorëve të lashtësisë dhe të kohëve më të vona. Në polemikë me autorë grekë se popullsia e Epirit “mund të jetë e ardhur dhe të ketë zëvendësuar një popullsi të mëparshme greqishtfolëse a të helenizuar” (f. 74), autori vëren se, së pari, mungojnë dëshmitë historike që mund të hidhnin dritë për ndonjë shpërngulje të tillë popullsie dhe, së dyti, se një popullsi ardhëse nuk mund të helenizonte një popullsi greke, që favorizohej nga sundimi bizantin dhe kisha greke. Në mungesë të dëshmive historike, ai u drejtohet dëshmive të vetë gjuhës shqipe: mënyrës se si janë pasqyruar tingujt latinë në të dhe ndarjes së saj dialektore. Kështu, mbylltorja grykore k para zanoreve i dhe e të fjalëve latine në gjuhën shqipe është ruajtur e pandryshuar, si p.sh. në fjalët peshk, qiell etj., ndërkohë që në bijat e latinishtes është kthyer në një fërkimore ose afrikate alveolare (rumanishte: peste [peshte], cer [çer] dhe italishte: pesce [peshe], cielo [çelo]. Ky shqiptim i këtij tingulli në gjuhën tonë pasqyron “shqiptimin romak të kohës së Augustit” (Gaius Octavius, perandor romak, 63 para Krishtit –14 i erës së re) të tingujve grykorë. Kjo do të thotë se kemi të bëjmë me huazime shumë të lashta të shqipes, që kanë shtrirje në mbarë trojet arbërore. Edhe shembuj të tjerë, si pasqyrimi i një zanoreje o të fjalëve latine në e në shqipen, si në fjalët pomum > pemë, hora > herë, dëshmojnë se ndikimi i latinishtes mbi shqipen ka nisur mjaft herët, që në shek. II para Krishtit. Kjo, nga ana e vet, do të thotë që ilirët i kanë marrë këto fjalë në trojet ku banojnë sot pasardhësit e tyre. Për sa u përket dialekteve, ndarja dialektore e shqipes “parakupton edhe hapësirat gjeografike ku janë zhvilluar dialektet dhe nëndialektet e kësaj gjuhe” (f. 75). Si provë të vjetërsisë së dialekteve, autori sjell dy dukuri të toskërishtes, rotacizmin (kthimin e një n-je midis zanoresh në r) dhe kthimin e zanores a të theksuar në ë: hanë / hënë, dam /dëm dhe ranë / rërë, venë / verë. Nisur nga shembuj të tillë, autori thotë se këto dy dukuri që i dallojnë dy dialektet e shqipes janë të vjetra, të periudhës para ardhjes së sllavëve dhe se “nuk mund të zhvilloheshin veçse në trevat e sotme shqipfolëse” (f. 75), pasi është jashtë logjikës dhe pa asnjë mbështetje historike mendimi që këto dukuri të jenë zhvilluar në territore të tjera dhe të jenë bartur në trojet e sotme të toskërishtes.
    (vijon)

    Gazeta Albania
    2 Korrik 2008
    po mirë përse trembet zotria e tijë-përse nuk merret me studimin e mbishkrimeve të cilësuara si mbishkrime pellazge?.

    po babait nuk mundë tja tregojnë arat sepse ai njeh shumë mirëpor varet se cilin quajmë baba.Në se do quajmë Demirajn baba ,atëher Naim e Sami Frashri janë nipra të Demirajt.Turpë për faqe të zezë.Turpi i shkencës shqiptare është personi në fjalë.Kujtoni pak "veglat antishqiptare mindis nesh-që mbrojnë intereset e huaja"-sipas moikom zeqos...Unë guxojë tja themë edhe në sy se zotria e tijë është tradhëtarë i paguar.Ky ishte ai që interrnoj Pilikën e madhë.....sjellja më e mirë ndaj tijë është fundi i Esat Pashë Toptanit

Tema të Ngjashme

  1. Në gjurmë të gërmave dhe shkrimit Pellazgo-Yllir #2
    Nga alfeko sukaraku në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 477
    Postimi i Fundit: 14-07-2010, 03:58
  2. Sola Scriptura
    Nga berat96 në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 24-08-2009, 11:48
  3. Letërsia shqiptare: probleme teorike-kritike në gjykimin e vlerave letrare
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 15:56
  4. Makina e shkrimit
    Nga elvisi80 në forumin Humor shqiptar
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-11-2002, 03:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •