Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 32
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    PDK ia nis “luftës” për Prishtinën


    Blerand Stavileci

    Drejtuesit e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) të shtunën kanë prezantuar edhe zyrtarisht të ashtuquajturin “Kabineti për Qeverisje të Mirë” për Prishtinën, përmes së cilit pretendojnë që ta sfidojnë kreun e LDK-së, Isa Mustafa, për postin e të parit të kryeqytetit.

    Sipas tyre, keqqeverisja e kryeqytetit, jotransparenca dhe korrupsioni aktualisht janë shumë të pranishme në qeverisjen komunale, prandaj “Kabineti për Qeverisje të Mirë” do të punojë që t’i nxjerrë në pah të gjitha këto.

    Derisa ka paraqitur platformën për qeverisjen e Prishtinës, zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, ka vlerësuar se kryeqyteti i kosovarëve ishte dhe duhet të jetë epiqendër infrastrukturore, edukative, kulturore, biznesore dhe intelektuale e Kosovës, por sipas tij, nuk është e tillë.

    “Në gjirin e saj, Prishtina ka mbledhur dhe ka edukuar shumë gjenerata, me mijëra të rinj dhe të reja, të cilët përçuan frymën e zhvillimit gjithandej Kosovës. Prishtina inspironte qytetarët e saj dhe të gjithë Kosovës me art, teatër, koncerte dhe i bashkonte ata në tribunat e stadiumit të saj prej nga jehonte me krenari emri Prishtinë”, ka thënë ministri aktual i Bujqësisë, Stavileci.


    Prishtina, po shkatërrohet përditë

    Stavileci ka folur për vështirësitë nëpër të cilat kanë kaluar gjeneratat e kaluara për ta formësuar kryeqytetin, duke përmendur një nga një objektet të cilat janë ndërtuar, por ai ka nënvizuar se aktualisht pushteti komunal është duke e shkatërruar atë.

    “Por, forma e Prishtinës e cila është krijuar me shumë mund dhe djersë nuk është ruajtur dhe nuk është zhvilluar, përkundrazi ajo është degraduar dhe degjeneruar nga mungesa e vizionit aktual zhvillimor, pasiviteti, mospuna dhe qeverisja e keqe. E gjithë kjo ka shkaktuar dhe ka akumuluar, me të drejtë, një pakënaqësi të madhe, të cilën, ne, qytetarët e saj, kemi obligim për ta shndërruar në energji, punë, zhvillim”, ka thënë ai.

    Ai ka theksuar se “Kabineti për Qeverisjen e Mirë” për Prishtinën do të ofrojë vizionin për Prishtinën evropiane, do të ofrojë alternativa konkrete për të gjitha fushat e qeverisjes, do të angazhojë personalitete të besueshme, profesionistë të dëshmuar, shoqërinë civile dhe qytetarë që kanë ide zhvillimore, dhe që nuk janë anëtarë të partive politike, për ta zhvilluar kryeqytetin.

    “Kabineti për Qeverisjen e Mirë” për Prishtinën do të punojë së bashku me qytetarët dhe do t’i përfshijë ata në të gjitha proceset debatuese dhe vendimmarrëse. Do të punojë aktivisht për të dhënë alternativa zhvilluese, në veçanti alternativa, ide dhe projekte për zhvillimin e bizneseve dhe të ekonomisë lokale”, ka përmendur Stavileci disa nga pikat e platformës së Kabinetit.

    Madje, sipas tij, “Kabineti për Qeverisjes së Mirë” është model i provuar dhe i dëshmuar i ofrimit të zgjidhjeve dhe jo i retorikës së pafrytshme, dhe si i tillë është në shërbim të qytetarëve të Prishtinës.


    LDK: PDK di vetëm të keqqeverisë

    Hapi i fundit i PDK-së nuk i ka “trembur” anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët udhëheqin aktualisht Komunën e Prishtinës.

    Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Avdullah Hoti, thotë se është e pakuptimtë që të krijohet kabinet në hije për Prishtinën, ngase PDK-ja është në qeveri dhe i ka të gjithë mekanizmat për të përkrahur zhvillimin e Prishtinës.

    “Kjo përkrahje ka munguar plotësisht në katër vjetët e fundit. Zotëri Thaçi po krijon kabinet në hije për Prishtinën, gjoja se po brengoset për Prishtinën, por ai nuk e ka vizituar asnjëherë Komunën e Prishtinës për të kuptuar nevojat dhe brengat e qytetarëve, edhe pse është vetëm dyqind metra larg Komunës. Prishtina po zhvillohet drejt një qendre metropolitane komplet jashtë përkrahjes së Qeverisë së Kosovës”, thotë Hoti.

    I dyti i komunës ironizon me “Kabinetin për Qeverisje të Mirë” për Prishtinën, duke pyetur se si ka mundësi që të pretendohet qeverisja e mirë nga një parti e cila di vetëm të keqqeverisë.

    “Qeveria Thaçi është cilësuar si më e korruptuara në rajon dhe më gjerë. Raporte kredibile nga organizata ndërkombëtare vlerësojnë se korrupsioni dhe krimi i organizuar janë të lidhura me majat e pushtetit dhe qeverisë”, thotë ai.

    Hoti thekson se pavarësisht se kush krijon “Kabinete për Qeverisje të Mirë” të kryeqytetit, drejtuesit e Prishtinës do të vazhdojnë të implementojmë, siç thotë ai, projektet madhore që janë promovuar në zgjedhjet e fundit.

    “Ne do të vazhdojmë të promovojmë qeverisje me ligj, të drejtë dhe përfituese për të gjithë qytetarët e komunës. Ne do të promovojmë politikat tona për të ardhmen, që dalin nga Konventa e Punës e LDK-së më 3 mars 2012, të përshkruara në programin politik të LDK-së”, nënvizon nënkryetari i Komunës.


    PDK zhvendos vëmendjen nga keqqeverisja

    Themelimin e “Kabinetit për Qeverisje të Mirë” për Prishtinën nga partia e kryeministrit Thaçi, analistët politikë e shohin si përpjekjen e tij të fundit që ta zhvendosë vëmendjen nga keqqeverisja e Kosovës, dhe ta nxjerrë liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili drejton Komunën e Prishtinës, si person që ka dështuar në qeverisjen e kryeqytetit.

    “Kjo është garë legjitime politike, pra që t’i fshehin mangësitë e tyre dhe t’i publikojnë mangësitë e tjerëve, madje t’i rrisin ato, ose që ta promovojnë veten se janë më të mirë se konkurrentët”, thotë analisti politik Ardian Arifaj.

    Gjatë periudhës 2004-2007, Partia Demokratike e Kosovës pati themeluar të ashtuquajturin “Kabineti për Qeverisje të Mirë”, i cili në vete ka pasur aq departamente sa ka pasur ministri Qeveria e Kosovës, e cila drejtohej nga tre ish-kryeministrat, Ramush Haradinaj, Bajram Kosumi dhe Agim Çeku. Teksa i kanë udhëhequr këto departamente, drejtuesit e tyre së paku një herë në javë kanë organizuar konferenca për medie, ku kanë prezantuar, siç kanë pretenduar ata, keqqeverisjen e Kosovës nga ish-ministrat.

    Për analistin Arifaj, kjo formë e veprimit ua ka lënë “ëmbël” anëtarëve të PDK-së, prandaj, ata janë të interesuar që të njëjtën gjë ta aplikojnë edhe karshi qeverisjes së Prishtinës.

    “Arsye tjetër pse po përsëritet kjo çështja e kabinetit është se PDK-ja mendon se herën e kaluar kanë pasur sukses me një gjë të tillë, pra që është treguar praktikë e mirë”, thotë ai.


    Prishtina, “ëndërr” për çdo parti

    Analisti politik, Ardian Arifaj, thotë se fitorja e kryeqytetit është shumë e rëndësishme për secilin subjekt politik, meqenëse ajo më pas shndërrohet në pasqyrë, se kjo parti di dhe mund ta qeverisë suksesshëm edhe vendin.

    “Për shembull, në Francë, kush bëhet kryetar i Parisit, e ka mundësinë të bëhet kryetar i Francës. Prestigji vjen edhe nga ajo se nëse mund të qeverisësh mirë me Prishtinën, mund ta qeverisësh mirë edhe me Kosovën, ngase problemet janë shumë më të mëdha sesa të qyteteve tjera”, thotë ai.

    Zëri
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kush na tregon..kush eshte ky Staveleci?
    nga eshte?
    cfar profesioni ka?
    cfar e ka ate profesorin e vjeter Stavelecin.. Masar a si e ka emrin?

    cfar flitet ne Kosov per vrasjen e atij Arkitektit te njohur qe ja harrova emrin?

    kush dallon ne Prishtin si Mafioz Betoni?
    dmth si marres leje ndertimi e ndertus e matrapaz pallatesh?

    a LDK-istet a kta komandantet e Bllaco Rognerit te LPK-se?

    gazetaret ne fakt mund ti sqarojn gjanat.
    boll te pysin e del kush rren e kush nuk rren..

    po mafia betoni e tiranes a ka hedh grepat ne prishtin?

    si shum flirt ka mes isa mustafait e edvin ruc dulakve.





    .




    ?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Beqiri: PDK kurrë nuk do ta marrë Prishtinën


    Ismet Beqiri

    Pak orë pasi Blerand Stavileci, në cilësinë e zëdhënësit të PDK-së, bëri publik krijimin e Kabinetit të Qeverisjes së Mirë për Prishtinën, ka ardhur reagimi i fortë i ish-kryetarit të Prishtinës dhe sekretarit të përgjithshëm të LDK-së, Ismet Beqiri.

    “PDK, kurrë nuk do ta marrë Prishtinën. Me këtë keq-qeverisje, PDK-ja jo që nuk do ta marrë Prishtinën, por do të humbasë edhe qytetet e tjera të Kosovës. Komunat që udhëheq PDK-ja u ngjajnë më shumë atyre afrikane sesa evropiane”, citohet të ketë thënë Beqiri për RTK-në.

    Ai tha se kjo që po bën PDK-ja me këtë iniciativë është tentim për të tërhequr vëmendjen nga problemet reale dhe për t’u hedhur pluhur në sy qytetarëve të Kosovës.

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  4. #4
    i/e larguar Maska e sheneri
    Anëtarësuar
    28-02-2012
    Postime
    185
    Eshte e vertete se eshte enderr e qdo partije ta qeverise Prishtinen po keto i pame qe e lan berllogun pran qeverise qe 13 vite endra e miut cub

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    shanca 1% per PDK-n pdk nuk dote arri kurr qe ta qeveris prishtinen arsye ka shum prishtina nuk voton cubat kan len pershtypje te hidhur ne popull

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga Dar_di Lexo Postimin
    Beqiri: PDK kurrë nuk do ta marrë Prishtinën


    Ismet Beqiri

    Pak orë pasi Blerand Stavileci, në cilësinë e zëdhënësit të PDK-së, bëri publik krijimin e Kabinetit të Qeverisjes së Mirë për Prishtinën, ka ardhur reagimi i fortë i ish-kryetarit të Prishtinës dhe sekretarit të përgjithshëm të LDK-së, Ismet Beqiri.

    “PDK, kurrë nuk do ta marrë Prishtinën. Me këtë keq-qeverisje, PDK-ja jo që nuk do ta marrë Prishtinën, por do të humbasë edhe qytetet e tjera të Kosovës. Komunat që udhëheq PDK-ja u ngjajnë më shumë atyre afrikane sesa evropiane”, citohet të ketë thënë Beqiri për RTK-në.

    Ai tha se kjo që po bën PDK-ja me këtë iniciativë është tentim për të tërhequr vëmendjen nga problemet reale dhe për t’u hedhur pluhur në sy qytetarëve të Kosovës.

    Telegrafi


    ismet hajnat po pergatiten per te vjedh perseri a !

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    tash u kujtova..
    rexhep luci eshte quajtur ai arkitekti te cilin thon e vrau mafie betoni e prishtines..

    sec kam nje dyshim se kush mund te jet vrasesi..

    me duket do jet ai terzija.. maxhupi..

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    tash u kujtova..
    rexhep luci eshte quajtur ai arkitekti te cilin thon e vrau mafie betoni e prishtines..

    sec kam nje dyshim se kush mund te jet vrasesi..

    me duket do jet ai terzija.. maxhupi..
    pershendetje, brari

    ata qe urdheruan vrasjen e arkitektit ca jane ne burg e ca presin burgun ne te ardhmen!

    ky stavileci eshte leve e thacit ose parashutist i cili i ndihmon thacit ne luften brenda lloit!

  9. #9
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Duke marr parasysh se LDK prap do hyjne ne zgjedhje me stupc kunder njeri tjetrit, ka shume gjasa qe ta humbin edhe Prishtinen.

    Duhet ditur nje gje; Fatmir Sejdiu eshte llapjan, shumica e llapit jane me ldk, Isa nuk eshte i llapit, llapi e dojne Fatmirin. Kshtu qe Isa (me te kaluar komuniste) mund edhe ta humb Prishtinen, se edhe fuqia e shendetit e ka leshu bukur shume.
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    sot takova nji burr pi prishtine..

    kish ardh te do kusheri te vetet..

    u takum tek nji supermarket..

    as e njihja as me njihte..
    ta baj nji pytje i thash..
    baje tha..

    nese tash thash dmth sot.. behen votimet ne kosov..cili fiton?
    thaqi tha fiton..

    flmn i thash per mendimin..
    e i tham tung njani tjetrit..

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •