Close
Faqja 4 prej 37 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 366
  1. #31
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    + 5 vende qe i kane fituar ne zgjedhje...
    D.m.th. 25 deputet per me pak se 12% te popullsise se pergjithshme apo rreth 200.000 qytetare apo 1 deputet per cdo 8000 banore.
    Ndersa shumica e popullsise apo se paku 88-90% ka vetem 95 deputet apo 1 deputet per rreth 18.000 banore, ose vetem rreth 79% te deputeteve.

    Nese marrim parasyesh faktin se partia kryesore shqipetare ne qeveri dhe partite e koalicionit qeveritar zakonisht nuk perbejne shumicen absolute, ndonjehere as shumicen realtive te perfaqesuesve te shqipetareve, atehere raportet behen edhe dukshem me te disfavorshem per perfaqesiminin e interesave dhe vullnetit te shumices absolute te popullit. Ne rastin konkret 42 ose 44 deputet te shqipetareve qe nuk perbejne as shumicen realtive te deputeteve shqipetar ne Kuvend, vendosin se bashku me shumicen absolute apo te gjithe deputetet serbe dhe te pakicave tjera ne emer te popullit te Kosoves.
    Forca e pakices serbe dhe pakicave tjera ne vendimmarrjet dhe iniciativat e qeverise arrine, vareisht nga temat, deri ne mbi 36%.

    Eshte ceshtje tjeter qe Thaci&Co me ndihmen e nderkombetareve (per interesa te ketyre te fundit dhe te karrieres personale) dhe permes aferave te ndryshme (korruptive etj.) pothujse cdo here arrijne te sigurojne edhe mbeshtetjen e nje pjese te partive opozitare shqiptare (LDK-se dhe AAK-se), ne menyre qe iniciativat dhe vendimet e tyre te duken me legjitime ne syte e nje pjese te popullit shqipetar. Por edhe per ta shperndare pergjegjesine e politikes antikombetare, ne menyre qe neser te jete shume veshtire te identifikohen qartazi pergjegjesit e kesa politike.
    20 + sipas pakos se Ahtisaarit ishin vetem per dy mandatet e para,kur ato ishin te rezervuara,ju shtohej plus nr qe mbledhnin nga votat,

    kurse tani pas dy mandateve nga te rezervuarat kthehen ne te garantuara qe i bie ti kene gjithesej 20 ulese,ky eshte dallimi mes te rezervuar dhe te garantuar.

    Gjithesesi edhe me 20 ulese qe do i ken tani e tutje jan shume per mendimin tim.

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Ekstremizmi i VV-së në shërbim të PDK-së

    Publikuar: 29.06.2013 - 17:39

    Prishtinë, 29 qershor – Nëpërmjet një komunikate Lëvizja për Bashkim ka bërë bashkëfajtore Vetevendosjen për ngjarjet që ndodhën më 27 qershor brenda dhe jashtë Kuvendit të Kosovës. Në reagimin e LB-së thuhet : Më 27.6.2013, Kuvendi i Kosovës, me shumicë dërrmuese votash, miratoi marrëveshjen për normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Pasojat e kësaj marrëveshjeje Kosova, qytetarët e saj dhe mbarë populli shqiptar do t’i vuaj për një kohë të gjatë.

    Fajtori kryesor për këtë marrëveshje të dëmshme është padyshim Qeveria e Kosovës dhe Kryeministri Hashim Thaçi, por atij dhe Qeverisë së Kosovës i ndihmoi jashtëzakonisht shumë Lëvizja Vetëvendosje.

    Që nga fillimi i bisedimeve që sollën këtë marrëveshje, nga zhurma e ekstremizmi i qëllimshëm i VV-së dhe kundërpërgjigjet e PDK-së, shoqëria shqiptare nuk ka arritur të zhvillojë asnjë debat të mirëfilltë për këto bisedime, për temat që duhet të negociohen e as për zgjidhjet e pranueshme të problemeve të cilat e mundojnë Kosovën dhe shqiptarët. Protagonizmi i krijuar artificialisht nga Lëvizja Vetëvendosje, më tepër përmes skandaleve sesa përmes përpjekjeve racionale, si në Kuvend ashtu edhe jashtë tij, ka bërë që opinioni më shumë të merret me këto skandale dhe sulme midis këtyre dy subjekteve, se sa me situatat me të cilat po ballafaqohet ai.

    Kjo zhurmë e çakorduar e VV-së dhe PDK-së e ka dominuar çdo zë të arsyeshëm dhe e ka ndihmuar Hashim Thaçin që pa u negociuar çështjet të nënshkruhen marrëveshjet dhe po nga kjo zhurmë ratifikimi i marrëveshjeje së Brukselit është bërë me lehtësi të madhe dhe madje edhe duke ua mohuar deputetëve mundësinë të votojnë kundër saj.

    Lëvizja për Bashkim, e shqetësuar nga dëmet e mëdha që po i shkaktohen Kosovës, nuk mund të rrijë pa e shprehur indinjatën e thellë për veprimet e këtyre dy subjekteve, që me kokëfortësinë e tyre bën që këto dëme, të sotme dhe të nesërme, t’i vuajnë qytetarët tanë të pafajshëm.

  3. #33
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Turp per Kosoven turp edhe per gjithe shqiptaret ne bote kur nje grup palacosh ne Kuvend me Albin Kurtin ne krye sulmojne institucionet, sulmojne edhe ambasadoret e vendeve mike ne kete menyre!

    Nuk te pelqen mareveshja? Voto kunder saj ne Kuvend. Protesto paqesisht me parrulla e thirrje para Kuvendit te Kosoves. Por te ushtrosh dhune ndaj institucioneve demokratike, te pengosh deputetet qe te bejne detyren e tyre ne Kuvend, te dhunosh fizikisht ambasadoren e SHBA ne Prishtine eshte turp i permasave boterore. Vetem ne vendet Afrikane te botes se trete apo ndonje vend si Pakistani e Afganistani shikon sjellje te tilla rrugacerore. Kjo nuk e ka emrin as liri e as demokraci. E nuk kane ngelur interesat kombetare qe ti mbrojne nje grusht palacosh si Albin Kurti e shputa e tij.

    Kuvendi i Kosoves duhet t'i heqi imunitetin Albin Kurtit e ta padisi ate ne gjykatat e Kosoves per keto sjellje. Eshte turp qe eshte toleruar ne kete pike dhe kjo demton Kosoven, kjo demton imazhin e gjithe shqiptareve ne bote si njerez barbare e te paqyteteruar qe kafshojne edhe doren qe i ushqen!

    Mareveshja mes Prishtines e Beogradit mund te mos jete ideale por eshte mareveshja me e mire per realitetin ne te cilin e gjen veten Kosova. Liderat e te dy vendeve moren nje risk te madh politik per tu ulur per te negociuar kete mareveshje dhe per ti dhene fund luftes se ftohte mes dy shteteve. Por kjo eshte ne interesin e te dy vendeve, eshte ne interesin e Kosoves, eshte ne interesin e mbare rajonit. Vlera e mareveshjes nuk do te matet me germat e nenet e mareveshjes por do te matet me frymen e bashkepunimit qe do te pasoje mes kryeministrave te te dy vendeve. Lista e problemeve te pazgjidhura qe presin zgjidhje mes Kosoves e Serbise eshte 1 km e gjate, dhe kjo mareveshje eshte ne vetvete nje fillim i adresimit te ketyre problemeve. Ajo qe Serbia merr nga mareveshja eshte divorcimi i saj me Kosoven qe eshte bere pengese per anetaresimin e saj ne BE duke njohur de-jure shtetin e pavarur te Kosoves me kete mareveshje. Ajo qe Kosova merr nga kjo mareveshje eshte integrimi i minoritetit serb ne jeten politike dhe ekonomike te vendit duke i bere te qarte qe nuk ka me kthim mbrapa kur Kosova ishte pjese e Serbise. Ashtu sic i sjell Kosoves stabilitetin politik ne te gjithe rajonin e saj dhe shkrin akujt e embargos mes dy vendeve. Vetem nga heqja e embargos ekonomike te te dy vendeve, ekonomia kosovare do te perfitoje nga aktiviteti tregtar ne rritje mes dy vendeve.

    Cfare alternative ofrojne ata qe sulmojne mareveshjen? Asnje alternative pervecse status-quo, ngelja ne vend numero! Dhe jo vetem kaq, por sulmet e tyre ndaj mareveshjes nuk kane per qellim vetem mareveshjen dhe kreret e shteteve perkatese, kane ne shenjester edhe shkaterrimin e mbeshtetjes nderkombetare per Kosoven, te cilet e bene te mund kete mareveshje. Dhe pa ndihmen nderkombetare, nuk do te kish e nuk ka Kosove shtet te pavarur!

    Albo

  4. #34
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    shum i qelluar ky koment.
    - a thua a do ta kuptojn tru trashet e Vv-s ket shkrim ?
    Vv - Palaço+LISBA :D

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Turp per Kosoven turp edhe per gjithe shqiptaret ne bote kur nje grup palacosh ne Kuvend me Albin Kurtin ne krye sulmojne institucionet, sulmojne edhe ambasadoret e vendeve mike ne kete menyre!
    Per dicka te tille nuk ka asnje prove...
    Pohimet e kundershtareve politik nuk jane argumente dhe prova.

    Protesta eshte forme e lejuar dhe e mirenjohur demokratike per shprehjen e kundershtimit politik. Dhe ne vecanti e nevojshme ne vende si Kosova, ku "shteti" udhehiqet nga pakica e perfaqesuseve te shqipetareve (krysisht hajdute dhe perfaqesues te krimit te organizuar) dhe pakicat tjera jo-shqipetare.
    Vete fakti qe per "marreveshje" nuk kane votuar as 2/3 e deputeteve shqipetar te Kuvendit, por 99% te deputeteve serbe dhe te pakicave tjera (-qe njekohesisht perbejne rreth 21% te deputeteve te Kosoves, edhe pse realisht perfaqesojne me se shumti 10-12% te popullit-) e ben mese te qarte se me cfare "shteti" kemi te bejme ne Kosove.

    Na thuaj nje shtet demokratik, ku 10% -12% te pakicave kombetare i kane 21% te deputeteve ne Parlament?

    Nuk te pelqen mareveshja? Voto kunder saj ne Kuvend.
    Protesto paqesisht me parrulla e thirrje para Kuvendit te Kosoves. Por te ushtrosh dhune ndaj institucioneve demokratike, te pengosh deputetet qe te bejne detyren e tyre ne Kuvend, te dhunosh fizikisht ambasadoren e SHBA ne Prishtine eshte turp i permasave boterore.
    Argumente qesharake qe s'kane te bejne asgje me realitetin...
    Pengimi i deputeteve (pa perdorim te dhunes) eshte absolutisht i lejueshem si forme e protestes. Kjo ka ndodhur dhe ne ndodh ne cdo vend te botes. Eshte detyre e policise, dhe para kesaj e politikes dhe shtetit, qe te mundesoje punen normale te depueteteve edhe ne rast te protestave masive ne rruge, jo pune e protestuesve. Udhezimet per largimin e protestuesve nese pengojne ne menyre te palejueshme punen e deputeteve apo cfaredo tjeter jane te qarta per organet e rendit.
    Eshte e natyrshme qe askund ne bote deputetet nuk tentojne te futen ne Kuvend permes turmes qe proteston kunder tyre, por shfrytezojne ose hyerje alternative, ose presin deri sa te krijohen kushtet minimale nga organet e rendit.

    As ambasadorja e nje shteti, aq me pak ambasadorja e SHBA-ve, nuk ka ndodh dhe nuk ndodh qe te futet permes turmes se protestuesve dhe ta rrezikoje sigurine e saj. Kjo eshte absolutisht e ndaluar edhe me rregullat e e sjelljes se zyrtareve te huaj ne poste te tilla, dhe me siguri edhe ne kundershtim te plote me udhezimet e qeverise amerikane per veprimet ne raste te tilla. Prandaj, e gjitha nuk eshte me shume se propagande e koordinuar e pushtetit kuisling te banditeve dhe krimineleve servil ne krye te Kosoves, SHBA-ve dhe shteteve tjera "mike" qe nuk ju intereson mireqenja e Kosoves dhe e shumices se qytetareve te saj, por me prioritet absolut mbarevajtja e agjendes dhe strategjise se tyre ne Ballkan. Ne rastin konkret, tematizimi i nje proteste te zakonshme te VV ne vend te "marreveshjes" antishqipetare ne mes te Thacit dhe Dacicit.

    Na trego nje rast te vetem, ku ambasadori/ambasadorja amerikane ka tentuar te futet ne nje Parlament te huaj, perderisa para parlamentit eshte protestuar?
    As Arvizu (Ambasaori i SHBA-ve ne Tirane) nuk do te tentonte te veizitoje Kryeministrin me 21 Janar dhe te futet permes hyerjes kryesore, sepse kjo, pervec tjerash, nuk do ti lejohej as nga ana e personelit pergjegjes te ambasades amerikane.

    Vetem ne vendet Afrikane te botes se trete apo ndonje vend si Pakistani e Afganistani shikon sjellje te tilla rrugacerore. Kjo nuk e ka emrin as liri e as demokraci. E nuk kane ngelur interesat kombetare qe ti mbrojne nje grusht palacosh si Albin Kurti e shputa e tij.
    Keto jane paragjykime, jo argumente...
    Partia e A. Kurtit parimisht eshte forca e trete politike ne Kosove. Me shumicen e kerkesave te VV dhe A. Kurtit pajtohen pa asnje dyshim mbi 90% te shqipetareve te Kosoves. Eshte ceshtje tjeter qe dikush tjeter e ka pushtetitin, i ka kapur institucionet, i ka kapur mediat dhe e ka mbeshtetjen e faktorit kryesor nderkombetar dhe permes bashing-aksioneve etj. kunder VV dhe permes propagandes se perditshme e mashtron dhe manipulon popullin.

    Kuvendi i Kosoves duhet t'i heqi imunitetin Albin Kurtit e ta padisi ate ne gjykatat e Kosoves per keto sjellje. Eshte turp qe eshte toleruar ne kete pike dhe kjo demton Kosoven, kjo demton imazhin e gjithe shqiptareve ne bote si njerez barbare e te paqyteteruar qe kafshojne edhe doren qe i ushqen!
    S'ka asnje prove per shkelje te ndonje ligji nga ana e A. Kurtit...
    Protesta, sic e permenda, eshte forme e lejuar e shprehjes se kundershtimit politik. Nese Kurti apo cilido deputet ka shkelur rregullat e Kuvendit, atehere mund te sanksionohen sipas rregullave te Kuvendit.
    Tjerat qe i thua, jane perseri shprehje e mllefit tend te pajustifikueshem dhe nuk kane te bejne asgje me ceshtjen dhe realitetin.

    Mareveshja mes Prishtines e Beogradit mund te mos jete ideale por eshte mareveshja me e mire per realitetin ne te cilin e gjen veten Kosova.

    Sigurisht...
    Pothuajse cdo gjendje mund te quhet si "...me e mira per realitetin..."
    Perndryshe, mbi 90% te shqipetareve te Kosoves absolutisht nuk jane te kenaqur me kete zgjidhje.
    Arsya kryesore pse shumica nuk protestojne, ka te bej ne radhe te pare me faktin se ne ate pjese tanime jetojne fare pak shqipetar - tjeret, 10.000-15.000 jane perndjekur nga serbet dhe Serbia. Por edhe me faktin se shumca ne njefar menyre jane pajtuar me humbjen e asaj pjese te territorit. Propaganda e pushtetit ne koordinim me ate te "miqve" gjithashtu eshte nje faktor i rendesishem per "qetesimin " e masave.

    Ne pergjithesi, cfaredo zgjidhje per ate "pjese te Kosoves" ne parim do te ishte bekim per pjesen tjeter te Kosoves dhe per shumicen e Popullit, nese do te perfundonte me kaq dhe nuk do te vazhdohej per vite dhe dekada te tera te mbahej ne krye te agjendes politike te Prishtines (pushtetit), te Beogradit, te Brukselt (Bashkesise Nderkombetare) per interesa dhe strategji te ndryshme dhe te perbashketa politike, te cilat jane dhe do te vazhdojne te jene te demshme per Kosoven dhe shqipetaret ne pergjithesi.
    Shumica e popullit te Kosoves do te ishin absolutisht te pajtimit qe partite politike te merren kryesisht dhe me prioritet absolut me pjesen me te madhe te Kosoves, ku jetojne 98% te banorve. Por nje gje e tille nuk po ndodh dhe nuk do te ndodh. Qe afer 14 vite, me perjashtime te voga, tema e veriut te Kosoves ka qene percaktuese dhe ne krye te prioriteteve ne Prishtine, Beograd, Bruksel dhe Washington. Dhe kjo po vazhdon edhe sot dhe do te vazhdoje edhe se paku 10 vitet e ardhshme, nese marrim per baze "marreveshjen", e cila nuk eshte as me shume as me pak se nje vete-detyrim i Kosoves qe per pothuajse cdo ceshtje qe sado pak i interesojne Serbise, ne nje forme apo tjetren ta merr miratimin paraprak te kesaj. Dhe jo vetem per veriun e Kosoves!
    Pra, ceshtja nuk ka perfunduar me nje "marreveshje" qe ne parim nuk eshte e tille resp. e cila veriun e Kosoves de facto dhe de jure e dergon edhe disa hapa drejte ndarjes perfundimtare nga Kosova.

    Tema e veriut te Kosoves Vetevendosjes i eshte imponuar dhe i imponohet per cdo dite nga pushteti i Kosoves, nga Beogradi, nga Brukseli dhe nga Washingtoni, jo se eshte domosdoshmerisht prioritet i saj. Jane keto te parat, te cilat per arsye te ndryshme kane interesa qe te tematizojne kryesisht kete ceshtje, e cila, pervec disa implikimeve ekonomike, nuk eshte aspak ne interesin e mbi 90% te qytetareve te Kosoves.

    Sido qe te jete, edhe Thaci nje dite do te ndeshkohet nga votuesit.
    Mbeshtetjen kryesore tani per tani e ka nga Beogradi dhe Bashkesia Nderkombetare, te cilet, me ose pa deshire, e mbajne "gjalle" me tema te pershtatshme. Ne momentin kur keto tema nuk do te jene kaq aktuale, Thacin nuk do ta shpetoje as RTK, te cilen e ka kapur ngjashem si Berisha TVSH-ne dhe as "bastionet" e tij dhe bashkekrimineleve te tij ne Drenice dhe disa pjese tjera te Kosoves. Megjithese ndoshta ka mesuar dicka nga rasti i Berishes dhe terhiqet me kohe, cofte edhe duke nderruar me kohe postin prej kryeministrit ne kryetar, per te mbijetuar se paku edhe disa vite.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 30-06-2013 më 03:29

  6. #36

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    63? pse a 126 deputet i ka Parlamenti i Kosoves a?!
    Nëse dëshiron ta dish të vërtetën duhet të jesh i gatshëm ta pranosh.

  7. #37

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Per dicka te tille nuk ka asnje prove...
    Pohimet e kundershtareve politik nuk jane argumente dhe prova.

    Jane provat televizive!

    Protesta eshte forme e lejuar dhe e mirenjohur demokratike per shprehjen e kundershtimit politik. Dhe ne vecanti e nevojshme ne vende si Kosova, ku "shteti" udhehiqet nga pakica e perfaqesuseve te shqipetareve (krysisht hajdute dhe perfaqesues te krimit te organizuar) dhe pakicat tjera jo-shqipetare.
    Vete fakti qe per "marreveshje" nuk kane votuar as 2/3 e deputeteve shqipetar te Kuvendit, por 99% te deputeteve serbe dhe te pakicave tjera (-qe njekohesisht perbejne rreth 21% te deputeteve te Kosoves, edhe pse realisht perfaqesojne me se shumti 10-12% te popullit-) e ben mese te qarte se me cfare "shteti" kemi te bejme ne Kosove.

    Na thuaj nje shtet demokratik, ku 10% -12% te pakicave kombetare i kane 21% te deputeteve ne Parlament?

    Pse i kane pranuar rezultatet e zgjedhjeve atehere? Ne momentin qe i kane pranuar, mjaft! Mbylle gojen dhe merre rrogen e shtetit qe ti nuk e pranon!

    Argumente qesharake qe s'kane te bejne asgje me realitetin...
    Pengimi i deputeteve (pa perdorim te dhunes) eshte absolutisht i lejueshem si forme e protestes. Kjo ka ndodhur dhe ne ndodh ne cdo vend te botes. Eshte detyre e policise, dhe para kesaj e politikes dhe shtetit, qe te mundesoje punen normale te depueteteve edhe ne rast te protestave masive ne rruge, jo pune e protestuesve. Udhezimet per largimin e protestuesve nese pengojne ne menyre te palejueshme punen e deputeteve apo cfaredo tjeter jane te qarta per organet e rendit.
    Eshte e natyrshme qe askund ne bote deputetet nuk tentojne te futen ne Kuvend permes turmes qe proteston kunder tyre, por shfrytezojne ose hyerje alternative, ose presin deri sa te krijohen kushtet minimale nga organet e rendit.

    As ambasadorja e nje shteti, aq me pak ambasadorja e SHBA-ve, nuk ka ndodh dhe nuk ndodh qe te futet permes turmes se protestuesve dhe ta rrezikoje sigurine e saj. Kjo eshte absolutisht e ndaluar edhe me rregullat e e sjelljes se zyrtareve te huaj ne poste te tilla, dhe me siguri edhe ne kundershtim te plote me udhezimet e qeverise amerikane per veprimet ne raste te tilla. Prandaj, e gjitha nuk eshte me shume se propagande e koordinuar e pushtetit kuisling te banditeve dhe krimineleve servil ne krye te Kosoves, SHBA-ve dhe shteteve tjera "mike" qe nuk ju intereson mireqenja e Kosoves dhe e shumices se qytetareve te saj, por me prioritet absolut mbarevajtja e agjendes dhe strategjise se tyre ne Ballkan. Ne rastin konkret, tematizimi i nje proteste te zakonshme te VV ne vend te "marreveshjes" antishqipetare ne mes te Thacit dhe Dacicit.

    Na trego nje rast te vetem, ku ambasadori/ambasadorja amerikane ka tentuar te futet ne nje Parlament te huaj, perderisa para parlamentit eshte protestuar?
    As Arvizu (Ambasaori i SHBA-ve ne Tirane) nuk do te tentonte te veizitoje Kryeministrin me 21 Janar dhe te futet permes hyerjes kryesore, sepse kjo, pervec tjerash, nuk do ti lejohej as nga ana e personelit pergjegjes te ambasades amerikane.

    Pse te futet nga hyrja alternative ne nje vend qe pretendon te jete mik i perhershem? Nga kush duhet ta mbroje policia deputetin e Kosoves dhe ambasadoret e vendeve mike? Nga vv (Ve Ve e prishur)! Pse? Ju rrezikohet jeta, ne shek. XXI! "Pastaj me me **** u shfaq ambasadorja (femer) se shume mashkuj te vese se prishur)"

    Keto jane paragjykime, jo argumente...
    Partia e A. Kurtit parimisht eshte forca e trete politike ne Kosove. Me shumicen e kerkesave te VV dhe A. Kurtit pajtohen pa asnje dyshim mbi 90% te shqipetareve te Kosoves. Eshte ceshtje tjeter qe dikush tjeter e ka pushtetitin, i ka kapur institucionet, i ka kapur mediat dhe e ka mbeshtetjen e faktorit kryesor nderkombetar dhe permes bashing-aksioneve etj. kunder VV dhe permes propagandes se perditshme e mashtron dhe manipulon popullin.

    U pa sa percjelles i ka, as 1000 e ne te ardhmen nuk do t'i kete as 100!

    S'ka asnje prove per shkelje te ndonje ligji nga ana e A. Kurtit...
    Protesta, sic e permenda, eshte forme e lejuar e shprehjes se kundershtimit politik. Nese Kurti apo cilido deputet ka shkelur rregullat e Kuvendit, atehere mund te sanksionohen sipas rregullave te Kuvendit.
    Tjerat qe i thua, jane perseri shprehje e mllefit tend te pajustifikueshem dhe nuk kane te bejne asgje me ceshtjen dhe realitetin.

    Jo protesta nuk ka shkelje ligji. Por ka pushtimi i institucioneve shteterore dhe tentimi per ndryshimin e rendit kushtetues te Republikes se Kosoves. Denimet shkojne minimumi 5 vite burgim per kedo qe kryen keso lloj veprash penale. Pastaj pengimi i personit zyrtar ne kryerje te detyres zyrtare e nje varg veprash penale te tjera!

    Sigurisht...
    Pothuajse cdo gjendje mund te quhet si "...me e mira per realitetin..."
    Perndryshe, mbi 90% te shqipetareve te Kosoves absolutisht nuk jane te kenaqur me kete zgjidhje.
    Arsya kryesore pse shumica nuk protestojne, ka te bej ne radhe te pare me faktin se ne ate pjese tanime jetojne fare pak shqipetar - tjeret, 10.000-15.000 jane perndjekur nga serbet dhe Serbia. Por edhe me faktin se shumca ne njefar menyre jane pajtuar me humbjen e asaj pjese te territorit. Propaganda e pushtetit ne koordinim me ate te "miqve" gjithashtu eshte nje faktor i rendesishem per "qetesimin " e masave.

    Ne pergjithesi, cfaredo zgjidhje per ate "pjese te Kosoves" ne parim do te ishte bekim per pjesen tjeter te Kosoves dhe per shumicen e Popullit, nese do te perfundonte me kaq dhe nuk do te vazhdohej per vite dhe dekada te tera te mbahej ne krye te agjendes politike te Prishtines (pushtetit), te Beogradit, te Brukselt (Bashkesise Nderkombetare) per interesa dhe strategji te ndryshme dhe te perbashketa politike, te cilat jane dhe do te vazhdojne te jene te demshme per Kosoven dhe shqipetaret ne pergjithesi.
    Shumica e popullit te Kosoves do te ishin absolutisht te pajtimit qe partite politike te merren kryesisht dhe me prioritet absolut me pjesen me te madhe te Kosoves, ku jetojne 98% te banorve. Por nje gje e tille nuk po ndodh dhe nuk do te ndodh. Qe afer 14 vite, me perjashtime te voga, tema e veriut te Kosoves ka qene percaktuese dhe ne krye te prioriteteve ne Prishtine, Beograd, Bruksel dhe Washington. Dhe kjo po vazhdon edhe sot dhe do te vazhdoje edhe se paku 10 vitet e ardhshme, nese marrim per baze "marreveshjen", e cila nuk eshte as me shume as me pak se nje vete-detyrim i Kosoves qe per pothuajse cdo ceshtje qe sado pak i interesojne Serbise, ne nje forme apo tjetren ta merr miratimin paraprak te kesaj. Dhe jo vetem per veriun e Kosoves!
    Pra, ceshtja nuk ka perfunduar me nje "marreveshje" qe ne parim nuk eshte e tille resp. e cila veriun e Kosoves de facto dhe de jure e dergon edhe disa hapa drejte ndarjes perfundimtare nga Kosova.

    Tema e veriut te Kosoves Vetevendosjes i eshte imponuar dhe i imponohet per cdo dite nga pushteti i Kosoves, nga Beogradi, nga Brukseli dhe nga Washingtoni, jo se eshte domosdoshmerisht prioritet i saj. Jane keto te parat, te cilat per arsye te ndryshme kane interesa qe te tematizojne kryesisht kete ceshtje, e cila, pervec disa implikimeve ekonomike, nuk eshte aspak ne interesin e mbi 90% te qytetareve te Kosoves.

    Sido qe te jete, edhe Thaci nje dite do te ndeshkohet nga votuesit.
    Mbeshtetjen kryesore tani per tani e ka nga Beogradi dhe Bashkesia Nderkombetare, te cilet, me ose pa deshire, e mbajne "gjalle" me tema te pershtatshme. Ne momentin kur keto tema nuk do te jene kaq aktuale, Thacin nuk do ta shpetoje as RTK, te cilen e ka kapur ngjashem si Berisha TVSH-ne dhe as "bastionet" e tij dhe bashkekrimineleve te tij ne Drenice dhe disa pjese tjera te Kosoves. Megjithese ndoshta ka mesuar dicka nga rasti i Berishes dhe terhiqet me kohe, cofte edhe duke nderruar me kohe postin prej kryeministrit ne kryetar, per te mbijetuar se paku edhe disa vite.
    Veza e prishur nuk eshte eshte babai i kombit, vese nuk i imponohet asgje! Nese dikujt i imponohet diqka ajo eshte qeveria e Kosoves, pamarre parasysh cila eshte ajo. Dhe organeve te pushtetit te zgjedhura me voten e popullit! Keshtu qe mjaft se jeni bere bozë!!!
    Nëse dëshiron ta dish të vërtetën duhet të jesh i gatshëm ta pranosh.

  8. #38

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Citim Postuar më parë nga Luftetari Ilir Lexo Postimin
    Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson ka mbetur me pasoja, nga hyrja dje në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.
    Jacobson ka postuar foto në Twitter ku tregon dorën e saj të mavijosur. “Po e përshtat lëndimin tim me fustanin”, ka shkruar Jacobson, raporton KTV.

    Në Lëvizjen Vetëvendosje insistojnë se askush nga ta nuk e ka prekur përfaqësuesen e SHBA-së. Por, Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka konfirmuar se Departamenti Amerikan i Shtetit e ka ftuar ambasadorin Akan Ismaili për t’ia tërhequr vërejtjen për mosofrimin e kushteve të mjaftueshme të sigurisë për ambasadoren Jacobson. /Telegrafi/

    Skedarët e Bashkëngjitur 161044

    Tani nje analize e shkurter. Kjo po tregon doren e djathte. Protestuesit ishin ne anen e majte te saj. Kjo duket haptazi si propagande kunder Levizjes Vetevendosje e cila ishte levizja e vetme parlamentare qe mbrojti interesat kombetare dhe bojkotoi krejtesisht votimin, por ky bojkot dhe kundershtim nuk po iu pelqen nderkombetareve qe duan te na imponojne marreveshjet. Turp per PDK, AAK, LDK dhe AKR qe votuan per. Gjithashtu Kosova duhet ta ndryshoje kushtetuten, minoritetet te kene 25 ulese ne parlament eshte absurde. Qeveria po punon dukshem kunder vullnetit te popullit ne cdo aspekt.

    P.S. Ja video qe verteton qe protestuesit ishin ne anen e majte, jo te djathte dhe se kurre nuk e sulmuan ambasadoren. Nuk e di pse del kjo me kso lloj deklaratash te paverteta. https://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=cBy7Mkae-bI#at=38
    dora e djathte, dora e majte, kemba e siperme, kemba e ulur! More a mund njeriu te jete kaq injorant?! Thua se dora e majte nga dora e djathte eshte ne distance kilometrash! Shoku nuk ishte aksident trafiku ai! Ishte shtyerje, shqyerje, terheqje, kapje, goditje! Jeni shume injoranta!!!
    Nëse dëshiron ta dish të vërtetën duhet të jesh i gatshëm ta pranosh.

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Citim Postuar më parë nga optimus.prime Lexo Postimin
    63? pse a 126 deputet i ka Parlamenti i Kosoves a?!
    Sa jane 2/3 e 95 deputeteve shqipetar?
    Pastaj llogariti sa deputet shqipetar kane votur per "marreveshjen" dhe sa jo-shqipetar (serbe +pakica tjera)...

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Citim Postuar më parë nga optimus.prime Lexo Postimin
    Veza e prishur nuk eshte eshte babai i kombit, vese nuk i imponohet asgje! Nese dikujt i imponohet diqka ajo eshte qeveria e Kosoves, pamarre parasysh cila eshte ajo. Dhe organeve te pushtetit te zgjedhura me voten e popullit! Keshtu qe mjaft se jeni bere bozë!!!
    Zoteri,
    Cito si duhet, pastaj mund te pergjigjem nese kam vullnet, sepse disa nga ato qe i ke futur ne citat, nuk i kam shkruar une.

Faqja 4 prej 37 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •